-
i shplodhur
Eshte e kote!
skice
Para pak castesh ka pushuar se reni shi. Ajri eshte bere i qelte ndersa kafja dhe jeshilja te vrasin syte. Pemet jane lare, edhe rruget dhe bulezat e ujit shkelqejne mbi gjethe, shume prej tyre rrezohen pertoke duke u bashkuar ne rrekeza te vogla ngjyre dheu. Qielli eshte qetesuar ndersa une marr fryme me force.
Tutje, pas pyllit ngrihen male jo shume te larta dhe pas tyre te tjera.
E di, se shpejti bota do me duket tmerresisht e vogel. Dhe e ngushte. Perseri mendoj se gjithcka eshte e kote. E mendoj gjithmone kete dhe me lodh aq shume saqe ne castet e kulmit me duket sikur do te me pushoje zemra nga asfiksia. Bej cmos ta heq qafe, ta shkul prej trurit kete mendim, por shume rralle ia arrij, ai qendron i pathyeshem mu ne qender te trurit duke vazhduar te dendesohet e te rendohet . Ka raste kur me dhemb koka nga kjo, me bezdis shume.
Deri para dy javesh, per ta luftuar kisha zgjedhur nje menyre: perqendrohesha me te gjitha forcat tek ky mendim dhe e perserisja me qindra here "gjithcka eshte e kote, gjithcka ...." derisa i derrmuar humbisja mes nje mpirje, por gjithsesi ai mbetej aty, ne koken time. vecse pak me i kamufluar ,i lodhur mbase. Eshte tamam nje beteje ku une humbas gjithmone. Edhe ai humbet dicka, por ne thelb mbetet po ai dhe ne te njejetin vend. Edhe tani e ndjej qe eshte aty porse i mbeshtjelle kruspull si ne nje pergjumje. Po dremit.
Kohet e fundit kam nderruar taktike: perpiqem ta shmang duke menduar gjera te tjera me shpresen se dikur do gjej dicka me te vertete te forte qe ta heq qafe, ti zere vendin, E di qe nuk mund ta asgjesoj totalisht por te pakten ta kaloj diku me larg qendres.
Te them te drejten vetem keto dy lloj strategjish kam dhe i kombinoj here pas here.
Zu te fryje ere e lehte por nuk ben ftohte. Dielli ngroh nga larg dhe une i drejtoj fytyren. Ketej rrotull dalin plot njerez per shetitje ngaqe qyteti eshte afer.
Gjithcka eshte e kote, te gjitha. Pertoj te numeroj disa gjera dhe ti argumentoj. Eshte e kote. Tani qe u ula ne stol ndjeva lageshtine dhe mendova se duhej te vija dicka qe te mos lagesha, pastaj mendova per orarin e mbylljes se bibliotekes dhe pashe oren. Menjehere pas kesaj mu kujtua nje fragment nga nje film i djeshem dhe qesha. Por gjate gjithe kesaj kohe ai ishte aty "Gjithcka eshte e kote". E di se njeriu e ka te pamundur te mendoje dy gjera njekohesisht, por ja qe ndodhi. Me ndodh vazhdimisht ose me duket mua se eshte keshtu. Eshte e cuditshme dhe me lodh jashte mase.
Po te tjeret si ja bejne? Une asnjehere nuk ja kam lejuar vetes ta bisedoj me dike kete pune. Ai nuk me lejon. Sa here pyes veten pse nuk e bej kete gje ai me perpigjet: Eshte e kote, eshte tu flasesh te tjereve, dhe mua me duket me te vertet keshtu. Ne keto momente une jam ai dhe ai eshte une. Duket sikur vetem kur ndodh kjo behem normal, mendoj nje gje te vetme ne nje cast te vetem. Atehere sikur te doja te isha normal perhere do te me duhej te mendoja vecse "eshte e kote, eshte e kote tu flasesh te tjereve, eshte e kote ..." Eshte pune e ngaterruar kjo, kjo puna e tjereve e kam fjalen, por edhe kjo ashkel druri qe kam ne dore aq e ngaterruar eshte.Po, po, e ndiej kete.
(mund te jene shume ata qe duken shetitur nga liqeni ne Tirane bluajne me vete mendime te tilla
)
-
-
Diego Armando..shume bukur e pershkruan natyren dhe vehten..
Natyrisht nuk pajtohem me ato fiksimet e tua..
Hap syte se ka gjera te bukura ..
Psh mbas shiut njeriu merr fryme me lehtesi dhe kjo eshte nji kenaqsi..
Etj etj.
-
-
i shplodhur
e pranoj, e pranoj Brari, por ka edhe momente te tilla.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt