Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Cili është qëllimi i jetës ?

    Cili është qëllimi i jetës ?



    Thonë se budallai jeton për te ngrëne ndërsa i mençuri ha për te jetuar. Por pastaj ngel pyetja : Për cfare qëllimesh njeriu i mençur jeton? Jetesa nuk është një fund nga vetja. Duhet te jete një qellim për njeriun qe te jetoj. Cili është pra qëllimi?


    Nga vije? Nga shkoj? Dhe Pse? Çdo injorantë , sa do i madh te jetë , mund te mëshirohet përveç njeriut i cili është injorues i sekretit te ekzistencës se tij. Tendencës se tij ne jetë dhe si do të jetë përfundimi i tij pas vdekjës . Disa mendimtarë i shprehin këto mendime në fjalë të thjeshta : Nga vije ? Nga shkoj? Dhe Pse? Kuptimi i së cilës është : Nga kam ardhur? Ku jam duke shkuar? Dhe pse jam këtu?

    Njerëzit që besojnë vetëm në botën materialiste dhe nuk besojnë në Krijuesin - Ateistet- besojnë vetëm në ato që kanë ndjeshmëri . Ata thonë se ky univers dhe çdo gjë është janë krijuar vetvetiu. I gjithë ky rregull është thjeshtë një koincidencë e verbër. Ata thonë se njeriu thjeshte është i njëjtë me një kafshë apo bimë i cili do jetoj në një periudhe të shkurtër dhe do të përfundoj si çdo kafshë apo bimë.

    Një poet Arab, Elya Abu Madhi ( një krishterë) , jo moti e shprehu paqartësinë e tij rreth qëllimit në jetë ne poezinë e tij në arabisht e quajtur “Al-Talasim”, qe do të thotë “Gjegjegjez” te cilën e përktheva ne anglisht( e qe tash është ne shqip) . Ai thotë ne poemën e tij :
    Erdha duke mos e ditur nga, por erdha.
    Dhe e pash një rruge përpara meje, dhe eca
    Dhe qëndroj duke ecur, me pëlqeu kjo apo jo.
    Si erdha? Si e pash rrugën time?
    Nuk e di
    Jam një i ri apo i vjetër ne ketë ekzistence?
    A jam i lire dhe i papërmbajtur , apo ec i lidhur ne zingjir?
    Jam drejtues i vetes ne jete , apo jam drejtuar?
    Do te doja ta dija , por......
    Nuk e di!
    Dhe rruga ime, cila është rruga ime? Është e gjate apo e shkurte?
    Jam duke u ngjitur ne ketë, apo jam duke shkuar poshtë dhe fundosur?Jam Unë ai qe eci ne rruge,
    Apo është rruga qe lëviz?
    Apo qëndrojmë te dy, por është koha e cila shpejton?
    Nuk e di! Para se te bëhesha një krijese komplete , a e sheh
    A isha asgjë, e pamundur? Apo e sheh se isha gjësend?
    A ka përgjigje kjo gjegjeze, apo do te ngel përherë?
    Nuk e di ....... dhe pse nuk e di ??
    Nuk e di!
    Kjo ndjenje dyshimi dhe konfuziteti për praninë e Krijuesit dhe te dërguarit te Tij dhe Pejgamberi si udherrefyes ne njerëzim duhet te jete mjaftë e dhimbshme sepse i largon ateistet dhe Agnostiket ( Agnostiket janë persona qe pohojne se është e pamundur te gjendet e vërteta ne gjerat e panjohura si ZOTI) ne qetësinë,sigurimin e trurit . Pabesimtaret nuk kanë përgjigje te besueshme për qëllimin e një krijese. Për këtë njeriu jeton për vetën dhe për kenaqësitë e kësaj bote. Cfare ndodh kur jeta kthehet në të hidhur? Cfare ndodh kur njeri kalon në vështirësi ? Nuk është koincidencë qe një numër i madh i vetëvrasjeve ndodh të jenë nga ateistet ,agnostiket dhe njerëzit qe nuk e dine qëllimin e tyre ne këtë jetë. E dini cili shtet ka numrin me te madh te vetëvrasjeve? Është Japonia. Gjatë një statistike te bere ne mars te vitit 2000 . 91 vetëvrasje ne çdo dite apo ne çdo 15 minuta ndodhë një vetëvrasje! Pavarësisht nga kjo se Japonia është ne vendin e dyte ne bote si një vend me ekonomi te zhvilluar , vend ku njerëzit nuk kanë mungesë te kulmeve ne shtëpitë e tyre apo ushqimit ose kujdesit mjekësor.

    Çka nëse gjeni një Orë ne Rëre? Për një ateist apo Agnostik Muslimani do të thotë : Ta themi se ke gjetur një orë në mes te shkretëtirës. Çfare do te njerrni ne përfundim? A do te mendonit se dikush e ka hedhur orën? Apo do te dyshonit se ora erdhi vetvetiu? Natyrisht asnjë njeri me mendje te rregullte nuk do te thoshte se ora ndodhi qe te shfaqet ne rëre vetvetiu. Te gjithë pjesët e ndërlikuara te punuara ne ore nuk mund te krijoheshin nga metalet qe qëndrojnë te varrosura ne toke. Ora duhet te këtë një prodhues. Nëse ora e tregon kohen e sakte ne supozojmë se prodhuesi duhet te jete inteligjent. Ndodhia e verbër nuk mund te prodhoj një ore aktive

    Por cfare tjetër tregon kohen e rregullte? Te marrim parasysh lindjen dhe perëndimin e Diellit. Kohet e tyre janë aq te sakta sa qe shkencëtaret mund te publikojnë ne përparësi kohen e lindjes dhe perëndimit te diellit ne gazetat e juaja ditore. Por kush i rregullon kohet e lindjes dhe perëndimit te Diellit? Nëse një ore nuk mund te punoj pa ndonjë prodhues inteligjent, si mund dielli te shfaqet dhe te perëndoj me një mekanizëm aq te rregullte? Mund te ndodh kjo vetvetiu?
    Te marrim ne konsiderate edhe këtë sa përfitime kemi nga Dielli pasi qëndron ne një distance te sigurte nga toka, një distance me një mesatare 93 milion milje. Nëse do afrohej me afër , toka do te digjej. Dhe nëse do largohej shume me larg diellit toka do te shendrrohej ne një planet i akullte ne te cilën do ta bënte te pamundshëm jetën e njeriut. Kush vendosi me pare qe kjo te ketë një distance te duhur? Ka mundur te ndodh kjo vetvetiu? Pa diell, bimët nuk do te zhvilloheshin. Mandej njerëzit dhe kafshët do te vuanin urie. Apo dielli vetëm ashtu vendosi te jete aty për ne?

    Rrezet e diellit do te ishin te rrezikshme për ne sikur ne atmosferën tone mos te ishte shtresa mbrojtëse e Ozonit. Atmosfera e cila është përreth tokës i ndalon rrezet e dëmshme ultraviolete te shtrihen mbi ne. Kush është ai i cili e vuri këtë mburoje mbi ne? Ne duhet ta përjetojmë lindjen e Diellit. Neve na nevojitet energjia diellore dhe drita e tij qe te shohim drejtimin qe marrim. Por kemi nevoje edhe per perëndimin e Diellit. Kemi nevoje per pushimin nga nxehtësia , kemi nevoje per freskine e natës dhe kemi nevoje për drite për te gjendur jashtë dhe për te fjetur. Kush e ka rregulluar këtë proces qe te kemi atë qe na nevojitet?

    Veç kësaj, sikur te kishim vetëm nxehtësinë e diellit dhe mbrojtën e atmosferës ne do te dëshironim diçka me shume – Bukurinë. Petku ynë na ofron nxehtësi dhe mbrojtje, ne edhe me shume ie dizajnojmë petkun qe te duket me e bukur. Duke ditur nevojën për bukurinë ,Krijuesi i lindjes dhe perëndimit te diellit e beri pamjen e tyre qe te le pa fryme. Krijuesi i cili na dha dritën,energjinë mbrojtjen dhe bukurinë i meriton falënderimet tona. Ende disa njerëz insistojnë se Ai nuk ekziston. Cfare do te mendonin sikur te gjenin një ore ne shkretëtirë? Një ore aktive shume e sakte? Një ore me një dizajnë te bukur? A do te vinin ne përfundim se nuk ekziston ndonjë orepunues? Një orepunues inteligjent? Një qe di te vlerësoj te bukuren? Ashtu është Allahu i cili na krijoi .”


    A kanë besuar njerëzit gjithnjë ne Krijues? Është një fakt se gjate historisë dhe kësaj bote , njeriu është hasur te adhuroj dhe besoj Krijuesin . Specialistet ne Antropologji,Civilizim dhe Histori janë unanimisht ne këtë. Kjo na dërgon ne thënien e një historiani qe thotë:” Historia na tregon se ka pasur qytete pa pallate , pa fabrika dha pa fortesa, por asnjëherë nuk ka pasur qytet pa shtëpi ku eshte adhuruar Krijuesi.” Qe nga kohërat e lashta , njeriu ka besuar se nuk është krijuar ne mënyrë te thjeshte sa për te jetuar,për këtë periudhe te shkurtër , dhe ai e ka ditur ne fund te fundit qe do te udhëtoj ne një vend tjetër ku do te pushoj. E shohim këtë dëshmi me Egjiptianet e hershem , mijëra vite me pare, kur i mumifikonin( balsamonin) te vdekurit e tyre dhe ndërtuan piramidat e mëdha ( si varre) dhe e vendosen thesarin e tij me një shtim te pijeve dhe ushqimit te balsamuar! Nga te dhënat historike , njerëzimi ka qene unanim , me disa përjashtime, se është një Krijues dhe se ka jete pas vdekjes. Sido qe te jete ata dallonin esencën e Krijuesit tone, si ta adhuronin dhe përshkrimi i jetës pas vdekjes. P.sh , Hinduset besojnë ne reinkarnacion dhe se atë pas vdekjes shpirti i tij do te shkoj ne trup te një njeriu apo kafshe , duke u varur se a ka punuar gjera te mira apo te këqija ne jetën e tij, dhe se ky proces do te vazhdoj pa fund përderisa shpirti arrin perfeksionin dhe bashkimin e tij me Zotin. Njerëzit e feve te tjera si Jehudet,krishterët dhe Muslimanet besojnë poashtu ne jetën pas vdekjes por jo ne reinkarnim si Hinduset. Te tre- Jehudet, Krishterët dhe Muslimanet kanë pikëpamje te ndryshme për atë se cfare ndodhe me shpirtin pas vdekjes.

    Fakti se te gjithë popujt dhe komunitetet gjate historisë kanë besuar ne Zotin( me një përjashtim te disa te pavlersueshem) e bën misionin e te gjithë te dërguarve te koncentroheshin qe njerëzimit t’i tregonin rrugen qe te largoheshin nga adhurimi i zotrave duke i drejtuar ne një dhe te vetmin Zot.

    . Perse njerëzit u larguan nga Zoti?
    Situata ne bote sot është ndryshe nga e kaluara Eshte nje numer me i madh njerëzish qe nuk besojnë ne Zot apo ne jetën pas vdekjes- P.sh dy studime ne Republikën e Çekisë tregojnë se vetëm 13 % besojnë ne jete pas vdekjes dhe ne nje studim tjeter tregojne te dhenat se vetëm 17% besojnë ne Zot. Shkaku kryesor për këtë është Teoria e darvinizmit e shpikur ne shekullin e kaluar( një shkas tjetër fut edhe ndikimin komunist totalitarist duke i larguar nga feja). Teoria e evolucionit se njeriu është evoluar nga Majmuni se sa qe është krijuar nga Zoti. Megjithëse kjo teori nuk ka thelb akademik apo shkencor, ka fituar lehtësime te shume njerëz sepse ka tërhequr dyshimet te cilat kishin për Zotin për te cilin ishin drejtuar te besonin . Kjo nuk është diçka befasuese . Nëse ja përshkruan Zotin një njeriu te edukuar qe është e palogjikshme dhe e paarsyeshme dhe pastaj te pyesësh personin te beson ne te si Zot , ai do te refuzoj . Këtu fatkeqësisht është situata qe gjendemi tani , vecanarisht ne Perëndim. Doktrina krishtere përkrah trinitetin , qe Zoti e manifeston veten ne tre veçori dhe se Zoti ka zbritur ne toke ne formën e njeriut ( Është fjala për Isaun a.s.) dhe se ai u kryqëzua dhe vdiq dhe u sakfrikua për mëkatet e njeriut. Kështu qe Krishterët besojnë se Isai është Zot ne formën e njeriut, Zoti –mishëroi. Por si mund te vdes Zoti?


    Disa nga doktrinat me te rëndësishme te krishterimit- Doktrina e trinitetit , Isain duke e karakterizuar si Hyjni, diviniteti i Isait si djalë i zotit, Burimi i mëkatit te pare dhe shlyerja e fajit nuk janë te arsyeshme dhe konform me mësimin mbi Isain a.s. Këto dogma morën një forme te gjate pas Isait a.s si rezultat te ndikimit te vjetër pagan. P.sh ne gjejmë ne Hinduizem “Treshja”( triniteti) Është Brahma, krijuesi Zoti , Vishnu- Zoti konservues , dhe shiva, zoti i shkatërrimit. Hinduset modern e marrin Krishnen si djali i Divachit, virgjëresha, dhe Vishnu si mishërues . Krishna është shpëtimtar ku si një sakrifikues për mëkatet e tyre duhet te vuaj. Ai u kryqëzua,vdiq dhe mandej u ngrit nga i vdekuri. Ne Budizëm ne gjejmë një zot budist: Guatama ( shpirti i shenjte), Maya ( Nena virgjëreshë) dhe Buddha , djali ( i cili ishte krijuar kur Maya ishte mbushur me shpirtin e shenjte) i cili është shpëtimtari i cili ka vdekur dhe është ngritur nga vdekja. Është interesant te përmendim se 25 dhjetori nuk është datëlindja e Isait a.s. Është ditëlindja e Krishnase ne Hinduizem , dhe Nimrodit , djali i hyjnisë ( zoti babilonas) , dhe Mithra zoti i dritës ( njeri nga zoterat e grekeve dhe romakeve)!

    Besimi i shfaqur nga te dërguarit ne popujt e ndryshëm ka qene i njëjte, por ne rrjedhat e kohës është keqinterpretuar dhe është përzier me paragjykime dhe degjenerime ne zakone te magjive dhe ritualeve te pakuptimta. Koncepti i Zotit , bërthama e besimit ishte përulur me tendenca antropomorfike(rrjedh nga fjala Greke anthrôpos, për njeriun dhe morphé, për formën) (a)për ta menduar krijuar Zotin te njëjte me formën e njeriut ,nevojat dhe mungesat e njeriut, (b) për te asociuar personat e tjerë me Zotin një dhe te vetmin ne zotera ( si ne Hinduizem dhe krishterizem),(c) ne adhurimin e melaikeve ( si Devas ne Hinduizem, Yazatas ne Zoroastrianizem dhe, mbase poashtu shpirti i shenjte ne krishterizem),(d) duke i krijuar te dërguarit ne mishërues hyjnor apo mishëruesit e zotit ( Isusi ne Krishterizem, Budda ne Mahayana Budizëm , dhe krishna e Rama ne Hinduizem), dhe (e) personifikimi i atributeve te Zotit ne person me një shenjtëri te ndare ( ne Krishterizem triniteti i Babait,djalit dhe shpirtit te shenjte, ne Hindu Timurtri nga Brahma , Vishnu dhe Shiva , dhe Amesha Spentas nga Zoroastrianizmi).

    Si shkas i këtyre shtrembërimeve ne Besim te ndjeshmërisë dhe ekzistencës se Allahut, nxënësit ne perëndim sot janë te edukuar ne shkolle qe te pranojnë , si fakt, Teorinë e evolucionit nga Darvini. Si rezultat, shume e me shume studente ne shkolla dhe universitete janë sot ateiste. Ata edhe tallen këta qe besojnë ne Zot duke thëne : “ Ata ose janë te marre ose kanë mungese te besimit ne vete dhe ju nevojitet një siguri!”
    Para një kohe mora pjese ne një fjalim ne një nga shtetet perëndimore i dhëne nga një Musliman një grupi te pensionuar burra dhe grash- me te vjetër se 65 vjeç. Lektori ne fillim e pyeti grupin cili nga ta besonin Zotin? Te gjithë ngritën duart përveç dy nga grupi. Pastaj Lektori pyeti cili nga ju nuk e besoni Zotin? Këta dy njerëz te mbetur i ngritën duart ne shenje pohimi, ne ndërkohë njeri pauzoi dhe menjëherë e ndërpreu lektorin duke e pyetur “ Me trego çka mendoni ju si “Zot” qe te mund te ju përgjigjem! Pas sesionit, i thash lektorit : ky njeri është inteligjent sepse pikësëpari tha se nuk e beson Zotin, me siguri nga koncepti krishterë i Zotit por mandej kishte dëshirë te ketë një mendim te hapur dhe te mendoj serish pozicionin e tij te bazuar ne konceptin e Zotit e cila mund te prezantohej nga një Musliman. Pse jemi krijuar ? Për besimtaret te cilët besojnë Allahun mund te ju përgjigjen këtyre pyetjeve: Nga vije? Nga shkoj? Ata e dine se kanë ardhur ne këtë ekzistence te krijuar nga Allahu dhe e dine se është një jete e përjetshme pas vdekjes. Por si te përgjigjemi ne pyetjen e trete, e cila është : Pse jemi krijuar? Nëse jemi krijuar nga Zoti , a nuk është dashur te presim qe ai te na tregoj qëllimin e krijimit tone? A nuk është dashur Ai te na tregoj ne cfare parimesh do te na gjykoj ne Ditën e Gjykimit?

    Cili është këndvështrimi Islam? Muslimanet thonë se i dine përgjigjet sepse e kanë Kur’anin. Por njerëzit e besimeve tjera kanë shkrimet e tyre nga Bibla, pra cfare ka te veçantë rreth Kur’anit? Kur’ani ne themel është një libër me një drejtim hyjnor ne zonat te cilat nuk mund te mbulohen nga sensi dhe intelekti i njeriut,si besimi, mënyrat e adhurimit, kodi moral dhe kodi i cili udhëheqë proceset ne mes njerëzve. Këto janë katër themelet e besimit , një zone ne te cilën njeriut i duhet gjithmonë një drejtim nga Zoti. Muslimanet thonë se Kur’ani është libri i fundit i dërguar nga Allahu ( Allah është emri i Zotit dhe nuk është përdorur qe ta paraqes ndonjë krijese tjetër. Për këtë , do e përdor emrin Allah si përparësi për fjalën Zot). Kur’ani është fjala e Allahut e diktuar tekstualisht te dërguarit Muhammed ( Paqja dhe mëshira qofte mbi te) te vena ,nga surja ne sure apo ne grupe suresh,nëpërmjet melaikes Xhibril ne një periudhe kohore 23 vjeçare ndërmjet vitit 610 dhe 633. Është i ndare ne 114 njësi , çdo njësi quhet Sure. Muhamedit s.a.v.s i zbritnin suret Kur’anore kur Allahu dërgonte sipas kohës dhe nevojës. Muhammedi s.a.v.s kishte ne grup te besueshëm qe shkruanin. Këta shënues përdornin pergamene,qeramike,gjethe te palmës, ne gur te rrafshet,lëvore te drurit . dru, ne lëkurat e thara te kafshëve : dhe ajetet e zbritura ishin te memorizuara ne zemër siç është recitimi i Kur’anit ne vete një vepër e adhurimit ndaj Allahut , dhe Muslimanet këto ajete i përdornin ne vendimet dhe ne namazin e tyre ( 5 here ne dite). Ne këtë mënyrë ajetet Kur’anore ishin ruajtura ne zemrat e Muslimaneve, dhe te shkruara , gjate jetës se Muhammedit s.a.v.s . Muhammedi s.a.v.s ka marr instruksione nga melaike Xhibrili për vendosjen e çdo Sure ne Kur’an c. Suret ishin te emëruara me urdhër te Allahut dhe Muhammedi s.a.v.s kishte recituar Kur’anin ne prani te Xhibrilit me shume se njëherë ne vitin e fundit te jetës se tij. Ngjajshmerisht aranzhimi i sureve ne një renditje specifike posaçërisht gjate namazit ishte dhëne nga i dërguari s.a.v.s . Asnjë libër nuk e ka gëzuar autenticitetin apo te këtë një gjallëri,nderim,mbikëqyrje dhe kujdes për pasuesit e tij siç është Kur’ani. I tere Kur’ani është memorizuar nga një numër i madhe i Muslimaneve ne kohen e Pejgamberit s.a.v.s.

    Pas largimit nga kjo dunja e Pejgamberit s.a.v.s , Kalifi i pare ,Abu Bakr, pyeti njërin nga shkruesit e pare, Zid ibn Thabit, te ngarkoj qe ti përmbledh shkrimet origjinale te Kur’anit dhe te shkruaj tere Kur’anin. Zaidi mblodhi te tere kopjen e Kur’anit te shkruar ne fletët nga lëkura. Ishte aranzhuar ne një renditje te cilën e kemi sot. Kjo ishte bere ne dy vite pas vdekjes se Pejgamberit s.a.v.s pasi qe Abu Bakr udhëhoqi kalifatin me pak se dy vite . Kjo kopje ju besua me kalifin e dyte Omerin r.a dhe ne fund me kalifin e trete Othmanin r.a . Gjate sundimit otoman, arabet ju erdh rasti te njihen me një industri te letrës nga Kina dhe Othmani e thirri Zaidin te kryesoj komitetin e katër dijetareve te Kur’anit qe do marrin një detyre te bëjnë 7 kopje . këto shtate kopje ( te shkruara 14 vjet pas vdekjes se Muhammedit s.a.v.s ) ishin te distribuara ne qendra te ndryshme te shteteve Muslimane qe te jene si një kopje ne çdo qendër. Te paktën 3 nga këto kopje te Kur’anit janë te paprekura ende , njëra ne Tashkent, një ne Stamboll , dhe një ne Kajro. Ato nuk ndryshojnë ne asnjë shkronje nga miliona kopje qe janë ne duar te Muslimaneve sot. Ky autencitet i dërguar nga Allahu ne vete është një mrekulli. Kur’ani është libri me i vjetër ne duar te njerëzimit qe ka mbetur i paprekur ne gjuhen e njëjte, fjale për fjale, dhe shkronje për shkronje. Për këtë Kur’ani është unik, sepse është fjale e Allahut
    Muslimanet besojnë ne autenticitetin origjinal te librave hyjnor qe ishin dërguar Pejgambereve Muses,Davudit dhe Isait, por asnjëri nga këta libra hyjnor nuk ngelen te pacenuar , dhe asnjëri nuk është gjetur ne gjuhen origjinale dhe këtu Kur’ani qëndron unik ne karakter hyjnor. Përsëri Kur’ani është ndryshe nga çdo shkrim i bere nga njeriu sepse nuk është proze apo poezi. Ju zbriti arabeve ne kohen kur ata ishin ne kulmin e gojëtareve dhe i sfidoi te krijojnë një ajet te tij apo te ngjashme me te , te krijojnë 10 ajete apo një libër siç është Kur’ani .Ky sfidim ekziston edhe sot dhe asnjëri nuk mund ta sfidoj. Dijetaret e hershem për Kur’anin mendonin se është mrekulli natyrore ne mënyrën se është shkruar me një stil dhe shprehje te bukura Kjo fraze e bukur e shkruar është njëmend Unik dhe nuk mund t’i ngjan shkrimit te njeriut. Për këtë komentatoret e Kur’anit koncentroheshin ne oratorinë dhe stilin e tij. Duke qëndruar si fjale e Zotit, ne çdo ane ku është pare Kur’ani është unik. Nëse shikoni ne jurisprudence Kur’ani është unik, ne hapësire e adhurimit , Kur’ani i instrukton njerëzit si te adhurojnë Allahun. Koncepti hyjnor, te dërguarit , dhe morali janë unik ne Kur’an. Nëse shikojmë ne tregimet e historisë te popujve te mëparshëm, njeri pas tjetrit, dhe si ju kanë zbritur fjalët hyjnore , reagimi i tyre ne drejtim te saj dhe cfare ishte shpërblimi dhe dënimi për te , ne kohen kur nuk kishte ndonjë forme apo dokument te rregullte . Kur’ani tregon për këta popuj te suksesshëm pa ndonjë gabim, dhe zbulimet arkeologjike moderne na tregojnë për këtë.
    Është Kur’ani i besueshëm? Përveç një drejtimi religjioz, Kur’ani përmban qindra ajete te cilat flasin për universin,elementet perberse te saj dhe dukuritë e jashtëzakonshme si Toka, dielli , hëna, yjet,malet, era, uji qe lëviz, bimët, kafshët embrionologjie, dhe etapat e njëpasnjëshme te krijimit te njeriut. Me shume se 1000 ajete qe janë te lidhura me fakte kozmike mund te numërohen ne Kur’an. Ne vitet e hershme te Kur’anit dituria shkencore e universit ishte e kufizuar dhe nuk ishte lehte te elaborohej ne ajetet te cilat ishin te lidhura me universin apo dukurinë e saj përveç brenda kohës. Sido qe te jete , ne dimë për rregullat e universit shume me shume se me pare dhe për shkak te rishikimit te me shume se 1000 ajeteve te lidhura me kozmosin,njeriun dhe gjerat qe e rrethojnë mund te jete si një nga aspektet me te qarta se Kur’ani është një mrekulli. Kjo është sepse prioriteti i Kur’anit i cili kishte zbritur 14 shekuj me pare dhe me vone me shume fakte shkencore , ne kohen kur njerëzit nuk kishin njohuri për këto fakte. Kur’ani ju ka adresuar shume nga këto fakte ne gjuhen e cila është shume me precize e sakte dhe e ngjeshur sa qe shkencëtaret asnjëherë nuk mund ta benin.Asgje ne Kur’an nuk është ne kontradite me faktet shkencore. Te gjitha këto nuk mund te mbulohen me një artikull te shkurte dhe për këtë kam zgjedhur vetëm pese ajete Kur’anore te cilat dëshmojnë natyrën e mrekullisë se Kur’anit nga këndvështrimi shkencor
    1) Krijimi i universit është shpjeguar nga astrofizicientet si një fenomen shume i hapur i njohur me emrin si “Big Bang.” Është përkrahur nga një e dhëne eksperimentale dhe vëzhgues te grumbulluar nga astronomët dhe astrofizicentet për dekada . Sipas “Big Bang” i gjithë universi ishte iniciuar nga një mase e madhe( Nebula primare) Mandej ishte një “Big Bang” ( ndarja e dyte), e cila rezultoi me formimin e galaksise. Këto mandej u ndanë ne forme te yjeve,planetëve,diellit.henes, etj. Origjina e universit ishte unike dhe mundësia se është ndeshe me ndonjë “rast” është zero. Kur’ani përmban ajetin pasues duke u pasuar ne origjinën e universit:

    A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? [21:30] Ujdia goditëse ne mes ajetit Kur’anor dhe “Big Bang” është i pashmangshëm! Si mund një libër i cili për here te pare është paraqitur ne shkretetirat arabe para 1400 vitesh te përmban një te vërtet te thelle shkencore?
    2) Ne vitin 1925 një astronom amerikan me emrin Edwin Hubble ofroi një prove vëzhguese se te gjitha galaktikat largohen njëra nga tjetra , gjë qe nënkuptohet se Universi është duke u zgjeruar. Zgjerimi i universit tashme eshte i vendosur si një fakt shkencor . Ajeti i mëposhtëm tregon ne Kur’an për formimin e universit:
    Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. [51:47] Stephen Hawking, ne librin e tij “ A Brief History of Time,” tregon se : “Zbulimi i faktit se universi është duke u zgjeruar është një revolucion dhe njeri nder zbulimet me shkencore te shekullit 20.” Kur’ani e përmend zgjerimin e universit shume me herët para se njeriu filloi te zbuloj teleskopin! 3) Shkenctaret thonë se para se te formoheshin galaktikat ne univers, materiet ne qiell ishin ne një formë te gazte. Shkurtazi, lënda e gazte apo retë ishin prezentë para formimit te galaktikave. Për te përshkruar ne bazën e lendes ne qiell, fjala “tym” është me e përshtatshme se Gaz. Ajeti i mëposhtëm na referon gjendjen e universit me fjalën dukhan qe do te thotë tym:

    Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) [41:11] Përsëri, ky fakt është ne konkluzion me “Big Bangun” dhe nuk ishte i njohur për njerëzimin ne kohen e Pejgamberit s.a.w.s . Cfare pra, kush mund te jete burim i kësaj njohurie? 4) Është mësuar se shqisat e ndjenjave dhe dhimbjes ishin te lidhura me trurin. Zbulimet e fundit tregojnë se receptorët e dhimbjeve janë prezentë ne lëkurë me te cilat pa këto njeriu nuk do te kishte mundësi te ndiej dhimbjen. Kur mjeku e kontrollin një pacient te djegur ai e verifikon shkallen e djegeshmerise me një shpuare te gjilpërës. Nëse pacienti ndien dhembje atëherë mjeku gëzohet sepse tregon se djegia ka qene sipërfaqësore dhe receptorët e dhimbjes nuk janë cenuar. Ne anën tjetër nëse pacienti nuk ndien dhimbje, tregon se djegia ka qene e thelle dhe receptorët e dhimbjes janë shkatërruar. Kur’ani na tregon për receptorët e dhimbjes ne ajetin e mëposhtëm:

    «" Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hedhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotfuqishëm, i drejtë. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme."» [4:56-57] Prof. Tagatat Tejasen, Kryetar i Dept. te Anatomisë ne Chiang Mai University ne Tajlandë,kaloi një kohe te gjate duke rikerkuar receptorët e dhimbjes. Fillimisht ai nuk mund te besonte se ne Kur’an është përmendur ky fakt shkencor para 1400 vitesh. Me vone e verifikoi duke komentuar ajetin e mësipërm. Profesori Tejasen ishte aq i impresionuar me këtë saktësi shkencore ne ajetin Kur’anor, sa qe ne një konference mjekesh ne vitin 1985 ai deklaroi Shehadetin ne publik ( Deklarata e besimit ne Islam) dhe e përqafoi Islamin.

    5) Burimi i hekurit (Fe) : lexojmë ajetin e mëposhtëm te Kur’anit:«" Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues.."» [57:25] Kohet e fundit është vërtetuar se i gjithë hekuri, jo vetëm ne planetin tone por ne tere sistemin diellor, ka arritur nga hapësira e largët. Kjo është sepse temperatura e diellit nuk mund te prodhoj hekur. Dielli ka një temperature sipërfaqësore te 6000 grade celsius dhe temperatura ne qendër është rreth 20 milion celsius . Ekzistojnë yje me nxehtësi me te madhe qe janë te njohura si Novae, apo super Novae ku temperatura arrin ne 100 miliardë celsius dhe ne këto yje është krijuar hekuri.Kur përqindja e hekurit arrin ne proporcion te caktuar te masës se yllit ai eksplodon dhe këto copëza te eksploduar udhëtojnë neper hapësirë përderisa nuk zihen nga fushat tjera te gravitetit apo trupa te tjerë qiellor. Ne këtë mënyrë sistemi diellor fiton hekurin e tij dhe është një fakt shkencor se hekuri ne sistemin diellor nuk është formuar ne sistemin e tij por ka prejardhjen nga një hapësirë e largët.

    Dikush do habitej se pse komentimet e Kur’anit janë te shpjeguara ne këtë mënyrë qe nuk ishin te njohura ne shekujt e pare kur ishte zbritur dhe me vone. Por Allahu ne diturinë e tij te përhershme qe do i koha kur njeriu do e kuptoj se Kur’ani është fjale e Allahut dhe Pejgamberi s.a.w.s është i dërguari i tij. Allahu ne Kur’an thotë: ” Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” [41:53] Prof. Tejasen e pranoi Islamin ne një shenje te forte shkencore e cila ishte përmendur ne Kur’an. Disa njerëz do kërkojnë 10 shenja e disa 100 për tu bindur ne vertetesine dhe hyjninë e Kur’anit. Disa nuk do te pranojnë te vërteten edhe nëse atyre u sillen me mijëra argumente . Kur’ani i përshkruan këta persona me mendje te mbyllur:

    (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe)." [2:18]. Poashtu: ”Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë” [2:171]. Dhe: ”A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!”[47:24] Cili është qëllimi i jetës? Pra cfare na thotë Krijuesi,Allahu , për qëllimin ne jetën tone? Allahu thotë ne Kur’an se ai krijoi njeriun te jete një zëvendës , Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës"! ( 2:30). Besimi baze i njeriut ,përgjegjësia jone, është te besojmë dhe adhurojmë Allahun: ”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. “ [51:56] Shume thjeshte! Qëllimi i krijimit te njeriut është te adhuroj Krijuesin. Thelbi i porosisë se Allahut ishte sjellur nga te gjithë pejgamberet:

    ”Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhuroni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!" [7:59]. Allahu me poshtë tregon se ai e beri jetën për njeriun qe te testoj çdo njeri i cili do shpërblehet pas vdekjes për ato qe ka punuar: ”Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatëfalësi” [67:2] Por për te adhuruare Atë, ne duhet ta njohim mire përndryshe mund te marrin një koncept te gabuar dhe devijuar nga rruga. Ne Kur’an Allahu i thotë njerëzimin Thuaj Ai është një dhe nuk ka tjetër. P.sh, ne për te iu përgjigjur pyetjes rreth Allahut e cila i ishte bere Pejgamberit s.a.w.s Allahu e urdhëroi pejgamberin s.a.w.s. te përgjigjet ne këtë mënyrë:

    «“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë"» [112] Këtu tregohet qarte se Muhammedi s.a.w.s nuk është autor i Kur’anit përndryshe ai nuk do te tregonte se diktohej nga dikush se cfare duhet thënë.
    Poashtu, Allahu na tregon si ta adhurojmë Atë nëpërmjet Kur’anit. Ai poashtu na tregon ne Kur’an se te gjithë pejgamberet kanë ardhur te popujt e tyre me mesazhin identik- Te besohet dhe adhurohet Allahu. Ai poashtu na tregon ne Kur’an se popujt e feve tjera kanë devijuar nga rruga te cilët ju kishin treguar pejgamberet. Kjo ishte për dy arsye . E para se librat e mehereshem nuk ishin ruajtur për shkak te mungesës se letrës dhe udhëzimet ishin transmetuar gojarisht dhe me kohe u shtrembëruan. Arsyeja e dyte është sepse klerikët e feve te ndryshme doktrinuan gjerat qe nuk ishin me pare ( si p.sh Besimi ne trinitetin krishterë ishte futur pas këshillit te Nices ne 325 AD dhe këshillit te Konstantinopojes ne vitin 386 AD) . Për shkak te ndryshimeve te cilat besuan ne fete e mëparshme, Allahu na thotë neve se ka dërguar Pejgamberin s.a.w.s si Pejgamber i fundit dhe udhëzim për njerëzimin me librit i cili do ruhet përgjithmonë. Allahu na sjell fakte qe tregojnë se Kurani është nga AI. Allahu thotë:

    ”A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie “ [4:82] Kur’ani është i disponueshem për shqyrtim dhe investigim për çdo person i cili tenton te gjej edhe një shkronje kontradituese . Ne fakt ky test duhet te behet ne librat e tjerë qe thonë se është fjale e Zotit.
    Është Islami “besim i verbër” ? Islam nuk është fe ne kontestin “besim i verbër” por është një fe qe e thërret njeriun te përdor logjiken e tij,arsyen dhe intelektin. Allahu ne Kur’an thekson rendësin për njeriun te mendoj ,për shkakun, dhe te përdorin mendjen dhe intelektin. Fjala”Mendje” apo “Shpjegim” është përmendur 49 here ne Kur’an (ne Arabishte Ta’qiloon 24 here, Ya’qiloon 22 here, dhe A’qal, Na’qil and Ya’qil nga një here).Poashtu Allahu ju referohet “ Njerëzve qe kuptojnë” 16 here ne Kur’an (ne Arabishte Ulu Al-AlBab apo Uli Al-Albab). Allahu poashtu ju referohet “këtyre me inteligjence” dy here ne suren e 20te me termin arab Uli Al-Nuha. Allahu poashtu ju referohet ne shume sure ne Kur’an mendjes me termin Arab Al-Fuad. Poashtu ne shume ajete ne Kur’an, Allahu përdor termin zemër (ne Arabishte Al-Qalb) qe është ne lidhje me fjalën Al-Fuad (mendja) qe ka kuptimin e njëjte . Ne një vend ne suren Fexhr (89) ajeti 53 dhe 54 , Allahu ju referohet mendjes me fjalën Arabe Al-Hijr. Kur’ani gjithashtu , ne dhjetëra ajete , fuqimisht thërret dhe terhjek vëmendjen për nevojën e “menduarit “ dhe “ te japish mendim”(ne Arabishte Fikr or Tafakkor). Poashtu ne dhjetëra ajete na jep te përkujdesemi ne rendësin e fjalëve “Kujto” dhe te “ rishfaq ne kujtese” (ne Arabishte Tazakkor). Kuptimi i këtyre dy thënie “ Te japish mendim” është qe te rritesh diturinë tende , ndërsa fjala “Kujto” është te rikujtosh dhe te i sjellësh vetes ne mend njohurinë e lidhur qe ka mundur te jete harruar por qe është shume e rëndësishme për besimin e njeriut.
    Allahu lavdëron ata qe përdorin trurin:
    Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! [3:190-191] Për Kur’anin Allahu thotë:

    “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend” [38:29] Ne Kur’an ,fjalët te cilat formohen nga termi “Njoh” apo” Njohuri” (root 'elm ne Arabishte) është me se ne 865 vende. Ne një ajet Allahu thotë:

    “Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” [39:9] Poashtu: ”E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'anin) është vërtetë prej zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të bindën ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.” [22:54] Ne anën tjetër , Kur’ani fuqimisht përjashton mendime te ndryshme qe janë te drejtuara ne mite te ndryshme . Iluzionet,absurditete,injoranca, kopjimi i verbër i te tjerëve,supozimi( hamendja) paragjykimi,tekat dhe etjet. Ne fakt ,Allahu ne Kur’an konfirmon se shumica e njerëzve kanë humbur rrugën për shkak te supozimeve,hamendjes dhe injorancës. Allahu thotë:

    “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë” [6:116] Ekziston jeta pas vdekjes? Te gjithë te dërguarit e Allahut kanë thirrur njerëzimin te adhurojnë Allahun dhe te besojnë jetën pas vdekjes. Ata e kanë theksuar aq shume këtë besimin për jetën pas vdekjes sa qe edhe një dyshim i vogël ne te do te thoshte mohimi i Zotit dhe i bënte besimet tjera te pakuptimta. Fakti me i mire për këtë se te gjithë te dërguarit kanë marr pjese ne këtë pyetje metafizike t gjetes pas vdekjes siç ishte proklamuar nga ata, ishte e njëjte ,Ne dimë se këta te dërguar te Allahut janë kundërshtuar shume nga popujt e tyre , posaçërisht ne ceshtjen “Jeta pas vdekjes”, siç mendonin ata se është e pamundshme, Por pa marr parasysh opozitën, Te dërguarit kanë fituar shume pasues te sinqerte.

    Parashtrohet pyetja: Cfare i beri këta pasues te braktisin besimet e mëparshme ,traditat dhe zakonet e paraardhëseve te tyre, pamevaresisht rrezikut te jene totalisht te armiqësuar nga komuniteti i tyre? Përgjigja është e thjeshte: Ata përdoren aftësitë e tyre mendore dhe zemrën dhe e kuptuan te vërteten.E kuptuan te vërtetën përmes vetëdijes se tyre te larte? Nuk munden. Si një eksperience perceptuese te jetës pas vdekjes është e pamundshme. Allahu i dha njeriut përveç ndërgjegjen e kuptimit ,atë te arsyeshmerie, estetikes dhe ndërgjegjes morale. Është kjo ndërgjegje e cila e drejton njeriun pa marr parasysh realitetin i cili nuk mund te verifikohet përmes te dhënave ne shqisa. Për këtë te gjithë pejgamberet e Allahut gjersa thirnin njerëzit ne besim te Allahu apelonin ne ndërgjegjen e përsiatjes,moralit dhe estetikes se njeriut.

    Kur’ani shume qartazi tregon se Pabesimtaret nuk kanë bazament për mohimin e jetës pas vdekjes. Është e bazuar ne supozim te pastër:
    ”Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë. E kur atyre u lexohen ajetet Tona, të qarta ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: "Nëse jeni të saktë na sillni të gjallë prindërit tanë!" Thuaj: "All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit). “[45:24-25-26] Shpjegimi qe Kur’ani jep për domosdoshmërinë e jetës pas vdekjes është cfare kërkon vetëdija morale e njeriut. Faktikisht, nëse nuk ka jete pas vdekjes, do te ishte një Zot i padrejte dhe mospërfillës, te krijoj njeriun njëherë dhe pastaj mos te kujdeset për te ardhmen e tij.Natyrisht , Zoti vetëm është, Ai do i dënoj tiranët, krimet e te cilëve kanë kaluar numrat 0 duke torturuar dhe vrare mijëra njerëz te pafajshëm, duke krijuar një korrupsion te madhe ne shoqëri, duke i skllavëruar njerëzit për te qene servues te tekave te tyre, etj. Për shkak se njeriu ka një jete te shkurtër ne këtë bote dhe për shkak se individë te shumte kanë vuajtur nga aksionet e tjetrit dënimet dhe shpërblimet adekuate nuk janë te mundura ne këtë jete. A mund te jene te barabarte i drejti dhe i miri me te ligun dhe mëkatarin? Morali ,esteti dhe aftësia e te gjykuarit te një njeri e largon këtë logjike dhe verteton perspektiven e jetës pas vdekjes. Allahu e vërteton këtë te vërtet ne Kur’an:

    A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? [23:115] Poashtu:


    Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan. A mos do t'i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t'i konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë? [38:27-28] Poashtu: A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t'u shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë. [45:21-22] Gjithashtu: Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, pa një qëllim. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë. [44:38] Kurani këmbëngul te dhënat se dita e gjykimit do te vije dhe Allahu do vendos për te ardhmen e çdo shpirti ne baze te punëve qe ka bere:

    E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kiameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë". (Janë të shënuara) Që t'i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë. Ata që u përpoqën t'i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm. [34:3-4-5] Dita e ringjalljes do te jete dita kur atributet e Allahut te drejtësisë dhe mëshirës do te kenë një paraqitje te plote. Allahu do i mëshiroj ne ata qe u provuan për hir te Tij ne jetën e kësaj bote duke besuar se lumturia e përhershme ishte përgatitur për ta. Por për abuzuesit e te mirave te Allahut, duke mos qare kokën se cfare do i sjelle jeta , do te jene ne gjendjen ne gjendje te tmerrshme. Për te njxerrur një krahasim ne mes tyre , Kur’ani thotë:

    A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për Xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kiametit ai do të jetë prej të dënuarve? [28:61] Besimi ne jetën pas vdekjes jo vetëm qe garanton sukses pas kësaj jete por gjithashtu e bën këtë bote te kënaqshme dhe ne paqe duke i bere individët me te pergjegjeshem dhe me te ngarkuar ne aktivitet e tyre

    Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne [21:35] Pse duhet lexuar Kur’anin? Asnjeri nuk mund te lejoje vetes te jete një injorant i Kur’anit , për kushtetutën e tij te sjellur nga Allahu për te rregulluar dhe udhëhequr jetën e njeriut. Flet me një njohuri perfekt nga Krijuesi për krijesën e tij . E tregon te vërtetën dhe thërret njeriun ne rruge te vërtet. Ne te përmban informata për te ardhmen e njerëzimit dhe individit. E edukon dhe e ngrit njeriun ne vlera te larta te moralit,intelektit dhe shoqerise kur ata përpiqen për te kuptuar dhe aplikuar mësimin e tij ne jete.

    Për me tepër, është fjala e Allahut- jo e krijuar , por e dërguar nga Ai përmes melaike Xhibril te pejgamberi i njerëzimit , Muhammedi s.a.w.s . për te përfituar njerëzimi. Është një mrekulli e përjetshme i dhëne pejgamberit te fundit Muhammedit s.a.w.s, si prove dhe sfide për gjeneratat e suksesshme . Është një vlere unike dhe i paimitueshëm. I shfaqur para 14 shekujve . Qëndron sot ashtu komplet i pacenuar i pandryshuar ne formën e tij origjinale Arabe.

    Cfare zbulon njeriu kur fillon te kuptoj domethënien e Kur’anit? Përgjigjja ne këtë mund te klasifikohet ne katër kategori: 1) Se ai e njeh Krijuesin dhe Ai e ka përshkruar veten

    2) Se ai mund te di qëllimin e tij ne jetën e kësaj bote dhe cfare pritet nga çdo person gjate kësaj jete

    3) Se ai është i informuar për pasojat e qëndrimit dhe sjelljes se tij

    4) Si duhet te lidhet me te gjitha gjerat- te Allahu me adhurim dhe dëgjueshmëri, te vllau i tij me një drejtësi për te gjithë , dhe ne përgjithësi kësaj bote duke i marre gjerat nen kontrolle me vepra te mira
    Kjo porosi hyjnore ka zbritur për te konfirmuar dhe ripertij lidhjen e tij me Krijuesin e ti dhe te rivendos adhurimin te drejte dhe te sinqerte te një Zotit te vetëm ,Allahut, i cili thotë:
    E kur dobët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. [2:186] Pse Islami? Islami nuk është një fe e re , nuk është një fe tjetër . Ne esence është e njëjta fe te cilën Allahu ( apo”Zoti”) ja ka dërguar njerëzimit përmes te dërguarve te tij ne kohëra te ndryshme gjate historisë- Fe e cila mjerisht është ndryshuar përmes falsifikimeve te njeriut,teologjisë dhe filozofisë. Për këtë shkak Muhammedi s.a.w.s ishte i dërguar i fundit . Ai u dash te dërgohej për te larguar shoshitjet dhe konfuzionin ne jetën njeriut. Ai i korrektoi ceshtje ne besim te cilat ishin te prezantuara nga njerëz konfuz te filozofisë dhe teologjisë. Ai restauroi besimin e pastër monoteist ne Krijuesin tone dhe sjelli kuptimin me perfekt dhe fisnik te Allahut ( apo “Zoti”)


    Qëllimi i jetës është te njohësh Allahun, te i besosh dhe te adhurosh Atë ne pajtim me atë qe jemi udhëzuar ta adhurojmë, këtu përfshin qe ne jetojmë sipas urdhrave te tij. Ne Kur’an , Allahu na tregon se si te gjitha porosite e Pejgambereve para Pejgamberit s.a.w.s ishin te shtrembuara asnjë nga këto objektiva nuk realizonin ne mënyrë korrekte vetëm përmes Pejgamberit s.a.w.s qe ishte i fundit. , dhe për këtë Allahu do i gjykoj njerëzit ne Ditën e Gjykimit bazuar se a e besuan dhe pasuan Islamin. Allahu thotë:

    Feja e pranueshme tek All-llahu është islami [3:19] Ne te njëjtën Sure Allahu thotë: E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit [3:85] Muslimanet besojnë se jeta prezentë është vetëm një prove për përgatitjen për sferën e ardhshme te ekzistencës. Muslimani e di se njeriu nuk është krijuar vetëm për këtë dunja

    Pra ,nëse budallai jeton për te ngrëne dhe i mençuri ha për te jetuar , atëherë besimtari jeton për te adhuruar Allahun

    Si mund te ndonjëri te behet Musliman? Te behet Musliman personi thjeshte duhet te thotë Shehadetin ( Kushti i pare i besimit) me bindje te sinqerte “Ash-hadu al-la elaha illa-Allah wa ash-hadu anna Muhammadan rasulu Allah” qe do te thotë , “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij.”


    Perktheu nga Anglishtja


    Naim Berisha

  2. #2
    CEO of QuestionAnswerism Maska e Admir Masurica
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Postime
    39
    jeta eshte sikur film ja e luan rolin te herojt apo t'antogonistit apo ndermjet te dyeve...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Citim Postuar më parë nga Admir Masurica Lexo Postimin
    jeta eshte sikur film ja e luan rolin te herojt apo t'antogonistit apo ndermjet te dyeve...

    Gjithmone deshtem apo nuk deshtem ne, ka heronje edhe viktima apo edhe ndermjet tyre. Por qellimi i luajtjes se "rolit" jetes eshte dicka tjeter...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Pse jeni krijuar?

    Pse jeni krijuar?


    Nëse e dini pse jeni krijuar atëherë do të dini si ti përgjigjeni pyetjes tjetër. Ju lutem, dëgjoni me vëmendje! Pse jeni krijuar? Po ti pyetnit njerëzit se pse janë krijuar, do të merrni përgjigje të pa qarta. Njerëzit nuk do të ju kuptojnë. Ata do të pyesin se si po mendon pse janë krijuar? Çfarë është kjo pyetje? Disa do të thonë “për të përmbushur misionin e madh në jetë”. Kur i pyesim se cili është ky mision, përgjigja do të jetë “Nuk e di!”



    Gjatë historisë, shkencëtarët vazhdimisht pyeteshin: “Pse jemi krijuar?” Në fakt, nuk ekziston asnjë burim që ofron përgjigje të qartë për këtë pyetje përpos Islamit. Në rreshtat vijues do të paraqesim disa përpjekje të shkencëtarëve për t`iu përgjigjur kësaj pyetjeje:



    Platoni ka menduar dhe ka studiuar shumë dhe në fund ka dhënë mendimin e tij për qëllimin e ekzistimit tonë. Ai thotë se Allahu ka krijuar universin dhe pastaj e ka harruar atë dhe për këtë arsye, njerëzit ofendojnë dhe vrasin njëri tjetrin, sepse nuk e dinë arsyen e ekzistimit të tyre. Ajeti kur’anor fuqimisht mohon atë duke thënë: “Dhe Zoti juaj nuk harron kurrë”. Allahu i cili dërgon për secilin shi, nuk mund të harrojë.


    · Karl Marksi iu përgjigj pyetjes së ekzistimit me gjepura, ai thotë se Allahu deshi të luante dhe të kënaqej dhe për këtë arsye Ai krijoi njerëzit që të jenë mëkatar dhe të pa qëllimtë, që të jetë i lumtur e të qeshë me ta (i lartësuar është Allahu nga kjo). Ajeti kur’anor i përgjigjet atij fuqishëm dhe e lë gojëhapur duke thënë: “A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?I lartë është Allahu, Sunduesi i vërtetë”. Allahu kurrë nuk luan dhe argëtohet, Sunduesi i vetëm dhe i drejtë nuk luan kurrë.


    Elia Ebu Madi, një poet libanez, shkroi një poezi të titulluar "Poezia e Talismanëve" e cila më pas u këndua. Ai shkroi:


    Nuk e di se nga kam ardhur,

    Por sidoqoftë, jam këtu,

    Pashë një rrugë para meje,

    Dhe kështu kalova nëpër të,

    Unë do të vazhdojë të eci

    Nuk ka rëndësi nëse eci kot,

    Se si kam ardhur, nuk e di

    Se ku do të shkoj, nuk e di

    Se pse kam ardhur, nuk e di.



    Shumë njerëz e kanë këtë ndjenjë të çorientimit. Ne vetëm jetojmë për të vdekur, ne mund të lutemi dhe bëjmë gjëra tjera por ne vetëm jetojmë për hir të të jetuarit dhe asgjë më tepër. Pse jeni krijuar? Nëse e dini përgjigjen do të dini si ta definoni qëllimin tuaj. Përgjigja më mirë dhe më specifike për këtë pyetje gjendet në Kur`anin famëlartë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Por a do të thotë kjo se adhuruesit e Allahut nuk duhet të bëjnë asgjë më tepër përpos se të falen, agjërojnë. Natyrisht, ky nuk është kuptimi i ajetit. Ajeti do të thotë se duhet të jetoni normalisht, mirëpo qëllimet tuaja dhe synimet përfundimtare duhet të drejtohen nga ajo që të kënaqni Allahun xh.sh.



    A dëshironi të keni fëmijë? Mund të bëni fëmijë sa të doni. Por pse dëshironi ti keni ata fëmijë? Për të luajtur me ta! Jo...ju keni të drejtë të keni fëmijë dhe të jeni të lumtur mirëpo duhet ti drejtoni qëllimet tuaja në drejtim të duhur dhe ti edukoni fëmijët për hir të Allahut xh.sh. Kjo farë e vogël (Fatima, Aliu, Salihu apo Muhammedi), do të forcohet dhe do ta mbrojnë Islamin një ditë.


    Pse keni dëshirë të keni shumë para? Vetëm që të jeni të lumtur? A është kjo e tëra? “Jo, unë dua ti përdor këto para në projekte të dobishme për shtetin tim, për suksese për myslimanët, të eliminoj papunësinë dhe të shpenzoj në rrugën e Zotit”. Në këtë mënyrë ju keni përmbushur ajetin: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”.


    Pse dëshironi të jeni shef i kompanisë së madhe? Pse dëshironi të jeni studenti më i dalluar në fakultetin tuaj? Bëni çfarë të dëshironi mirëpo drejtoni qëllimet tuaja kah kënaqja e Allahut xh.sh dhe adhurimit të Tij. E mira e Islamit është se përmban të gjitha fushat e jetës e kësaj bote. Islami ngërthen në vete diturinë, martesën, të pasurit fëmijë, të pasurit para. Pejgamberi a.s ka thënë nga një thënie lidhur me çdo njërën prej kënaqësive të kësaj bote dhe lidhshmërinë e tyre me Islamin:


    “E përsosur është paraja në duart e njeriut të mirë.”


    “Më i miri nga ju është ai i cili është i mirë me gruan dhe familjen e tij.”


    “Ai i cili fle i lodhur nga puna që ka bërë me duart e tij, Allahu do t`ia falë të gjitha mëkatet”.


    Ajo që dëshiroj të them është se ju duhet të definoni qëllimin tuaj, si dhe ta drejtoni atë në drejtim të kënaqjes së Allahut xh.sh. sepse ju jeni krijuar për këtë arsye.



    Në fillim, thamë se duhet pasur një qëllim, sepse kjo është cilësia e racës njerëzore që e dallon atë nga krijesat tjera jo njerëzore të cilat nuk kanë qëllim në jetë. Në këtë mënyrë, çdokush mund të arrijë sukses: kompanitë, fëmijët e botës perëndimore pasi që ata trajnohen për këtë. Ne, si myslimanë, jemi më të përshtatshëm për këtë sepse Kurani famëlartë është i qartë lidhur me këtë çështje. Në rregull, atëherë pra pse në krijoi Allahu xh.sh.? Çka duhet të bëjmë tani?



    1. Duhet të shënoni qëllimin tuaj.

    2. Ky qëllim duhet të lidhet me qëllimin përfundimtar të kënaqjes së Allahut xh.sh.

    3. Ky qëllim nuk duhet të jetë qëllim i vetë-përqendruar në këtë botë; p.sh. të keni pasuri dhe para dhe kjo është e tëra. Ju duhet të keni para për hir të Allahut, Islamit dhe vendit tuaj. Vazhdoni të definoni qëllimet tuaja në këtë mënyrë



    · Si duhet ta definoj qëllimin tim?

    · Si duhet ta shkruaj?

    · Si duhet ta arrij atë?



    Para se të flasim për detajet se si të shkruhet një qëllim dhe të pajtohemi për këtë, së pari dua të ju tregoj për një koncept. Ky është koncepti i personit që nuk ka qëllim. Ai është person i palëvizshëm që qëndron në një vend derisa jeta sillet në mënyrë aktive rreth tij. Ai nuk bën përpjekje dhe as që ka ndonjë qëllim; prandaj, nuk planifikon e as nuk lëviz...ai është i gozhduar për tokë. I gjithë universi përreth nesh është në lëvizje të vazhdueshme (Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar) 36:38. Çdo gjë në univers e di se nga shkon, çdo gjë në univers lëviz kurse ju qëndroni pa lëvizur. Për më tepër, edhe universi i jashtëm lëviz, ju madje jeni duke përjetuar disa ndryshime brenda jush. Çdo ditë, mijëra qeliza në buzët tuaja zëvendësohen me të reja, po ashtu edhe qelizat e mëlçisë dhe lëkurës zëvendësohen. Ajo që dua të them është se i gjithë universi lëviz dhe ndërron përreth jush madje edhe ju vetë ndryshoni në brendi, mirëpo ju, ju vetë, qëndroni pa lëvizur. A e dini se cili do të jetë rezultati pas një kohe? Ju do të ikni nga vetvetja, do të jeni një i huaj në univers. Pas një kohe do të vuani nga depresioni, ngase jeni të palëvizshëm. Kjo është situata e myslimanëve të sotshëm. E tërë bota po lëviz dhe po zhvillohet, kurse neve ende na mungojnë synimet. Për këtë arsye edhe jemi bërë të huaj në këtë univers!! Meqë nuk kemi qëllim kah i cili do të lëviznim.



    Rasti ynë tani i ngjan rastit të një nxënësi në një klasë ku mësuesi thotë: Dëshiroj që të gjithë ju ta lexoni këtë libër dhe të diskutojmë javën tjetër! Orën tjetër, të gjithë nxënësit kanë ardhur dhe kanë lexuar librat, ndërsa ju jo. A e dini se çfarë do të ndodhë me ju? Në klasë të gjithë nxënësit do të diskutojnë për librin kurse ju do qëndroni duke mos kuptuar asgjë. Pas një kohe, do të ndiheni të vetmuar dhe të izoluar dhe do ti thoni vetes: “Dua të largohem”. Pas një kohe kur diskutimi arrin kulmin, çdo kush e di se çka po ndodhë, pos jush. Do të rrini me duar në faqe duke thënë “Dua të largohem, ky nuk është vendi im”. Pas kësaj, do të ndieni depresion e dështim. A nuk është kjo e vërtetë? Ky është rasti me myslimanët në tërësi dhe si individë.



    Kush do të jetë i vendosur të fitojë kampionatin e Vimbeldonit pas pesë vitesh?
    Kush do të vendosë për të zbuluar këtë e atë?
    Kush do të vendosë të themelojë kompaninë më të mirë në këtë apo atë fushë?
    Kush do të vendosë të fitojë Çmimin Nobël si Profesor Ahmed Zuveil në këtë apo atë?
    Kush do të vendosë të jetë shkrimtari më i mirë?


    Ku janë qëllimet? Ne kemi me mijëra të diplomuar në fakultete të ndryshme çdo vit. Ata janë aq të lumtur mbarojnë shkollën duke menduar se posedojnë certifikatën e fundit të duhur dhe me kaq mjafton. Ju do të dalloheni në saje të qëllimeve të juaja dhe ambicieve që keni për gjëra të mëdha. Në fakt, unë provova një ide në web faqen time. Kërkova nga të rinjtë të shkruajnë qëllimet e tyre në jetë. Pastaj, i mblodha këto komente dhe ua solla një shembull të asaj çka thonë ata. Disa thanë gjëra të bukura, kurse disa kishin pikëpamje tjera:



    Një i ri thotë: “Jam i humbur; ju betohem se jam 100% i humbur”. Këtë e shkroi në hapësirën e destinuar për qëllimin në jetën e tij.
    Një i ri tjetër shkroi: “Shkurtimisht, qëllimi im është të kem kompaninë më të madhe të specializuar për prodhimin e filmave për fëmijë”.
    Një tjetër shkroi: “Qëllimi im është të studioj psikologjinë dhe sociologjinë. Sepse mendoj se aspektet e edukimit, psikologjisë dhe sociologjisë janë të dobëta dhe anash kaluara në vendet tona. Prandaj, dëshiroj të specializoj në këto fusha”. E shihni se si njerëzit dallojnë në atë që mendojnë dhe thonë!
    Dikush tjetër tha: “Tani kam 48 vjet, a mund dikush të fillojë një jetë të re dhe të ketë qëllim në këtë moshë?“. Këtij personi po i them se shokët e Pejgamberit a.s. filluan jetën e tyre në të pesëdhjetat, ata arritën sukses, u bënë martirë dhe ashabët më të mirë.
    Një vajzë 13 vjeçare tha: “Qëllimi im më i afërt është që të bëhem shembullore në shkollën e lartë në Al-Bahrain pas tre vitesh kurse qëllimi im i dytë është të mësoj Kur`anin Famëlartë përmendësh dhe për këtë do të më duhet edhe një vit tjetër pas shkollës së lartë, inshallah”. E shihni dallimin!
    Dikush tjetër shkroi: “Tema juaj rreth qëllimit në jetë më bëri të dal para pasqyrës e ta shoh veten time të vërtetë; u trondita, u shqetësova dhe u dëshpërova. Në fakt, nuk kam qëllim në jetë”.
    Një tjetër thotë: “Qëllimi im është të ndërtoj një fshat për personat e retarduar mentalisht apo për ata me “nevoja të veçanta”.
    Një vajzë e re thotë: “Qëllimi im tani është të mësoj përmendësh Kur`anin që pastaj t’i ndihmoj sa më shumë njerëzit ta mësojnë atë. Fillova duke mësuar përmendësh nga një faqe në ditë”.
    Një tjetër tha: “Qëllimi im është të ndihmojë myslimanët”. Kjo është shumë e përgjithësuar, çka do të thotë kjo?
    Një vajzë e re tha: “Unë jam infermiere dhe besoj se kjo punë është detyrë Islame që ma përkujton Seidah Rufajdah; qëllimi im është të jem infermierja më e mirë dhe të fitoj çmimin për infermieren më të mirë në botë”.

    E kuptoni se çfarë dua të them? Këto janë vetëm disa nga shembujt, po rinia jonë këtu në studio? Cilat janë qëllimet tuaja?



    · Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Qëllimi im është që ti them Pejgamberit tonë Muhammedit a.s. nëse e takoj Ditën e Gjykimit se unë kam merituar të jem mysliman dhe se e kam mbrojtur Islamin.

    · Qëllimi im është i qartë, e falënderoj Z. Amr Khaled dhe i lutem Allahut që të më falë shprehjen dhe oratorinë si të tijën dhe të më udhëzojë në moralin më të mirë”.

    · Qëllimi im është të përmbush ajetin Kur`anor: “O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë myslimanë (besimtarë)! Allahu na i pranoftë punët e mira”.

    · Pasi të gjithë ju dini se çka janë filmat e vizatuar, qëllimi im është të përcjelli idetë për Islamin dhe myslimanët nëpërmes filmave të vizatuar.



    Ajo që dua ta theksoj këtu është se ka njerëz që kanë qëllime të qarta, njerëz të cilët kanë ide konfuze apo të tillë që nuk kanë asgjë në mendjet e tyre. Dëshirojmë nga të gjithë ju: rinia, fëmijët, gratë e burrat e moshuar ti shkruani qëllimet tuaja – ju nuk mund të jeni mysliman pa qëllim. Për më tepër, ky qëllim duhet të jetë shumë i qartë në kokat tuaja, se si do ta arrini atë. Tani do të paraqesim shembuj të individëve që kanë qëllime. Betohem se Allahu me siguri do të ju ndihmojë që nga momenti kur të definoni qëllimin tuaj dhe filloni të përpiqeni për ta arritur atë; dhe ju patjetër do ta arrini. Mos e harroni moton të cilën e përmendin në secilën episod: “Çdo kush që ka një ide apo qëllim, jeton për të dhe është i vendosur për ta arritur atë, bën përpjekje për atë, në fund do ta arrij atë”.



    Ajeti është i qartë: Dhe kushdo që dëshiron një shpërblim në (këtë) botë, Ne do ti japim; dhe kushdo që dëshiron një shpërblim më pas, Do t`ia japim atëherë. Thelbi i idesë është “Dëshira” ose “vullneti”. Ekziston një dallim i madh ndërmjet vullnetit dhe dëshirës. Fjala “dëshirë” vjen nga vullneti dhe përpjekjet. Allahu xh.sh. premton t`u ndihmojë atyre që kanë qëllime dhe bëjnë përpjekje për të arritur atë. Nëse mënjanoni fjalët “botë” dhe “më pas”, ajeti do të thotë “Kushdo që dëshiron...Ne do ti japim”.


    Tani të shohim disa shembuj të njerëzve gjatë historisë:



    1. Imam Neveviu: Ai kishte qëllim fisnik në jetë, ai dëshironte që të gjithë myslimanët, nga të gjitha klasat dhe standardet intelektuale, ta duan Sunetin e Pejgamberit a.s. pavarësisht se a janë të shkolluar apo jo. Ai zhvilloi një plan program që i përgjigjet të gjithë myslimanëve. Në fakt, Imam Neveviu vdiq në moshën 40 vjeçare dhe nuk u martua fare. Ai shkroi një libërth të vogël të quajtur “Dyzet hadithet Nevevi” për fillestarët dhe një libër tjetër të cilin të gjithë e dimë “Rijadus Salihin” për shkallën e mesme dhe edhe një libër tjetër për shkencëtarët e specializuar dhe mendimtarët që ka vëllime të mëdha të quajtur “Përshkrimi i myslimanit të vërtetë”. Ai shkroi të gjitha këto libra. Është kjo si plan programi për nxënësit fillestar, pastaj përgatitës, të shkollës së mesme, studentëve të fakultetit dhe studentëve pas universitar. Ai ishte një person, mirëpo kishte qëllim të vërtetë.



    2. Omer Ibn Abdulaziz: dëgjoni çfarë thotë ai për vetveten: “Unë kam shpirt ambicioz” që do të thotë shpirt që ka aspirata i cili nuk pushon dhe i cili nuk kënaqet me gjithçka sepse aspiratat dhe qëllimet e tij janë aq të mëdha. Ai thotë: “Një ditë, dëshirova të martohem me Fatima Bin Abdel-Malek për të formuar familje myslimane. E di se ajo është grua e mirë. Kështu që, u martova me të dhe arrita sukses. Pastaj, dëshirova të jem sundimtar i Medinës me qëllim që të sundoja në mënyrë të drejtë qytetin e Pejgamberit a.s. Edhe këtë e arrita. Pastaj dëshirova të jem halife i myslimanëve me qëllim që të sundoja sikurse Udhëheqësit e Besimtarëve në fillim të Islamit. Kurse sot, çfarë dëshiron Omer? “Dëshiroj parajsën“. Shpirti i tij ishte gjithnjë ambicioz dhe i papajtueshëm. Ju them atyre që qëndrojnë të palëvizshëm duke thënë: “Ne vetëm jetojmë për të vdekur”, shikoni ambiciet e Omerit!



    3. Muhammed El-Fatih: Ai pushtoi Konstantinopolin kur ishte vetëm 26 vjeç, sepse gjithmonë kishte ëndërruar një gjë të tillë.



    4. Do të ju tregoj një tregim shumë qesharak për një njeri në Andaluzi që quhej Mervan El-Hammar: Ai bënte bartjen e njerëzve duke përdorur gomarët si mjet transporti. Kjo ishte një punë shumë e thjeshtë dhe modeste. Në një rast, ai po rrinte ulur me dy shokë që bënin po të njëjtën punë. Ai u tha atyre: “Paramendoni nga një dëshirë” mirëpo ata u qeshën dhe i thanë: “Çka është dëshira jote?” Ai tha: “Dëshira ime është të sundoj Andaluzinë”. Ata u qeshën mirëpo i pari prej tyre morri vesh se Mervani fliste seriozisht dhe tha: “Nëse ia del, më lejo të jem krye Hammari (puna që e bënte Mervani). Shoku i dytë deshi të bënte shaka me Mervanin dhe tha: “Nëse ia del, atëherë unë do ta ngas gomarin mbrapsht dhe do të udhëtoj nëpër vend që njerëzit të më përqeshin”. Koha kalonte dhe Mervani iu bashkëngjit policisë, dhe gradualisht përparonte deri në momentin kur u bë shef i policisë; pastaj kaloi ne qeveri dhe hap pas hapi u bë kryeministër. Pas kësaj, ai arriti shumë sukses u bë shumë i njohur, ai u bë sundues i Andaluzisë kurse emri i tij popullor u bë “El-Haxhib El-Mensur”. Një ditë, ai tha që t`ia sillnin shokët e tij të vjetër. Të parit i tha: “Ti do bëhesh krye Hammar në Andaluzi, unë do të të jepja çfarë do që të kishe kërkuar atëherë”. Sa i përket të dytit, ai i tha: “Ty do të jap atë që kërkove vetë, do të të lë të ngasësh gomarin mbrapsht dhe të ecësh nëpër vend që të qeshin të gjithë”.



    Pra njerëz, ku janë qëllimet tuaja. Nuk ka rëndësi nëse El-Haxhib El-Mensur ishte i mirë apo jo, ajo që ka rëndësi është vetë ideja, ai kishte një qëllim dhe bëri të gjitha përpjekjet për ta arritur atë.



    Arritëm në pjesën e fundit të episodit tonë të sotshëm, në të cilën na nevojitet një laps dhe një fletë, Pse? Sepse do të kalojmë nga pjesa teorike në pjesën praktike. Ekzistojnë disa kushte të rëndësishme për çdo qëllim:



    1. Që qëllimi të jetë i qartë, specifik që mund të matet e jo i paqartë apo i pasigurt. Për shembull, nëse qëllimi juaj është t`u shërbeni myslimanëve, ky nuk është qëllim i qartë apo i matshëm. Ky koncept rrjedh nga librat shkencor. E gjitha që kemi thënë ishte për të ju motivuar moralisht kurse tani është koha të kemi qëllime të vërteta në jetë. Sikurse ajo që dëgjuam më parë:“Dëshiroj të ndërtoj një fshat për personat e retarduar mentalisht”. Kjo është deklaratë e qartë dhe specifike. Ndërsa:“Unë dua të ju shërbej myslimanëve” nuk është specifike.



    2. Që qëllimi të përbëhet nga dy elemente: të qenit ambicioz dhe real në të njëjtën kohë. P.sh. nëse nxënësi thotë “Qëllimi im është të kaloj provimet e shkollës së mesme”, ky nuk është qëllim, sepse është normale që secili dëshiron të kalojë provimet, apo vallë dëshironi të bini nga provimet? Qëllimi duhet të jetë: “Dua të arrij këtë dhe atë, dua të jem i dalluar dhe të fitoj çmimin Nobel, të marr një doktoraturë”. Qëllimi duhet të jetë në të njëjtën kohë ambicioz dhe real. Nuk duhet të jetë e imagjinuar si p.sh. nëse një nxënës i shkollës së mesme thotë “Dëshiroj që të kem kanalin tim satelitor vitin tjetër” derisa ende është në shkollën e mesme.



    3. Qëllimi nuk duhet të jetë egoist dhe i përqendruar kah ju, ai duhet të jetë i drejtuar në shërbim të shoqërisë, shtetit dhe myslimanëve. Qëllimi i përqendruar në vetvete është qëllim afat shkurtër. Për shembull, një person thotë: “Qëllimi im është të i edukoj fëmijët e mi”. Kjo është mirë, mirëpo keni kujdes, sepse kur ata fëmijë rriten dhe martohen e të kenë fëmijët e tyre, do të ju lënë kurse ju do të ndiheni sikur ta keni përfunduar misionin tuaj dhe do të vuani nga depresioni. Kështu ndihen të moshuarit kur fëmijët e tyre rriten, martohen, bëjnë fëmijë, udhëtojnë dhe arrijnë sukses. Ku është pjesa tjetër e qëllimit tuaj? Një person dëshiron ta ketë një kompani të madhe për vete. Kompania u themelua dhe çka tash? Në fakt, asgjë, ai në fund do të dalë në pension. Për këtë arsye qëllimi juaj duhet të drejtohet kah përfitimi i shoqërisë, shtetit dhe myslimanëve. Në këtë rast, jeta juaj do të mbarojë kurse qëllimet tuaja jo. Kjo është aspiratë e madhe dhe qëllim përfundimtar. Sa më shumë që qëllimet tuaja drejtohen kah kënaqja e Allahut xh.sh. dhe suksesit të shtetit tuaj, aq më të mëdha do të jenë qëllimet e juaja.



    4. Që të besoni në qëllimin tuaj fuqishëm dhe vazhdimisht me të gjitha shqisat dhe aftësitë e juaja. Besimi juaj në qëllimin tuaj duhet të jetë sikurse rasti kur Pejgamberi a.s. i ka thënë xhaxhait të vet: “Të betohem xhaxha se edhe po të ma vënë diellin në njërën dorë dhe hënën në dorën tjetër për të lënë porosinë e Islamit, nuk e lë derisa Allahu ta lartësojë atë apo unë vdes për të”. E shihni pra si duhet të jetë besimi në qëllimin tuaj!!



    Këto ishin katër cilësitë e rëndësishme të qëllimeve. Pika tjetër është aspektet që ju duhen për ta përmbushur qëllimin tuaj, mendoj në cilësitë psikologjike që ju duhen për t`i arritur qëllimet tuaja:



    Shpresa dhe optimizmi, në Islam ekziston fjala “Bushra” ose përgëzimi në Kuranin Famëlartë. Pejgamberi a.s. ka qenë gjithmonë optimist dhe gjithmonë ka shpresuar


    Durim, durim, durim. Ju duhet të jeni durimtar dhe kurë të mos e humbin shpresën apo të nguteni. Një herë, Habab Ibn El-Ark erdhi duke u ankuar tek Pejgamberi a.s. e tha: “A mund të lutesh për ne, jemi në mjerim, të lodhur dhe u ngopëm me pa besimtarët që po na torturojnë”. Profeti u nervozua dhe fytyra e tij u skuq dhe tha: “Në popujt që kanë qenë para jush kishte njerëz që janë prerë me sharrë por kurrë nuk e kanë lënë fenë e tyre, betohem se Allahu do të ndaloj këtë, por ju po nguteni”. Keni durim sepse në fund ju do të arrini atë që doni. Problemi është se rinia provon një herë ose dy dhe pastaj kur ai ose ajo nuk arrin sukses dëshpërohet dhe thotë: “S`ka dobi nga kjo, provova shumë herë dhe dështova.” Pejgamberi a.s. provoi me fiset Arabe 12 vite para se të shkojë në Medine. Ai provoi 26 herë.


    Duhet të përpiqeni shumë, me përpjekje të jashtëzakonshme e jo të flini e ëndërroni. Dëgjoni këtë:


    Qëllimi pa përpjekje = ëndrra. E vërtetë!
    Përpjekjet pa qëllime = humbje kohe.
    Qëllimi + përpjekja = ju mund ta ndryshoni botën.


    Mundësia e parafytyrimit të hollësive lidhur me realizimin e qëllimit. Ëndërroni për qëllimin tuaj dhe thoni se do të bëni këtë dhe atë dhe do të kënaqeni me ëndrrën përderisa imagjinoni detajet e qëllimit. ”Do të jem fituesi i parë i kampionatit, pastaj do të përkulem para Allahut e ti falënderohem atij, do t’i lutem atij dhe do të jem shembull i sjelljeve të mira e kështu me radhë dhe pas themelimit të kompanisë do të filloj të punësoj njerëz “. Pra keni detajet e qëllimit tuaj dhe kjo është pikë shumë e rëndësishme në arritjen e atij qëllimi.


    Besoni në Allahun xh.sh. Kjo është aftësi morale, sepse çdo gjë është nën kontrollin e Allahut xh.sh. Dhe ai kontrollon çdo gjë.

    Pika e fundit dhe më e rëndësishme është se si ta arrini qëllimin tuaj? Ju lutem, përqendrohuni me mua: përgatitni një laps dhe një fletë dhe shkoni në një vend të qetë. Shkruani të gjitha ëndrrat tuaja të cilat dëshironi ti arrini, shkruani dhe shkruani. Kurrë mos thoni kjo nuk mund të ndodhë. Jo tani. Në këtë fazë leni anash pengesat. Hapeni mendjen tuaj, mendoni çka të doni dhe shkruani aspiratat tuaja, ëndrrat dhe dëshirat. Tani do të ju tregoj se si ta definoni qëllimin tuaj. Në një fletë tjetër, shkruani sinqerisht pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Kjo metodë përdoret në analiza shkencore. Për shembull:



    Shënoni pikat e forta: durimin, përpjekjet dhe se kurrë nuk mërziteni.
    Shënoni dobësitë tuaja: jeni nervoz dhe dorëzoheni lehtë.
    Shënon pikat e forta: që kuptoni shumë mirë ekuacionet matematikore.
    Shënoni pikat e dobëta: që shkathtësitë tuaja gjuhësore janë të dobëta.
    Shënoni pikat e forta: që keni njohuri të mira në kompjuter dhe për kërkimin në internet.
    Shënoni pikat e dobëta: që ju mungojnë këto e këto shkathtësi...


    A e kuptoni se çfarë dua të ju them? Dobësitë dhe anët e mira të juaja në një anë dhe ëndrrat në anën tjetër. Filloni të kombinoni këto ndërmjet veti. Definoni qëllimin tuaj me anë të dobësive dhe të mirave që i keni në raport me ëndrrat që doni ti arrini. Kjo mund ta zgjasë dy orë, dy javë apo madje edhe dy muaj. Nuk ka nevojë për tu ngutur. Ajo që është me rëndësi është që ju të definoni se “cili është qëllimi im?”. Merrni këtë copë letre dhe shkoni të ndonjë njeri i mençur cili ju donë dhe aftësive dhe përvojës të së cilit i besoni. Kërkoni mendimin e tij lidhur me atë që keni shkruar për të përfituar nga përvoja e tij. I tregoni atij për qëllimet tuaja. Kjo bëhet kështu. Madje edhe mund ta vizitoni web faqen tonë dhe ne do të ju ndihmojmë. Shënoni qëllimet e juaja dhe ne do të ju ndihmojmë që ti arrini ato.



    Deri tani mirë, pas kësaj vjen një pikë e rëndësishme. Ndani këtë qëllim në qëllime graduale. Për shembull:



    Unë dua ta fitoj çmimin Nobel:



    Qëllimi i parë: Nuk e di mirë anglishten, kështu që duhet ta mësoj atë. Për këtë qëllim më nevojitet një vjet. Qëllimi i dytë: Do të shkoj në kurse dhe do të udhëtoj jashtë vendit për dy vite. Kjo është faza e dytë, dhe unë do të bëj këtë e atë. A më kuptoni?

    Dua të fitoj kampionatin në X në Lojërat Olimpike.



    Qëllimi numër një është të fitoj kampionatin në qytetin tim; ky është synimi im për vitin e ardhshëm. Pastaj, do t’i bashkëngjitëm kampit të trajnimit.


    Qëllimi im është të bëhem mësuesi më i mirë i Kur`anit në botë,



    Prandaj, do ta mësoj Kur`anin nga ky dhe ky profesor etj.


    Ideja shndërrohet në plan kohor me nën-qëllime që qojnë kah plani i përsosur final. Ky është planifikim i vërtetë dhe ky është qëllimi i jetës suaj. Projekti ynë i kësaj jave është të bëjmë atë që sapo thamë - duhet të definoni qëllimet. Rinia që ka provime, duhet të definoni qëllimet tuaja, duhet të arrini sukses sepse kjo është pjesë e rëndësishme e qëllimeve tuaja. Ju lutem, mësoni shumë, sepse krijuesi i jetës kurrë nuk duhet të dështojë. Dhe ne dëshirojmë të krijojmë jetë. Nëse doni të shikoni këtë program, shkoni dhe mësoni shumë.



    Arritëm në fund të episodit të sotëm. Do të vazhdojmë me projektin e suksesshëm të rrobave. Do të vazhdojmë të mbledhim edhe këtë javë kurse fazën e klasifikimit do ta fillojmë në fillim të korrikut. Dëshiroj që secili nga ju të shënojë qëllimet e tij/saj në jetë dhe planin. I lutem Allahut xh.sh. që të gjithë nxënësit ti kalojnë provimet me sukses dhe që ti pranojë veprat tona. Ju faleminderit shumë dhe shihemi herën tjetër.



    Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ju.

    yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar



    http://www.amrkhaled.net/articles/articles887.html

Tema të Ngjashme

  1. Qëllimi i jetes
    Nga Namila në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. Qellimi i jetes
    Nga skerdi në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 27-06-2008, 15:45
  3. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  4. Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. QELLIMI final i jetes.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 00:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •