Nese dua te shkarkoj nje file nga rapidshare gjithmone me del:
Your IP-address is already downloading a file. You have to wait until it is finished
Dikush e perdor IP time per te shkarkuar si mund ta ndaloj nje gje te tille .
Ju faleminderit.
Nese dua te shkarkoj nje file nga rapidshare gjithmone me del:
Your IP-address is already downloading a file. You have to wait until it is finished
Dikush e perdor IP time per te shkarkuar si mund ta ndaloj nje gje te tille .
Ju faleminderit.
mua kjo gje nuk me ka dale asnjehere dhe me hamendje po te them se si do te veprosh....
start->run->cmd-> ipconfig /release -> ipconfig /renew
me keto komanda rikrijon adresep e kompiuterit tend,pra adresen IP.
po nuk te beri pune kjo shko dhe beji nje skanim kompiuterit tend per ndonje virus qe mund te kesh marre dhe te ben keto shaka.
LoooL... Rapidshare pikerisht per te eliminuar kete mundesi qe postoi me lart lezhiani pas nje shkarkimi apo gjate nje shkarkimi bllokon nje range si te tere per ti ndaluar shkarkimet.
Keshtu nqs dikush me te njejtjen ip me ty psh 80.152.75.XXX po shkarkon, as ti asnjeri tjeter ne range xxx nuk ka per te shkarkuar dot me.
eshte shum i ngaldalshem ky program mendoj ne shkarkime. Provo me proxy ose blej premium account me e mira...
A known mistake is better than an unknown truth.
Ore harrojeni te shkarkoni me proxy nga rapidshare... besoni plakun!
Une kam lidhje statike interneti. Ka ndonje menyre tjeter per te shkarkuar nga rapidshare?!
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
E di mirë që je duke përdorur një IP unike? Të garanton kompania që të jep Internetin se nuk do ia japë atë IP edhe një klienti tjetër?
IP-të publike janë të shtrenjta, dhe me sa kam parë, kompanitë shqiptare kanë blerë të drejtat e një numri shumë të vogël IP-sh dhe pastaj i përdorin për të lidhur shumë klientë. Për shembull, një kompani mund të blejë 255 IP dhe ato i përdor për të lidhur 1000 klientë përnjëherësh. Pikërisht këtu është edhe fitimi i kompanisë. Nëse kompania do lejonte vetëm 255 klientë në të njëjtën kohë, çmimi i një IP-je do ishte shumë më i shtrenjtë nga ç'paguan ti tani.
Për të parë nëse IP-ja tënde është unike, shkruaj komandën cmd /k ipconfig tek menyja nis > ekzekuto. Pastaj hap faqen http://www.whatismyip.com. Nëse adresa IP që të jep komanda është e njëjtë me atë që të jep faqja whatismyip, atëherë ti ke një IP unike dhe rapidshare nuk duhet ta nxjerrë atë mesazh. Por, nëse IP-të janë ndryshe, atëherë IP-ja që të nxjerr whatismyip.com është duke u përdorur edhe nga klientë të tjerë, komshinjtë e tu.
Si zgjidhet ky problem? Problemi zgjidhet nëse paguan për një shërbim Interneti që të garanton se do kesh një IP unike.
Hide IP platinum nuk besoj se do zgjidhë problemin sepse edhe ai program ka një numër të kufizuar IP-sh dhe meqënëse të njëjtin program e përdorin edhe mijëra ose miliona njerëz të tjerë, shanset janë që edhe ata janë duke shkarkuar nga rapidshare.
-----
Force-Intruder,
E di mirë që rapidshare.de bllokon një shtrirje IP-sh përnjëherësh? Të pyes për këtë sepse nuk e kam parë ndonjeherë atë mesazh nga rapidshare kur jam duke përdorur një IP unike dhe nuk jam duke shkarkuar diçka. Rapidshare-it nuk i intereson të bëjë atë që thua ti sepse do kufizonte rëndshëm numrin e përdoruesve dhe kjo do zvogëlonte fitimet që rapidshare nxjerr nga reklamat dhe nga llogaritë me pagesë.
Edi
Newgeneration me adresën Ip që ke, vetëm këtu në forum ke me qindra anëtarë. Mendo pak për në rapidshare? sikur vetëm një nga këta anëtarë të jetë i rregullt me shkarkimet nga rapidshare nuk të vjen ndonjëhere rradha për të shkarkuar.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Me llogari falas nuk mund te shkarkosh dot me shume se nje skedar.Nqs fillon per te shkarkuar te dytin kur po vzhdon te shkarkohet i pari, te del ai mesazh.Rapidshare nuk lejon shkarkime paralele per llogari falas.Mbaron njehere me ate qe ke,pastaj pastro cookies,skedaret e perkohshem,pastro historine ,shkeput lidhjen e internetit.Lidhesh prape dhe mundte shkarkosh nga rapidshare skedarin e dyte pa problem.Mund te perdoresh proxy servera falas qe jane cilesi shume e dobet dhe shpejtesine e shkarkimit do e kesh shume te ulet.
Krijoni Kontakt