Close

Rezultati i Sondazhit:

Votues
0. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • 0 0%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20

Tema: Olta Boka

  1. #11
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    2 pike sa per hater.
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #12
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Kenga Ishte E Mirė , Mė Pėlqeu....
    10 Pikė Nga Unė..

  3. #13
    Korcarka91
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    16
    mendoj se festivali eshte nje konkurs shume serioz ku duhet te shkojne kengetare me shume eksperience.olta mund te kete nje ze te bukur apo te dhena artistike por nuk ka eksperience dhe nuk eshte mesuar me skena te medha.nuk besoj se eshte gati te prezantoje vendin tone ne festivalin europian.

  4. #14
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs down

    E dime shume mire se si fitoi Olta dhe se cfare "ylli" eshte.
    As qe du me dit!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Shqipėria do tė konkurroje ne gjysem finalen e dyte e cila do mbahet me 22 Maj, 2008 .

    * Kroaci
    * Danimarke
    * Bullgari
    * Portugali
    * Ukraine
    * Zvicer
    * Maqedoni
    * Islande
    * Qipro
    * Letoni
    * Bjellorusi
    * Hungari
    * Shqipėri
    * Suedi
    * Turqi
    * Lituani
    * Gjeorgji
    * Ēeki
    * Malta


    10 shtete nga kjo gjysem finale do futen ne finale.

    Suksese Olta!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Hidhet shorti: Shqip nė Beograd
    Olta Boka ka pėr tė kėnduar shqip nė Festivalin Evropian nė Beograd. Kėnga e autorėve Hila – Laēo nė stil mė alternativ pas orkestrimit tė dytė nė Itali. Shqipėria kėndon e gjashta


    Nė Beograd ka pėr tu kėnduar shqip. Ishte e vėshtirė tė pėrkthehej nė anglisht dhe tė ruhej melodia e vargut. Me gjithė pėrpjekjen e autorėve apo e ndonjė delegati qė ngutej tė shpjegonte kuptimin e fjalėve, pakkush nga tė huajt e merrte mesazhin nė anglisht tė refrenit “Zemrėn e lamė peng”. Ndaj dhe nė Beograd, nė Festivalin Evropian tė Kėngės Shqipėria flet me gjuhėn shqipe.

    Ėshtė pėrfaqėsimi i pestė nė Eurosong, por e para herė ku kėnga nuk pėrkthehet nė anglisht. Mė 20 maj nis nė Beograd edicioni i 53-tė i Festivalit Evropian ku marrin pjesė 43 vende konkurrente. Shqipėria shkon atje me kėngėn fituese nė Festivalin e Kėngės nė Radio Televizionin Publik Shqiptar “Zemrėn e lamė peng”, e kėnduar nga Olta Boka, me muzikė tė Adrian Hilės dhe poezi tė Pandi Laēos, dyshe e cila na pėrfaqėson nė Eurosong pėr herė tė tretė. E sapokthyer nga Beogradi, drejtoresha e Radio Tiranės, Zamira Koleci, tha se ka marrė pjesė nė mbledhjen e radhės sė organizatorėve tė festivalit, ku u hodh shorti pėr radhėn e performancave. Pėr herė tė parė nė historinė e festivalit, kėngėt gjysmėfinale interpretohen nė dy net.

    Kėnga jonė paraqitet natėn e dytė, mė 22 maj, bashkė me vende tė rajonit si Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e tė klanit ish-sovjetik si Ukraina, Gjeorgjia, Bjellorusia, etj. Olta kėndon e gjashta.

    Pėrgjithėsisht nė kėsi rastesh preferohet tė kėndohet afėr fundit dhe delegacioni shqiptar nuk mbeti shumė i kėnaqur nga renditja. Megjithatė, dihet se nė njė festival si Evropiani nuk ka aq rėndėsi radha, madje ndonjėherė nuk ka rėndėsi as vetė kėnga, por tė ashtuquajtura “lobingje politike”. Kėtė mbase duhet tė synojnė edhe drejtuesit e RTSH-sė. Koleci thotė se kėnga ka pėr t’u prezantuar, tė paktėn nė vendet e rajonit, pėr tė parė mundėsitė e njė promovimi mė tė gjerė. Tashmė kėnga e pėrfunduar ėshtė dorėzuar nė Beograd. Ėshtė ripunuar dhe riorkestruar nė njė studio prestigjioze nė Itali. Thuhet se vjen mė e freskėt dhe mė alternative. Janė futur nė lojė instrumente tė gjallė qė ekzekutohen nga artistė tė zotė qė bashkėpunojnė me emra si Laura Pausini, Michele Zarrillo apo me gjigantė televizivė si Mediaset.


    Pėr t’iu pėrmbajtur kėrkesave tė EBU-sė, kėnga ėshtė pėrmbledhur nė 3 minuta, pa rrudhur krijimin qė nė festivalin e RTSH-sė kishte 20 sekonda mė tepėr. Riorkestrimi nė Itali mėsohet tė ketė kushtuar rreth 6 mijė euro. Nuk ka pasur probleme pagesash. Drejtuesit e RTSH-sė kanė qenė korrektė me autorėt, madje mėsohet qė edhe komunikimi me ta tė ketė qenė i mirė, edhe pse kishin paracaktuar njė tjetėr kėngė fituese dhe jo “Zemrėn e lamė peng”.

    Pėr pėrkthimin thuhet qė tė gjithė tė kenė qenė nė njė mendje qė kėnga tė kėndohej shqip. Drejtoresha e festivalit bėri tė ditur pėr “Shekullin” se kjo nuk ka ndodhur enkas pėr pjesėmarrjen nė Beograd. (Edhe pse thellė-thellė na pėlqen tė jetė kėshtu). “Kėngėt tona ėshtė e vėshtirė tė pėrkthehen nė gjuhė tė huaja. Janė tė mbushura plot metafora dhe zor se gjenden fjalėt e duhura nė njė gjuhė tjetėr. Ndoshta kemi mbetur shumė tradicionalė nė tekste”, - thotė Zamira Koleci.


    Kėnga do tė shoqėrohet me videoklip i realizuar nga regjisori televiziv Pluton Vasi nė bashkėpunim me “Max Production”. Kėtė herė s’ka pėr tė pasur pėrplasje pronėsish e kombėsish. Videoklipi ėshtė xhiruar nė qendėr tė Tiranės, nė Pallatin e Kongreseve.Ėshtė ndėrtuar mbi fabulėn e thjeshtė tė tekstit dhe marrin pjesė shumė tė rinj. Mendohet qė videoklipi tė ketė kushtuar rreth 8 mijė euro. Momentalisht ende nuk mund tė flitet saktėsisht pėr performancėn skenike. Nuk pretendohen performanca koreografike, veshje tė ēuditshme, madje do tė ishin tė kėnaqur edhe pa back vokal-e.


    Pika e fortė e konkurrimit tė sivjetshėm nuk ėshtė pjesėmarrja pėr herė tė parė, paraqitja fizike, apo pėrvoja e njė artisti me shumė vite karrierė mbi supe, por mosha e kėngėtares. Si favor e servirin organizatorėt e festivalit nė RTSH. Ndoshta Olta ka pėr t’u ndjerė si guri ynė i shansit nė Beogradin e nxehtė, qė nuk mund t’ia falė Kosovės guximin pėr t’u ndarė prej saj. Organizatorėt premtuan siguri tė plotė pėr delegacionin tonė dhe atė Izraelit. Pėr kėtė u zhvillua edhe njė mbledhje e veēantė.

    Pavarėsisht pėrgatitjeve nga ana shqiptare dhe premtimeve tė organizatorėve, Shqipėria nuk do ta ketė edhe aq tė thjeshtė nė Serbi. Nuk e patėm mė tė thjeshtė nė Kievin e ftohtė, apo Helsinkin e largėt, madje as nė Athinėn fqinje. Duket se Shqipėria ėshtė njė vend tepėr i vogėl pėr tė bėrė aleanca tė mėdha. Dhe kėtė herė nuk ėshtė thjesht ēėshtje aleancash. Nuk e dimė si do tė pritemi, nuk e dimė nė do tė votohemi. Tė paktėn tė kemi njė paraqitje dinjitoze.

    Pasaporta e kėngės

    Titulli: “Zemrėn e lamė peng”

    Kėndon: Olta Boka

    Muzika:Adrian Hila

    Teksti: Pandi Laēo

    Gjuha: shqip

    Kohėzgjatja: 3 minuta

    Orkestracioni dhe instrumentet live: Itali, 6 mijė euro

    Videoklipi: Pluton Vasi, “Max Production”, rreth 8 mijė euro

    shekulli.com.al

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Video klipi

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    E ka gjo BOKEN e forumit kjo Olta?

    Boke, home?

    e ke gjo?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #19
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Le mi se Flaka dhe Doruntina duhej ta merrnin cmimin sivjet, po ca tu besh disave aty qe jane nacionaliste brenda komnit te vet..

    Do Zoti te beje dicka ne Eurofest por se besoj se EuroVision , e dime nga pervoja se kerkon kengetare qe kane pervoje disavjeqare ne skene ...
    ArsGothicė

  10. #20
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Kjo Olta s'ka fuqi me ..... jo me me knu ne Beograd.
    As qe du me dit!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •