Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170

    Qeveria do të shohë me përparësi komunitetin rom dhe egjiptian

    Duke marre shkas nga tema e familjes 8-anetareshe shqiptare qe jeton ne nje stalle lopesh, po sjell nje artikull qe me ra ne sy.
    Sipas mendimit tuaj, sa i afte eshte buxheti i dobet i shtetit te drobitur shqiptar te mbeshtese te tilla politika sociale, qe si qellim kane ne fakt plotesimet e "standarteve" qe nevojiten per hyrjen ne BE? A duhet te perdoren burimet e pakta per te mbyllyr te tjera vrima nga ku na pikon catia?

    Qeveria do të shohë me përparësi komunitetin rom dhe egjiptian


    Kryeministri Berisha: Qeveria do të shohë me përparësi komunitetin rom dhe egjiptian

    Km.gov.al
    25 Dhjetor 2007

    Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e dy pallateve të ndërtuara nga Enti i Banesave për familjet e pastreha në qytetin e Korçës.

    Këto pallate kanë 80 hyrje, 30 prej të cilave do t`u shpërndahen familjeve të komuniteteve rome dhe egjiptiane.
    Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për faktin që Bashkia e Korçës ka vendosur të shpërndajë 40 % të këtyre apartamenteve për familjet e pastreha të komunitetit rom dhe atij egjiptian.

    “Këtë ditë të bardhë ne e kremtojmë duke inauguruar dy pallate me 80 apartamente për qytetarët në nevojë në Korçë. Kënaqësia ime e dytë e madhe është se bashkia ka vendosur që 40 % e këtyre apartamenteve të jetë për komunitetin rom dhe egjiptian”, u shpreh Kryeministri.

    Këto komunitete, vijoi më tej Kryeministri Berisha, për shkak të diskriminimit të gjatë që u është bërë për shumë dekada meritojnë të shihen me përparësi.

    Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha theksoi se me investimet e qeverisë do të ngrihet edhe një pallat tjetër i destinuar vetëm për këtë komunitet.

    “Unë e garantova kryetarin e Bashkisë së Korçës se qeveria do të financojë një pallat tjetër vetëm për këtë komunitet. Ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se, për sa kohë që ata të qëndrojnë në baraka, ne nuk mund të jemi të qetë, sepse ata janë qytetarë të këtij vendi, kanë derdhur lumë djerse për ndërtimin e tij. Ne, që këtë vit, do të financojmë ndërtimin e një pallati të madh vetëm për këtë komunitet”, vlerësoi Kryeministri Berisha.

    Gjithashtu Kryeministri përgëzoi firmën ndërtuese, e cila ka ndërtuar pallatet në kohë rekord dhe me një cilësi të lartë.

    Kryeministri evidentoi rëndësinë e madhe për shpejtimin e punës, veçanërisht në veprat publike, duke nënvizuar se vitin e ardhshëm do të anulohen kontratat me ato kompani që nuk aplikojnë punën me tre turne.

    “Me këtë rast dua të shpreh se, në fushën e ndërtimeve, ne duhet të punojmë me tre turne në ndërtimin e rrugëve. Absolutisht, gjatë këtij viti që vjen, çdo kontratë do të anulohet, nëse ajo nuk përcakton punën edhe me turn të tretë, në mënyrë që të respektohen afatet. Ne kemi humbur shumë kohë, kur kemi nevojë të jashtëzakonshme për rrugë”, deklaroi më tej Kryeministri duke nënvizuar se një ritëm i përshpejtuar duhet të aplikohet edhe në ndërtimin e shkollave të reja me qëllim eliminimin e tejmbushjes së klasave.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    ata kane derdhur shume djerse dhe do vazhdojne ta derdhin ne ngjyrosjen e vendit.ata ku do qe ndodhen ne evrope nuk dine te bejne gje tjeter veç matrapazlluqe kurse ky thote qe kane derdhur djerse hahaha na shkriu gazit nuk e thote dot cope se duhet ti mbaje mire per arsye tjeter (BE NATO).te rroje partia te rroje enveri se mehmeti desh na theri,se la halja ti çonte ne Egjypt por i la aty qe te çajme .... me arixhit dhe me 10 fshatrat e minoritetit.arixhi grek vetem halle do na sjellin keto halet.nuk shef te rregulloje ata qe flene neper stalla po do beje majmunet njerez.

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •