Nė kėtė intervistė shkrimtari Ismail Kadare flet pėr situatėn nė tė cilėn po kalojnė shqiptarėt, pėr problemet qė po kalon Shqipėria nė luftėn kundėr korrupsionit dhe thellimit tė reformave, pėr pavarėsinė e Kosovės dhe grindjet ndėrshqiptare.

Sapo jeni kthyer nga Shqipėria, ku keni qenė, veē tė tjerash, nė Panairin shqiptar tė Librit. Nė Panair u prezantuan dy vėllimet e para tė Veprės suaj komplete. A mund tė na thoni pėrshtypjen tuaj pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėrshtypjen pėr kėtė festė tė librit?

Mendoj se shumė shqiptarė pėrjetojnė shpesh njė gjendje kundėrthėnėse kur vijnė nė vend. Unė nuk bėj pėrjashtim. Shqipėria tė gėzon, por edhe tė pezmaton. Njė ditė tė ngre nervat, e tjetrėn tė prek me diēka. Njė ditė thua, sa mirė qė erdha, e tjetrėn, ē’m’u desh qė erdha. E pastaj prapė sa mirė, e kėshtu me radhė. S’kemi ē’bėjmė, ky ėshtė vendi ynė e, tani pėr tani, kėshtu do jetė. Shpresojmė megjithatė se diēka ndryshon pėr mirė. Por, me sa duket, nė sfond tė padurimit tonė tė drejtė, pėr njė pėrmirėsim rrėnjėsor tė gjėrave, e mira nuk bije nė sy. Shkurt, kjo e mirė qė kryhet kaq ngadalė, pushon sė qėni e tillė, ndaj nuk duhet tė ngushėllohemi me tė. Pėr Panairin e Librit m’u duk se interesimi pėr librin nuk ka rėnė, siē thuhet me kėmbėngulje. Por e pranoj se mund tė jem subjektiv. Nė disa orė qė kam qenė atje, kam nėnshkruar njė sasi tė madhe librash, disa qindra.

Janė tė pashmangshme pyetjet pėr politikėn, pėr gjendjen e saj. A ka ndryshim nė mentalitetin e politikės shqiptare?

Nė zonėn e opinionit publik e tė vetė publikut ka njė interesim tė madh, njė ambicje dhe agresivitet pozitiv lidhur me politikanėt dhe politikėn. Njerėzit janė tė pakėnaqur prej saj. Kėrkojnė shumė mė tepėr. Ka njė ndjesi tė brendshme, tė natyrshme, tė shėndetshme, pėr thellimin e demokracisė. Njė lloj paralajmėrimi se, ē’ėshtė lejuar prej politikės, nuk do tė lejohet mė. Njė pjesė e madhe e opinionit publik, njė pjesė e njerėzve tė thjeshtė, e intelektualėve, e analistėve, me njė kėmbėngulje tė admirueshme janė vėnė nė mbrojtje tė vlerave demokratike. Ata kanė shpallur se nuk do tė bėjnė kompromis pėr kėto vlera, se do t’i mbrojnė ato me ēdo kusht, dhe kjo ėshtė pėr t’u pėrshėndetur. Ka njė kėrkesė pėr moralitet nė tė gjitha fushat e jetės. Shpresa e njė pjese tė politikės , pjesės mė tė ndotur tė saj, dhe bashkė me tė, shpresa e pjesės mė tė ndotur tė shoqėrisė, se Shqipėria do tė mėsohet me mungesėn e moralit dhe do ta shpallė atė si flamur tė ri tė saj, duhet tė bjerė. Shqipėria duhet tė vejė nė gjunjė ndotjen e saj, ndryshe ajo nuk mund tė ekzistojė. Shqipėria nuk mund tė durojė imoralitetin si normė dhe korrupsionin si fatalitet. Kėrkesat e larta tė shoqėrisė ndaj shtetit, qė duhet t’i shėrbejė asaj, ndaj institucioneve e ndaj mediave, janė shenja qė ky popull kėrkon shumė mė tepėr dinjitet. Dhe kur njė popull e kėrkon dinjitetin, ai do ta gjejė se s’bėn.