Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Mesime te rendesishme per populin e thjesht

    Mėsime tė rėndėsishme pėr popullin e thjeshtė
    Autor: Muftiu i madh, Shejh Abdulaziz bin Abdilah bin Baz, Allahu e mėshiroftė!
    Pėrktheu nga arabishtja: Bledar Aliu

    Falenderimi i takon vetėm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin dhe tė dėrguarin e Tij, Muhamed, mbi familjen dhe mbi tė gjithė shokėt e tij dhe ata qė e ndjekin atė deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Kėto janė pak fjalė rreth sqarimit tė disa ēėshtjeve mbi fenė Islame, tė cilat duhet t’i njohė masa e gjerė e popullit. Lus Allahun qė ky libėrth t'iu bėjė dobi muslimanėve dhe ta pranojė prej meje kėtė vepėr! Ai me tė vėrtetė ėshtė Bujar me bujari tė Pakufishme.

    Abdulaziz bin Abdilah bin Baz

    Mėsimi i parė

    Mėsimi i sures el-Fatiha dhe suret e tjera tė shkurtėra nga surja Ez-Zelzeleh (Tronditja e madhe) deri nė suren En-Nas (Njerėzit) tė cilat duhet tė shprehen mirė, duke i mėsuar pėrmendėsh me lexim tė saktė dhe duke njohur kuptimin e tyre me shpjegim e komentim.

    Mėsimi i dytė: Shtyllat e Islamit

    Njohja e pesė shtyllave tė Islamit duke filluar me shtyllėn e parė e cila ėshtė mė themelorja e tyre: Dėshmia se nuk ka tė adhuruar (Zot) tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Allahut, duke i mėsuar me shpjegim kuptimet e tyre duke filluar me kushtet e fjalės LA ILAHE IL-LA ALLAH (Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut) qė shpjegohet:

    LA ILAHE: mohon gjithēka qė adhurohet pėrveē Allahut.
    IL-LA ALLAH: dedikon dhe thekson tė gjitha llojet e adhurimit pėr Allahun njė tė vetėm pa i shoqėruar asnjė ortak.
    Kushtet e fjalės LA ILAHE IL-LA ALLAH:
    1- Dituria e cila mohon injoranēėn.
    2- Siguria e plotė e cila mohon gėnjeshtrėn.
    3- Sinqeriteti i cili mohon shirkun.
    4- Thėnia e sė vėrtetės e cila pėrjashton gėnjeshtrėn.
    5- Dashuria e cila mohon urrejtjen.
    6- Zbatimi i tė gjitha shtyllave duke pėrjashtuar lėnien e diēkaje prej tyre
    7- Pranimi i cili mohon refuzimin dhe mohimi i gjithēkaje qė adhurohet pėrveē Allahut.
    Gjithashtu duhet mėsuar dėshmia: "Muhamed resulullah, (Muhamedi ėshtė i dėrguari i Allahut)" qė nėnkupton:
    1 – T’i besosh atij pėr ēdo gjė qė ka njoftuar.
    2 – T’i bindesh pėr ēdo gjė qė ka urdhėruar.
    3 - Largimi nga ēdo gjė qė e ka ndaluar dhe e ka penguar.
    4 - Tė mos adhurohet Allahu me mėnyrė tjetėr pėrveē se me atė mėnyrė qė ka ligjėruar Allahu dhe i dėrguari i Tij صلى الله عليه و سلم.
    Mė pas i sqarohen nxėnėsit tė dijes pesė shtyllat tjera tė Islamit tė cilat janė: namazi, zekati, agjėrimi i Ramazanit dhe haxhi (vizita e shtėpisė sė shenjtė tė Allahut) pėr atė qė ka mundėsi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 12-03-2008 mė 21:16
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i tretė: Shtyllat e Imanit (besimit)
    Shtyllat e imanit janė gjashtė:
    1- Tė besosh Allahun.
    2- Engjėjt e Tij.
    3- Librat e Tij.
    4- Tė dėrguarit e Tij.
    5- Ditėn e fundit.
    6- Besimi nė kaderin (caktimin) e Allahut tė Madhėruar pėr tė mirė apo pėr tė keq.
    Mėsimi i katėrt: Llojet e teuhidit dhe llojet e shirkut.
    Teuhidi ndahet nė tre lloje:
    1- Teuhidi rububijeh, ėshtė tė besuarit se Allahu ėshtė Krijuesi i gjithēkaje, Poseduesi dhe sunduesi i ēdo gjėje dhe nuk e shoqėron Atė askush nė kėtė.
    2- Teuhidi uluhijeh (i adhurimit), ėshtė tė besuarit se Allahu i Madhėruar ėshtė i vetmi i adhuruar qė e meriton adhurimin dhe nuk ka asnjė ortak nė tė. Ky ėshtė dhe kuptimi i fjalės LA ILAHE IL-LA ALLAH, sepse kuptimi i saj ėshtė: nuk ka tė adhuruar qė e meriton adhurimin pėrveē Allahut. Pra, tė gjitha llojet e adhurimit si: namazi, agjėrimi, haxhi, etj, duhet tė kryhen vetėm pėr Allahun dhe nuk lejohet kryerja e diēkaje prej tyre pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut.
    3- Teuhidi esmau ues sifat (i emrave dhe i cilėsive), ėshtė besimi nė ēdo gjė qė ka transmetuar tek ne Kur'ani famėlartė ose nė hadithet e sakta tė profetit صلى الله عليه و سلم, prej emrave tė Allahut dhe cilėsive tė Tij, duke i bėrė ato tė qėndrueshme vetėm pėr Allahun nė mėnyrėn qė i pėrshtatet Allahut tė Madhėruar pa i deformuar, pa i ndryshuar, pa pyetur pėr mėnyrėn se si janė dhe pa i krahasuar ato me ndonjė prej krijesave, siē thotė Allahu: "Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė! Allahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė. Nuk ka lindur kėnd dhe nuk ėshtė i lindur. Dhe nuk ka asnjė tė barabartė ose tė krahasueshėm me tė." [Sure Ihlas: 1-4]
    Allahu i Madhėruar thotė: "Asgjė nuk i pėrngjet Atij dhe Ai ėshtė Gjithėdėgjuesi, Gjithėshikuesi." [Sure Esh-Shura: 11]
    Disa dijetarė e ndajnė teuhidin nė dy lloje, duke futur teuhidin Esmau ues Sifat nė teuhidin Rububijeh. Nuk ka asnjė mospėrputhje nė kėtė ndarje sepse qėllimi ėshtė i qartė nė tė dyja ndarjet.

    - Llojet e shirkut.

    Shirku ndahet nė tre lloje:
    1 - Shirku i madh i cili detyron asgjėsimin e punės dhe pėrjetshmėrinė nė zjarr pėr atė qė vdes nė kėtė gjendje, pra duke bėrė shirk tė madh. Allahu i Madhėruar thotė: "Por sikur ata tė kishin bashkuar tė tjerė nė adhurimin e Allahut (t’i kishin vėnė shok Allahut nė adhurim), gjithēka qė ata kanė punuar do tė kishte qėnė pa asnjė vlerė pėr ta." [Sure En-A'am: 88]

    Allahu i Madhėruar thotė: "Nuk ėshtė e drejtė e idhujtarėve tė kujdesen pėr xhamitė e Allahut, duke qėnė se vetė dėshmojnė pėr vetet e tyre se janė mohues. Tė tillėve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janė pėrgjithmonė nė zjarr." [Sure Et-Teube: 7]
    Kush vdes duke praktikuar kėtė shirk nuk falet asnjėherė dhe xhenneti ėshtė i ndaluar pėr tė, siē thotė Allahu i Lartėmadhėruar: "Nuk ka dyshim se Allahu nuk fal (gjynahun) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrveē kėtij (gjynahi), i fal kujt do." [Sure En-Nisa: 48]

    Allahu i Madhėruar thotė: "…ai qė i pėrshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhenetin dhe vend i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės. " [Sure El- Maideh: 72]

    Prej llojeve tė kėtij shirku janė: lutja e tė vdekurve dhe e idhujve, kėrkimi i ndihmės prej tyre, tavafi rreth varreve, premtimi i diēkaje pėr ta, therja pėr ta etj…

    2 - Shirku vogėl ėshtė ēdo gjė qė ėshtė cilėsuar shirk nė tekstin e Kur'anit dhe sunetit, por qė nuk arrin deri nė gradėn e shirkut tė madh si p.sh: syefaqėsia nė vepra, betimi nė diēka tjetėr veē Allahut, thėnia: ēfarė dėshiron Allahu dhe filani, etj… Pejgamberi صلى الله عليه و سلم thotė: Gjėja qė i frikėsohem mė shumė pėr ju ėshtė shirku i vogėl. E pyetėn rreth tij dhe u pėrgjigj duke thėnė: Ai ėshtė syfaqėsia. [Trans. Imam Ahmedi, Taberani dhe Bejhekiu nga Muhamed bin Lebid El-Ensarij- Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - me zinxhir transmetimi tė mirė prej Muhamed bin Lebid, prej Rafi' bin Khadijxh, nga profeti صلى الله عليه و سلم.
    Pejgamberi صلى الله عليه و سلم thotė: "Kush betohet me diēka pėrveē Allahut ka bėrė shirk." [Trans. Imam Ahmedi me zinxhir transmetimi tė saktė nga Umer bi Khatab- Allahu qoftė i kėnaqur prej tij. Gjithashtu e transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu me zinxhir transmetimi tė saktė prej hadithit tė ibn Umerit- Allahu qoftė i kėnaqur prej tė dyve - se profeti صلى الله عليه و سلم thotė: "Kush betohet nė dikė tjetėr pėrveē Allahut, ka bėrė kufėr (mohim) ose shirk." Pejgamberi صلى الله عليه و سلم thotė: "Mos thoni ēfarė dėshiroi Allahu dhe dėshiroi filani, por thoni: Ēfarė dėshiroi Allahu dhe pastaj dėshiroi filani." [Trans. Ebu Daudi me zinxhir transmetimi tė saktė nga Hudhejfe ibn Jemani- Allahu qoftė i kėnaqur prej tij.]

    Ky lloj i shirkut nuk detyron nxjerrjen nga feja dhe nuk detyron pėrjetshmėrinė nė zjarr, por mohon pėrsosmėrinė e teuhidit qė ėshtė detyrė.
    3 - Shirku i fshehtė. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e profetit صلى الله عليه و سلم: "A t'ju njoftoj pėr diēka qė e kam frikė pėr ju mė shumė se mesihu Dexhall? Thanė: -Po, o i dėrguar i Allahut! Tha: Shirku i fshehtė, kur ndonjėri ēohet dhe falet dhe fillon ta zbukurojė namazin e tij, kur e ndjen se shikimet e njerėzve po e ndjekin." [Trans. Imam Ahmedi ne veprėn e tij "El-musned" prej hadithit tė Ebu Seid El-Khudrij – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij.]
    Gjithashtu lejohet qė tė ndahet shirku nė dy kategoritė e mėposhtėme:

    Shirku i madh dhe shirku i vogėl, kurse pėrsa i pėrket shirkut tė fshehtė ai pėrfshihet tek tė dyja. Shirku i fshehtė pėrfshihet nė shirkun e madh si p.sh shirku i munafikėve (hipokritėve), kur ata fshehin besimet e tyre tė kota dhe shfaqin Islamin sa pėr sy e faqe ose nga frika se mos dėmtohen.
    Gjithashtu shirku i fshehtė pėrfshihet nė shirkun e vogėl nė rastin kur syfaqėsia, siē e pėrmendėm nė hadithin e Muhamed bin Lebid El-Ensarij dhe nė hadithin e Ebu Seidit, qė u pėrmendėn mė parė dhe do i pėrsėrisim:
    "Gjėja qė i frikėsohem mė shumė pėr ju ėshtė shirku i vogėl. E pyetėn rreth tij dhe u pėrgjigj duke thėnė: Ai ėshtė syfaqėsia.
    "A t'ju njoftoj pėr diēka qė e kam frikė pėr ju mė shumė se mesihu Dexhall? Thanė: -Po, o i dėrguar i Allahut! Tha: Shirku i fshehtė, kur ndonjėri ēohet dhe falet dhe fillon ta zbukurojė namazin e tij, kur e ndjen se shikimet e njerėzve po e ndjekin
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i pestė: Ihsani (Bamirėsia)

    Ihsani ėshtė tė adhurosh Allahun sikur ta shikosh atė, sepse edhe nėse ti nuk e shikon Atė, Ai me tė vėrtetė tė sheh ty.

    Mėsimi i gjashtė: Kushtet e namazit
    Kushtet e namazit janė nėntė:
    1.Islami.
    2. Llogjika.
    3. Mosha e pjekurisė.
    4. Pastrimi nga papastėrtitė si nevoja, marrdhėniet etj.
    5. Largimi i pisllėkut konkret si urina apo e vjella.
    6. Mbulimi i pjesės sė turpshme.
    7. Hyrja e kohės.
    8. Drejtimi nga kibla.
    9. Nijeti (qėllimi).

    Mėsimi i gjashtė: Ruknet (shtyllat) e namazit
    Shtyllat e namazit janė 14:
    1. Qėndrimi nė kijam (kėmbė) pėr atė qė ka mundėsi.
    2. Tekbiri fillestar.
    3. Leximi i Fatihas.
    4. Rukuja.
    5. Tė drejtuarit e trupit mbas rukusė.
    6. Tė rėnit nė sexhde me 7 pjesėt e trupit.
    7. Ngritja prej sexhdes.
    8. Qėndrimi midis dy sexhdeve.
    9. Qetėsimi (prehja) nė tė gjitha veprimet.
    10. Renditja ndėrmjet shtyllave.
    11. Teshehudi i fundit.
    12. Ulja (qėndrimi) pėr leximin e teshehudit te fundit.
    13. Salauatet pėr Profetin صلى الله عليه و سلم.
    14. Dhėnia e selamit.


    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i shtatė: Detyrat e namazit
    Detyrat e namazit janė 8:
    1. Tė gjitha tekbiret, pėrveē tekbirit fillestar.
    2. Thėnia “Semiallahu limen hamideh. (Pa dyshim) Allahu e dėgjon njeriun qė e falenderon Atė,” pėr Imamin dhe pėr atė qė falet vetėm.
    3. Thėnia “Rabbena ue lekel hamd. Zoti ynė! Ty tė takon falenderimi,” pėr tė gjithė.
    4. Thėnia “Subhane rabbijeladhim! Larg tė metave ėshtė Zoti im i madhėruar,” nė ruku.
    5. Thėnia “Subbhane Rabbijel a'la! I Lartėsuar ėshtė Zoti im i Lartėsuar.” nė sexhde.
    6. Thėnia “Rabbigfirlij! O Zot, mė fal.” midis dy sexhdeve.
    7. Teshehudi i parė.
    8. Ulja (qėndrimi) pėr leximin e tij.


    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i tetė:

    Forma e teshehudit e transmetuar nga profeti صلىاللهعليهوسلم
    Forma e teshehudit e transmetuar nga profeti صلى الله عليه و سلم ėshtė: Et-tahijjatu lil-lahi ues-salauatu uet-tajjibatu, ues-selamu alejke ejjuhen-nebiju ue rahmetullahi ue berekatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe il-lall-llahu ue eshhedu enne Muhameden abduhu ue resuluhu. (Lavdėrimet mė tė mira janė vetėm pėr Allahun. Urimet mė tė mira qofshin mbi ty, o pejgamber (i Allahut), mėshira dhe lavdėrimet e Allahut qofshin gjithmonė mbi ty! Paqja qoftė mbi ne dhe mbi tė gjithė robtė e mirė e tė ēiltėr."
    Mė pas tė bėjė salauat mbi pejamberin صلى الله عليه و سلم duke thėnė: All-llahume sal-li ala Muhammedin ue ala eli Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala eli Ibrahim. Inneke Hamidun Mexhid.
    All-llahume barik ala Muhammedin ue ala eli Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala eli Ibrahim. Inneke Hamidun Mexhid."
    (O Allah, mėshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siē e mėshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siē e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij.)
    Mė pas nė teshehudin e fundit kėrkon mbrojtje nga Allahu prej dėnimit tė zjarrit, tė varrit, prej sprovimit tė jetės e tė vekjes dhe prej sprovimit tė mesihu Dexhallit. E mė pas tė zgjedhė prej lutjeve ēfarė tė dojė, veēanėrisht ato lutje qė janė transmetuar nė sunet, si p.sh:
    - Allahume e'inni ala dhikrike ue shukrike ue husni ibadetike. (O Allah, mė ndihmo qė tė tė kutoj Ty (sa mė shumė), tė tė falenderoj (vetėm) Ty, e qė tė tė adhuroj ashtu siē duhet.)
    - All-llahume inni dhalemtu nefsij dhulmen kethira, ue la jegfiru dhunube il-la ente, fegfirli magfireten min indike, uerhamni, inneke entel Gafurru Rrahim. (O Allah! Unė i kam bėrė shumė padrejtėsi vetes dhe askush nuk i fal gjunahet pėrveē Teje. Mė fal mua me faljen tėnde dhe mė mėshiro, me tė vėrtetė qė Ti je Falės dhe Mėshirplotė.)
    Nė teshehudin e parė ēohet pas dy dėshmive nė rekatin e tretė nė namazet e drekės, ikindisė, akshamit e jacisė, por nėse lexon edhe salauatet mbi pejgamberin صلى الله عليه و سلم kjo ėshtė mė mirė, pėr arsye se hadithet kanė ardhur nė pėrgjithėsi, e mė pas tė ēohet nė rekatin e tretė.


    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i nėntė: Sunetet e namazit

    1. Duaja e hapjes (Subhanekeallahume ue bihamdike…).
    2. Vendosja e dorės se djathtė mbi tė majtėn nė gjoks kur je nė kėmbė (kijam) para rukusė dhe pas saj.
    3. Ngritja e dy duarve me gishterinj tė hapur deri te supet ose deri tek veshėt nė tekbirin e parė, nė shkuarjen nė ruku, nė ngritjen prej rukusė dhe nė ngritjen prej teshehudit tė parė pėr nė rekatin e tretė.
    4. Tė lexuarit (tė thėnit) mė shumė se njė herė nė tesbihun e rukusė dhe sexhdes, “Subhane Rabbijeladhim” dhe “Subhane Rabbijel Ala”.
    5. Tė lexuarit mė shumė se thėnia “Rabbena ue lekel Hamd” mbas ngritjes prej rukuje qoftė pėr imamin, xhematin, apo pėr atė qė falet vetėm dhe tė shtuarit mė shumė se njėherė nė duanė pėr falje "Rabbij gfirlij" midis dy sexhdeve.
    6. Drejtimi i kokės me shpinėn (tė qėndruarit me njė drejtim) nė Ruku.
    7. Largimi i dy krahėve nė dy anėt, largimi i barkut prej kofshėve dhe largimi i kofshėve me dy kėrcijtė e kėmbės nė sexhde.
    8. Ngritja e dy bėrrylave (parakrahėve) nga toka nė sexhde.
    9. Ulja e falėsit mbi kėmbėn e majtė tė tij tė shtrirė dhe ngritja e tė djathtės nė teshehudin e parė dhe midis dy sexhdeve.
    10. Eteuuerruku (futja e kėmbės sė majtė poshtė tė djathtės nė uljen nė tokė dhe duke ngulitur gishtėrinjtė e kėmbės sė djathtė) nė teshehudin e fundit, nė namazin me tre ose katėr rekate.
    11. Drejtimi i gishtit tregues nga kibla nė teshehudin e parė dhe tė dytė prej kohės qė ulet derisa mbaron teshehudin dhe levizja e tij tek duatė.
    12. Leximi i salavatit dhe berekatit mbi Muhamedin صلى الله عليه و سلم dhe mbi familjen e tij, gjithashtu mbi Ibrahimin dhe familjen e tij nė teshehudin e parė.
    13. Duaja ne teshehudin e fundit.
    14. Leximi me zė nė namazin e Sabahut, Xhumase, dy Bajrameve, namazin e Shiut dhe nė dy rekatet e para nė namazin e akshamit dhe jacisė.
    15. Leximi pa zė nė namazin e Drekės, Ikindisė, nė rekatin e tretė tė Akshamit dhe nė dy rekatet e fundit tė Jacisė.
    16. Leximi i Kur’anit pas Fatihas.
    17. Vendosja e dy duarve mbi gjunjėt me gishta tė hapur nė ruku.
    18. Tė treguarit kujdes pėr tė gjitha ato qė transmetohen prej syneteve nė namaz


    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  7. #7
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i dhjetė: Gjėrat qė prishin namazin

    1. Ēdo fjalė qė thuhet qėllimisht duke qėnė i vėmendshėm dhe duke e ditur qė kjo gjė e prish namazin, kurse pėrsa i pėrket tė paditurit e atij qė harron kjo gjė nuk ia prish namazin.
    2. Qeshja.
    3. Ngrėnia.
    4. Pirja.
    5. Zbulimi i auretit (pjesės sė turpshme).
    6. Mėnjanimi i tepėrt nga drejtimi i kiblės.
    7. Rrėmuja e tepėrt dhe e vazhdueshme nė namaz.
    8. Prishja e abdesit.


    Mėsimi i njėmbėdhjetė: Kushtet e abdesit

    Kushtet e abdesit janė dhjetė:
    1. Islami.
    2. Llogjika.
    3. Mosha e pjekurisė.
    4. Nijeti (qėllimi).
    5. Tė kėtė si qėllim mosndėrprerjen e abdesit derisa tė plotėsohet pastėrtia e tij.
    6. Ndėrprerja qė detyron abdesin.
    7. Pastrimi me ujė ose gurė para abdesit, pasi ke kryer nevojėn.
    8. Pastėrtia e ujit dhe qėnia e tij nė gjėndje tė lejueshme.
    9. Heqja e ēdo gjėje qė pengon qarkullimin e ujit nė vendet qė duhen larė gjatė abdesit.
    10. Hyrja e kohės sė namazit pėrsa i pėrket atij qė ka papastėrti tė pėrhershme.


    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  8. #8
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i njėmbėdhjetė: Kushtet e abdesit

    Kushtet e abdesit janė dhjetė:
    1. Islami.
    2. Llogjika.
    3. Mosha e pjekurisė.
    4. Nijeti (qėllimi).
    5. Tė kėtė si qėllim mosndėrprerjen e abdesit derisa tė plotėsohet pastėrtia e tij.
    6. Ndėrprerja qė detyron abdesin.
    7. Pastrimi me ujė ose gurė para abdesit, pasi ke kryer nevojėn.
    8. Pastėrtia e ujit dhe qėnia e tij nė gjėndje tė lejueshme.
    9. Heqja e ēdo gjėje qė pengon qarkullimin e ujit nė vendet qė duhen larė gjatė abdesit.
    10. Hyrja e kohės sė namazit pėrsa i pėrket atij qė ka papastėrti tė pėrhershme.

    Mėsimi i dymbėdhjetė: Obligimet e abdesit

    Obligimet e abdesit janė gjashtė:
    1. Larja e fytyrės, e prej saj ėshtė larja e gojės dhe shfryrja e hundėve.
    2. Larja e duarve deri nė bėrryle.
    3. Mes'hi (fėrkimi i tė gjithė kokės me duar tė lagura), e prej kokės janė edhe veshėt.
    4. Larja e kėmbėve sė bashku me kyēet e kėmbėve.
    5. Ruajtja e radhės sė abdesit.
    6. Mosndėrprerja e larjes sė pjesėve qė pėrmendėm duke u tharė njėra pjesė, pastaj tė lash tjetrėn.
    E pėlqyeshme ėshtė pėrsėritja e larjes sė fytyrės, duarve, kėmbėve, shpėrlarja e gojės dhe shfryrja e hundės nga tri herė. Po, siē e pėrmendėm dhe mė lart obligim ėshtė vetėm njė herė. Kurse pėrsa i pėrket mes'hit tė kokės nuk ėshtė e pėqyeshme pėrsėritja e tij, siē kanė argumentuar hadithet e sakta.

    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #9
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i trembėdhjetė: Gjėra qė e bėjnė tė pavlefshėm abdesin.

    Ato janė gjashtė:
    1. Ēdo gjė qė del nga dy vendet e jashtėqitjes.
    2. Dalja e diēkaje tė ndyrė dhe tė pistė prej trupit.
    3. Largimi i vetėdijės me anė tė gjumit apo tė diēkaje tjetėr.
    4. Prekja e organit me dorė duke mos pasur asnjė pengesė, qoftė organi para ose mbrapa.
    5. Ngrėnia e mishit tė devesė.
    6. Largimi nga Islami, Allahu na mbroftė ne dhe tė gjithė muslimanėt nga kjo.

    Shėnim i rėndėsishėm: Pėrsa i pėrket larjes sė tė vdekurit, mendimi mė i saktė ėshtė se nuk e bėn tė pavlefshėm abdesin. Kjo ėshtė thėnia e shumicės sė dijetarėve, sepse nuk ka argument pėr kėtė. Por, ai qė e lan tė vdekurin, nėse e prek me dorė organin e tė vdekurit duke mos patur asnjė pengesė, e ka tė detyrueshėm abdesin. Ai e ka detyrė tė mos e prek organin e tė vdekurit pa njė pengesė, si rrobė etj. Gjithashtu duhet ditur se prekja e gruas nuk e bėn tė pavlefshėm abdesin asnjėherė, qoftė prekja me epsh apo pa epsh. Nė kėtė ēėshtje ekzistojnė dy mendime, por mendimi mė i saktė ėshtė qė nuk e bėn tė pavlefshėm abdesin pėrderisa nuk del diēka prej tij, sepse pejgamberi صلى الله عليه و سلم i puthte gratė e tij, pastaj falej duke mos marrė abdes. Kurse fjala e Allahut "…ose kontaktuat me gratė", ka pėr qėllim marrėdhėniet seksuale. Pra, nė kėtė ēėshtje ka dy mendime, por mendimi mė i saktė ėshtė ky qė pėrmendėm. Gjithashtu ky ėshtė mendimi i Ibn Abbasit – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - dhe mendimi i shumė dijetarėve prej gjeneratave tė para dhe tė mėvonshme.

    Mėsimi i katėrmbėdhjetė: Stolisja me moralin qė na ka urdhėruar sheriati e me tė cilin duhet tė stoliset ēdo musliman si:

    1. Thėnia e sė vėrtetės (sinqeriteti).
    2. Pėrmbushja e amanetit.
    3. Ruajtja e nderit.
    4. Turpi.
    5. Trimėria.
    6. Bujaria.
    7. Mbajtja e besės
    8. Largimi nga ēdo gjė qė na ka ndaluar Allahu.
    9 Respektimi i fqinjit.
    10. Ndihma ndaj tė vobektėve sipas mundėsisė.
    Gjithashtu duhet tė karakterizohemi me moralet e tjera tė cilat kanė ardhur nė Kur'an dhe Sunet.


    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  10. #10
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mėsimi i pesėmbėdhjetė: Edukimi me edukatė Islame si:

    1. Pėrshėndetja Islame.
    2. Dashamirėsia.
    3. Ngrėnia me dorėn e djathtė.
    4. Pirja me dorėn e djathtė.
    5. Thėnia "Bismilah" nė fillim tė ēdo pune.
    6. Thėnia "el-hamdulilah" nė mbarim tė ēdo pune.
    7. Thėnia "El-hamdulilah" kur teshtin.
    8. Thėnia "Jerhamuka Allah" (Allahu tė mėshiroftė), kur dikush teshtin dhe falenderon Allahun, vizita e tė sėmurit, pėrcjellja e xhenazes pėr namaz dhe varrim.
    9. Edukatat e ligjėruara nga ligji Islam nė Kur'an dhe Sunet gjatė hyrjes dhe daljes nė xhami dhe shtėpi, nė udhėtim, edukata me prindėrit, tė afėrmit dhe fqinjėt, me tė moshuarit dhe me tė vegjėlit.
    10. Urimi pėr tė porsalindurin dhe urimi pėr bereqet pėr tė posamartuarit.
    11. Ngushėllimi nė fatkeqėsi.
    Gjithashtu edhe edukatat e tjera islame gjatė veshjes dhe zhveshjes sė rrobave, tė sandaleve apo kėpucėve.

    Mėsimi i gjashtėmbėdhjetė: Ruajtja dhe paralajmėrimi prej shirkut dhe
    kundėrshtimeve tė Allahut, si p.sh:

    Shtatė gjėrat shkatėrrimtare janė:
    1. T’i bėsh ortak (tė barabartė) Allahut.
    2. Magjia.
    3. Vrasja e njeriut tė cilin e ka ndaluar Allahu, pėrveē se me tė drejtė.
    4. Ngrėnia e kamatės.
    5. Ngrėnia e pasurisė sė jetimit.
    6. Dezertimi nė luftė.
    7. Akuza kundėr grave tė ndershme, besimtare tė pafajshme.
    E tė tjera si:
    1. Mosrespektimi i prindėrve.
    2. Ndėrprerja e lidhjeve farefisnore.
    3. Dėshmia e rreme.
    4. Betimet e rreme.
    5. Dėmtimi i fqinjit.
    6. Padrejtėsia ndaj njerėzve nė gjak, pasuri dhe nder.
    7. Pija e pijeve dehėse, tė luajturit e kumarit (bixhoxit).
    8. Pėrgojimi, thashethemet e tė tjera tė cilat i ka ndaluar Allahu dhe i dėrguari I Tij صلى الله عليه و سلم.


    .
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qenia njerezore: thjesht nje maske apo person?
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 14-10-2010, 04:42
  2. Mesime dhe doktrina te krishtera orthodhokse
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 13:36
  3. Lidhja student-pedagog e mundur apo thjesht platonike?
    Nga eva_luna nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-11-2003, 22:05
  4. Thjesht nje Moment
    Nga tironce85al nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2002, 19:27
  5. Mesime kuranore
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2002, 15:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •