Gjykatat dhe jetimoret mbajne peng femijet jetim
Jonida Tashi
Numri i biresimeve te femijeve jetim per kete vit ka pesuar nje ulje te ndjeshme krahasuar me vitet e kaluara. Rreth 60 femije jane biresuar deri tani gjate ketij viti nga çifte te ndryshme. Shkaku kryesor per uljen e ketij numri eshte ligji i ri, i cili i’u kufizon ketyre femijeve kohen e qendrimit ne jetimore. Por pergjegjese per kete, sipas kreut te Shoqates Kombetare te Jetimeve, jane edhe gjykatat, te cilat kane paraqitur jo pak pengesa per biresimin e ketyre femijeve. Ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Albania”, Kadri Aliaj, kryetari Shoqates Kombetare te Jetimeve, njekohesisht dhe oponent ne Shoqaten e Biresimeve nuk nguron te flas hapur per problemet qe hasin jetimet ne vendin tone. Madje, ai ka guximin te nxjerre ne pah edhe paregullsite qe ka verejtur ne jetimoret e vendit. Te njejtin fat si keta jetim ai e ka perjetuar vete, por ndryshimi midis te kaluares se tij dhe kohes se sotme eshte shume i madh, sepse shteti i sotem ndryshe nga ai i kohes se tij, po tregohet shume indiferent me kete kategori njerezish qe jane pjese e tij.
Si eshte numri i biresimeve kete vit?
Ne qofte se gjate viteve te kaluara po marrin nje mase maksimale ka pasur 100 biresime ne vit, gjate viti 2007 me daljen e ligjit te ri, nuk eshte kapur ende kjo shifer deri tani. Me ligjin e vjeter, biresimet beheshin nga gjykatat. Ndersa me ligjin e ri, qe ka dale jo se nuk jane kryer biresime, por shifrat nuk kane qene te peraferta me vitet e kaluara. Ne qofte se, ne vitet e meparshme ka pasur rreth 80-100 biresime ne vit, gjate ketij viti jane bere rreth 60 biresime. Por ka disa arsye pse nuk eshte kapur kjo shifer qe eshte kapur gjate viteve te tjera.
Cilat jane keto arsye?
Arsyeja e pare, eshte se ka pasur pengesa nga ana e gjyqesorit, sepse nuk kane arritur ta pergatisin ne kohe dosjen e braktisjes se femijeve. Keto nuk jane nje rast, por jane disa raste. Dhe megjithe insistimin e Komitetit Shqiptar te Biresimeve, sidomos te kryetares se tij, perseri ka pasur neglizhence ne dhenien ne kohe te vendimit te gjykates per braktisjen e femijes. Pengese tjeter qe kemi vene re eshte edhe mosdhenia nga ana e institucioneve qe rriten keta femije te dosjeve te femijeve qe jane te gatshem per biresim. Arsyeja per kete ka qene se keto institucione disa prej tyre jo te gjitha nuk i kane prure keta femije pavaresisht se kane qene me vendim gjykate per tu biresuar per te ruajtur numrin e personelit dhe kane pritur sa te vijne edhe femije te tjere, te cilet do te kalojne per biresim me pas te kalojne edhe keta te tjeret. Kjo per mua ka qene nje pengese me te vertete kryesore, sepse ka shkaktuar dhe vonesa te vete femijet, sepse zakonisht çiftet shqiptare dhe te huaj deshirojne qe femijet qe duan te biresojne te jene 0-3 vjeç. Ne qofte se ata jane mbi 3-vjeç biresuesit e kane pak te veshtire ti biresojne. Pikerisht per kete arsye Shoqata e Jetimeve dhe Komiteti i Biresimeve, ka kerkuar qe, qe nga dita e pare qe del vendimi nga gjykata per braktisjenn institucioni duhet patjeter qe te bej dosjen gati per t’ja derguar Komitetit te Biresimeve. Arsye tjeter eshte dhe lenia e femijeve neper spitale, te cilet nuk i çojne ne institucion keta femije, por i mbajne infermieret prane institucionit te spitalit dhe kujdesen per ta. Keta femije nuk arrijne qe te marrin dokumentin e braktisjes.
Keni hasur raste te tilla?
Keto raste nuk jane te lejueshme. Nje pune te mire per keto duhet te bej Ministria e Punes dhe administrata, sepse aktualisht keta pergjigjen per te gjithe institucionin. Te tilla raste ne kemi hasur ne Librazhd. Me e keqja eshte se nje femije i lindur ne spitalin e Librazhdit rrinte per 2 vjet atje madje ne nje repart te keq siç eshte ai i infektivit. Deria u detyrua kryetarja e Komitetit te Biresimve dhe ne ta bejme problem ne Ministrine e Shendetesise qe ky femiej te kalonte ne jetimore. Rasti tjeter ka qene Kukes, ku nje femije tjeter eshte mbajtur ne spital.
Kerkesat per biresim si jane?
Kerkesat per biresim nuk mungojne, por femijet jane te pakte. Qe nga viti 1993 dhe deri me sot jane biresuar 1200 femije. Kjo eshte nje shifer e konsiderueshme dhe per ne si shoqate eshte nje pune pune mjaft e lavderueshme qe ka bere shteti nepermjet ketij institucioni. Duke qene oponent ne Komitetin Shqiptar te Biresimeve e them me bindje te plote se ai eshte nje institucion, i cili tani varet nga Ministria e Drejtesise, por me te vertete ben nje pune shume te madhe. Ne asnje rast une nuk kam lejuar dhe nuk do te lejoj qe te abuzohet me femijet pavaresisht se ç’mund te shkruaj dikush per keto abuzime. Nga 1200 femije qe jane biresuar brenda dhe jashte vendit eshte punuar shume, sepse ne qofte se keta femije sot do te ishin rritur ne institucionet shteterore do te kishin dale madhor siç kemi ne keto getot e jetimeve qe kane dale tani. Mund te them pa ekzagjerim se duhet te kishim dhe 20 institucione te tjera qe duhet te merreshin me rritjen e tyre. Sot nje jetimore ka 25-30 femije.
Pas jetimores c’ndodh me femijet jetim?
Ne kemi te drejte qe me statutin tone te shoqates qe te kontrollojme vazhdimesine e ketyre femijeve tek familjet qe ata shkojne. Domethene, familja qe i ka biresuar a kujdeset per keta femije, a i ka dhene arsimimin e duhur. Pavaresisht se nuk eshte i kushtezuar, çdo çift ka te drejte te marri femije duke qene se ne mbrojme te miren e femijes pa pare interesin e çifteve ne jemi te detyruar te bejme dhe perzgjedhjen e tyre. Kush çift mendojme se eshte ne rregull nga te gjitha anet, me arsimin, me problemet e gjyqesorit, nga gjendja ekonomike eshte me i preferuar nga ne. Duke qene se ka pak femije dhe shume çifte ne i japim femije atye çifteve qe jane me te mire. Por kjo nuk do te thote qe çiftet duhet te largohen nga biresimi, perkundrazi ne kemi dhene femije edhe ne fshat edhe ne zonat malore edhe personave qe nuk jane shume te pasur. Nje favor te madh ne drejtim te biresimit te femijeve jetim kane dhene agjencite e huaja qe veprojne ne Shqiperi, te cilat jane disa si, nga Amerika, Kanadaja, Italia etj. dhe shume shtete te tjera. Keto agjenci, perveç fmijeve te mire nga ana shendetesore qe kane marre, kane marre dhe nje numer te konsiderueshem femije me probleme shendetesore, te cilet ta themi hapur çiftet shqiptare nuk i pranojne. Po keto agjenci na kane marre femije jetim edhe mbi moshen 3 vjeç, 7 vjeç, 10 vjeç pse jo ne disa raste dhe 16 vjeç. Dhe jane vertete per te falenderuar.
Sa femije jetim jnae aktualisht ne te gjithe vendin?
Ne qofte se do te marrim vetem femijet jetim qe jetojne ne institucionet e shtetit jane 420 te tille. Po perveç ketyre qe ka shteti ka dhe ne institucione private, te cilet kujdesen per keta femije. Duke perfshire edhe keta gjithsej ne vendin tone jane rreth 800-900 jetime. Por ajo qe duhet te kemi parasysh eshte se jo te gjithe femijet qe jetojne ne qendra jetimore jane jetim. Prane shtepive tona te femijeve ka dhe femije me probleme sociale. Madje shumica e femijeve qe jane ne keto institucione jane me probleme sociale si probleme ekonomike, ose nje prind i burgosur.
Kush jane me te prirur per te bere biresime?
Me te prirur jnae ato familje qe jane te rregullta, qe nuk kane qene denuar. Ato familje qe kane nje arsim perkates, qe kane nje ekonomi te mire ne menyre qe femija te mos te vuaj kur te shkoje tek ajo familje. Por kjo nuk do te thote qe keto jane kushte kryesore, sepse ne kemi bere biresim e dhe ne familje pa arsim te larte, ne fshat, por kane qene familje te rregullta. Pikerisht, keto familje jane me te pranueshme per tu pranuar nga Komiteti i Biresimeve. Biresime ketu ka pasur edhe nga njerez te njohur si ministra etj. ka te drejten e vete edhe ai nuk ka mundur te kete femije dhe ka biresuar ketu. Ligji i ri ka shkurtuar pak ndejtjen e gjate te femijeve ne institucion. Duke i dhene mundesi gjykates qe brenda 6 mujorit te vendos per femijen. Keshtu ne qofte se nje nene qe le femijen ne nje jetimore per 6 muaj nuk kujdeset me per te, qe nga kjo dite gjykata ka mundesi qe te beje gati dosjen e femijes per biresim. Ne shtepine e femijes gjenden femije nga mosha 0-16 vjeç. Megjithse, ka dale vendimi gjykates per biresime dhe ne moshe te rritur per çiftet shqiptare eshte shume e veshtire te marrin femije ne kete moshe. Per kete arsye ne themi ta kapim kete femije sa eshte i vogel, sepse per biresim preferohen me teper femije te vegjel.
Cilat jane arsyet e braktisjes se femijeve?
Arsyet jane nga me te ndryshme. Ka qe i lene dhe ikin i braktisin. Por ka dhe nena qe i lene ne institucion dhe thone qe do vijme ti marrim pas nje kohe. Eshte e drejta e institucionit qe ti mbaje dhe te kujdeset per keta femije, derisa nena shkon ta takoje. Nje nene mund te shkoje ta shikoje femijen e vete nje here ne jave, nje here ne muaj. Ne te tilla kushte institucioni nuk ka te drejte qe kete femije ta çoj ne gjykate per ti dhene braktisjen perderisa nena shkon e takon. Vjen nje kohe qe nena e rregullon ekonomine dhe e mer femijen. Ne qofte se ajo deklaron me shkrim qe une do ta le kete femije ne institucion dhe ja jap shtetit atehere me mbushjen e gjashte muajve fillojne procedurat. Ka shume raste kur prinderit i sjellin femijet ne jetimore per srsye ekonomike se kane shume femije dhe nuk munden qe ti rrisin dot te gjithe. Tani me ligjin e ri qe ka dale nuk i ka me Ministria e Punes ne varesi keto institucione per biresim por kane kaluar ne varesi te bashkive dhe komunave ku ata jane. Gjithashtu, edhe fondi varet nga keto njesi.
Sa kohe zgjat nje biresim?
Prane Komitetit te Biresimit ka nje zyre sekretariati, eshte juristi, te cilet iu percaktojne çifteve dokumentet qe duhen. Duhen shume dokumenta duke filluar nga certifikata personale, deshmia qe nuk eshte i denuar, pasuria, libreza shendetesore, sigurimet shoqerore, etj. Te gjitha dokumentat dorezohen prane sekretariatit qe i jep çifteve dhe formularin qe duhet plotesuar per biresim. Kjo eshte nje procedure e gjate. Ka raste qe nje çift mund te presi 2-3 vjet per te biresuar nje femije.
8 Dhjetor 2007
Cili eshte mendimi juaj per te adoptuar nje femije jetim?
A do te mund te benit ju nje gje te tille?
Mendoni qe eshte normale nga ana ligjit qe te zgjasin kaq shume nje doje adoptimi dhe te lene femijet neper jetimore?
respekte
Krijoni Kontakt