Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Shoqėri Masonike

    Shkruar nga Plator Nesturi

    ImageNuk mjaftonte akuza e rėndė e shitjes sė ndeshjeve nga lojtarėt e kombėtares sė futbollit, kur tashmė njė ēėshtje e rėndė e prekur po kaq rėndshėm nga media ka dalė nė skenė. Fjala ėshtė pėr trukimin e klasifikimit tė rezultateve pėr kėngėn fituese tė festivalit nė RTSH. Ngjarja ka marrė dhenė dhe nuk kanė munguar deklarata nė formė protestash, komente tė zbukuruar nėn okelio provokativė qė kanė mbushur faqe tė tėra gazetash, deri madje nuk kanė munguar as hipotezat pėr lidhje okulte tė ndarjes sė ēmimeve me figura qendrore tė politikės. Megjithatė, nga gjithė kjo furtunė deklaratash qejfmbeturish dhe shprehjesh inatēore, nuk ka asgjė pėr t’u shqetėsuar. Sė shpejti edhe kjo ēėshtje do tė harrohet pėr t’u zėvendėsuar me njė tjetėr ngjarje, ndaj tė cilės do tė vendosim po kaq pasion dhe energji. Kėshtu do tė kemi si tė shtyjmė ditėt, tė rreshtuara nė muaj e vite, ku gjithēka mbetet njėsoj. Njėsoj, pa drita, ujė, punė dhe pa shpresė.

    Nė fakt puna e trukimit ėshtė bėrė njė bindje e gjerė urbane. Trukohen apo vidhen rezultatet e zgjedhjeve politike. Shiten apo blihen kurora miss-esh nė tė dy varietetet e konkurrimit tė bukurisė shqiptare dhe albanese. Trukohen vlerėsimet nė spektaklet show ku garojnė kėngėtarė qė nga gjenitė vocėrrakė e deri mazhorenė tė kapur nga ethet. Blihen ēmime nė festivale teatrorė, kinematografikė dhe deri nė vlerėsimet pėr artet pamore. Bindja e gjerė e krijuar tek klientela varfanjake shqiptare, se ēdo ēmim i fituar nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė mall i blerė nė ankand e qė bėhet pronė e kujt ofron mė shumė, duket ka zėnė rrėnjė thellė. Madje shkohet deri aty sa dhe ēmimet nė aktivitetet ndėrkombėtare tė produkteve vendase si birra, vera apo boza, nuk janė aq garant sa tė na bėjnė tė mburremi, pasi dhe ato vlerėsime tė huaja, sipas gjasave duhet tė jenė blerė prej biznesit tė ri shqiptar.

    Nga gjithė kjo legjendė urbane pėr trukim-shitje-blerjet e ēdo ēmimi vlerėsues mbi bazė konkurrimi, tė bėn tė besosh se ky vend ėshtė i tuteluar nga njė grup masonik, i cili ka nė kontroll gjithēka. Dhe shqiptarėt e thjeshtė, qė qenkan kaq tė bindur se jeta, karriera dhe madje edhe shijet e tyre janė tė kontrolluara nga lart, ēuditėrisht, ndonėse mbeten tė pakėnaqur nga ēdo vendim i dhėnė, sidoqoftė nuk kanė arritur asnjėherė derti aty sa t’i refuzojnė kategorikisht ato.

    Por kur e dinė qė gjėrat janė nėn kontroll dhe gjykimi i tyre s’ka ndonjė vlerė vendimmarrėse, atėherė pse xhanėm nuk munden tė reagojnė ashpėr apo butė qė gjendja tė ndryshojė. Pajtimi me trukimin, ku verdiktet e Mjeshtrave tė Mėdhenj ngjallin veē njė diskutim pėshpėritės qė nuk zgjat mė shumė se tri ditė, tė bėn tė besosh se tė gjithė shtetasit e kėtij vendi, duke filluar nga i papuni e karrocieri dhe deri tek intelektuali dhe ministri, nuk janė gjė tjetėr veēse njė vėllazėri e madhe okulte. Ndryshimi qėndroka nė faktin se cilės gradė i pėrket ēdo individ nė hierarkinė e 33 gradėve tė masonerisė sonė primitive.
    Sado e ēuditshme tė duket kjo, Masonerinė e paskemi nė gjak dhe nuk bėjmė lėvizjen mė tė vogėl nėse vendimin nuk merret prej liderėve-Mjeshtra tė Mėdhenj. Ndoshta ėshtė tradita jonė historike qė na ka latuar tė tillė, ku vendimet pėr jetėn a vdekjen, dėnimin dhe faljen tė na vinin prej sė largu, si nga njė zonė surreale qė quhet shtet. Jo mė kot mbetėm deri nė fund me Turqinė, me shpresėn se edhe pavarėsinė do tė na e dhuronte vetė Baba Sulltani. Ndaj dhe sot, si kushtrim nga e shkuara e bindjes heroike, ēdo vendim a vlerėsim deri pėr gjėrat mė tė thjeshta tė jetės sė pėrditshme, i shohim si tė paravendosura mė parė nga tė tjerėt. Nga ata qė ndodhen lart, njerėzorė e vdekatarė si ne, por qė qėndrojnė mbi gjithēka qė na pėrket. Ndėrsa pranojmė se kontrollohemi nga tė tjerė, liderė apo mbinjerėz, mund tė na shpjegojė dikush nėse jemi komunitet shoqėror apo shoqėri masonike? Faktet nga jeta e pėrditshme vėshtirė tė shprehin parametrat e njė shoqėrie moderne.

    A kemi parė ndonjėherė qė njė bllok pallatesh tė protestojė pėr plehrat e pambledhura qė bėhen kapicė apo pėr ujin e ndotur nė rubineta? Kurrsesi jo. A kemi parė tė ngrihet zėri pėr lulishtet qė zihen dhe mbi to ndėrtohet njė shumėkatėsh pa leje? A ėshtė parė e dėgjuar qė njė fshat t’i shkulė dhėmbėt deputetit tė zonės pėr rrugėn e pashtruar qė ua premtoi gjatė fushatės elektorale? Po pėr ujėsjellėsin, urėn, ambulancėn apo linjėn telefonike? Asnjėherė. Veē ėshtė pritur me durim deri nė zgjedhjet e ardhshme pėr tė mbajtur vesh tė njėjtat premtime me shpresėn se mbase nė vitet nė vijim diēka do bėhet. Po pėr mungesėn e energjisė elektrike, ujit tė pijshėm, pėr papunėsinė dhe vogėlima tė tjera tė kėtij lloji? As kjo nuk mund tė imagjinohet. Ne jemi gati tė protestojmė e tė ngremė zėrin pėr problemet qė godasin ekzistencėn tonė vetėm kur na bėjnė thirrje liderėt tanė politikanė. Atėherė ama e tundim. Jo mė kot jemi rendi mė i bindur masonik nė botė.

    Po kush janė kėta Mjeshtra tė Masonerisė sonė? Nė fakt nuk janė tė fshehur e tė tėrhequr nė tisin mjegullues tė misterit ashtu siē besohet se veprojnė nė botėn e madhe. Kjo metodė nuk ėshtė e vlefshme pėr mikroambientin shqiptar. Pėrkundrazi, i sheh ēdo ditė nėpėr ekrane, kryesojnė forume dhe dalin shpesh nė konferenca shtypi, pasi nė kėtė vend nuk mund tė jesh i pushtetshėm nėse nuk je i njohur. Janė pikėrisht politikanėt tanė tė nderuar, tė djathtė e tė majtė, nė pushtet apo nė opozitė, me tituj shkencorė apo me diploma false, tė cilėt nė ēdo fushė tė jetės kanė instaluar aksesorėt e tyre.

    Po ne, vdekatarėt e thjeshtė ku e shohim veten nė ketė rend vlerash piramidale? Poshtė nė honin e harresės. Veē nuk ankohemi. Edhe nėse e ngremė zėrin ndonjėherė, kurrsesi nuk na bie ndėrmend qė protesta jonė t’u drejtohet atyre tė Mėdhenjve, tė gjithėve bashkė. Larg qoftė tė ndodhė! Inatin e drejtojmė kaherė tek aksesorėt e rangjeve mė tė ulėta dhe kjo e ka njė shpjegim. Gjithsecili prej nesh kėrkon individualisht t’u zėrė vendin pasi kjo ka qenė ėndrra e pėrhershme: Tė jemi aksesorė shėrbyes tė Mjeshtrave, qoftė edhe tė llojit njėpėrdorimėsh!

    TO

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Eshte titull shume imadh Mason per nje shoqeri si kjo ne shqiperi, do thoja qe mund te quhej edhe privilegj ky lloj etiketimi packa se synohet ana me e erret e masonizmit. Ata qe vertet kane idene e hierkise prej 13 shkallesh te masonizmit nuk do krahasonin kurre nje Rabin me kedo ne shqiperi.



    Dito.

Tema tė Ngjashme

  1. Prinderit tuaj deshirojne qe ju te keni me shume shoqeri shqiptare apo te huaj?
    Nga strawberrygirl_ nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 17-07-2010, 05:55
  2. Sekt i njė feje tė panjohur apo llozhė masonike?
    Nga Albin nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2010, 17:37
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  5. Barazi midis mashkullit dhe femres
    Nga skerdi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •