Trepca.net
.........................
Hagė: Shėrbimi sekret serb ka vrarė atdhetarin e shquar Enver Hadri
Hagė, 30 prill - Gjatė procesit tė djeshėm gjyqėsor kundėr Sllobodan Millosheviqit u bė e ditur se kush e ka vrarė atdhetarin e shquar, Enver Hadrin nė Belgjikė mė 1990.
"Vrasja e Enver Hadrit nė Belgjikė ishte vrasja e parė politike, tė cilėn e ka bėrė Shėrbimi sekret serb pa informuar as konsultuar sigurimin shtetėror jugosllav", ka deklaruar nė Hagė dėshmitari i mbrojtur nė procesin kundėr Millosheviqit me shifrėn C-48.
Ky dėshmitar tha se pėr mė se 20 vjet ishte bashkėpunėtor i Shėrbimit sekret serb dhe precizoi se nė vitet e 80-ta kishte filluar fushata jugosllave e likuidimit tė emigrantėve shqiptarė tė Kosovės nė Evropė.
"Miku im Veselin Vukotiq i quajtur Vesko ka marrė pjesė aktivisht nė likudimin e shqiptarėve nė Evropė me urdhėr tė Sigurimit shtetėror jugosllav. Ai personalisht e ka vrarė Enver Hadrin nė Bruksel, mirėpo kėsaj radhe me urdhėr tė Shėrbimit sekret serb", ka deklaruar C-48.
Ai ka precizuar se urdhėr i kėtillė ėshtė dhėnė gojarisht e asnjėherė me shkrim. Veselin Vukotiq, sipas kėtij dėshmitari gjatė 80-tave dhe 90-tave kanė vepruar bashkėrisht nė Evropė. Ndryshe vrasja e Enver Hadrit atė botė i vihej nė barrė Ashaninit i vrarė nė qėrim hesapesh nė fund tė 90-tave nė Beograd.
..............
Kush ka material per jeten dhe vepren e atdhetarit Enver Hadri mund te shkruaje ne vijim.
Krijoni Kontakt