Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    10
    nuriel por sa durim paske patur pr te shkruar gjith ate por shiko se jan te paverteta

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Megjithese ky shkrim i Cicit, sikurse edhe te tjere, jane shume me argumentues se sa duan ta denigrojne ca, piken e vet te dobet, si ne te gjitha, e ka ne mungesen e argumentit te fakteve historike e kohore qe sjell, pa referenca, pa thellim, qe e bejne ate nje debatues te dobet e subjektiv, sic ka bere edhe ne repliken e vet me Kadarene.
    Se te ndertosh nje shkrim mbi faktin se muslimanet shqiptare i paskan sulmuar shqiptaret ortodokse te Nivices, pa e argumentuar se kur, si e per cfare arsye konkrete, e te tjera pika te bazuara ne histori, eshte mos-seriozitet.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Kadare ka denjuar te debatoje me Cicin???

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga master Lexo Postimin
    Kadare ka denjuar te debatoje me Cicin???

    Natyrisht qe nuk ka denjuar. Une e kam fjalen per repliken qe Cici i ben shkrimit te Kadarese, ku ky i fundit ne mos gaboj hedh tezen, ashtu sikurse Konica, se shqiptaret kane qene populli i vetem katolik i Mesjetes ne Ballkan. Cici i ben nje replike atij shkrimi te Kadarese i cili ka pretendim HISTORIK, ne nje kohe qe replika e Cicit mund te kete natyre letrare e gjithshka tjeter vecse argumente dhe referenca historike nuk ka!

    Kjo veti letrare-emocionale e jo historike eshte edhe ne shkrimin e mesiperm, mgjth se ne te ka arsyetime qe nuk mund te hidhen poshte aq banalisht sa c'bejne disa dhe se shkrimi duhet pare me nje sy me serioz.

    Psh, Pelushi ka qene i mire per Cicin deri vjet kur Pelushi mbrojti Janullatosin ne disa shfaqje televizive, pastaj papritmas Pelushi u shnderrua ne nje komplotist sic e thote edhe shkrimi i mesiperm. Mirepo, nqs pozita e Pelushit i ka fillesat ne komplot, ky do datonte nga viti 1998, kur Pelushi u be metropolit i Korces, ose edhe me pare qe kur i hyri jetes klerikale, periudhe gjate se ciles Pelushi gezonte respektin edhe te Cicit.
    Shkrimi ka shume pika qe derisa Cici i ka komentuar ne menyre subjektive edhe si ka argumentuar konkretisht, mund ti kthehen vete atij kundra po ne menyre subjektive edhe pa i thelluar me argumente konkrete por duke perdorur gjithsesi argumente siperfaqsore, duke perdorur pra te njejtin stil.

  5. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe sa per saktesi, Cici nuk eshte i konvertuar, por eshte nga nje familje (e grupimit fetaro-social-kulturor) ortodokse.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    7

    O Njerze,zbutne Zemren Dhe Shpiertin,mendoni Te Qete-me Mende-me Dije !!!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E ke zili Mitropolitin e Korces, dhe peshkopet e Apollonise e Krujes, ata qe ti i quan "myslimane"? Ne fakt jane per ti patur zili pasi sot jane 3 shtylla te KOASH. Ndryshe nga ty, nuk zgjodhen as jeten e qete e te pasur te Perendimit dhe as nuk shkelen ne bese KOASH sic bere zotrote qe nuk u kthye kurre ne vendlindje, keta u shkolluan jashte Shqiperise por zgjodhen qe te kthehen e te marrin mbi supe kryqin e rende te Krishtit, ti sherbejne Kishes dhe popullit te tyre. Dhe keta jane gruri i KOASH kurse ti je ai bari keq qe je flakur tej nga Kisha.



    Mbishkrimet greke mbi kishat shekullore dhe arti bizantin nuk e bejne KOASH kishe "greke", e bejne "djep te krishterimit apostolik" me nje histori e trashegimi 2000 vjecare krishterimi, or tunxh. Dhe mbishkrimet greke ne kishat tona jane shekullore, nuk erdhen me Kryepeshkopin Anastas.

    Dhe qe te mos ngelesh injorant, nese Kryepeshkopi do te ishte i interesuar ta linte KOASH ne "sfond grek" ai nuk shkruante me doren e tij historine 2000 vjecare te besimit orthodhoks ne rradhet e shqiptareve; nuk i prezantonte brezat e rinj te shqiptareve me martiret, shenjtoret dhe peshkopet e hershem te dale nga ky popull; nuk hapte nje shkolle teologjike ne Shen Vlash por bente sic beri me ty, i dergonte me shkolle ne Athine; nuk perkthente ne shqip materiale te bollshme shpirterore dhe nuk hirotoniste 140+ prifterinj shqiptare ne nje kohe rekord.

    Dhe meqe te pelqen ta quash Kryepeshkopin Anastas "grek", ai eshte nje shqiptar 100 here me i madh se ty se ne keto 17 vjet ne krye te KOASH ai asnjehere nuk e ka braktisur ate, kurse ti e braktise KOASH dhe vendin tend me mundesine e pare qe tu dha.



    Kryepeshkopi Anastas nxin realitetin shqiptar? Kryepeshkopi Anastas eshte shtetasi shqiptar me i nderuar dhe me i respektuar ne bote or tunxh. Asnje shqiptar ne kohen qe jetojme nuk gezon respektin e Kryepeshkopit Anastas si ne boten e krishtere e si ne mbare shtetet e botes. Dhe paradoksi i pranise se Prof. Dr. Anastasit ne Shqiperi per syte e gjithe miqve e te njohurve te tij ne bote eshte: "si ka mundesi nje njeri i permasave te tij zgjedh te punoje ne nje popull te vogel e te harruar si Shqiperia!" Si ka mundesi qe nje Prof. Dr. harxhon vitet e jetes se tij duke u marre me fshatare cmirezinj te kallepit te Fatmir Cicit.

    Kryepeshkopi nuk thote se shqiptaret jane nje popull mysliman, Kryepeshkopi thote te kunderten qe shqiptaret nuk jane nje popull tipik mysliman, qe nenkupton qe ai ka zbuluar te njejten te vertete qe e kane zbuluar plot mendje te ndritura para tij, qe burimi i harmonise fetare ne Shqiperi dhe dallimi me realitetin e vendeve tipike islamike eshte pikerisht trashegimia e perbashket orthodhokse, gjurmet e se ciles i gjen jo vetem ne kishat shekullore por edhe ne jeten e njerezve edhe sot e kesaj dite.



    Mos more! Kryepeshkopi qenka "aleat i myslimaneve" shqiptare? Ne fakt, Kryepeshkopi Anastas i tmerron kreret e komuniteteve myslimane ne Shqiperi pasi a) perpara figures se tij me permasa boterore ata jane askushi b) perpara arritjeve qe KOASH ka arritur ne keto 2 dekada nen udheheqjen e Kryepeshkopit, arritjet e komuniteteve te tjere minimizohen. Dhe burimi i frikes dhe sulmeve ndaj Kryepeshkopit nuk eshte vendi i tij i origjines, por zbulimi prej tij i misterit te te qenit shqiptar dhe besimi qe ai ka tek kthimi ne identitetin shpirteror te te pareve te gjithe shqiptareve me kohen.

    Asnje besim fetar ne vend nuk mund te konkuroje dot me besimin orthodhoks pasi te gjitha besimet e tjera fetare ne vend jane derivate artificiale te Orthodhoksise!



    Mitropoliti i Korces, Joan Pelushi, nuk eshte konvertuar ne Orthodhoksi ne vitet 90 por ne vitet 70 dhe ka qene pjese e Kishes se nendheshme shqiptare gjate viteve te komunizmit. Ai nuk e ka fshehur aspak origjinen familjare bektashi, ashtu sic e ka bere te qarte qe ky konvertim nuk ka qene i lire por i diktuar nga rrethanat e shekullit te XVIII. Para ketij konvertimi familja e tij dhe gjithe fshati kishin nje tradite shekullore orthodhokse. Prandaj ne rastin e Joan Pelushit e shume si ai nuk kemi te bejme me nje "konvertim" por me nje kthim ne identitet, kthim ne besen e traditen e te pareve.

    Ate qe e mbjell dhuna e shkaterron liria!



    Peshkopi i Gjirokastres, ka nje jete qe e ka braktisur vendin e tij te origjines, Greqine per tu bere murg ne Sinai, ashtu sic ka 16 vjet qe sherbente prane dioqezes se Gjirokastres si prift. Ti si "prift i shqetesuar shqiptar" kur ishte hera e fundit qe meshove ne nje kishe shqiptare ne Atdheun tend te dashur?!



    Kompletimi i Sinodit te Shenjte dhe gjithe dioqezave me barinj shpirterore eshte nje pabesi per Kishen? A e di or tunxh qe kjo eshte arritja me e madhe e KOASH ne gjithe 70 vjetet e historise se saj? A e di qe Sinodi i KOASH nuk ka qene i kompletuar ndonjehere me pare ne histori?

    Te bejme me faj shtetin shqiptar per hierarkine kishtare kanonike te nje Kishe Autoqefale? Jo per gje, por e mban veten me te zgjuar se zagari Nikolla Marku qe ben gam gam sa here qe e ndersen gjahtari.



    Shqiptaret orthodhokse nuk jane ne meshiren e myslimaneve, jane ne meshiren e Perendise! Dhe ajo Perendia ka vene dore e i ka degjuar lutjet tona duke bere mrekullira me Kishen tone ne keto 2 dekada. Ashtu si te gjithe ata qe kane guxuar te vene dore mbi Kishen e kane pesuar e po e pesojne, sic e ke pesuar edhe zotrote e shume si ty.

    Albo
    I dashuri Albo, Korqari,I KTHYERI !!!
    Mendimi yt i shprehur me fjalet dhe shprehjet univerzale hyjnore dhe njerzore,ben te konstatoj se jeni nje njeri i ditur dhe i lexuar.
    Keshtu duhet te jene te bindur njerzit, pa marre parasyshe fene apo kombin qe i perkasin .Bota duhet te jet nje fshat i bukur dhe i dashur per te gjith,pa dallim race , feje apo regjioni. Duhet qe pa tjeter te kultivojme-te mbjellim faren e dashurise- mes njerzve !!! Duhet ta kultivojme dashurine dhe nevojen per nje shumellojshmeri-diverzitet te njerzve,gjuheve,adeteve apo menyres se besimit apo jeteses,sepse JETA keshtu eshte me interesante.Nje livadh me shume lloje lulesh eshte shume me i bukur dhe joshes se nje livadh qe ka vetem nje lule !!!
    Sipas monoteizmit \ Dhjata e vjeter-Tevrati,Zeburi-,Dhjata e re-Ungjili dhe Kurani \,te gjith njerzit kane nje prejardhje te perbashket-nga Ademi dhe Hava,apo Adami dhe Eva.
    Te orthodoktizmi kemi te shprehur edhe orthodokthizmat nacionale.Ne rregull!
    Atehere ne se eshte ashtu,pse kryepeshkopi ne Shqiperi mos te jete SHQIPTAR,kur ne kohen e F.S.NOLIT me shume peripeti te njohura u arrite autoqefalia e Kishes Shqiptare.
    A nuk eshte apsurde qe tani pas shume dekadash, pas Rilindjeve te mrekullueshme te perbashketa ballkanike te te gjith popujve te Ballkanit ,te kthehet nje kryepeshkop grek pa njohje elementare te gjuhes dhe kultures shqipe. Vjen prej nje shteti qe i ka qkomtarizua dhe ende perpiqet qe ti qkomtarizoj shqiptaret-arvanitasit autokton neper ter Greqine, ata shqiptare qe dhane nje kontribut te pamohueshem ne zhvillimin e gjithembarshem dhe ne fitimin e pamvaresise se shtetit grek. A nuk eshte shteti Grek ai i cili i perzuri Qamet nga Qameria.A nuk eshte tani per tani i vetmi shtet ne boten e qytetruar ,qe emigranteve te varfur Shqiptare ,qe po hyjne per te punuar ne Greqi,po ua ndrron emrat e origjines ne emra Grek.Une do te pyetsha> si do ta ndienin veten punetoret greke qe punojne ne shtetet e Europes perendimore,sikur ato shtete tu a ndrronin emrat greke dhe ti emertonin ne emra gjerman,anglez...etj.
    E po te kerkonte falje zotri Jenullatosi per krejte cka u cek me larte,atehere do te kishim nje situate pjtuese ,pakez me ndryshe !!!
    Ne popullin e cmuar grek e kemi fqinje dhe si shqptare,jemi hitorikishte te interesuar qe te krijojme maredhenje te mira ne te gjitha aspektet,sepse kjo eshte ne interesin e dyanshem.Fqiun na e ka shkrua ZOTI dhe fati,andaj duhet patjeter qe te ndertojme ura bashkeveprimi aty ku nuk ka ura,e jo ti shkatrrojme edhe ato ura me mija vjete te vjetra ,qe para dhe pas kohes HOMER-iane te koegzistences paqesore GREKO-SHQIPTARE!!!
    Duke e mbaruar mendimin tim ,sinqerishte Ju pershendes dhe Ju deshiroj shendet mental dhe fizik!!!
    Vebos

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-12-2007
    Postime
    3

    Kthimi i shqiptarëve në helenizëm

    Kthimi i shqiptarëve në helenizëm

    E vetmja shpresë për nevojat spirituale të shqiptarëve ortodoksë në diasporë, mbetet ai institucion që është më afër botës së tyre emocionale: Kisha greke. Muzika e njëjtë, riti i përbashkët liturgjik, ritmet e kujtesës së pëgërë, tingëllima e njohur, zakonet njësoj, përzierja e pashmangshme, përvoja e përbashkët dikur dhe sot, e të tjera, i sjellin shqiptarët ortodoksë atje ku kanë qenë. Te kisha greke po kthehen urtë e butë, të nusëruar, shqiptarët. Në kishat greke po i çojnë fëmijtë t’i pagëzojnë e t’i edukojnë, ku do të molepsen me mitet e superioritetit të racës helene, qysh në belbëzimet e para, përderisa kjo bindje është pjesë e katekizmës së ortodoksisë greke (Ka mjaft shqiptarë në Kanada, ortodoksë e myslimanë, të cilët nuk e shohin të mbarë t’i çojnë fëmijtë në shkollat shqipe, por e shohin prestigjioze, shërimore, domethënë, t’i regjistrojnë ata në shkollat greke).

    Për më tej, në kishat greke ku figurojnë të regjistruar, jo vetëm që do të ushqehen me mesazhet që i dërgon shpesh çdo kishë listës së saj postare, por kur të rriten këta prejardhës shqiptarësh, të dinë ku të kthehen për dokumentacion e për çdo gjë që lidhet me përkatësinë e tyre fetare. Është pak e vështirë të manipulohet dikush, por është shumë herë më e vështirë të bindet e të gjejë fuqi i gënjyeri të çlirohet nga manipulimi. A nuk tingëllon qesharake tani parrulla “Rron, or rron, nuk vdes shqiptari”?

    Kjo nuk vlen vetëm për Evropën dhe Kanadanë, por gjithnjë e më tepër dhe për vetë SHBA-në, ku, siç u shtrua me nerv më sipër, amerikanizimi dhe sllavizimi i tempujve të kulturës sonë kombëtare është tashmë fakt që pranohet me krenari nga vetë shqiptarët. Absurdi i kapardisjes shpjegohet tek inferiorieti nga buron kjo mburrje, tek përulja e rrethanave, sesa në një ndjenjë e shëndoshë atdhedashurie. Kishat emërshqiptare, me priftërinj jo shqipfolës, garantojnë jo vetëm përjashtimin e shqipes nga shërbesat, por dhe lundrimin e fisit të Liolinëve, me retorikën që vetëm shqiptarët besojnë si të vërtetë në Amerikën e Veriut: “Mbaso mjafton të mos jetë Gërqisht, pa Shqipja jonë nuku humbet hiq fare, se na e ka thënë Noli që na vinte në shtëpi!”

    Gjithë kjo bëhet me mbështjetjen e shtetit shqiptar dhe me bekimet e klaneve myslimane në Amerikë. Sepse “nuk ka rëndësi nëse i kemi shërbesat arabisht a anglisht. Mbi të gjitha jemi shqiptarë dhe të tillë do të mbetemi!” Çfarë novele! A është ky çmimi i gjakut shqiptar ortodoks për integritet? A mund të jetë një maskaradë e tillë fragment i fotos së montuar të tolerancës ndërfetare ndër shqiptarë? Ku është mprehtësia e shqiptarëve sot?

    Për sa i përket diskursit të ortodoksisë shqiptare, me mbylljen e të vetmit mision shqiptar ortodoks mbas viteve 90, këtu në Kanada, humbi ajo pjesë cilësore e komunitetit që e sheh realizimin në dritën jetëdhënëse hyjnore, e jo nën verbimet kulturore të jugës. Humbën ata shqiptarë ortodoksë që thërrasin dhuntitë dhe prandaj nuk bien pré e mendjemanipulimit. Ata që i duan grekët si vëllezër e jo si etër, sepse Zoti nuk ka nipër e mbesa, por vetëm bij e bija të barabartë sipas të gjithave.

    U mbush një vit qyshkur u ndaluan shërbesat shqip në Toronto. Kryepeshkopi Anastasios me at Artur Liolinin e pengojnë ardhjen e një prifti tjetër nga Shqipëria, pikërisht se fajin nuk e kishte prifti i këtushëm, i cili madje shërbente falas, bënte punë të rëndomta për të mbijetuar - u bëra teatër për gjuhën shqipe në diasporë - por kundërshtimi im për t’u punësuar përgjithmonë në kishën greke të Kanadasë, me një rrogë dyfish nga mesatarja e emigrantëve shqiptarë. Fajin, pra, e kishte dhe na e ka shqipja!

    Si rrjedhojë, imzot Anastasios nuk ka asgjë personale kundër meje. Përkundrazi! Ai vajton ditën kur nuk mundi të më bindë të shkëmbehem e t’i shërbej misionit të tij politik ndër shqiptarë. Ai është në një pozitë kaq epërsore, saqë nuk do të besojë se presionet nuk kanë të njëjtën pasojë tek të gjithë shqiptarët. Sepse Janullatosi e ka kyçur veten në një strofkë që nxen vetëm një luan dhe shumë miza. Ai ende nuk mund ta kuptojë psenë, sepse është mësuar t’i vlerësojë shqiptarët sipas shkëmbimeve të njëtrajtshme në Shqipëri. Cili është ai shqiptar që ka dalë publikisht të mbrojë misionin e Janullatosit në Shqipëri, dhe në të njëjtën kohë nuk ekziston i dokumentuar si mëditës a jargavel i Janullatosit?

    Zoti Janullatos bëhet mjerisht shumë personal me këdo që guxon të shkodizojë lojën mendjemanipuluese të misionit helenizues në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare. Sa për qëndrimin e at Artur Liolinit, herë pro e herë kundër grekëve, por tani e përherë në kurriz të shqiptarit, ai është rob i simonisë dhe jo i rrethanave. Është atje ku nuk ka më mister.

    Me këtë ndalesë tonën, humbën edhe ata të krishterë që i duan dhe i konsiderojnë myslimanët të barabartë në çdo send me ta, pa asnjë nuancë dallimi në ndjenja, pa asnjë paragjykim në ndërgjegje për përmbajtjen e tyre shpirtërore, por ama që nuk pranojnë t’iu nënshtrohen myslimanëve, pavarësisht nga premtimet lëndore të bashkëgjakësve (Jo duke u fotografuar me ta nëpër gosti, e duke i sharë pastaj mbrapa krahëve).

    Me mbylljen e Kishës së Shën Astit të Durrësit në Toronto, humbi edhe një alternativë premtuese për gjuhën e kulturën shqiptare në Kanada, përderisa kisha jonë, për tre vjet, përjetoi pajtimin e trashëgimisë spirituale lindore me përvojën kulturore perëndimore; për një identitet tonin më të fisnikëruar. A do të vazhdojnë shqiptarët të manipulohen e të shkëmbejnë ëndrrën e tyre të hershme për integritet?

    Foti Cici

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Evropa dhe Islami: përvojat e përbashkëta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  3. Evropa dhe Islami: përvojat e përbashkëta dhe e ardhmja
    Nga Florim07 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:51
  4. Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 20:23
  5. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •