Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Postime
    15

    Adhurim-Rexha

    Feja MUSLIMANE pa namaz ėshtė si njeriu pa kokė

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Shkallėt e njerėzve nė namaz

    Shkallėt e njerėzve nė namaz


    Njerėzit nė namaz ndahen nė pesė shkallė:

    1) Shkalla e atij qė i bėnė zullum vetvetės, ai i cili i lė tė mangėta abdestin, kohėn, rregullat dhe kufinjtė e tij.

    2) Ai qė kujdeset pėr kohėn dhe kufinjtė, pėr rregullat e dukshme dhe pėr abdestin e tij, mirėpo nuk e posedon luftėn e vetvetės kundėr vesveseve. Kėshtu qė nga e dėrgojnė mendimet dhe cytjet andej edhe shkon.

    3) I cili kujdeset pėr abdestin, rregullat dhe kufinjtė, lufton vetvetėn kundėr vesveseve dhe mendimeve. Pra ky njeri ėshtė i angazhuar duke luftuar armikun e tij qė mos t'ia vjedh namazin. ?shtė edhe nė namaz edhe nė pėrpjekje.

    4) Ky ėshtė njeriu i cili kur ngritet tė falė namaz, i plotėson rregullat dhe kufinjtė e namazit. E tėrė zemra e tij angazhohet duke u kujdesur pėr rregullat dhe tė drejtat e namazit, qė mos ti kalojė asgjė prej tij. I tėrė vullneti i tij ėshtė I pėrqendruar nė faljėn e tij ashtu siē duhet. Domthėnė e tėrė zemra e tij ėshtė preokupuar me ēėshtjen e namazit dhe adhurimin e Zotit tė vet, [tebareke ve teala].

    5) Ky njeri kur ngritet nė namaz, ngritet, kurse zemra e tij mbetet e varrur para All-llahut [subhanehu ve teala], duke e shikuar dhe duke qenė i mbushur nga dashuria dhe madhėrimi i Tij…sikurse ta shihje ose ta vėreje…Vesveset dhe mendimet i janė asgjėsuar…Nė namaz ėshtė i angazhuar me Zotin e vet. Kėnaqet nė namaz. Dallimi mes namazit tė kėtij dhe tė tjerėve ėshtė sikurse dallimi mes qiellit dhe tokės.

    I pari do tė denohet, i dyti do tė llogaritet, tė tretit i shlyhen mėkatet me kėtė namaz, i katėrti shpėrblehet, kurse i pesti i afrohet All-llahut, …sepse kėnaqėsia e tij ėshtė bėrė namazi.

    E pėrkthyer nga libri: "El-Vabilus-Sajjib", fq. 49.


    forumislamik.com

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Si Duhet Aritur Nėnshtrimin Dhe Qetėsimin Nė Namaz

    SI DUHET ARITUR NĖNSHTRIMIN DHE QETĖSIMIN NĖ NAMAZ

    Pas kėtyre rasteve njeriu nuk mund e mos tė pyetet se si ta arijė nėnshtrimin nė namaz dhe cilat janė vetit dhe rrugėt qė tė qojnė kah ajo. Egzistojnė vėlla I dashur argumentet tė cilat nėse njeriu I praktikon, All-llahu s.v.t. me mėshirėn e Vet do t’ja dhuron nėnshtrimin, kurse ndahet nė dy pjesė:

    1. NXITJET TĖ CILAT NUK JANĖ TĖ LIDHUR ME NAMAZ

    2. NXITJET LIDHUR ME NAMAZIN


    NXITJET TĖ CILAT NUK JANĖ TĖ LIDHUR ME NAMAZ

    1. Besimi se vetėm All-llahu ėshtė Zot dhe Ai posedon emra dhe krijim mė tė bukur.

    2. Besimi I sinqertė nė madhėrinė e All-llahut s.v.t. dhe ate se Ai I dinė tė gjitha punėt tona tė fshehta dhe tė hapta.

    3. Pasimi I plot I Sunnetit te Dėrguarit tone Muhammedit a.s.

    4. Frikėrespekti nė kryerjen e urdhėrave tė All-llahut dhe lėnja e asaj qė e ka ndaluar.

    5. Ngrėnja e asaj qė ėshtė hallall, mos afrimi nė harame dhe largimi I asaj tė dyshimtės.

    6. Duaja e sinqertė drejtuar All-llahut s.v.t. qė t’na bėjė prej rrobėrve tė Tij tė pėrulur

    7. Shoqėrimi me ata tė cilė posedojnė kėtė veti tė sinqert.




    NXITJET LIDHUR ME NAMAZIN

    1. Para se t’ia fillojsh namazit pregatite zemrėn pėr te (namaz)

    2. Duhesh ta kesh nė mendje lartėsinė e Krijuesit tone All-llahut s.v.t. para tė cilit qėndrojmė nė namaz.

    3. Qėndro qė tė pėrfitosh shpėrblimin e plotė pėr namazin qė e bėnė.

    4. Plotėsisht mer abdes, me kujdes duke I larė tė gjitha pjesėt dhe mos e
    tepro me ujė.

    5. Namazin fale me xhemat dhe mos u vono pas thirrjes tė ezanit

    6. Mos I le pas dore nafilet (namazin vullnetarė), dhe pėrpjeku qė ta kryesh (falėsh) posaqėrisht namazin e natės ( nė pjesėn e tretė tė natės).

    7. Mos u ngut gjatė faljes, por fale ashtu siq ėshtė e porositur, duke pėrmbushur tė gjitha pjesėt (ruknet)e namazit

    8. Mendo pėr domethėnjen e ajeteve dhe dhikrit tė cilat I thua gjatė namazit.

    9. Bėhu I qetėsuar nė namaz, pa lėvizje nė namaz, dhe mos luaj me roba apo me diq tė ngjajshme.

    10. Shiqimi ytė gjatė namazit le tė jetė aty ku e bėnė sexhden.

    11. Zbraze zemrėn tėnde duke menduar pėr dunja, se me tė vėrtetė dunjaja me gjithė vlefshmėrin e saj tek All-llahu nuk vlen as sa krahu i mushkojės (Hadith).

    12.Pasoje imamin, sepse ai ėshtė pėrgjegjės pėr xhemat.

    13. Mos e kryej namazin aty ku ka fotografi tė njerėzve, kafshėve etj.

    14. Fale namazin ashtu sikur tė jetė namazi yt I fundit I jetės tėnde, se kujtoji ata tė cilėt I ke njoftė e tash nuk janė nė kėtė dunja dhe dije se ke me ju bashkangjitė.

    Ka thėnė Muhammedi a.s.:

    "Nuk ka musliman qė vie nė namaz, e e plotėson namazin, qetėsimin dhe rukun e ajo mos tė jet falja e gjunaheve tė vogla tė bėra gjerė mė tani" (Muslimi)



    Pregatiti vellau: Arse

    Perktheu: Ebu Talha

    Burimi: Kuran dhe Sunnet

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-12-2007
    Vendndodhja
    Fushė Kosovė
    Postime
    20
    O LĖNĖS I NAMAZIT




    Esselamunalejkum.

    Falenderiemet dhe lavdrimet qofshin mby Kryjuesin tonė mbi All-llahun xh.sh..
    Paqa dhe meshira e Allahut qoft mbi njeriun mė me ndikim,dhe me shembulltyr me te lartė Muhammedin a.s.,familjen e tij dhe gjith ato qe e ndjeken rrugėn e tij dhe do ta ndjekin deri ne fiten e gjykimit.
    „Fale namazin,vertet namazi tė largonė nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat“
    „Fale namazin dhe jepe zeqatin dhe pėrkulu me ata qė pėrkulen!“
    (El-Bekare,43)
    Ruani kohet e faljes si dhe atė tė mesmen dhe para All-llahut qėndroni me pėrulje.“ (El-Bekare,238)
    I dėrguari i All-llahut (subhanehu ve teala) thotė:
    „Kush e ruan (kohėn) e namazit,ai pėr ditėn e Gjykimit,do tė jetė drit,argument dhe shpėtim pėr tė“

    Eshtė e domosdoshme qė te ekzistoj lidhja nė mes muslimanit dhe Zotit tė tij,e ajo lidhje eshte e cila e lidh tė krijuarin me Krijuesin,kjo llidhje vėlla i dashur eshtė lidhje e cila njeriut ia mbush zemren me qetėsi,bindje dhe nuk e ndien veten te vetmuar nė kėtė botė. E kush e ben ketė? E benė Ai i cili jep vullnet dhe forcė,krijuesi i kozmosit dhe tokės.
    Ėshtė shum e kapshme se tėrė ibadetet ne Islam janė mekanizma qė kanė per qėllim pastrimin shpirtėror,zemrorė dhe ate logjik,por mos te harojmė janė edhe pastrim fizik te njeriut.Harmonia nė mes tė besimit dhe sjelljes nuk eshte punė e lehtė.Rruga deri te ajo nuk eshte e shtruar dhe e rafshtė.Asaj i duhet ushtrime,mund dhe pėrpjekje.Pėr ketė eshte e nevojshme lidhja me All-llahun,mbėshtetja e tij dhe ndihma e udhezimit tė Tij.
    Vella i dashur mesiguri e ke kuptuar se ku e kam qellimin.Te bej thirje nė ate qe ishin te obliguar,jemi te obliguar dhe do tė jenė te oliguar deri ne diten e katalizmės.
    Cka eshte e gjithė kjo?
    Tė theras ne namaz,o ti i cili ke haru se ka Zot,qe te mbykqyr dhe asgje ti ske mundesi me bė,pa dėshiren e Tij dhe caktimin e Tij.Dua ta di nje gje nga ti.Vall a mos ti je ai i cili furnizohesh vetė?Vall a mos je ti ai i cili vendos vetė pėr fatin tend?
    Jo,Jo dije mirė se gabim e ke.E tash Vella i nderuar lexo me vemendje qka do tė them:
    Nė fenė tonė, pas imanit, ibadeti mė i vlefshėm e mė i preferuar ėshtė namazi. Namazi ėshtė shtylla e fesė:Ėshtė kushti i dytė i islamit. Ne gjuhėn Arabe namazi quhet Salat. Salat, nė esencė, domethėnė lutje, rahmet dhe lutje pėr tė tė falur. Meqė tė gjitha kėto tre kuptime gjenden nė namaz, atij i ėshtė thėnė salat.
    Gjėja qė ka pėlqyer All-llahu mė shumė dhe pėr tė cilėn ka urdhėruar veē e veē, janė pesė kohėt e namazit. Urdhri mė i rėndėsishėm, pas imanit, qė u bėri All-llahu myslimanėve, ėshtė falja e namazit.Ai ėshtė farzi i parė qė ėshtė urdhėruar nė fenė tonė. Edhe nė Kiamet, pas imanit, pyetja e parė do tė jetė pėr namazin. Ai qė e jep llogarinė e pesė kohėve tė namazit, shpėton nga tė gjitha mundimet dhe sprovimet, dhe arrin shpėtimin e amshueshėm. Tė shpėtosh nga zjarri i Xhehennemit dhe tė arrish Xhennetin, ėshtė e lidhur me faljen e drejtė tė namazit. Pėr namaz tė drejtė sė pari duhet tė merret abdest sipas rregullave, duhet filluar namazi pa ngathtėsi e pėrtesė dhe ēdo veprim tė namazit ta bėjmė nė formė tė saktė e tė plotė.
    Vepra e mirė qė e afron njeriun mė tepėr tek All-llahu dhe qė pėrmbledh tė gjitha ibadetet nė vete, ėshtė namazi. Pejgamberi ynė (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė: “Namazi ėshtė shtyllė e fesė. Kush fal namaz, e forcon fenė e vet. Kush nuk fal namaz, natyrisht qė e rrėnon fenė e vet”. Ai qė nderohet me faljen e drejtė tė namazit, ėshtė ruajtur nga veprimet e kėqija e tė shėmtuara. Nė ajetin dyzet e pesė tė sures Ankebut, thuhet shprehimisht kėshtu: “Namazi i falur drejt e ruan njeriun nga veprimi i punėve tė kėqija, tė shėmtuara dhe tė ndaluara”.
    Njė namaz qė njeriun nuk e largon nga tė kėqijat, nuk ėshtė namaz i drejtė, i vėrtetė. Nė dukje ėshtė namaz megjithatė, derisa tė mėsojmė tė bėjmė namazin e drejtė, nuk duhet lėnė pas dore as kjo formė e namazit. Dijetarėt islamė kanė thėnė: “Nėse njė gjė nuk kryhet tėrėsisht, nuk duhet tė lihet pas dore e tėra”. Zoti Mėshirėplotė, tė dukshmen mund ta pranojė si tė vėrtetė. Atij qė fal namaz tė prishur, nuk duhet t’i thuhet tė mos falet fare. Atij qė falet kėshtu, nė mėnyrė jo tė plotė, duhet t’i thuhet qė tė falet drejtė, se tė prishurat duhen pėrmirėsuar. Kjo ēėshtje duhet kuptuar mirė.
    Imam Rabbani(Zoti e mėshiroftė) nė librin e tij "Mektubat", nė vėllimin e parė, nė faqen 261 thotė:
    Kėshtu, duhet ditur gjithsesi se namazi ėshtė kushti i dytė nga pesė kushtet e Islamit. Tė gjitha ibadetet janė pėrmbledhur nė tė. Edhe pse ėshtė e pesta pjesė e Islamit, ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr myslimanin. Ėshtė nga punėt e para qė njeriun e bėjnė tė arrijė kėnaqėsinė e All-llahut. Ėshtė thėnė "Namazi ėshtė miraxhi i besimtarėve" pasi e kishte bėrė miraxhin Pejgamberi. Dhe nė njė hadith ka thėnė:"Ėshtė namazi ai qė mundėson njeriun tė jetė mė afėr All-llahut". Nė kėtė jetė nuk ėshtė e mundur ta shohėsh All-llahun. Dynjaja nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr kėtė. Namazi ėshtė shėrues i shpirtrave tė trazuara. Namazi ėshtė qetėsues i tė sėmurėve. Ushqimi i shpirtit, shėrimi i zemrės ėshtė namazi. Kėtė e tregon hadithi qė urdhėron pėr kėndimin e ezanit "O Bilal! Mė rahato mua!" dhe hadithi "Namazi ėshtė gėzim i zemrės sime, bebėza e syrit tim", aludon kėtė dėshirė. Kėnaqėsitė, ekstazat, njohuritė, dituritė, shkathtėsitė, pozitat, dritat, ngjyrat nė zemėr dhe pėrfundimet e rregullat e ēfarėdo qė tė arrihet jashtė namazit nga dukuria e atributeve, nga shfaqjet fatkeqėsisė e kuptueshme e tė pakuptueshme dhe nga hakikati (realiteti) i namazit nėse nuk mund tė kuptohet asgjė, kėto arritje tė gjitha janė mundim i kotė dhe asgjė tjetėr veē imagjinatės dhe iluzionit. Njė njeri i pėrsosur qė ka kuptuar hakikatin (mbrendėsinė, realitetin) e namazit, sapo qėndron nė namaz, pothuaj se del nga kjo botė dhe hyn nė jetėn e Ahiretit ku dhe arrin shijimin e disa gjėra qė janė tė veēanta tė Ahiretin. Kur nuk pėrzihen aty reflektimi dhe vizioni, merr hisėn(pjesėn) dhe kėnaqėsinė mė sė miri. Sepse tė gjithė pėrsosmėrinė e jetės dhe begatinė e arrijmė nga tė pamėt, fizionomia dhe posedimi. Nė dynja, qė tė mund tė marrėsh nga burimorja nevoitet miraxh. Ky miraxh i besimtarit ėshtė namazi. Ky favor, ėshtė krijuar posaēėrisht vetėm pėr muslimanėt, qė e arrijnė nė sajė tė nėnshtrimit dhe pėrsosjes sė dashurisė ndaj pejgamberit. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) pėr kėto, natėn e miraxhit doli nga dynjaja pėr tė parė Ahiretin. Hyri nė Xhennet dhe u nderua me nimetin e lumturisė sė fitimit tė Xhennetit. O Zot! Na ndero edhe ne, me tė mirat qė i kanė hije madhėshtisė sė tij, pejgamberit tonė. Edhe tė lutemi tė na japėsh mirėsinė e punė tė mira si tė tė gjithė pejgamberėve, tė cilėt e kanė treguar rrugėn qė ke pėlqyer ti O Zot, dhe qė i kanė ftuar njerėzit tė tė njohin Ty dhe tė arrijnė kėnaqėsinė Tėnde. Pra vella ndoshta te eshte mbushur sado pak zemra,por me siguri se edhe pak duash te dish rreth namazit. Ja edhe pak por ne fund mos refuzo!
    Namazi ėshtė mė i ēmuar se tė gjitha ibadetet dhe agjėrimi. Ka namaz, qė zemrat e thyera i mbush me kėnaqėsi. Ka namaz qė i shlyen gjynahet. Ka namaz qė e ruan njeriun prej tė kėqijave. Nė hadith ėshtė thėnė: "Namazi ėshtė gėzim i zemrės sime, dhe burim i kėnaqėsisė". Namazi shpirtrave trazuara u jep shije. Namazi ėshtė ushqim i shpirtit. Namazi ėshtė shėrim i shpirtit.
    O lenės i namazit ,dua tet them –Vella musliman- por nuk e kam mundesin sepse,pejgamberi I All-llahut te fut ne rangun e Qafirit. Ku thot:”Ajo qe e dallon muslimanin nga jo muslimani eshte Namazi”
    Bne nje krahasim ketu ti mosfales i namazit.Nese te vjen dhe te theret ndonje shok qė te shkoni ti vizitoni vendet e ndaluara,apo me shku ne muzik.Cka kishe be ti? A i kishe thir edhe shoqerin tjeter qė te shkoni dhe te defreheni atje?Me siguri se po.
    Po a aspak nuk mendon dhe te ndalesh te logjikosh mir e mir se: Allahu xh.sh na theret,edhe une ty te theras eje te dalim para Krijuesit ton dhe ta madherojm Ate me ibadetet tona. A do tė kishe ardhur ti ?…


    Pergaditiurim Blakqori

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-12-2007
    Vendndodhja
    Fushė Kosovė
    Postime
    20
    Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
    "O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
    "O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
    "O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
    Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...
    KAPITULLI I NAMAZIT

    42. FALJA ME RROBA TĖ TEJDUKSHME
    43. FALJA NĖ NJĖ DREJTIM TJETĖR NGA AI I KIBLES
    44. MBULIMI I DUARVE DHE KĖMBĖVE NĖ NAMAZ
    45. FALJA ULUR
    46. FILLIMI I MENSTRUACIONEVE DHE NAMAZI
    47. NDĖRPRERJA E GJAKUT TĖ LEHONISĖ PARA PLOTĖSIMIT TĖ DYZET DITĖVE
    48. DHEMBJET E LINDJES
    49. PIKIMI I URINĖS
    50. NDĖRPRERJA E NAMAZIT
    51. NAMAZI I NATĖS DHE LEXIMI NĖ KUR’AN
    52. IKAMETI DHE FALJA E SUNETEVE
    53. FUNDI I KOHĖS SĖ VITRIT
    54. PĖRCAKTIMI I NJĖ TĖ TRETĖS SĖ FUNDIT TĖ NATĖS
    55. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KUR’ANIT
    56. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KUR’ANIT DHE MBULIMI I TRUPIT
    57. DYSHIMI GJATĖ NAMAZIT
    58. VONIMI I JACISĖ
    59. PENDIMI I FSHIN GJYNAHET
    60. VONIMI I NAMAZIT
    61. NGACMIMET NĖ NAMAZ
    62. NAMAZI DHE PUNA
    63. FALJA E NAMAZIT PAS KALIMIT TĖ KOHĖS SĖ TIJ
    64. NDĖRPRERJA E NAMAZIT
    65. VITRI DHE NAMAZI I NATĖS
    66. DALJA E GRAVE PĖR TĖ FALUR BAJRAMIN


    42. FALJA ME RROBA TĖ TEJDUKSHME

    Pyetje: A lejohet qė gruaja tė falet me rroba tė tejdukshme?

    Pėrgjigje: Namazi i falur me rroba tė tejdukshme ėshtė i pavlefshėm, pasi rrobat me tė cilat duhet tė falet gruaja duhet tė mbulojnė tėrė trupin e saj, pėrveē duarve dhe fytyrės dhe nė tė njėjtėn kohė nuk duhet tė jenė tė tejdukshme (d.m.th. nuk duhet tė dallohet se ē’ka nėn to). Ndėrsa kėmbėt, duhet tė mbulohen me ēorape tė patejdukshme ose me rroba plotėsuese.
    Ibėn Bazi


    43. FALJA NĖ NJĖ DREJTIM TJETĖR NGA AI I KIBLES

    Pyetje: Nėse dikush falet gabimisht nė njė drejtim tjetėr nga ai i Kibles, a duhet ta pėrsėrisė edhe njėherė namazin nėse e kupton kėtė gjė, pa mbaruar akoma koha e atij namazi?

    Pėrgjigje: Namazi nuk duhet tė pėrsėritet, pasi siē transmetohet nė njė hadith tė saktė, disa prej shokėve tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i zuri nata nė njė vend dhe secili prej tyre u fal nė njė drejtim tė caktuar. Kur ia treguan kėtė gjė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai nuk i urdhėroi qė ta pėrsėrisnin namazin.
    Albani


    44. MBULIMI I DUARVE DHE KĖMBĖVE NĖ NAMAZ

    Pyetje: A duhet t’i mbulojnė gratė duart dhe kėmbėt nė namaz?

    Pėrgjigje: Zbulimi i duarve nė namaz ėshtė i lejuar, megjithatė disa dijetarė janė tė mendimit se mbulimi i tyre ėshtė mė i mirė. Ndėrsa kėmbėt, sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, duhet tė mbulohen, pasi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur u pyet nėse lejohet tė falet gruaja vetėm me fustan dhe shami, u pėrgjigj: "Lejohet, nėse fustani e mbulon shpinėn e kėmbėve".
    Disa dijetarė tjerė janė tė mendimit se zbulimi i kėmbėve gjatė namazit ėshtė i lejuar, por sido qė tė jetė mbulimi i tyre ėshtė mė i arsyeshėm.
    Ibėn Xhibrini


    45. FALJA ULUR

    Pyetje: Njė grua e sėmurė, pasi vendosi kėmbėn e thyer nė allēi, nuk mund tė falej dot nė kėmbė, andaj u fal ulur njė muaj rresht. A ėshtė i rregullt namazi i saj?

    Pėrgjigje: Tė qėndruarit nė kėmbė gjatė namazit ėshtė detyrė e domosdoshme (farz), andaj, nėse dikush ka mundėsi qė tė falet nė kėmbė, qoftė edhe duke u mbėshtetur nė diēka, (p.sh. shkop apo mur), atėherė duhet tė falet nė kėmbė. Nėse, pėr ēfarėdo lloj arsyeje, nuk ka mundėsi qė tė falet nė kėmbė, atėherė i lejohet tė falet ulur.
    Andaj namazi i kėsaj gruaje ka qenė i rregullt, pasi ajo nuk ka pasur mundėsi qė tė qėndronte nė kėmbė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thėnė Imran Ibėn Husejnit: "Falu nė kėmbė! Nėse nuk mundesh, falu ulur; nėse nuk mundesh as ulur, atėherė falu shtrirė".
    Ibėn Xhibrini


    46. FILLIMI I MENSTRUACIONEVE DHE NAMAZI

    Pyetje: Mė filluan menstruacionet nė kohėn qė po falja namazin. Ē’duhet tė bėj nė kėtė rast dhe a duhet t’i zėvendėsoj namazet qė s’i kam falur gjatė kohės sė menstruacioneve?

    Pėrgjigje: Nėse menstruacionet fillojnė pas hyrjes sė kohės sė namazit, p.sh. gjysmė ore pas mesit tė ditės, atėherė gruaja duhet tė zėvendėsojė namazin e drekės pasi tė pastrohet, sepse nė kohėn e hyrjes sė tij, ajo ka qenė e pastėr. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "Me tė vėrtetė namazi ėshtė njė detyrė (qė duhet tė kryhet) nė kohė tė caktuar". (En-Nisa:103)
    Namazet e lėna gjatė kohės se menstruacioneve nuk duhet tė zėvendėsohen, pasi nė njė hadith tė gjatė, mes tjerave, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "... Gruaja kur ėshtė me menstruacione nuk duhet tė falet apo tė agjėrojė..."
    Gjithashtu, tė gjithė dijetarėt janė tė tė njėjtit mendim nė lidhje me faktin qė gruaja me menstruacione nuk e ka pėr detyrė zėvendėsimin e namazeve.
    Nėse rrjedhja e gjakut tė menstruacioneve ndėrpritet para mbarimit tė kohės sė namazit, qoftė edhe me njė rekat, atėherė fjala e kėtij namazi ėshtė e detyrueshme, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush arrin qoftė dhe njė rekat prej namazit tė ikindisė para perėndimit tė diellit, e ka falur namazin e ikindisė me kohė".
    Shkurtimisht mund tė themi se nėse gruaja pastrohet kur, prej lindjes apo perėndimit tė diellit, ka mbetur aq kohė sa pėr tė falur njė rekat, atėherė falja e namazit tė sabahut nė rastin e parė dhe e atij tė ikindisė nė tė dytin ėshtė e detyrueshme pėr tė.
    Ibėn Uthejmini


    47. NDĖRPRERJA E GJAKUT TĖ LEHONISĖ PARA PLOTĖSIMIT TĖ DYZET DITĖVE

    Pyetje: A duhet tė falet dhe tė agjėrojė gruaja lehonė, nėse pastrohet para plotėsimit tė dyzet ditėve? Nėse i vijnė menstruacionet pas kėsaj, a duhet ta prishė agjėrimin dhe nėse pastrohet pėrsėri, a duhet tė falet e tė agjėrojė apo jo?

    Pėrgjigje: Nėse gruaja lehonė pastrohet para plotėsimit tė dyzet ditėve, atėherė ajo duhet tė lahet, tė falet, tė agjėrojė Ramazanin dhe, nė tė njėjtėn kohė, i lejohet qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin. Nėse rrjedhja e gjakut rikthehet pėrsėri gjatė 40 ditėshit, atėherė, sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve, ajo konsiderohet pėrsėri lehonė, derisa tė plotėsohen 40 ditėt.
    Nėse rrjedhja e gjakut vazhdon pas plotėsimit tė dyzet ditėve, atėherė gjaku qė del prej saj ėshtė gjak i prishur, andaj gruaja konsiderohet e pastėr, d.m.th. asaj i lejohet tė falet, tė agjėrojė dhe tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin, sepse gjendja e saj ėshtė e ngjashme me gjendjen e gruas mustehada. Ajo duhet tė pastrohet dhe tė vendosė njė copė tė pastėr brenda vendit tė daljes sė gjakut, pėr tė penguar daljen e tij, ashtu siē duhet tė marrė abdest pėr ēdo namaz, sepse kėshtu ka urdhėruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
    Kur t’i vijnė menstruacionet, ajo duhet tė lėrė namazin, agjėrimin dhe kontaktet seksuale me tė shoqin, derisa tė ndėrpritet plotėsisht rrjedhja e gjakut.
    Ibėn Bazi


    48. DHEMBJET E LINDJES

    Pyetje: A e kam tė detyrueshme faljen nėse ndjej dhembjet e lindjes?

    Pėrgjigje: Nėse gruaja nuk ėshtė me menstruacione apo lehonė, atėherė falja ėshtė e detyrueshme pėr tė. Nėse rrjedhja e gjakut fillon njė ose dy ditė para lindjes, atėherė ky gjak konsiderohet prej gjakut tė lehonisė. Nėse dhembjet e lindjes nuk shoqėrohen me daljen e gjakut, atėherė gruaja duhet tė falet edhe nėse ndjen dhembjet e lindjes, pasi ajo ėshtė nė pozitėn e tė sėmurit, i cili duhet tė falet megjithėse ndjen dhembjet e sėmundjes. Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė kemi parasysh se askujt nuk i lejohet lėnia e namazit, pėrderisa mendja e tij ėshtė nė rregull, d.m.th. nuk vuan nga ndonjė sėmundje psikike.
    Ibėn Xhibrini


    49. PIKIMI I URINĖS

    Pyetje: Njė grua shtatzėnė nė muajin e nėntė vuan nga pikimi i pandėrprerė i urinės. Pėr kėtė shkak ajo e la faljen e namazit nė muajin e fundit tė barrės. A ėshtė e lejueshme kjo gjė? Nėse jo, ē’duhet tė bėjė ajo?

    Pėrgjigje: Nė raste tė tilla gruaja nuk duhet ta lėrė namazin, por duhet tė falet duke marrė abdest pėr ēdo namaz e duke pastruar vendin nga ku del urina me njė copė tė pastėr, ashtu siē vepron edhe gruaja mustehada. Asaj i lejohet qė tė bashkojė namazin e drekės me tė ikindisė dhe namazin e akshamit me atė tė jacisė, ashtu siē i lejohet edhe gruas mustehada.
    Ajo duhet t’i zėvendėsojė tė gjitha namazet e lėna nė muajin e fundit tė barrės dhe tė pendohet pėr atė qė ka bėrė, duke vendosur qė tė mos e pėrsėrisė herėn tjetėr kėtė gjynah. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "Pendohuni tek All-llahu, tė gjithė ju o besimtarė, nėse doni tė shpėtoni". (El-Enbija:31)
    Ibėn Bazi


    50. NDĖRPRERJA E NAMAZIT

    Pyetje: Si duhet tė veproj nėse bie zilja e derės nė kohėn qė jam duke u falur, e nė shtėpi nuk gjendet njeri tjetėr pėrveē meje?

    Pėrgjigje: Nėse namazi qė po fal ėshtė sunet, atėherė mund ta ndėrpresėsh namazin pėr tė hapur derėn, por nėse namazi qė po fal ėshtė farz, nuk duhet ta ndėrpresėsh namazin, pos nėse mendon se personi qė po troket ka ardhur pėr diēka tė rėndėsishme e cila nuk mund tė lihet pėr mė vonė.
    Nėse ke mundėsi qė me anėn e shenjave (burrat duhet tė thonė "subhanall-llah", ndėrsa gratė duhet tė pėrplasin duart) t’i japėsh tė kuptojė trokitėsit se je duke u falur, atėherė kjo ėshtė e mjaftueshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Nėse imami gabon diēka nė namaz burrat duhet tė thonė "subhanall-llah", ndėrsa gratė tė pėrplasin duart".
    Ibėn Bazi


    51. NAMAZI I NATĖS DHE LEXIMI NĖ KUR’AN

    Pyetje: A lejohet qė tė falet namazi i natės duke parė nė Kur’anin e hapur, sepse unė nuk di shumė sure pėrmendėsh, por dėshiroj qė, gjatė namazit tė natės, tė pėrfundoj leximin e tėrė Kur’anit?

    Pėrgjigje: Njė numėr i madh dijetarėsh janė tė mendimit se kjo gjė ėshtė e lejuar, pasi Dheukani, shėrbėtori i Aishes, ka falur namazin e teravive gjatė muajit tė Ramazanit duke lexuar me Kur’an tė hapur. (Transmeton Buhariu)
    Ata qė e ndalojnė kėtė gjė nuk kanė ndonjė argument tė konsiderueshėm, mbi tė cilin mund tė bazohemi. Nga ana tjetėr, jo tė gjithė njerėzit janė nė gjendje tė mėsojnė pėrmendėsh Kur’anin, andaj lind nevoja e leximit me Kur’an tė hapur, sidomos gjatė namazit tė natės dhe namazit tė teravisė.
    Ibėn Bazi


    52. IKAMETI DHE FALJA E SUNETEVE

    Pyetje: Nėse thirret ikameti nė kohėn qė jam duke falur sunetet e atij vakti, a duhet tė ndėrpres faljen pėr tė falur farzin me imamin, apo duhet tė vazhdoj namazin e nisur?

    Pėrgjigje: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kur thirret ikameti, nuk duhet tė falet asnjė namaz pėrveē farzit".
    Dijetarėt nuk kanė rėnė dakord pėrsa i pėrket mėnyrės se si duhet kuptuar ky hadith, d.m.th. a duhet tė konsiderohet i prishur ēdo namaz sunet menjėherė sapo tė thirret ikameti apo ėshtė e lejueshme qė, nė disa kushte tė caktuara, tė plotėsohet suneti i filluar e pastaj tė vazhdohet farzi.
    Pėr mendimin tim, duke u bazuar edhe nė atė qė kam lexuar nė librin "El-mexhmu" tė Imam Neveviut, qėllimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė kėtė hadith ėshtė stimulimi dhe nxitja e muslimanėve pėr ta zėnė tekbirin fillestar sė bashku me imamin. Andaj, nėse ikameti thirret nė kohėn qė dikush ėshtė nė uljen e fundit tė namazit sunet dhe ai ėshtė i sigurt se mund ta zė tekbirin fillestar sė bashku me imamin, atėherė mund ta pėrfundojė namazin e filluar, qoftė edhe duke shpejtuar pak, e pastaj t’i bashkangjitet imamit. Por, nėse ikameti thirret nė kohėn kur dikush sapo ka filluar tė falė sunetin, atėherė ai duhet tė ndėrpresė namazin e filluar, sepse nė kėtė rast dihet me siguri qė nuk mund ta zė dot tekbirin fillestar.
    Albani


    53. FUNDI I KOHĖS SĖ VITRIT

    Pyetje: Cila ėshtė koha e fundit pėr faljen e namazit tė vitrit?

    Pėrgjigje: Koha e fundit pėr faljen e namazit tė vitrit ėshtė koha para lindjes sė diellit, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
    "Gjatė namazit tė natės jepet selam pas ēdo dy rekatesh. Nėse dikush ka frikė se mos e arrin mėngjesi, atėherė le ta falė edhe njė rekat, me anėn e tė cilit i bėn tek rekatet e falura." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
    Ibėn Bazi


    54. PĖRCAKTIMI I NJĖ TĖ TRETĖS SĖ FUNDIT TĖ NATĖS

    Pyetje: Si mund tė pėrcaktohet me orė njė e treta e fundit tė natės?

    Pėrgjigje: Njė e treta e fundit tė natės nuk mund tė pėrcaktohet me orė tė caktuara, mirėpo ēdo njeri mund ta llogarisė atė, duke e ndarė natėn, nga perėndimi i diellit deri nė lindje tė tij, nė tri pjesė. Pasi tė kalojnė dy tė parat, pjesa e mbetur ėshtė pjesa e tretė e natės. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "All-llahu zbret ēdo natė, nė njė tė tretėn e fundit tė saj, nė qiellin e dynjasė dhe thotė: A ka njeri tė mė lutet e Unė t’i pėrgjigjem? A ka njeri qė tė mė kėrkojė diēka e Unė t’ia jap? A ka njeri qė kėrkon falje e unė ta falė?" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
    Andaj ėshtė mirė qė ēdo besimtar tė kujdeset ta shfrytėzojė kėtė kohė, ose tė paktėn njė pjesė tė saj, pasi ajo ėshtė njė nga kohėt mė tė mira, nė tė cilat pranohet duaja.
    Ibėn Uthejmini


    55. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KUR’ANIT

    Pyetje: A ėshtė e detyrueshme bėrja e sexhdes, nėse lexoj ajetin e sexhdes?

    Pėrgjigje: Bėrja e kėsaj sexhdeje ėshtė sunet i fortė dhe nuk duhet tė lihet as nė kohėt e ndaluara, siē ėshtė koha pas namazit tė sabahut apo pas namazit tė ikindisė, pasi ajo bėhet me shkak tė caktuar. Andaj, nėse dikush lexon ajetin e sexhdes, qoftė nė namaz apo jasht tij, duhet tė bėjė sexhde pa marrė parasysh se po lexon duke parė nė Kur’an, apo nga ajo qė ka mėsuar pėrmendėsh.
    Bėrja e kėsaj sexhdeje nuk ėshtė e detyrueshme (vaxhib), andaj muslimani nuk merr gjynah nėse nuk e bėn atė. Transmetohet se njėherė Umeri, ndėrsa po mbante hutben hipur nė minber, lexoi ajetin e sexhdes nė suren En-Nahl, pastaj zbriti prej minberit dhe bėri sexhden. Xhumanė e ardhshme ai lexoi tė njėjtin ajet, mirėpo nuk bėri sexhde. Pasi mbaroi, nė praninė e tė gjithė shokėve tė Pejgamberit tha:
    "All-llahu nuk na e ka bėrė detyrė kėtė sexhde, por e ka lėnė nė dėshirėn tonė".
    Gjithashtu, transmetohet se Zejd Ibėn Thabiti lexoi njė prej ajeteve tė sexhdes nė prani tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por nuk bėri sexhde. Nėse sexhdja e leximit tė Kur’anit do tė ishte e detyrueshme, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do ta kishte urdhėruar qė ta bėnte.
    Ibėn Uthejmini


    56. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KUR’ANIT DHE MBULIMI I TRUPIT

    Pyetje: A lejohet qė ta bėj sexhden e leximit tė Kur’anit, pa i mbuluiar tė gjitha pjesėt e trupit qė duhet tė mbulohen gjatė namazit?

    Pėrgjigje: Kjo sexhde lejohet tė bėhet nė ēdo gjendje, d.m.th. edhe nėse nuk je mbuluar siē duhet, sepse, sipas mendimit mė tė saktė, ajo nuk konsiderohet si pjesė e namazit.
    Ibėn Xhibrini


    57. DYSHIMI GJATĖ NAMAZIT

    Pyetje: Nė disa raste gjatė namazit, nuk jam e sigurt nėse e kam thėnė Fatihanė, apo jo, andaj e lexoj atė pėr sė dyti. A ėshtė e saktė kjo gjė apo duhet tė bėj sexhden e harresės?

    Pėrgjigje: Gjatė faljes sė namazit, ngacmimet e shejtanit shtohen shumė, andaj shumė njerėz nuk janė tė sigurt nėse e kanė thėnė Fatihanė apo suren pas saj, apo "Et-tehijatin", gjatė uljes. Pėr t’u shmangur tė gjitha kėto, muslimani duhet tė pėrqėndrohet sa mė tepėr qė tė jetė e mundur nė namaz dhe tė kujtojė se ndodhet para All-llahut [subhanehu ve teala], Krijuesit tė Qiejve dhe Tokės.
    Sidoqoftė, nėse dikush ėshtė nė dyshim nėse e ka lexuar Fatihanė apo jo dhe e di mirė se zakonisht nuk e harron atė, atėherė nuk ėshtė mirė qė ta pėrsėrisė. Megjithatė, nėse ai, pėr tė qenė i sigurt e lexon pėr sė dyti Fatihanė, nuk e ka pėr detyrė qė ta bėjė sexhden e harresės.
    Ibėn Xhibrini


    58. VONIMI I JACISĖ

    Pyetje: A lejohet vonimi i namazit tė jacisė?

    Pėrgjigje: Vonimi i namazit tė jacisė deri nė fundin e kohės sė tij ėshtė diēka e mirė, mirėpo nėse ky vonim bėhet shkak pėr mosfaljen e namazit me xhemat nė xhami, atėherė nuk ėshtė i lejueshėm. Pėrsa u pėrket grave, ėshtė mirė qė sa mė vonė ta falin namazin e jacisė nė shtėpi, mirėpo nuk duhet ta vonojmė pas gjysmės sė natės.
    Ibėn Uthejmini


    59. PENDIMI I FSHIN GJYNAHET

    Pyetje: Jam njė vajzė 25 vjeēare. Qė nė fėmijėri e deri nė moshėn 21 vjeē nuk kam agjėruar e nuk jam falur asnjėherė pėr shkak tė pėrtacisė. Edhe pse prindėrit mė kėshillonin vazhdimisht, unė nuk ua vėja veshin kėshillave tė tyre. Ē’duhet tė bėj tani qė mė ka udhėzuar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe jam penduar pėr atė kam bėrė nė tė kaluarėn?

    Pėrgjigje: Pendimi i fshin tė gjithė gjynahet e mėparshme, andaj detyra jyte ėshtė qė tė pendohesh sinqerisht dhe tė vendosėsh qė t’i kryesh tė gjitha adhurimet nė mėnyrėn e duhur, duke u dhėnė rėndėsi namazeve sunete gjatė ditės dhe natės, agjėrimit sunet, pėrmendjes sė All-llahut [subhanehu ve teala] pa ndėrprerje, leximit tė Kur’anit etj.
    Ibėn Xhibrini


    60. VONIMI I NAMAZIT

    Pyetje: A merr gjynahe ai person qė e fal namazin e sabahut dy orė para namazit tė drekės, duke pasur parasysh se gjatė gjithė kėsaj kohe ka qenė nė gjumė?

    Pėrgjigje: Vonimi pa arsye i namazit nga koha e tij nuk ėshtė i lejuar. Gjumi nuk mund tė jetė justifikim pėr kėdo, sepse muslimani duhet tė bjerė tė flejė herėt, ose tė porosisė dikė qė ta zgjojė nė mėnyrė qė tė zgjohet e ta falė namazin me kohė. Falja e namazit tė sabahut pas lindjes sė diellit, ėshtė tregues i mosdhėnies rėndėsi faljes sė namazit nė kohėn e tij. Sido qė tė jetė, muslimani duhet ta falė nėmazin nė kohėn mė tė afėrt, menjėherė sapo tė kujtohet apo tė zgjohet.
    Ibėn Xhibrini


    61. NGACMIMET NĖ NAMAZ

    Pyetje: Jam njė grua qė i zbatoj tė gjitha detyrat me tė cilat na ka ngarkuar All-llahu [subhanehu ve teala], mirėpo gjatė namazit gaboj shumė, sepse mė shkon mendja te gjėrat qė mė kanė ndodhur gjatė ditės dhe nuk mund t’i largoj kėto ngacmime, pos nėse lexoj me zė. Ēfarė mė kėshilloni tė veproj nė kėtė rast?

    Pėrgjigje: Problemi, pėr tė cilin shqetėsohet pyetėsja, ėshtė njė dukuri mjaft e pėrhapur te shumė muslimanė. Kjo vjen nga shkaku se shejtani i shton ngacmimet e tij deri nė atė gradė, saqė njeriu mund tė mos mbajė mend se ē’ka thėnė gjatė namazit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka mėsuar qė, nė raste tė tilla, tė pėshtyjmė tri herė nga ana e majtė dhe tė themi: "Edhu bilahi minesh-shejtani rraxhim". Nėse besimtari vepron kėshtu, ngacmimet e shejtanit do tė largohen, me lejen e All-llahut [subhanehu ve teala].
    Kur muslimani fillon namazin, duhet tė besojė dhe pėrfytyrojė se ndodhet para All-llahut [subhanehu ve teala] dhe se po i drejtohet Atij me leximin e Kur’anit dhe duave tė ndryshme tė namazit. Ai duhet tė kujtojė shpėrblimin qė ka pėrgatitur All-llahu [subhanehu ve teala] pėr ata qė e falin namazin me frikė e pėrulje, si dhe dėnimin qė ka pėrgatitur Ai, pėr ata qė nuk e kryejnė namazin siē duhet.
    Ibėn Uthejmini

    62. NAMAZI DHE PUNA

    Pyetje: Njė burrė punon nė kullėn e vrojtimit tė avionėve. Shpeshherė ndodh qė gjatė kohės sė namazit ai ėshtė i zėnė me dhėnien e udhėzimeve pėr avionėt qė zbresin. Si duhet tė veprojė ai nė kėtė rast, pasi lėnia e detyrės pėr tė falur namazin mund tė rrezikojė jetėn e pasagjerėve?

    Pėrgjigje: Kėtij buri i lejohet qė tė bashkojė dy namaze bashkė, pasi transmetohet nga Ibėn Abasi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka bashkuar namazin e drekės me ikindinė dhe namazin e akshamit me atė tė jacisė pa ndonjė shkak tė caktuar, d.m.th. nuk e ka bėrė kėtė gjė pėr shkak tė frikės apo shiut. Kur u pyet se pėrse e bėri Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kėtė, Ibėn Abasi tha: "E bėri pėr tė mos vėnė nė pozitė tė vėshtirė popullin e tij".
    Albani


    63. FALJA E NAMAZIT PAS KALIMIT TĖ KOHĖS SĖ TIJ

    Kur duhet tė zėvendėsohet namazi i jacisė, nėse mė ka zėnė gjumi dhe jam kujtuar vetėm pasi kam falur namazin e sabahut? A duhet ta falė bashkė me namazin e jacisė sė ditės sė ardhshme, apo ta falė menjėherė sapo tė mė kujtohet?

    Pėrgjigje: Nė njė hadith tė saktė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Nėse dikush nuk e falė namazin nė kohėn e tij pėr shkak tė gjumit apo harresės, atėherė duhet ta falė menjėherė sapo ti kujtohet. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė kompenzuar namazin e lėnė...". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
    Duke u bazuar nė hadithin e mėsipėrm, nxjerrim si pėrfundim se namazi i lėnė nuk duhet tė vonohet deri nė ditėn e nesėrme, por duhet tė falet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, e madje edhe nė kohėn kur ndalohet falja e namazit.
    Nėse dikush kujtohet pėr namazin e lėnė (p.sh. drekėn), kur nga koha e namazit pasues (ikindisė) ka mbetur aq kohė sa pėr tė falur njė namaz, atėherė, nė fillim duhet tė falė namazin e kohės (ikindisė), e pastaj namazin e lėnė.
    Ibėn Xhibrini


    64. NDĖRPRERJA E NAMAZIT

    Pyetje: Nėse kujtohem gjatė namazit, se rrobat me tė cilat po falem janė tė papastra, a duhet ta ndėrpres namazin dhe t’i ndėrroj rrobat?

    Pėrgjigje: Nėse dikush falet me rroba tė papastra, duke e ditur kėtė gjė, atėherė namazi i tij ėshtė i pavlefshėm. Nė tė kundėrtėn namazi i tij ėshtė i rregullt. Nėse kujtohet gjatė faljes sė namazit, se rrobat e tij janė tė papastra dhe ka mundėsi qė ta largojė papastėrtinė me shpejtėsi, atėherė mund ta vazhdojė namazin normalisht, pasi nė njė hadith tė saktė transmetohet se Xhibrili lajmėroi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur ky i fundit ishte duke u falur, se nallet me tė cilat po falej ishin ta papastra, andaj ai i hoqi ato dhe nuk e ndėrpreu namazin.
    Nėse pėr tė larguar papastėrtinė duhet tė hiqen, fjala vjen pantollonat, kanatierja, tė mbathurat apo diēka tjetėr pėr heqjen e sė cilės duhet bėrė shumė lėvizje, atėherė duhet qė, pasi tė hiqet rroba e papastėr, tė fillohet namazi nga fillimi.
    Ibėn Xhibrini


    65. VITRI DHE NAMAZI I NATĖS

    Pyetje: A lejohet falja e vitrit para gjumit dhe a konsiderohet kjo falje prej namazit tė natės, pasi, pėr shkak tė lodhjes sė ditės, nuk mund tė zgjohem para namazit tė sabahut?

    Pėrgjigje: Nė njė hadith tė saktė transmetohet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka porositur Ebu Hurejren qė ta falte vitrin para se tė flinte, andaj, nėse ti e di se nuk mund tė zgjohesh para namazit tė sabahut, atėherė mund ta falėsh namazin e natės, atėherė mund ta falėsh namazin e natės dhe vitrin para se tė biesh pėr tė fjetur, e pastaj, nėse zgjohesh para namazit tė sabahut dhe dėshiron tė falesh pėrsėri, mund tė falesh pa pasur nevojė qė tė pėrsėrisėsh namazin e vitrit
    Ibėn Uthejmini


    66. DALJA E GRAVE PĖR TĖ FALUR BAJRAMIN

    Pyetje: A u lejohet grave qė tė dalin pėr tė falur namazin e Bajramit?

    Pėrgjigje: Dalja e grave pėr tė falur namazin e Bajramit ėshtė sunnet i fortė, pasi transmetohet se Ummu Atije, njė nga bashkėkohėset e Pejgamberit, ka thėnė: "Ditėn e Bajramit, urdhėroheshim qė tė dilnim tė gjitha, bile edhe vajzat e reja bashkė me gratė me menstruacione dhe thoshim tekbiret e luteshim sė bashku me tė tjerėt, duke shpresuar te begatia dhe pastėrtia e asaj dite". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
    Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Ditėn e Bajramit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i nxirrte vajzat e reja, plakat dhe gratė me menstruacione pėr ta falur namazin. Gratė me menstruacione qėndronin mėnjanė dhe ndiqnin namazin dhe lutjet e muslimanėve". Njėra prej grave tha: "O i Dėrguari i All-llahut, disa gra nuk kanė rroba tė mjaftueshme". Ai ia ktheu: "Le tė mbulohet me rrobėn e shoqes sė saj".
    Mirėpo nuk duhet tė harrojmė se gratė nuk duhet tė vėnė erėra tė mira apo tė zbukurohen dhe njėkohėsisht duhet tė qėndrojnė larg burrave.
    Ibėn Xhibrini

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Rruga e Lumturise - Namazi - Dokumentar

    Per ata qe ende nuk e kan pa ketė dokumentarė shum tė vlefshėm...
    Ėshtė edhe ne temėn e fisniku-student "Video me karakter Islam!!! "
    Mendoi qe ia vlen ta shikoni deri ne fund ka mesazh shumė tė mire.
    Allahu i shperbleft tė gjithė ata qė kan kontribuar pėr kėtė dokumentare.




  7. #17
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anėtarėsuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440
    Citim Postuar mė parė nga burbuqe1 Lexo Postimin
    Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi tė dėrguarin e Tij, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), familjen e tij, shokėt e tij dhe gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.Nuk ka dyshim se falja e namazit ka dobi tė shumta dhe mirėsi, do t'i cekim inshallah disa prej tyre:

    1. Namazi tė largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat.

    Allahu xhele shanuhu thotė: "Vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e Allahut ėshtė mė e madhja (e adhurimeve); Allahu e di ē'punoni ju."

    2. Namazi ėshtė vepra mė e mirė pas shehadetit (fjalės 'La ilahe il Allah')

    Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (radijallahu anhu) ka thėnė:

    "E kam pyetur pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) pėr veprat mė tė mira, mė tha: “Namazi nė kohėn e tij.“ " Buhariu dhe Muslimi.

    3. Me namaz Allahu xhele shanuhu e ngre robin e Tij dhe ia shlyen mėkatet. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:

    "Shpeshtoni sexhdet, se me tė vėrtetė ēdo sexhde qė e bėn, Allahu xhele shanuhu do tė tė ngrejė njė shkallė dhe do ta shlyej njė mėkat" . Muslimi.

    4. Namazi ėshtė ndriēim pėr tė, nė dynja dhe ahiret (nė kėtė botė dhe botėn tjetėr). Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:

    "Pėrgėzoni ata qė shkojnė nėpėr errėsirė nė xhami, sepse ata do tė kenė ndriēim tė plotė nė Ditėn e Gjykimit." Tirmidhiu - shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė shih.

    5. Namazi i shlyen gabimet dhe mėkatet.

    Ka thėnė Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): "A e shihni, sikur tė kalonte ndonjė lum pranė shtėpive tė juaja, dhe sikur ju tė laheshit pesė herė nė ditė, a thua do t“ju kishte mbetur ndonjė papastėrti?" Thanė tė pranishmit: "Nuk ka mundėsi tė mbetet ndonjė papastėrti," Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: "Kėshtu ėshtė ēėshtja e faljes sė pesė kohėve tė namazit, Allahu xhele shanuhu i shlyen me to mėkatet." Muslimi.

    6. Allahu xhele shanuhu i fal mėkatet qė bėhen nė mes dy namazeve.

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:

    "Ēdo person qė merr abdes ashtu si duhet dhe e fal namazin, Allahu xhele shanuhu do t'ia falė mėkatet qė i bėn mes kėtij namazi dhe namazit qė vjen pas tij." Muslimi.

    7. Allahu xhele shanuhu do t'i pėrgatisė falėsit tė namazit gosti nė xhenet sa herė qė shkon pėr sabah dhe mbrėmje. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:

    "Ai i cili shkon nė namazin e mėngjesit apo tė mbrėmjes, Allahu xhele shanuhu do t'i pėrgatisė atij gosti nė xhenet sa herė qė shkon nė mėngjes dhe mbrėmje".. Buhariu dhe Muslimi. (Gosti ka pėr qėllim atė ēka pėrgatit pronari i shtėpisė pėr mysafirėt e tij.)

    8. Ai i cili shkon pėr ta falur ndonjė namaz nė xhami, ai e ka shpėrblimin sikur tė jetė nė namaz derisa tė kthehet. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)thotė:

    "Ēdo person i cili merr abdes ashtu si duhet dhe shkon nė xhami, ai ėshtė nė namaz derisa tė kthehet." Hakimi - shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė shih.

    9. Engjėjt luten pėr falėsin e namazit sa tė qėndrojė ai nė vendin ku ėshtė falur. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:

    "Engjėjt luten pėr falėsin e namazit sa tė qėndrojė ai nė vendin ku ėshtė falur, duke thėnė: 'O Allah, mėshiroje atė! O Allah, falja mėkatet! O Allah, pranoja pendimin, dhe kėshtu luten derisa tė ngrihet apo tė flasė." Buhariu dhe Muslimi.

    10. Namazi i shlyen mėkatet.

    Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:

    "Falja e pesė kohėve tė namazit, xhumaja deri nė xhuma, ramazani deri nė ramazanin tjetėr, janė shkaktarė pėr shlyerjen e mėkateve qė bėhen mes tyre, nėse i largohemi mėkateve tė mėdha." Muslimi.

    Sė fundi, e lusim Allahun subhanehu ue teala qė tė na bėj prej atyre qė i kushtojnė kujdes namazit dhe e falin atė nė kohėn e vet, sepse me tė vėrtetė vdekja ėshtė shumė afėr dhe gjėja e parė pėr tė cilėn do tė japim pėrgjegjėsi para Allahut, do tė jetė namazi, e nėse namazin nuk e kemi kryer, atėherė do tė jemi nė njė humbje tė madhe.

    E lusim Allahun xhele shanuhu tė na i falė mėkatet tona, tė prindėrve tanė dhe tė gjithė muslimanėve.

    Pėrgatiti: Eroll Nesimi




Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Falja e xhumasė nė mė shumė se nė njė xhami nė njė vend
    Nga Mehasi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 15:26
  2. Pse falem? Si e falė unė Namazin!
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 11:29
  3. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •