Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Hakmarrja, nene e bir vriten per nje plagosje

    Hasmeri per pronat ne Velipoje qellohen per vdekje Age e Rafael Filipi. Kapet autori.

    Hakmarrja ka shėnuar dy viktima nėnė e bir nė njė fshat tė Shkodrės, ndėrsa policia lokale ka mundur tė arrestojė nė njė kohė rekord autorin e vrasjes sė dyfishtė. Age dhe Rafael Filipi janė qėlluar pėr vdekje nga Arjan Zefi, duke iu shtuar kėshtu listės sė gjatė tė hakmarrjes. Nė fakt, hakmarrja mes fiseve ka pasur si zanafillė plagosjen e Zefit njė vit mė parė nga ana e Rafaelit pėr motive pronėsie. Ndėrsa Gjykata e Shkodrės e kishte dėnuar Rafaelin me gjobė.

    Tė dyja palėt e pėrfshira nė kėtė konflikt prisnin qė diēka tė ndodhte. Si gruaja 56-vjeēare, ashtu edhe djali 20 vjeē, kanė pasur nė brez tė trupave tė tyre pistoleta. Kjo ka bėrė qė policia e Shkodrės tė mendonte se konflikti mes dy palėve ishte shumė i ashpėr. Age Filipi njihej nė kėtė zonė, pasi ishte kryetare e PS-sė fshatit Ēas tė Velipojės, po kėshtu punonte edhe si mėsuese nė kėtė zonė. Ka qenė ora 14.00, kur kanė ndodhur edhe vrasjet. Nėnė e bir ishin duke u kthyer nė shtėpi. Vetėm pak metra pa shkuar te dera e jashtme e shtėpisė ata janė qėlluar nga Arjan Zefi, i cili kishte parė lėvizjet e tyre dhe nė momentin kur kanė kaluar nė rrugicėn e ngushtė ai ka qėlluar disa herė me njė pushkė njėzetėshe. Plumbat qė nėnė e bir kanė marrė, u kanė shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Viktimat po udhėtonin me njė "Fiat Punto" SH 2016D dhe mjeti drejtohej nga Rafaeli. Autori ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes. Mesa duket ai ka gjetur kėtė zonė tė izoluar, pa lėvizje, qė tė qėllonte mbi ta, duke shpresuar se nuk do tė shihej nga kush dhe se autorėsia nuk do tė zbulohej. Por, nė fakt, gjithēka ėshtė zbuluar brenda pak minutave.

    Menjėherė pas vrasjes, Drejtoria e Policisė sė Shkodrės ka nisur aksionin pėr kapjen e autorit. Nė krye tė aksionit ka qenė drejtori i Policisė sė Shkodrės, Nikolin Bala. Janė ngritur njėkohėsisht disa postblloqe, duke synuar qė autori tė mos largohej nga Velipoja. Postblloqet e shumta kanė bėrė izolimin e tij. Dhjetėra forca policie kanė bėrė rrethimin nė katėr anėt e shtėpisė sė Arjan Zefit, pas informacionit tė sigurt se ai ndodhej atje nė pėrpjekje pėr t‘u larguar. I ėshtė bėrė thirrje qė tė dorėzohet dhe pas pak minutash ai ėshtė arrestuar nga policia pa bėrė rezistencė. Gjatė marrjes nė pyetje ai ka deklaruar se ka qėlluar mbi ta, pasi gjatė kėsaj kohe e kishin kėrcėnuar se do ta vrisnin dhe i ka qėlluar ata pėr vetėmbrojtje.

    Gazeta Shqip
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Gjakmarrja Velipoje, policia merr nė mbrojtje familjen e vrasėsit

    Kjo masė ėshtė marrė pėr tė shmangur pėrshkallėzimin e tragjedisė mes dy familjeve tė pėrfshira prej katėr vitesh nė konflikt

    Vrasja e dyfishtė nė fshatin Ēas tė Komunės sė Velipojės, e cila i ėshtė shtuar serisė sė gjatė tė krimeve tė njėpasnjėshme tė ndodhura gjatė kėtyre muajve tė fundit, ka “shkundur” organet e rendit dhe tė drejtėsisė nė Shkodėr. Tė paktėn pas ngjarjes qė tronditi jo vetėm komunitetin e zonės, por edhe mbarė opinionin publik, Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Shkodrės ka shpejtuar tė marrė nė mbrojtje pjesėtarėt e familjes sė vrasėsit, Arjan Zefi. Nė orėt e vona tė mbrėmjes tė sė hėnės, uniformat blu kanė larguar nga banesa bashkėshorten e dy fėmijėt e Zefit si dhe tė afėrmit e tij, pėr t’i sistemuar nė njė vend tė sigurt. Kjo masė ėshtė marrė pėr tė shmangur pėrshkallėzimin e tragjedisė mes dy familjeve tė pėrfshira prej katėr vitesh nė konflikt. Nė raste tė tilla, kanuni rishfaqet frikshėm dhe kėrcėnues, pa kursyer dhe tė pafajshmit. E ndėrsa dyert dhe dritaret e shtėpisė sė familjes Zefi janė mbyllur, duke lėnė heshtjen tė mbėrthyer brenda katėr mureve, pak metra mė larg ka vazhduar vaji i ngjethės i pjesėtarėve tė familjes Filipi (Prenga). Pavarėsisht dhimbjes sė thellė pėr humbjen e Age Filipit dhe tė djalit tė saj 20-vjeēar, Rafaelit, tė afėrmit e dy viktimave janė munduar tė ruajnė qetėsinė. Nė ora 15:00, miq, dashamirė dhe tė njohur tė familjes Filipi kanė pėrcjellė nė banesėn e fundit nėnė e bir. Ndėrkohė, mėsohet se janė ngujuar nė kullat e tyre nga frika e gjakmarrjes, tė afėrm dhe kushėrinj tė familjes Zefi.

    MBROJTJA

    Vetėm pak orė pasi Arjan Zefi ėshtė dėrguar nė qelitė e paraburgimit nė Drejtorinė e Policisė sė Shkodrės, uniformat blu qė ndodheshin nė fshatin Ēas tė Velipojės kanė marrė urdhėr pėr largimin e pjesėtarėve tė familjes sė tij. Nėn masa tė rrepta sigurie dhe nė errėsirėn e natės, bashkėshortja e 33-vjeēarit, dy fėmijėt e tyre dhe njerėzit e tjerė tė shtėpisė janė transportuar gjetkė. Shtėpisė i ėshtė vėnė dryni. Mėngjesi i djeshėm vetėm sa ka trokitur nė banesėn e familjes Zefi, pasi asgjė e gjallė nuk pipėtinte pėrreth. Nisur nga pėrmasat e dramės nė familjen tjetėr fqinje, Filipi, uniformat blu nuk kanė harruar dhe njė detaj tjetėr. Dje ata kanė filluar tė bėjnė roje nė shtėpinė e Arjan Zefit, pėr tė evituar ndonjė sulm tė mundshėm me lėndė eksplozive. Me gjithė masat e marra nga forcat e rendit, disa familje tė tjera nė fshatin Ēas qė kanė lidhje farefisnie me familjen e Arjan Zefit janė ngujuar nė banesat e tyre nga frika e hakmarrjes nga pjesėtarėt e familjes sė dy viktimave.

    VARRIMI

    Nė njė kohė janė nxjerrė nga shtėpia e familjes Filipi, arkivolet e nėnė e bir. Kryefamiljari, vajza e djali i tij janė pėrshėndetur pėr herė tė fundit me Agen dhe Rafaelin. 56-vjeēarja qė deri dy ditė mė parė ishte kryetare e Partisė Socialiste tė Komunės sė Velipojės dhe i biri i saj 20-vjeēar, janė varrosur rreth orės 15:00 nė varrezat e fshatit.

    Gazeta Shqiptare
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 11:37
  2. Vriten katėr shqiptarė nė Vrazhallė tė Shkupit
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 02:33
  3. Te perndjekurit politike dhe hakmarrja e tyre
    Nga Redi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 03:53
  4. Mungesa e Kerkimit te Faljes dhe Falja e Munguar
    Nga alumni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 08-05-2002, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •