Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Thaçi: Marrëveshja e sotme i sjellë shtetit të Kosovës integrimet evropiane




    Kryeministri Thaçi: Marrëveshja e sotme i sjellë shtetit të Kosovës integrimet evropiane dhe e bën Kosovën, Kosovë Evropiane



    Prishtinë, 24 shkurt 2012

    Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media

    Të nderuar përfaqësues të medieve,

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur një marrëveshje jashtëzakonisht të rëndësishme në Bruksel, atë për përfaqësimin e Shtetit të Kosovës në mekanizmat rajonal dhe me gjerë.

    Prandaj, lirisht mund të them se përderisa marrëveshja e Rambujesë i solli Kosovës lirinë, marrëveshja e Ahttisarit i solli pavarësinë, marrëveshja e sotme i sjellë shtetit të Kosovës integrimet evropiane dhe e bën Kosovën, Kosovë Evropiane.

    Dhe nuk po flas këtu për liberalizimin e vizave, apo marrëveshjen tregtare, por për Procesin e Stabilizim-Asocimit, që është hapi i parë zyrtar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në familjen e madhe Evropiane.

    Kosova anëtarësohet, përfaqësohet, flet në emër të saj dhe ka fuqinë dhe autoritetin e nënshkrimit në të gjitha institucionet multilaterale si shtete të barabarta.

    Të nderuar përfaqësues të medieve,

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

    Unë jam shumë i vetëdijshëm që formula në fusnotë nuk është ideale, por është më e pranueshmja për momentin politik që po kalon shteti i Kosovës. Por, e theksoj, se kjo formulë është e përkohshme.

    Unë jam i vetëdijshëm që veprimi i qeverisë nuk është shumë populist, por jam i bindur është në të mirë të vendit.

    Por, thelbi i të qenurit lider apo edhe kryeministër, qëndron në marrjen e vendimeve serioze dhe shpesh herë edhe të vështira.

    Ky vendim që kam marrë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka qenë pikërisht i tillë.

    Por, si Kryeministër, unë jam shumë i bindur që kemi ndërmarrë vendimin e duhur për të ardhmen evropiane të shtetit të Kosovës.

    Kosova, me këtë marrëveshje u përcaktua për integrim, dhe jo izolim.

    Kosova u përcaktua ta përfaqësoj vetveten e jo të përfaqësohet nga të tjerët.

    Me këtë marrëveshje e larguam përgjithmonë UNMIK-n nga tavolina e përfaqësimit të Kosovës

    Kjo marrëveshje, ne asnjë rrethane nuk e zbeh në asnjë rrethanë shtetësinë e vendit tonë. Përkundrazi, e forcën atë, duke i dhënë Kosovës vendin e saj të merituar në të gjithë mekanizmat ku do të përfaqësohet.

    Të nderuar përfaqësues të medieve,

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

    Gjatë ditëve të kaluara dhe sot kam qenë në kontakt dhe konsulta të vazhdueshme me partnerët tanë, me SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë, Turqinë, Shqipërinë etj.

    Kam marrë garancat e plota që marrëveshja për bashkëpunim dhe përfaqësim rajonal do të jetë çelësi për integrimin evropian të Kosovës.

    Si lider politik dhe kryeministër i vendit dhe shërbyes për të gjithë qytetarët e Kosovës, unë kam përgjegjësi që të shoh përtej politikave dhe kalkulimeve të ngushta ditore.

    E kam për detyrë të jem i përgjegjshëm dhe të ushtroj përgjegjësinë për të ardhmen e vendit tim.

    Kam obligim të dal jashtë çdo kornize politike partiake, politike elektorale. Për të ardhmen e qytetarëve të vendit tim.

    Unë jam i bindur, dhe koha do ta vërtetojë, që vendimi i sotëm do të fuqizojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar, do ta fuqizoj shtetin tonë dhe të ardhmen tonë.

    Të nderuar qytetarë te Republikës se Kosoves

    Asnjëherë, me asnjë kusht, me asnjë çmim nuk do të pranoja asnjë marrëveshje që nuk e fuqizon shtetësisë tonë.

    Sovraniteti dhe rregullimi ynë i brendshëm kushtetues assesi nuk guxon të ngatërrohet me përfaqësimin në forumet rajonale.

    Kosova ka qenë Republikë edhe dje, kur në këto forume rajonale është përfaqësuar nga UNMIK-u dhe me mbishkrimin 1244, dhe do të vazhdojë të jetë republike edhe sot, kur do të përfaqësohet nga Institucionet e Kosovës, pa UNIMIK, dhe me fusnotë të balancuar me Opinionin e GJND-së për Deklaratën e 17 shkurtit për Pavarësinë.

    Si politikanë të përgjegjshëm ne ua kemi borxh atyre që dhanë jetën dhe çdo që që patën, e mbi të gjitha, ua kemi borxh fëmijëve tanë ndërtimin e Kosovës se re Kosoves evropiane. Dhe integrimin ne NATO dhe BE.

    Si kryeministër, nuk do të ndalem së punuari për këtë qëllim, për këtë vizion: Kosovën e pavarur, sovrane dhe evropiane.

    Unë e di që ky është vizioni i qytetarëve të Kosovës, e di që ky është vizioni që na bashkon.

    Kosova evropiane duhet të na bashkojë të gjithëve, pa dallime partiake, etnike, religjioni apo lokaliteti.

    Sistemi i vlerave euroatlantike duhet ta rrisë unitetin politik dhe qytetar në Kosovë.

    Partneriteti evropian dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të duhet të na afrojë me njeri tjetrin edhe me shumë.

    Mbi të gjitha rruga, qëllimi dhe vizioni ynë për integrimin e shtetit të Kosovës sa më shpejtë në NATO dhe Bashkim Evropian, është realiteti i bashkimit tonë.

    Sot secilin nga ne na thërret ndërgjegje për të dalë mbi interesat politike, partiake, mbi egot personale - në shërbim të Kosovës Evropiane.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    DEKLARATË E ASHTON DHE FULE: KOSOVA SIKUR TË TJERËT NË BALLKANIN PERËNDIMOR


    Nga Express 24 Shkurt 2012 13:46

    Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim Stefan Fule kanë mirëpritur marrëveshjet e arritura.

    “Ne i mirëpresim marrëveshjet e arritura sot për bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin të integruar të pikëkalimeve kufitare (IBM). Këto marrëveshje janë një hap i madh i përpara. Janë të rëndësishëm jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën por edhe për stabilitetin e rajonit dhe po ashtu edhe për BE’në” kanë thënë dy zyrtarët e BE'së.

    “Të gjitha vendet anëtare të BE’së i kanë dhënë përkrahje rezolutës së shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së që ka nisur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Synimi i këtij dialogu është që tu ndihmohet të dyja palëve që të arrijnë progres në rrugën e tyre drejt Europës” kanë shtuar ata.

    Në këtë kontekst Përfaqësuesja e Lartë e BE’së ka uruar të dyja palët për këto marrëveshje substanciale siç i ka quajtur ajo.

    Sipas saj marrëveshja për IBM e operacionalizon marrëveshjet e arritur për pikëkalimet dhe tjetra siguron përfaqësim adekuat rajonal.

    “Të dyja janë një hap përpara drejt BE’së”, ka thënë Ashton.

    Zyrtarët e BE’së kanë thënë po ashtu se marrëveshja për bashkëpunimin rajonal dhe IBM është veçmas e mirëpritur para takimit të BE’së javën e ardhshme e që ka të bjë me statusin e kandidatit për Serbinë derisa konsiderojnë se Kosova bëhet pjesëmarrës i plotë me të drejta të saj në takime rajonale dhe ngjarje që do të mundësojnë progres të mëtejmë drejt marrëdhënieve kontraktuale me BE’në.

    Në këtë mënyrë, kanë vazhduar ata, Kosova do të ndjekë një kursin e njëjtë europian sikur të tjerët në Ballkanin Perëndimor me perspektivë europiane.

    “Në këtë aspekt Komisioni propozon që të fillojë studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimin mes Kosovës dhe Be'së”.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516


    Clinton: Marrëveshja në përputhje me pavarësinë e Kosovës


    Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për bashkëpunimin rajonal, si dhe ajo për zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit, janë një hap i rëndësishëm drejt ardhmërisë së tyre të përbashkët evropiane, ka thënë sekretarja amerikane e shtetit, Hillray Clinton.
    “Këto marrëveshje janë në përputhje me pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Ato e lëvizin Kosovën përpara dhe më afër integrimit të plotë evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta përkrahin. Kosova tash do të ulet në tavolinë në forumet rajonale si partnere e barabartë, ku do ta përfaqësojë veten dhe do të flasë për veten”, ka thënë shefja e diplomacisë amerikane.
    Clinton ka thënë se këto marrëveshje do t’i hapin derën edhe kandidaturës së Serbisë për Bashkimin Evropian.
    “Përparimi i Serbisë drejt integrimit evropian është gjë e mirë për Serbinë, mirë për Kosovën dhe mirë për të ardhmen e tërë rajonit”, ka deklaruar ajo, duke shfaqur shpresën se ”dialogu i lehtësuar nga BE-ja do të vazhdojë lidhur me çështjet e tjera që ndikojnë në jetën ditore të qytetarëve të të dyja shteteve”.
    “Dëshiroj të lëvdoj të dyja qeveritë për fleksibilitetin e tyre dhe punën e vështirë që e kanë bërë gjatë këtij dialogu. I inkurajoj popujt e Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë këto marrëveshje me mirëbesim dhe që të përkrahin përparimin që është bërë. Të dyja shtetet mund jenë të sigurta për një të ardhme paqësore dhe prosperuese si pjesë e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe, vetëm përmes dialogut dhe besimit të rritur”, thuhet në deklaratën e sekretares Clinton./rel/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pika-Kufi.1-31 : 24-02-2012 më 11:25

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llap

    na trego kush po rren se te dyte nuk mund e thone te verteten e kam fjalen per bosat tu taqin-tadiqin se vetem nje e vertete eshte te cilen akoma si duket se ke 'mesuar' se je i zene me ceshtjen propagandes!



    Tadiq: Kosova nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur


    Publikuar: 24.02.2012 - 15:01

    Beograd, 24 shkurt - Pas marrjes së lajmit rreth arritjes së marrëveshjes në Bruksel, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se është konfirmuar politika “edhe BE edhe Kosova”.

    Siç transmetojnë mediat serbe, sipas Telegrafiit, Tadiq e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, që sipas tij, në forumet rajonale Prishtina do të përfaqësohet “nën ombrellën e Rezolutës 1244 të OKB, që do të thotë se Kosova nuk do të jetë e pranishme si shtet i pavarur”. “Kosova nuk do të prezantohet në punën e forumeve dhe institucioneve rajonale si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së rreth Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Republika e Serbisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara, që respekton edhe rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitet mbi Kosovën, si edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila nuk përcakton një sovranitet të tillë”, ka deklaruar Tadiq.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Liga shqiptaro-amerikane kundër fusnotës

    Publikuar: 24.02.2012 - 16:10

    Prishtinë, 24 shkurt – Liga qytetare shqiptaro-amerikane ka lëshuar të enjten mbrëma një deklaratë, ku i bën thirrje lidershipit politik shqiptar të Kosovës që të kundërshtojë heqjen e “Republikës” nga emri i Kosovës në takimet rajonale dhe çdo referencë të Rezolutës 1244. Që nga përfundimi i luftës, Kosovës vazhdimisht i është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë koncesione Serbisë dhe shumica e elitës politike kosovare i ka pranuar në heshtje kërkesat e saj. “Është koha që Qeveria dhe populli i Kosovës të tërheqin vijën e kuqe: T’i thonë “Jo” Rezolutës 1244, thonë shqiptaro-amerikanët.

    p.s.
    pika e llapit
    a ka mundsi se edhe kjo liga e shqiptarve te amerikes jane "udbashe"?

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin


    Clinton: Marrëveshja në përputhje me pavarësinë e Kosovës


    Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për bashkëpunimin rajonal, si dhe ajo për zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit, janë një hap i rëndësishëm drejt ardhmërisë së tyre të përbashkët evropiane, ka thënë sekretarja amerikane e shtetit, Hillray Clinton.
    “Këto marrëveshje janë në përputhje me pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Ato e lëvizin Kosovën përpara dhe më afër integrimit të plotë evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta përkrahin. Kosova tash do të ulet në tavolinë në forumet rajonale si partnere e barabartë, ku do ta përfaqësojë veten dhe do të flasë për veten”, ka thënë shefja e diplomacisë amerikane.
    Clinton ka thënë se këto marrëveshje do t’i hapin derën edhe kandidaturës së Serbisë për Bashkimin Evropian.
    “Përparimi i Serbisë drejt integrimit evropian është gjë e mirë për Serbinë, mirë për Kosovën dhe mirë për të ardhmen e tërë rajonit”, ka deklaruar ajo, duke shfaqur shpresën se ”dialogu i lehtësuar nga BE-ja do të vazhdojë lidhur me çështjet e tjera që ndikojnë në jetën ditore të qytetarëve të të dyja shteteve”.
    “Dëshiroj të lëvdoj të dyja qeveritë për fleksibilitetin e tyre dhe punën e vështirë që e kanë bërë gjatë këtij dialogu. I inkurajoj popujt e Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë këto marrëveshje me mirëbesim dhe që të përkrahin përparimin që është bërë. Të dyja shtetet mund jenë të sigurta për një të ardhme paqësore dhe prosperuese si pjesë e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe, vetëm përmes dialogut dhe besimit të rritur”, thuhet në deklaratën e sekretares Clinton./rel/
    jo valla pamvarsija u dhi me soden.
    veq per hajr na koft Kosova i Metohija pokrahina juzhne Serbije.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    edhe pse nuk mu ke drejtue mua por tjetrit antar
    une po te them se nuk eshte interesant as liga e par as e dyta as liga e azilantve
    por me rendesi eshte Qeverija e Shtetit tim
    dhe miqet tan Amerikan e Europijan
    te tieret veq munden kot te lehin e te lodhen tuj leh

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    jo valla pamvarsija u dhi me soden.
    veq per hajr na koft Kosova i Metohija pokrahina juzhne Serbije.
    keshtu munesh meu shpreh ne naj forum pertej kufiroit atje ne shumadi a jagodin a more bal

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    keshtu munesh meu shpreh ne naj forum pertej kufiroit atje ne shumadi a jagodin a more bal
    pej sodit edhe ktu u ba shumadi. u dhi krejt ktuhja. veq kena me ju perzan si kudrave ju shkjeve.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    edhe pse nuk mu ke drejtue mua por tjetrit antar
    une po te them se nuk eshte interesant as liga e par as e dyta as liga e azilantve
    por me rendesi eshte Qeverija e Shtetit tim
    dhe miqet tan Amerikan e Europijan
    te tieret veq munden kot te lehin e te lodhen tuj leh
    Po qeto liga ja kan sjell nji cop liri kosoves oj llap iq k,se ju jeni tu i swjell veq mjerim popullit.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •