Duke lexuar per cdo dite tema te ndryshme ku secili shpreh shqetesimet e veta per qeshtje te ndryshme kombetare te pa zgjidhura per te cilat hidhet faji sa te njeri institucion apo te tjetri me lindi ideja e nje Kuvendi Kombetar Shqiptar.
Ja disa qeshtje problematike qe na shqetesojne te gjitheve:
Ceshtja e pazgjidhur e Qamerise,
Ceshtja e pazgjidhur e Trojeve Shqiptare ne Serbi
Ceshtja e pazgjidhur e Trojeve Shqiptare ne Mal te Zi
Ceshtja e pazgjidhur e Trojeve Shqiptare ne Maqedoni
Ceshtja e gjuhes shqipe,
Ceshtja e Mitrovices se ndare etj.
Per te gjitha keto qeshtje madhore Shqiptare faji i hidhet qeverive e institucioneve te ndryshme te cilat, nuk jan as kompetente as te afta te zgjidhin problemet e tilla te medha kombetare.
Psh, me te drejte Shqiptaret e Lugines se Presheve pyesin: Kush do te interesohet per ne tani qe kemi dy shtete Shqiptare, Kosova apo Shqiperia, dhe pergjigja eshte as njera as tjetra. Preshevaret kane mbetur vetem ne lufte per ekzistenc me Serbine dhe askush nuk interesohet per ta.
Pikerisht keshtu ndodh edhe me Shqiptaret e Malit te Zi.
Ne Maqedoni jane krijuar me dhjetera parti shqiptare dhe asnjera nuk eshte e afte te zgjedh problemet kombetare atje.
Qameria eshte harruar fare nga qeveria shqiptare ndersa per qeverine e Kosoves me siguri as nuk ka ekzistuar ndonjehere si qeshtje.
Kemi cdo dite interpretime se gjuha shqipe ne Kosove po Kosovarizohet ne mungese te nje konsensusi kombetare per ndryshimin e nje standardi te para 40 viteve.
Atehere shtrohet pyetja:Pse te mos krijojme nje institucion mbarekombetare te quajtur "Kuvendi Kombetar Shqiptar" i cili do te perbehej nga figurat me te njohura te kombit tone te cilat do te zgjidheshin njejt sikur deputet ne parlament. Do te munde te ishin psh 50 veta perfaqesues te te gjitha rajoneve shqiptare dhe do te mirreshin direkt me qeshtjet kombetare, dhe do te duhej te kishin te drejten te sugjerojne politikat qe do te ndermirreshin nga qeverite e Kosoves, Shqiperise, Partive shqiptare qe gjenden ne qeverine e Maqedonise, Partive te ndryshme shqiptare ne gjenden ne Presheve, e Ulqin, Shoqatat qe merren me qeshtjen e Qamerise etj.
Me nje fjale do te sherbente si nje Qeveri mbare kombetare edhe pse nuk do te paraqitej si e tille.
Ne syte e botes do te munde te paraqitej si nje kuvend qe thjesht mirret me qeshtje te gjuhes e kultures shqiptare dhe askush nuk do te munde te kontestonte nje institucion te tille.
Shqiptaret po tkurren cdo dite e me shume qofte nga territoret, qofte nga kultura, qofte nga gjuha apo indentiteti kombetar.
A mendoni se po te krijohej nje institucion i tille do te arrihej nje lloj bashkimi kombetar.
Krijoni Kontakt