Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 194
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI" - (Nr:4)

    Chelsea lė Ballackun jashtė Ligės sė Kampionėve


    E ardhmja e Michael Ballakut nė Chelsea ėshtė vėnė nė dyshim serioz, pasi qė kapiteni i Gjermanisė ėshtė lėnė jashtė skuadrės blu, pėr fazėn e grupeve tė Ligės sė Kampionėve.


    Klubi nga Stamford Bridge lidhur me kėtė vendim, ėshtė arsyetuar me lėndimin e gjurit tė lojtarit, por trajneri kombėtar i mesfushorit, Joachim Loew, ka konfirmuar se Ballack ėshtė tėrėsisht i rikuperuar nga lėndimi dhe dy operacionet qė i kishte pasur.

    “Mund tė konfirmojmė se Michael Ballack nuk ėshtė pėrfshirė nė listė pėr fazėn e grupeve”, ka bėrė tė ditur klubi. “Pėr fat tė keq lėndimi aktual i Michaelit ishte arsye qė ne nuk mund tė garantonim praninė e tij nė pjesėn mė tė madhe tė fazės sė grupeve. Natyrshėm ne shpresojmė qė rikthimi i Michaelit tė bėhet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur”.

    Por, bossi i Gjermanisė pret qė Ballack tė kthehet pėr kualifikimet Euro 2008 nė tetor, kundėr Irlandės dhe Republikės Ēeke. “Lėndimi ka kaluar dhe ai po kthehet nė formė ēdo ditė”, ka thėnė Loew.

    Shqetėsimi mė i madh pėr 30-vjeēarin do tė jetė fakti qė Chelsea e la atė jashtė listės, duke vendosur tė regjistrojė vetėm 23 lojtarė, derisa kanė tė drejtė tė paraqesin 25.

    Lajmet mė tė mira janė pėr Andriy Shevchenkon, i cili ėshtė pėrfshirė nė listė, edhe pse nuk ka luajtur pėr klubin gjatė kėtij sezoni. Chelsea gjendet nė grupin B sė bashku me Valencian, Schalke dhe Rosenborg.
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Reyes kėrkon vend nė ekipin startues tė Atleticos

    Jose Antonio Reyes ka thėnė se ėshtė i befasuar me mosangazhimin e tij mė tė rregullt nė Atletico Madridin gjatė kėtij sezoni, por ėshtė i vetėdijshėm se duhet tė punojė shumė pėr tė fituar vend.



    24-vjeēari kaloi nė Vicente Calderon nga Arsenali, gjatė kėsaj vere, pasi qė refuzoi Realin, ku ishte i huazuar njė sezon. Pavarėsisht faktit qė nuk ėshtė kyēur direkt nė ekipin e Javier Aguirret, Reyes e din se ka njė mėnyrė pėr tė impresionuar trajnerin meksikan dhe tė fitojė vend nė ekipin e parė.

    “Pres tė luaj mė shumė, por kjo ėshtė zgjidhje e trajnerit”, ka thėnė ai. “Nė ndeshjen e ardhshme shpresoj tė jem nė ekipin fillestar. Mė duhet tė punoj qė tė jem 100% i gatshėm dhe pastaj tė fitoj vend nė ekip”.

    Reyes nuk ėshtė pėrfshirė nga trajneri Luis Aragones nė ekipin e Spanjės pėr ndeshjet e ardhshme kualifikuese pėr Euro 2008, por e din se nuk mund tė presė thirrje deri sa nuk dėshmohet nė Atletico.

    “Do tė ishte njė kthim i shkėlqyeshėm nė ekipin e Spanjės. Por pėr kėtė mė duhet tė luaj mirė pėr ekipin tim tė ri. Mė duhet tė jap mė tė mirėn pėr Atletico Madrid dhe mė pastaj mund tė marr nė konsideratė ekipin kombėtar”.
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Wenger nėnshkruan kontratė tė re me Arsenalin


    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, pritet ta bėjė publik nėnshkrimin e kontratės sė re me klubin, gjatė konferencės sė nesėrme tė shtypit.
    Francezi ka statusin e legjendarit nė Londrėn veriore, mirėpo kontrata e tij e re ishte zvarritur gjatė sezonit tė kaluar - megjithėse ai gjithmonė ėshtė zotuar se do t’i qėndrojė besnik klubit - tė cilit i ka dhėnė sukses tė pashembullt.

    Wenger, 57-vjeēar, ėshtė nė Arsenal qė dhjetė vite dhe e ka transformuar atė nė njė prej ekipeve me futbollin mė atraktiv nė botė.

    Pas largimit tė emrave kyē si Patrick Vieira dhe Thierry Henry dhe dominimit tė rivalėve Manchester United dhe Chelsea, u spekulua edhe pėr largimin e Wengerit, sidomos pasi qė edhe miku i tij i afėrt dhe aleati, David Dein, lėshoi klubin.

    Por ai ka insistuar se ėshtė i lumtur tė punojė me gjithė kėto ndryshime dhe ka mohuar se ēfarėdo lloj vendimi qė do tė marrė, do tė mund tė ndikohej nga thashethemet.
    “Unė jam i fokusuar nė atė ēfarė ėshtė e mirė pėr ekipin. Gjithēka tjetėr qė ndodh nuk mė shqetėson”, ka thėnė ai.
    Viteve tė fundit Wenger ėshtė lidhur edhe me kalim tek Real Madrid dhe Barcelona.
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ancelotti junior dhe Pato paraqiten kundėr Kievit

    Davide, djali i trajnerit, Carlo Ancelotti, po ashtu ėshtė pėrfshirė nė skuadrėn e Milanit pėr ndeshjes e sotme kundėr Dinamo Kievit, krahas tė riut Alexandre Pato.
    Davide Ancelotti, 17-vjeēar, ėshtė njė prej mesfushorėve tė dalė nga Milani, dhe pas mungesave tė shumė sendorėve, pėr shkak tė ndeshjeve me kombėtaret e tyre, ka fituar shansin tė tregojė aftėsitė e tij nė ndeshjen e sotme miqėsore.

    Kjo do tė jetė njė nėn-subjekt interesant, derisa temė kryesore pa dyshim do tė jetė debutimi i brazilianit, Alexandre Pato. Rreth kėtij tė fundit Ancelotti ka thėnė: “Ai do tė jetė pjesė e ndeshjes, tė shpresojmė se ai do tė kyēet mirė me ekipin. Sidoqoftė do t’i japim kohėn e duhur pėr tė treguar veten”.

    “Jemi tė lumtur qė ka arritur. Ai do tė jetė nė gjendje tė luajė shumė miqėsore, veēanėrisht gjatė pauzave pėr shkak tė ndeshjeve ndėrkombėtare. Me siguri do tė tregojė diēka nga klasi i tij. Ai ėshtė njė sulmues i vėrtetė, ai luan nė qendėr dhe ėshtė shumė i shpejtė”.
    Sui generis

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ronaldinho emėrton pesė lojtarėt mė tė mirė nė botė

    Nė njė intervistė pėr revistėn britanike “FourFourTwo”, Ronaldinho i ka zgjedhur tre nga bashkėlojtarėt e tij, nė listėn e pesė lojtarėve mė tė mirė nė botė, por jo edhe Samuel Eto’on.
    Nė listėn e tij, me pesė lojtarė mė tė mirė, Ronaldinho ka gjetur vend pėr tre bashkėlojtarėt e tij, duke mos e pėrfshirė aty veten e as Samuel Eto’on. Ata dy kanė pasur ca mosmarrėveshje nė tė kaluarėn, por duket se refuzimi ka ardhur si pasojė e mungesės sė hapėsirės.

    Ai ka gjetur vend pėr lojtarin e Manchester United, Cristiano Ronaldon, dhe atė tė Milanit, Kaka, qė janė tė vetmit lojtarė qė nuk janė tė Barcelonės nė kėtė pesėshe. Nga klubi i tij ai ka zgjedhur sulmuesit Thierry Henry dhe Lionel Messi si dhe mesfushorin Deco.

    Ronaldinho gjatė intervistės ka gjetur edhe disa fjalė lavdėruese pėr Henryn, duke thėnė: “Nėse Arsenal ėshtė bėrė nė njė prej ekipeve mė tė mira nė botė, kjo ėshtė falė tij”. Ndėrsa, bashkėvendėsin Kaka e ka pėrshkruar si “lojtar tė kompletuar”.
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    McClaren nuk mund tė llogaris as nė Hargreavesin

    Pėrzgjedhėsi i kombėtares angleze, Steve McClaren, pėr ndeshjet vendimtare kualifikuese pėr Kampionatin Evropian 2008, nuk mund tė llogaris as nė shėrbimet e Owen Hargreavesit.
    Aloja e Manchester Unitedit sipas tė gjitha gjasave do ta huq ballafaqimin e sė shtunės, kundėr kombėtares sė Izraelit, pėr shkak tė lėndimit tė tetivave tė gjurit.

    Hargreaves, pas lojtarėve Foster, King, Neville, Campbell, Woodgate, Bridge, Dyer, Lennon, Lampard, Beckham e Rooney, ėshtė futbollisti i dymbėdhjetė i lėnduar i kombėtaren angleze, ndėrsa duhet pėrmendur qė edhe Peter Crouch ėshtė i suspenduar.

    Hargreaves nuk ėshtė duke trajnuar qė dy ditė dhe gjasat janė tė vogla qė ai tė paraqitet tė shtunėn nė njėmbėdhjetėshin e Steve McClarenit, i cili duhet tė mund Izraelin nėse dėshiron qė tė mbetet trajner i kombėtares angleze.

    Hargreaves ka ndier dhimbje nė gju qė prej tė martės, derisa dje ajo ėshtė pėrkeqėsuar edhe mė tepėr. Ka shumė gjasė qė atė do ta zėvendėsojė lojtari i Aston Villas, Gareth Barry.
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    MekKlaren-Benitez, njė duel pėr Xherard

    Trajneri i Anglisė StivMekKlaren dhe ai i Liverpulit Rafa Benitez, janė pėrfshirė nė njė seri polemikash nė distancė pėr grumbullimin nė kombėtare tė Stiven Xherard. Kapiteni i Liverpulit ka njė frakturė nė gishtin e kėmbės dhe Benitez insiston qė ai tė mos aktivizohet nė sfidėn decizive me Izraelin mė 8 shtator, por MekLaren nuk ka ndėrmend tė heqė dorė.
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Reyes kėrkon vend nė ekipin startues tė Atleticos

    Jose Antonio Reyes ka thėnė se ėshtė i befasuar me mosangazhimin e tij mė tė rregullt nė Atletico Madridin gjatė kėtij sezoni, por ėshtė i vetėdijshėm se duhet tė punojė shumė pėr tė fituar vend.



    24-vjeēari kaloi nė Vicente Calderon nga Arsenali, gjatė kėsaj vere, pasi qė refuzoi Realin, ku ishte i huazuar njė sezon. Pavarėsisht faktit qė nuk ėshtė kyēur direkt nė ekipin e Javier Aguirret, Reyes e din se ka njė mėnyrė pėr tė impresionuar trajnerin meksikan dhe tė fitojė vend nė ekipin e parė.

    “Pres tė luaj mė shumė, por kjo ėshtė zgjidhje e trajnerit”, ka thėnė ai. “Nė ndeshjen e ardhshme shpresoj tė jem nė ekipin fillestar. Mė duhet tė punoj qė tė jem 100% i gatshėm dhe pastaj tė fitoj vend nė ekip”.

    Reyes nuk ėshtė pėrfshirė nga trajneri Luis Aragones nė ekipin e Spanjės pėr ndeshjet e ardhshme kualifikuese pėr Euro 2008, por e din se nuk mund tė presė thirrje deri sa nuk dėshmohet nė Atletico.

    “Do tė ishte njė kthim i shkėlqyeshėm nė ekipin e Spanjės. Por pėr kėtė mė duhet tė luaj mirė pėr ekipin tim tė ri. Mė duhet tė jap mė tė mirėn pėr Atletico Madrid dhe mė pastaj mund tė marr nė konsideratė ekipin kombėtar”.
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pato i gatshėm pėr debutimin miqėsor

    Pato sot do tė bashkohet nė trajnim me ekipin e parė tė Milanit. Talenti i ri brazilian, i cili erdhi nga Internacional gjatė kėsaj vere, do tė mund tė bėjė debitimin e tij nė ndeshjen e nesėrme miqėsore kundėr Dinamo Kievit.

    Alexandre Pato ka deklaruar se ėshtė “gati” ta pėrfaqėsojė Milanin dhe, qė nga arritja nė Itali, ai ripėrsėrit qėllimin e tij se do ta bėjė klubin e tij tė ri krenar.

    “Fluturimi kaloi mirė dhe familja ime erdhėn me mua, qė ėshtė mė e rėndėsishmja”, ka thėnė ai me tė arritur nė Itali. “Jam i lumtur qė jam nė Itali dhe do tė punoj tė nderoj kėtė fanellė tė famshme”.

    Pato nuk mund tė luajė nė ndeshjet garuese pėr klubin deri mė 3 janar, por mund tė luajė nė ndeshjen e sė enjtes kundėr Dinamo Kievit.

    “E di se Ronaldo dhe Kaka po mė presin”, ka buzėqeshur Pato, i cili pas ndeshjes sė nesėrme do tė mbetet nė Itali me rosonerėt. “E di se Milani barazoi me Fiorentinėn tė hėnėn, dhe i kam parė disa ndeshje nė TV. Shpresoj ta shoh ndeshjen e ardhshme nga afėr”.

    Pato ka qenė pjesė e kombėtares U-20 tė Brazilit dhe ėshtė konsideruar si njė prej transferimeve mė tė “nxehta” tė verės.
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ferguson: Beckham nuk mund ta ndryshojė SHBA-nė

    Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, nuk beson se David Beckham mund ta bėjė futbollin, sportin kryesor nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.


    Megjithatė, kalimi i David Beckham nė LA Galaxy pa dyshim e ka rritur nivelin e interesimit tė mediave pėr futbollin.

    Qėllim kryesor i nėnshkrimit tė tij ishte tė lartėsonte profilin e kėtij sporti nė vendin qė ėshtė ēmendur pas basketbollit, bejsbollit dhe futbollit amerikan (ragbi). Megjithėse ka pasur progres, Ferguson mendon se Beckham do tė jetė i paaftė tė shkaktojė ndryshime tė mėdha.

    “Nė vitet e vonshme tė 70-ta isha nė Amerikė me Aberdeen dhe atje kishte djem si Teofilo Cubillas dhe Peter Shilton. Para kėsaj, kanė qenė Pele, Johan Cruyff, Franz Beckenbauer”.

    “Ėshtė vėshtirė edhe me Davidin – nuk e di ēfarė ndikimi mund tė ketė ai. David Beckham i vetėm nuk mund tė ndryshojė tė gjithė vendin. Madhėsia e vendit e bėn kėtė tė vėshtirė”.

    “Nė futbollin evropian, veēanėrisht nė Britani, ėshtė lehtė tė udhėtosh. Nėse je nė Boston dhe duhet tė shkosh nė Los Angeles, ėshtė rreth gjashtė orė fluturim. Pėrkrahėsit nuk udhėtojnė, andaj ju mungon ai rivaliteti nė mes adhuruesve, dhe keni probleme”.
    Sui generis

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •