"Dhe, ja, unė jam me ju gjithmonė deri nė tė sosur tė botės!”

Mag. Don Kolė Gjergji,



Kemi kaluar ditėt e shenjta festive tė Lindjes sė Krishtit dhe kėshtu jemi munduar qė gjithnjė e mė mirė t“a pėrjetojmė lindjen e Jezu Krishtit nė mbrendinė tonė. Sot kremtojmė njė ditė tjetėr, festėn e „Dėftimit tė Zotit“ ku nė gjuhėn e liturgjisė sė kishės quhet edhe „Dita e Epifanisė“, kurse nė gjuhėn e popujve tė mbar botės sė krishterė ėshtė e njohur kjo ditė edhe si dita e “Tre Mbretėrve”. Festa e Epifanisė, “Dėftimi i Zotit” ėshtė njė ndėr festat mė tė vjetėra tė kishės, qė filloi tė kremtohej qysh se nė vitin 300 nė kishėn e Lindjes dhe pastaj edhe tė Perėndimit.

Nė kėtė ditė u bė i pashėm, qė pėrpara ishte e papashėm nė fshehtėsi, u bė njė zbulim, ēka Zoti deshi t“a tregonte, dashurinė e vet duke e dėrguar Jezu Krishtin, njė tė vetmin Birin e vet nė botė. Zoti e zbulon vetvetėn nė mish; ai u ba njeri, u bė njė foshnje e pashme nė shpellėn e Betlehemit. “E Fjala u ba njeri e banoi ndėr ne”!

Kjo festė e “Epifanisė sė Zotit” tregon njė adhurim tė tė gjithė njerėzimit ndaj Foshnjės hyjnore, qė qe lindur nė Betlehem.

Nė Jerusalem mbretėronte mbreti Herod dhe kėshtu duke menduar se Krishti erdhi nė botė dhe do tė paraqitet si njė udhėheqės politik atė e kaplon njė frikė e madhe dhe nė kėtė mėnyrė dėshiron t“ia rrezikon jetėn Foshnjės, sepse e ndiente nė vetvete rrezikun pėr pushtet pėrkėtė arsye “jep urdhėr tė mbyten tė gjithė fėmijėt meshkuj qė janė dy vjetė e tėposhtė”.

Nė dėvotshmerin e popullit hyjnė nė rend tė parė tre mbretėrit, apo tre Dijetarėt, astronom, apo edhe priftėrinjėt persian, qė erdhen nga Lindja nė Saba, Jemeni i sotėm. Tre mbretėrit janė: Kaspar, Melkior dhe Baltazar. Ata dėshirojnė ta vizitojnė Mesinė, Foshnjėn e lindur, Jezu Krishtin. Kjo vizitė e tre Dijetarėve ėshtė njė shenjė, qė tek Zoti janė tė “mirė-se-ardhur“ tė gjithė njerėzit. Lajmi mbi tre mbretėrit tregon, qė Zoti nė lindjen e Krishtit u lajmėrohet tė gjithė njerėzve me mėshirėn dhe me drejtėsinė e vet dhe kėshtu i dėftohet mbarė botės. Tė gjithė popujtė janė tė ftuar nė shėlbim qė Jezu Krishti e ka sjell me ardhjet e tij nė botė: “Mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. Prandaj, shkoni e bėjini nxėnės tė mi tė gjithė popujt! Pagėzoni nė Emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt! Mėsojini tė zbatojnė gjithēka ju kam urdhėruar! Dhe, ja, unė jam me ju gjithmonė deri nė tė sosur tė botės!” (Mt 28, 18-20).

Nė kontekstin e kėsaj dite Jezusi paraqitet si “Adhurues hyjnor, mbret hyjnor i Judesė”. “Mbretėria e Jezusit nuk ėshtė prej kėsaj bote” ajo ėshtė hyjnore ku arrin mbi Israel deri nė skajin e botės, po ashtu edhe tė dėrguarit popuj tė huaj i pėrkulen atij, e adhurojnė atė. Lindja e Jezusi bėhet si tė thoja njė rrezulltat kozmik.

Shprehja teologjike e tekstit ėshtė: Jezusi ėshtė Mbreti i Judenjve, mbreti i popujve, mbreti i Kozmosit. Tė kėrkuarit njerėz, tre Dijetarėt, tre mbretėrit, qė dijnė ti tregojnė simbolet e yjeve, e panė njė yll tė ri, i cili ėshtė nė ecje, dhe ata e gjėjnė rrugėn. Zoti nė ditėn e sotme me anė tė yllit ua dėftoi tė gjithė popujve njė tė vetmin Birin e vet, qė me anė tė fesė t'ia arrijnė shkėlqimin e lumturisė sė tij.
Drita nė Bibel simbolizon zbulesėn e fuqisė dhe lumturinė e Zotit dhe njė rrezulltat shėlbimprurės nė historinė e njerėzimit. Kjo dritė na u paraqit edhe nė leximin e parė, qė populli e shef dhe e pėrjeton dritėn qė ėshtė e thuruar prej Zotit, qė populli tė jeton nė liri.

Pasi qė kjo Foshnjė u lind nė botė botash tash ka mė me tepėr shpresė dhe dashuri, poashtu edhe pėr ata qė janė nė largėsi. Rruga e mbretėrve ėshtė njė udhėheqje kozmike me plot-fshehtėsi deri te Foshnja e Betlehemit ėshtė njė fotografi pėr veprimin e fshehur tė mėshirės sė Zotit, qė e arrin secilin njeri dhe iu ofron shėlbimin.

Kėta tre Dijetar, tre mbretėr vijnė nga Lindja pėr ta adhuruar, dhe pėr ti dhuruar dhurata, dhe me kėto ata e pranojnė atė se ai ėshtė Mesia, mbret dhe Shėlbues. Ata morėn me vete pėr t“i dhuruar: ar, kem dhe mirrnė.

Nė shenjė tė arit i dhuruan gjithė shkėlqimin e mbretėrisė sė tyre, nė shenjė tė kemit lavdėrimi qė i ipet vetėm Zotit, nė shenjė tė mirrnės ata ia dhuruan jetėn e vet Zotit, dhe kjo simbolizon ritin mortor dhe e rezervuar pėr vdekjen e Jezu Krishtit.

Sot tėrė bota ėshtė e ftuar qė t“i pėrkulet dhe t“a adhuronė Zotit, andaj edhe ne jemi tė ftuar nė kėtė adhurim, qė nė shpresė dhe nė pėrvujtėri t’i pėrkulemi Zotit. Pėrkulja para Zotit nuk d.m.th shėrbim skllavėror, por rruga deri te liria e vėrtetė dhe pranimi i Zotit nė jetėn tonė.

Ai qė ėshtė i aftė tė pėrkulet para Foshnjės hyjnore nė grazhd, ai do ta pėrjeton, qė Zoti ėshtė nė tė. Edhe ne dashur vėllezėr e motra, kemi pjesėmarrje nė kėtė adhurim hyjnor, andaj mos tė turpėrohemi ta adhurojmė Zotin.

Edhe ne e kemi sot njė dhuratė pėr Zotin, pėr Foshnjėn hyjnore, ēka Zoti kėrkon prej secilit prej nesh, dhurata mė e madhe qė Zoti e kėrkon prej nesh ėshtė “Jeta e jonė dhe dhurimi i jetės sonė krejtėsisht Zotit”. Shėlbuesi tonė, i cili u bė njeri, dėshirojmė qė me njė falenderje t’i shėrbejmė dhe atij qė ne fe tė gjallė t’i dhurohemi dhe atė ta adhurojmė. Nė tė gjitha ditėt e jetės sonė. Kremtimi i Euharistisė ėshtė misteri i fesė: njė pranim dhe dhuratė e madhe hyjnoro-njerėzore. Zoti na dhurohet, kurse ne e pranojmė nė jetėn tonė!

Ne shpresojmė qė Foshnja e Betlehemi do t’na mundėson qė tė jetojmė nė jetė tė pėrbashkėt dhe tė lidhur me tė gjithė njerėzit nė fe, shpresė e dashuri. Amen