Nuk eshte NacionalSocializem
(Nga Koco Danaj)
Cfare eshte e majta nacionaliste ? Eshte ajo nje nevoje dhe imperativ per zhvillimin e kombit shqiptar ? Eshte ajo nje domosdoshmeri per europeizem dhe integrim te kombit shqiptar ne familjen europiane ? Eshte ajo nje garanci e paqes dhe stabilitetit te Ballkanit ? Apo eshte nje variant i nacional socializmit te Hitlerit ? Duhet pranuar apo duhet refuzuar ?
Pyetjet e shtruara kane dhene dhe pergjigjet sipas njerezve, shtresave dhe mentaliteteve te njerezve. Po analizojme nje prej tyre.
Sipas disave, e majta nacionaliste shqiptare nuk eshte asgje tjeter vecse nje variant i zbutur i nacional socializmit te Adolf Hitlerit. Dhe me qe eshte keshtu, atehere duhet refuzuar sepse eshte e deshtuar. Per partizanet e ketij mendimi mjafton formulimi i tezes e majta nacionaliste, mjafton krahasimi i saj me ndonje origjinal te hershem per ta asgjesuar si teze. Ne rastin konkret mjafton krahasimi me nacional socializmin e Hitlerit per ta refuzuar.
Por a kane te drejte? Nuk kane te drejte. Partizanet e krahasimit midis te majtes nacionaliste shqiptare dhe nacional socializmit hitlerian jane te larmishem edhe midis tyre. Nje pjese atakojne te majten nacionaliste duke u nisur nga dogmat e mesuara dikur apo tani, duke u nisur nga klishete shekullore sipas te cilave mjaftojne vetem disa traktate per te spieguar dukurite dhe fenomente e secilit vend. Prandaj edhe bien ne gabime kur barazojne te majten nacionaliste shqiptare me nacionalsocializmin. Fjalet e njejta nuk jane apriori teza te njejta dhe mendime te njejta. Fshehur pas nocioneve integrim, globalizem, sot ne mjedise politike, mediatike europiane etj ekziston nje realitet percimimi dhe racizmi demokratik. Baza e tij eshte fakti i thjeshte se ata qe nuk jane bashkuar me njeri tjetrin nuk mund te japin asnje lloj kontributi si komb ne familjen e madhe europiane. I vetmi kontribut i tyre eshte ai i banorit te ketij apo atij shteti te Europes dhe kontributi i zjarrfikesit. Partizanet e krahasimit te se majtes nacionaliste me nacional socializmin kudo ku jetojne, e ndiejne kete fryme perbuzjeje.
Ja disa shembuj te thjeshte :
Shembulli i pareane me mijra shqiptare ne Tirane qe e ndjejne kete perbuzje perballe kangjellave te ftohta raciste te konsullatave te huaja dhe nepunesve te tyre. E ndiejne perdite dhe cdo vit. Por cfare eshte kjo ftohtesi? Eshte shprehja me tipike e qendrimit ndaj atij qe nuk ben dot vehten e tij. Jane kangjellat e atyre qe kane mbajtur nje ligjerate apo nje deklarate nje dite, nje muaj, nje vit apo nje dekade me pare ne Tirane apo ne Bruksel.
Shembulli i dyte : Para disa kohesh, Gjykata Kushtetuese e Maqedonise mori vendim per te kufizuar perdorimni e Flamurit Shqiptar nga shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre dhe ne shtetin jo te tyre ne Maqedoni. Cfare bene shqiptaret pas kesaj fyerje nacionale? Asgje, pervec nje beteje mediatike neveritese te disa partive poiltike shqiptare. Por cfare beri ultranacionalizmi maqedonas ? Ai u trimerua dhe disa dite me pas beri nje masaker ndaj shqiptareve ne fshatin Brodec. Thelbi i saj ishte se : Ju shqiptaret mund te jetoni me neve vetem si qytetare te dores se dyte, ndryshe do te kete perseri Brodec. Por cfare bene shqiptaret? Disa politikane te tyre vazhduan luften mediatike, ndersa dhjetra mijra te tjere varrosen te vraret e masakres. Proteste mortore !
Shembulli i trete : Jane me dhjetra variante te artikuluara mbi te ardhmen e perkohshme te Kosoves. Qe nga Honkongu deri tek Ishujt Folklend afer Argjentines. Perse ? Per te kenaqur 6 perqind te qytetareve te saj. Eshte hartuar nje plan qe i jep ketij 6 perqindeshi me shume se 24 perqind teritori. Eshte hartuar nje Plan qe i jep ketij 6 perqindeshi te drejten e gjuhes dhe flamurit ne te gjithe teritorin e Kosoves. (Ndersa ne Maqedoni per 25 perqind te qytetareve nuk lejohet as flamuri dhe as gjuha shqipe. Por asesi deri tani nuk ka zgjidhje. Ai qe eshte pakice vazhdon te kerkoje shume e me shume. Ndersa ai qe eshte shumice vazhdon te marre pak dhe me pak. Dhe megjithate, direktivat e Brukselit kerkojne qe shqiptaret te terhiqen akoma, te presin akoma deri ne shkurt, deri ne mars etj etj. Po shqiptaret cfare bejne ? Ata protestojne duke mos marre pjese ne zgjedhje ne masen 60 perqind.
Pranimi dhe perqafimi i te majtes nacionaliste do te ndikoje fuqishem ne ndryshimin e kesaj situate fyese dhe percmuese. Shumica e shqipatreve ne Tirane, Tetove apo Prishtine e dine tashme kete gje. Por ata jane te pafuqishem ta pranojne dhe perqafojne ate per shkak te tundimit te madh qe ka jeta individuale dhe te privacioneve qe ka jeta e kombit shqiptar. Per shkak te Politikes dhe Diplomacise se Lodhjes qe eshte ushtruar mbi ata pergjate nje shekulli.
Kesisoj kjo pafuqi nuk na shfaqet hapur, por rreket te fshihet pas gjoja krahasimit me nacional socializmin hitlerian.(Domethene ne jemi dakord me kete pozite te pafavorshme te kombit shqiptar, por meqe platforma e ofruar per bashkimin e tij ngjan me nacional socializmin e Hitlerit, e refuzojme. Prandaj me mire te percare, me mire banore, me mire komb i pabere se sa hitleriane)
Eshte nje justifikim i dobet, nje mbulese prej pelhure te tejdukshme, por gjithsesi eshte nje justifikim i pafajshem. Nuk shkon me tej se sa justifikimi. Kjo shtrese eshte vetem refuzuese dhe jo me teper. Me nje Politike me Duruese ajo mund te shndrrohet nga Refuzuese ne Aderuese.
Krijoni Kontakt