Raporti i njeriut ndaj Krijuesit:
revoltė apo frikė-respekt
Qytetėrimi i vjetėr grek marrėdhėniet mes njerėzve dhe zotave i pėrfytyronte si revoltė dhe sfidim. Sipas tij, zotat gjithnjė duan ta nėnshtrojnė njeriun dhe, nė mėnyrė qė ai tė mos i gėzojė frytet e punės sė vet, sa herė qė ai arrin sukses zotat e hedhin nė fatkeqėsi. Ndėrkaq, njeriu, nė anėn tjetėr, i sfidon vazhdimisht zotat dhe kur bie, ai pėrsėri e merr veten dhe vazhdon luftėn e tij me zotat.
Ajni Sinani
Legjenda e njohur pėr Prometeun thotė se Zeusi, perėndia mė i madh, babai i perėndive dhe i njerėzve e urdhėroi Epimeteun, qė ishte i biri i Titan Japet qė ti jepte ēdo qenie tė gjallė armėt qė i duheshin pėr tė mbrojtur jetėn. Kėshtu Epimeteu i pajisi kafshėt me thonj, dhėmbė e shkathtėsi qė tė mbijetonin, por ai bėri njė gabim sepse harroi njeriun. Raca njerėzore do tė ishte zhdukur sikur atė mos ta ndihmonte Prometeu, vėllai i Epimeteut.
Meqenėse nuk kishte mbetur asnjė armė pėr njeriun Prometeu i dhuroi atij diēka mė tė ēmuar: trurin. Edhe pse ai i dha njeriut zgjuarsinė qė tė mund tė pėrballonte armiqtė e tij, njerėzit pėrsėri vuanin, sepse u mungonte diēka qė tė mund tua bėnte jetėn tė mundshme: zjarri. Zjarrin e kishin dhe e pėrdornin vetėm perėnditė. Ata donin ta mbanin vetėm pėr vete. Sipas kėtij miti, titani, Promete duke parė se njerėzit jetonin nė errėsirė e nė tė ftohtė, i erdhi keq pėr ta, andaj ua rrėmbeu zjarrin perėndive dhe ua dha njerėzve dhe qė atėherė filloi epoka mė e rėndėsishme pėr njerėzimin. Mirėpo Zeusi u zemėrua pėr kėtė krimme Prometeun dhe me njeriun.
Meqė tashmė nuk mund tua merrte zjarrin njerėzve vendosi ta ndėshkonte rėndė Prometeun dhe njeriun. E rrėmbeu Prometeun dhe e ēoi nė njė mal tė madh qė quhej Kaukaz duke e lidhur me zinxhirė qė tė mos lėvizte. Ngarkoi njė shqiponjė tė madhe qė tė hante mėlēinė e Prometeut ditėn, e cila i rritej pėrsėri natėn. Kėsaj torture tė Prometeut qė zgjati 30 vjet i dha fund Herkuli qė ishte i biri i Zeusit, hero dhe gjysmė perėndi. Ai iu lut Zeusit, ta lejonte tė vriste shqiponjėn dhe tė kėpuste zinxhirėt qė kishin mbajtur tė lidhur martirin Promete. Zeusi ia plotėsoi dėshirėn Herkulit dhe e lejoi qė ta lironte Prometeun.
Kurse njeriut Zeusi i dėrgoi Pandorėn dhe sė bashku me tė i dėrgoi dhuratė njė kuti tė mbyllur. Kur njeriu e hapi atė pa se ajo ishte e mbushur me tė kėqija, qė dolėn nga kutia dhe u shpėrndanė nė sipėrfaqen e tokės, nė mėnyrė qė tė jenė shkak armiqėsie dhe trishtim i vazhdueshėm pėr njeriun. Pra, pėrmes kėsaj legjende, raportet mes njeriut dhe zotave janė vlerėsuar si raporte konkurrence dhe sfidimi mes tyre.
Ndėrkaq krejt ndryshe nga ky mit i rremė, sipas doktrinės islame njeriu ėshtė i krijuar prej Allahut, ēdo gjo i ėshtė dhuruar prej Tij, gėzon pėrkrahjen e Tij dhe mbėshtetet nė ēdo ēast tė jetės tek Ai dhe nė fund i kthehet vetėm Krijuesit. Mėsimi islam thekson gjithėfuqinė e All-llahut. Kurani na flet pėr mėshirėn e All-llahut dhe vė baraspeshėn mes mėshirės dhe drejtėsisė sė Allahut. Ēdo sure e Kuranit fisnik dhe ēdo vepėr e besimtarit fillon me Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim, ku janė tė pėrmendur emrat e bukur tė mėshirės: err Rrahman dhe err Rrahim, e jo emrat e zemėrimit. Sipas njė hadithi tė Muhammedit a.s. mėshira i paraprin hidhėrimit tė All-llahut.
Njeriu sipas Islamit ėshtė rob dhe mėkėmbės i All-llahut. Si rob i All-llahut njeriu duhet ti nėnshtrohet plotėsisht vullnetit tė Tij, duke pranuar Programin Hyjnor qė pėrmban udhėzimin dhe drejtimin dhe ta zbatojė atė nė jetėn e pėrditshme nė mėnyrė qė tė fitoj kėnaqėsinė nė kėtė botė dhe shpėtimin nė botėn tjetėr.. Kurse si mėkėmbėsi i All-llahut njeriu duhet tė jetė aktiv sepse ka pranuar amanetin qė nuk e pranuan as toka dhe as qiejt (El Ahzab: 72).
Kurani na mėson se Zoti nuk ėshtė ziliqar ndaj njeriut, sikurse flitet nė legjendėn greke, pėrkundrazi Zoti, sipas Kuranit, ėshtė shumė bujar ndaj njeriut, madje Zoti i ka dhėnė njeriut shumė favore, duke e lartėsuar mbi tė gjitha krijesat tjera:
Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam. (El-Isra: 70);e ka bėrė nė formėn mė tė bukur:
Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur. (Et Tin: 4);
i ka dhėnė shpirtin:
dhe kur ta kem pėrsosur atė (njeriun) dhe ti kem dhėnė nga ana Ime shpirt, ju menjėherė pėruljuni atij (nė sexhde) (Sad: 72); dhe e ka caktuar tė jetė mėkėmbės i Tij mbi tokė: (Pėrkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjėjve: Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė tokė njė mėkėmbės!... (El-Bekare: 30).Islami nuk e sheh njeriun si rival tė Krijuesit apo si njė krijesė tė pavarur prej tij, qė mund tė zėrė edhe vendin e Krijuesit. Zoti e krijoi njeriun pėr tė dėshmuar Njėshmėrinė e Tij dhe pėr tė adhuruar vetėm Atė. All-llahu i ėshtė drejtuar njerėzimit qė nė kohėn e shpirtrave me pyetjen: A nuk jam Unė Zoti juaj? dhe njerėzit, pa pėrjashtim, qė tė gjithė janė pėrgjigjur: Po, dėshmojmė!(El Araf:172). Nėpėrmjet kėsaj Po-je njeriu e ka pranuar Allahun si Zot tė vetin, madje qysh para ardhjes sė tij nė kėtė botė.
Pra Zoti ka marrė prej shpirtrave tė njerėzve zotimin (mithakun) qė nė botėn e shpirtrave dhe gjithė njerėzimi ka pranuar Hyjninė e All-llahut. Kjo paraqet besėlidhjen qė shpirti i secilit njeri e ka nėnshkruar para Zotit. Secili njeri ėshtė zotuar se do ta njohė dhe se do ta pranojė All-llahun pėr Krijues dhe Furnizues tė tij. Kjo tregon pėr atė se adhurimi dhe pranimi i Krijuesit ėshtė skalitur nė vetė natyrėn e njeriut (el fitrah) qė ndonėse mund ti nėnshtrohet harresės, egoizmit dhe pasionit, megjithatė ėshtė i pranishėm nė zemrėn e ēdo njeriu.
Sipas Islamit mėkati dhe rėnia e njeriut vjen para sė gjithash si pasojė e harrimit tė kėtij zotimi. Qėllimi i mesazhit tė Zotit ėshtė qė tia pėrkujtojė njeriut zotimin e dhėnė para se tė vinte nė kėtė botė. Mu pėr kėtė nė shumė vende nė Kuranin fisnik lexojmė shprehjen fe dhekir: pėrkujtoji atyre.
Islami i kundėrvihet tėrėsisht idesė sė rebelimit dhe revoltės ndaj Krijuesit. Dyshimi e individualizmi qė mund tė shihet nė Greqinė e Vjetėr dhe Evropėn pasmesjetare i pasqyruar nė letėrsinė e kėtyre periudhave nuk gjendet nė Islam. Nė Islam njeriu nuk konceptohet nė natyrėn e tij titanike ose prometiane, qė rebelohet ndaj Vullnetit tė Qiellit nė mėnyrė heroike. Pėrkundrazi, madhėshtia e njeriut sipas mėsimit islam qėndron nė tė qenėt e tij rob-shėrbėtor i All-llahut.
Prandaj ideja e pavarėsisė sė njeriut nga Krijuesi dhe mosnjohja e moszbatimi i urdhrave tė Tij, njė trend i shoqėrisė perėndimore, ėshtė i huaj pėr mėsimin islam. Zoti ka pėrmbushur zotimin e tij ndaj nesh duke na dhėnė fuqi, aftėsi, udhėzim dhe ka vėnė ēdo gjė nė shėrbim tė njeriut, nė mėnyrė qė ai tė mund ta realizojė rolin e tij prej mėkėmbėsi mbi tokė. Mbetet nė dorėn e njeriut nėse dėshiron tė jetė konsekuent ndaj zotimit qė i ka dhėnė All-llahut dhe pranimit tė Njėsisė sė Tij, duke marrė pėrgjegjėsi si mėkėmbėsi i All-llahut nė tokė, apo tė rrėshqasė nė njė nivel edhe mė tė ulėt se kafshėt: (El Araf: 179).
Madhėshtia njeriut nuk i vjen prej vetes dhe prej tė qenėt i pavarur, por prej tė qenurit krijesė, shėrbėtor dhe mėkėmbės i Tij.
Pikėrisht pėr kėtė Muhammedi a.s. nuk lartėsohet nga muslimanėt nė nivelin e Hyjit, apo nė nivelin e birit tė Hyjit, sikurse bėjnė tė krishterėt me Isain a.s (hasha lilah, All-llahu na ruajt) por konsiderohet rob-shėrbėtor dhe i dėrguari i All-llahut. Kjo ėshtė shkalla mė e lartė qė mund tė arrijė njeriu. Kėtu qėndron gjithė madhėshtia e Islamit karshi doktrinave dhe feve tė tjera.
Krijoni Kontakt