
Postuar mė parė nga
OBX
Botuar nė librin, "Nėnės" antologji nga anetaret e forumit Bota e Gruas Shqiptare
Largimi nga Kosova ishte njė ndėr vendimet mė tė vėshtira dhe mė tė rėndėsishme qė kam marrė gjatė tėrė jetės time. Qė nga dita kur u martova me John Towler, imagjinoja se si do tė largohesha nga familja, miqtė dhe dashamirėt e mi. Kisha frikė se nuk do tė mund tė pėrballem me largimin. Si mund tiu kthej shpinėn prindėrve tė mi, vėllait, motrės dhe fėmijėve tė saj? Por e dija se John nuk kishte ardhmėri nė Kosovė dhe e vetmja zgjidhje pėr tė jetuar bashkė ishte qė unė tė imigroja nė Amerikė. Gjatė njė viti sa jetuam tė martuar nė Kosovė, kisha dyshime nėse kisha zgjedhur rrugėn e drejtė dhe disa herė kam dashur tė kėrkoj shkurorėzim. Por mami im e dinte se sa shumė John dhe unė ishim tė dashuruar dhe mė siguronte se nuk do tė jetė aq vėshtirė tė jem larg.
Mami im ėshtė njė nga ato nėnat e pėrkryera, qė edhe kur tė qorton, tė bėn tė ndihesh mirė. Megjithėse me pak shkollė, ajo ėshtė femėr moderne, e fortė, e pavarur dhe mė e rėndėsishmja, ėshtė shumė e dashur. Ajo ishte pajtuar me realitetin se unė do tė jetoja pėrtej Oqeanit Atlantik. Tani qė jam nėnė vetė, mund ta marr me mend se sa vėshtirė ka qenė pėr mamin, por ajo ėshtė bėrė shumė e fortė.
Mė 24 janar 2003, u pėrshėndeta me motrėn, Shkurtėn, nipėrit, Egzonin dhe Vlorentin, dhe dhėndrin Ruzhdiun. Vėllai im, Emini, mė pėrqafoi aq fort sa qė mė bėri tė kollitem dhe lotėt shpėrthyen nga brenda si njė breshėr i madh shiu. Mami ndėrhyri dhe e largoi.
- Lėre ēikėn le tė shkon, - i tha ajo derisa e kapi vėllain pėr krahu dhe e largoi. - Mė duket se ky mė shumė qan nga xhelozia qė ti po shkon nė Amerikė, u mahit mami dhe u afrua dhe mė pėrqafoi.
- Rruga e mbarė dhe paē fat tė mbarė pėr njė jetė tė re, - mė tha ajo derisa mė pėrqafonte dhe ledhatonte flokėt. Unė qaja me dėnesė derisa e pėrqafoja fort dhe nuk mund ta lėshoja. Nė sytė e saj tė gjelbėr nuk kishte lot. Por rreth syve iu kishin formuar linja tė zeza. Isha e sigurt se ajo i kishte zbrazur lotėt mė herėt. Kurse tani, para meje mbahej e fortė. Pasi mė puthi nė dy faqet, mė lėshoi dhe iu drejtua bashkėshortit tim, John-it:
- Mė premto se do ta trajtosh si princeshė.
- Oh, - tha John- i, duke u munduar tė bėn shaka nė atė moment tė vėshtirė. - Unė kam menduar se duhet ta trajtoj si Mbretėreshėn Teuta, por meqė ti kėrkon ta trajtoj si princeshė, atėherė unė tė premtoj se ashtu do tė bėj.
Mami e pėrqafoi edhe njė herė dhe u largua. Babi i cili veē ishte duke qarė, mu afrua duke u dridhur dhe nuk arriti tė thotė asnjė fjalė, vetėm mė pėrqafoi fort dhe me vrap u largua shpejt dhe hyri brenda nė shtėpi. Ai nuk kishte forcė tė mė shikonte duke u larguar. Unė mbeta para portės duke qarė dhe shikuar babin duke hyrė brenda nė shtėpi.
- Ēfarė burri i thotė veti ai se ėshtė? u tall mami. Hajt tash shko e mos ke gajlen e tij, do ta qetėsoj unė atė, - bėri prapė shaka ajo derisa bėnte me dorė qė tė nisesha.
John-i mė mori pėr krahu dhe u nisėm. Nuk kisha guxim ta kthej kokėn dhe ta shihja mamin. Kisha frikė se tani ajo ishte duke qarė dhe nuk e dija nėse mund tė pėrballesha me lotėt e saj. Kėrkova nga John-i qė tė shikonte nėse mami qante, dhe ai mė siguroi se ajo nuk qante. Unė u qetėsova pak dhe vazhdova rrugėn, duke iu falėnderuar mamit qė u bė e fortė dhe ma lehtėsoi largimin.
Mami edhe tani arrin tė fshehė lotėt para ueb kamerės kur flasim nė internet. E bėn tė njėjtėn gjė edhe nė telefon, kur e di se nuk do tė mund ti mbajė lotėt.
- Ja, merre babin tėnd se po mė rri te koka e nuk po mė lė rehat, - dhe largohet. Unė flas me babin dhe pas 10-15 minutash, ajo e merr veten dhe vjen prapė tek telefoni dhe flasim derisa nuk kemi mė asgjė pėr tė folur.
Mami mė mėsoi qė nė raste tė veēanta ta mbaj veten dhe tė mos qaj. Mė kujtohet momenti mė i vėshtirė, kur serbėt e morėn babin nga krahėt tanė. E vendosėn pėrballė me ne, nė Stacionin e Autobusėve nė Mitrovicė, bashkė me 2 000 burra tė tjerė. Serbėt, tė cilėt reagonin si pėrbindėsha gjakpirės, tė cilėt nuk ngopeshin me gjakun e shqiptarėve, kėnaqeshin duke shikuar gratė dhe vajzat shqiptare kur qanin pėr mė tė dashurit e tyre.
Mami im shumė shpejt e kuptoi djallėzinė e tyre.
- Nuk kam pėrse tė qaj sepse ai ėshtė i pafajshėm dhe zoti do ta ruajė, - tha ajo me zė tė lartė qė policėt dhe militantėt serbė ta dėgjojnė. Unė qė nuk isha e sigurt se kishte Zot, apo qė ka diēka tė tillė si fat, disi iu besova fjalėve tė mamit dhe papritmas mu ndalėn lotėt. Sikur nuk kishte mė burim pėr lot. Por kur qielli filloi tė qante mbi babin dhe pika tė mėdha shiu e lagnin atė, unė tentova tia dėrgoj babait njė ēadėr. Njė ushtar mė thoshte shko jepja ēadrėn, kurse tjetri mė kėrcėnohej se do tė mė pushkaton nėse bėj njė hap. Unė tentova qė tė shkoj, por mami mė kapi pėr krahu dhe mė ndaloi.
- Nuk mund tė pėrballoj, - mė tha ajo derisa mė mbante fort pėr krahu qė unė mos tė lėvizja. Nė atė moment nė sytė e saj pashė frikėn dhe dashurin qė kishte pėr mua. Njė moment i vėshtirė me ndjenja tė pėrziera dhe unė nuk munda ti kontrolloj lotėt. Por ajo mė mori nė gjoks, fshehu fytyrėn time nga serbėt, dhe mė ledhatonte flokėt. Derisa kisha kokėn nė gjoksin e saj, dėgjoja zemrėn qė i rrihte me nguti. Sado qė frikėsohesha, nė gjoksin e saj gjeta siguri, komfort dhe dashuri. Fshiva lotėt pėr palltos sė saj dhe ngrita kokėn lart si njė trimėreshė.
Pėr njė kohė tė gjatė kam mundur tė menaxhoj lotėt, pa marrė parasysh se sa masakra pashė, sa dhimbje kisha nė zemėr pėr babin dhe shumė viktima tė tjera. Hera e parė qė kam qarė pas ditės kur serbėt e morėn babin, ishte kur ai u kthye nė shtėpi pas tre muajsh. Muaj ata plot ankth dhe dhimbje, sepse nuk kemi ditur nėse babi ishte i gjallė apo i vdekur. Kur mami pa lot gėzimi, pohoi me kokė, sikur i aprovoi lotėt e mi. Por tani jam bėrė prapė e ndjeshme. Nuk mund tė garoj me mamin. Po mundohem tė fsheh lotėt, por dėshtova kur erdhi puna ta lė vajzėn time Sarėn nė ēerdhen e fėmijėve.
Pas pesė muajsh tė lindjes sė Sarės, duhej tė kthehesha nė punė. Ishte hera e parė qė duhej ta lė vetėm me njė grua tė panjohur, nė njė ēerdhe fėmijėsh. Atė mėngjes tė ngrohtė marsi, duke e pėrgatitur Sarėn, lotėt e mi binin nė fytyrėn e saj. Kurse ajo lėpinte lotėt dhe mė shikonte me habi pa kuptuar se ēfarė po ndodhte. Kisha frikė se nuk do tė mund tia kthej shpinėn dhe ta lė vetėm. Shkuam nė ēerdhe gjysmė ore mė herėt, sepse doja ti tregoj Zonjės Lindsey tė gjitha detajet rreth kujdesit pėr Sarėn. Derisa flisja me atė, Sara filloi tė luajė me njė vajzė 7-muajsh. Ajo dukej e lumtur qė takoi fėmijė tė moshės sė saj. Por unė prapė nuk arrita tė largohem pa qarė. Gjatė rrugės gjysmė orėsh pėr nė punė, qaja me dėnesė. Isha ndalur nė semafor dhe pasi ishte ndezur drita e gjelbėr, kisha harruar tė nisem. Dėgjova sirenat e automjeteve mbrapa meje dhe pashė shoferė tė nervozuar, tė vonuar pėr punė. Fshiva lotėt dhe u nisa prapė; tani mė shkoj mendja te mami. Ajo kurrė nuk mė ka lėnė vetėm kur kam qenė e vogėl dhe papritmas, u ndjeva fajtore se jam nėnė e keqe. Doja ta thėrrisja mamin dhe ti kėrkoj falje qė isha aq larg nga ajo, por kisha frikė se do tė kuptojė se unė qaja. Sikur ta dinte ajo se unė qaj para Sarės, do tė zhgėnjehej nė mua. Por unė do tė fsheh lotėt.
Krijoni Kontakt