Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Anjeza

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Anjeza

    Koha jone:


    Dashuri edhe ne varr


    Vali Qyrfyci Durres

    - Dy te rinjte qe nuk munden te kurorezojne lidhjen ne te gjalle, kurorezohen ne boten e pertejme. Ne qender te varrezave te reja te qytetit te Durresit dje u hapen dy varre te reja ngjitur me njeri-tjetrin. Varrimi i Anjeza Cekes, bukuroshes durrsake 20-vjecare, u shty nje ore nga koha e percaktuar. Vendet ku do te preheshin trupat e dy te rinjve te vdekur ne aksidentin e ndodhur mesditen e te henes ne dalje te autostrades Tirane-Durres ishin vendosur shume larg njeri-tjetrit. Ne ane te ndryshme te varrezave, por ne momentet e fundit, familjet e te dy viktimave te pushtuara nga nje zi dhe hidherim i ndare, vendosen t'i bashkojne te rinjte, sipas vullnetit qe vete Zoti percaktoi per ta. Perjete bashke.

    Dashuri dhe perjetesi

    Historia e Anjeza Cekes dhe Xhigert Sheshit, nuk dihet pse, por shume njerezve ne Durres u kujtoi klasiken histori dashurie mes Romeos dhe Xhuljetes. Fati i vdekjes vendos paralelet e veta mes historive, ndersa tokes i shtohen trupat e dy te rinjve qe kishin nisur te mendonin per te ardhmen e tyre, te enderronin per te. Anjeza ishte vajze e vetme me dy vellezer. Xhigerti, djale i vetem me nje moter me te vogel te fejuar. U njohen dhe u dashuruan. Per shoqerine lidhja e tyre nuk ishte sekret. Per, shtepine e vajzes po. Xhigert Sheshi, 22 vjec, punonte si berber ne nje lokal sherbimi qe e kishte hapur vete. Te afermit tregojne se familja e tij ishte mire ekonomikisht, por atij i pelqente te punonte. "Punen e bente me pasion"- thone shume nga klientet e berberhanes se vogel te Xhigertit teksa ende nuk arrijne te besojne fundin e hidhur te djalit qe karakterizohej per gjallerine e moshes dhe miresine. Prane lokalit ku Xhigerti ushtronte aktivitetin, ndodhej nje floktore ku punonte Anjeza 20-vjecare. Te dy kishin pasion te bukuren stilimin e flokeve te njerezve. Dhe nuk i bashkon vetem pasioni per punen. Mes te rinjve krijohet nje lidhje dashurie. Per te shume persona, te cilet ishin ne dijeni te kesaj dashurie, te bindur thone se do te perfundonte shpejt me nje kurorezim. Anjeza me Xhigertin duheshin shume, por dashuria e tyre la pas shume dhembje. Mosha e re, pengesat ne dashuri dhe aksidenti vdekjeprures qe i bashkoi fatalisht ne vdekje dhe pas saj.

    Zi te ndara

    Shtepia e Xhigert Sheshit ndodhet ne lagjen 10 te qytetit, fare prane shkolles 8-vjecare "Hajdar Dushi". Para dhe pas varrimit drejt shtepise shikohen te shkojne e vijne gra te perlotura te veshura koke e kembe ne te zeza. Qajne fatin e zi te djalit te vetem te familjes Sheshi. Fqinj e te aferm qe kane qene gjate gjithe kohes ne shtepine e Shesheve menjehere pas celjes se zise dhe mberritjes se kufomes tregojne se ne te qarat e familjareve nuk eshte permendur vajza. As lidhja e Xhigertit me te. "Sikur te mos ekzistonte"- thote nje fqinje. Po ne shtepine e djalit mesohet se te emes nuk i kishte pelqyer zgjedhja e Xhigertit. Qendrme keto mese te zakonshme per familjet tradicionale shqiptare. I veshur me kostum e me papion si nje dhender, Xhigerti eshte percjelle per ne banesen e fundit. Ne lagje te gjithe e kujtojne si nje djale te mire, por qe i pelqente shume te ngiste me shpejtesi makinat e motorrat. Nderkohe, zia ka mbeshtjelle me te gjithe forcen e dhimbjes e hidherimit dhe apartamentin e Kujtim Cekes, ku jeton familja e Anjezes qe ka mbetur dhe ajo me nje pjestar me pak. Nga Italia ka mberritur per te marre pjese ne kete kob dhe vellai i madh i Anjezes. Lotet e tij nuk kane pushuar per asnje moment dhe gjate varrimit, ndersa ne krah kishte vellain e vogel dhe shoke. Dy vjet me pare Anjeza mesohet se pas mbarimit te shkolles se mesme kishte dashur te ndiqte studimet e larta per gjuhe-letersi, por nuk kishte mundur. Ishte rrezuar, ashtu si shume kandidate per studente, ne konkurs. Per familjen e saj, te aferm tregojne se ka qene i papritur fakti qe ajo vdiq ne nje aksident automobilistik me nje djale ne makine. Larg te diturave dhe te paditurave dashuria e dy te rinjve perfundoi tragjikisht. Pavaresisht nga faji qe ne kete rast, sipas hetimeve te bera, mbetet drejtimi me shpejtesi mbi normat e lejuara te automjetit, nepermjet asaj qe ndodhi dy te rinjte deklaruan pa deshire ndjenjen e bukur dhe te forte qe i lidhi deri ne castet e fundit te jetes.

    Zi dhe hidherim jo vetem tek te afermit

    Ne varrimet e dy te rinjve te bera ne ore te ndryshme dje pas mesdites moren pjese jo vetem familjare, te aferm, fqinje e shoke, por dhe te njohur te larget e te panjohur. Edhe mesues te shkolles se mesme "Naim Frasheri" ku Anjeza perfundoi mesimet ne vitin 2000. Te gjithe bashke per te ngushelluar familjet e dy te rinjve dhe per t'i dhene lamtumiren e fundit. Ne oren 13.00 te dites se marte Xhigerti qe ishte i dashuruar, si tregojne miqte dhe ata qe e njihnin, edhe pas shpejtesise ne drejtim te motoreve dhe makinave, percillet per ne banesen e fundit. Nje ore pas tij ishte parashikuar qe te varrosej e dashura e tij e zemres, Anjeza 20-vjecare. Larg, shume metra larg varrit ku prehet Xhigerti. Por me ne fund te dyja familjet bien dakord t'i lene prane njeri-tjetrit dy te rinjte qe as vdekja me mantelin e saj te zi nuk i ndau. Nxitonin te ktheheshin nga udhetimi qe kishin bere jashte Durresit per te qene ne kohe dhe per te mos pasur probleme, por nuk munden. Mesditen e se henes u ndane nga jeta ne nje aksident tragjik si rezultat i shpejtesise se madhe ne drejtimin e automjetit "Benz" me te cilin udhetonin. Ndarja me Anjezen dhe Xhigertin dje ishte shume e veshtire, ndersa lije varret e reja ktheje koken pas dhe shihje dy varret prane e prane mes kurorave dhe buqetave me lule shumengjyreshe. Dhimbja mbetet, por ata jane bashke. Te gjithe do t'i kujtojne perhere bashke. Lulet dhe lotet do te mbulojne varret e te dyve. Nuk do t'i ndajne me. Bashke pergjithmone. Kurre me vetem.



    ---------------------

    Mes tjerash lexojme:


    "Per shoqerine lidhja e tyre nuk ishte sekret. Per, shtepine e vajzes po. "

    Shoqeria sehir ben...Aty po i rref shoqnise se x vajz merret me nji psikopat. Prindi duhet ti bej syt kater qe kur i lind vajza ne maternitet.



    "Dy vjet me pare Anjeza mesohet se pas mbarimit te shkolles se mesme kishte dashur te ndiqte studimet e larta per gjuhe-letersi, por nuk kishte mundur. Ishte rrezuar, ashtu si shume kandidate per studente, ne konkurs."

    Nuk kishte nji **** vend ne bangat e fakultetit per Anjezen e mire? Shtet i poshter.


    "Per familjen e saj, te aferm tregojne se ka qene i papritur fakti qe ajo vdiq ne nje aksident automobilistik me nje djale ne makine."

    Po se eshte Kofi anani prindi Anjezes dhe ska nge te di ku "humbet" e bija..


    " Xhigerti qe ishte i dashuruar, si tregojne miqte dhe ata qe e njihnin, edhe pas shpejtesise ne drejtim te motoreve dhe makinave"


    Edhe asnjihere nuk e rrasen brenda kte terrorist qe ka terrorizuar popullin me shpejtesite llahtar..
    U desh Koka e Anjezes qe te vene ne dukje "hobyn" shtazarak te ketij vrasesi.


    Mjer Anjeza shkrete..

  2. #2
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Shume probleme ka brenda vetem ky fenomen....
    Eshte shume e dhimbshme...
    Sa shume qe vdesin cdo dite ne aksidente rrugore...Jane shume per te qene vetem 3 milione banore...Sic e kemi nisur vdekja do na vije te gjitheve nga aksidente te tilla (larg qofte)

    Eh pastaj, per familjet as mos pyet si shkojne prinder e femije...cope cope...dhe sdihet se deri kur ka per te qene keshtu...e dhimbshme shume e dhimbshme
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    sa gjynah

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Gjynaf per te dy. Mjere ata c'kane hequr.

    Me vjen keq qe Anjeza nuk ka pasur mundesi te shkonte ne shkolle per nje cope konkurs qe 80% e studentave e marrin me lek dhe eliminojne ata qe kane talent. Shtet i qelbet, tu vije turp qeveritareve qe vetem xhepat dine te mbushin. Jazik ju qofte.

    Sa per Xhigertin qe e ngiste makinen apo motorin me shpejtesi nuk dua te shtoj ndonje gje sepse nuk mund te them se ngarja e makines me shpejtesi te ben te humbesh kontrollin dhe te perfundosh aty ku nuk te shkon mendja. Mos kujtoni se Xhigerti donte te vdiste, ai ishte thjesht i apasionuar mbas dickaja, ajo ambicje mbase edhe e "tepruar" e bente ate njeri aq ai edhe pse nuk kishte nevoje te punonte dhe te nxirte dicka qe ti behej krah familjes. Eshte gabim te qe te ngasesh makinen me shpejtesi sepse rrezikon koken tende dhe gjithe te tjereve qe ke me vete por gjithsesi askush nuk i kishte folur apo kritikuar Xhigertin per ngarjen e makines me shpejtesi. As edhe ai m... shtet nuk e kishte ndeshkuar per ate gabim. Nuk eshte puna ta ndeshkosh dike dhe ti vesh prangat apo ti marresh edhe patenten ashte e mira ta kulturosh dhe ta bindesh ate person me fakte se ngarja e makines/motorit me shpejtesi eshte dicka jo e mire. Ah mjerr populli i shkrete, si jeton pa ligje dhe me koken ne torrbe.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e sy_jeshilja
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    15
    Ty Brari s'te marr vesh nga te hypen ky inat. S'ka pike kuptimi ajo qe thua, pse u dashka ardhur keq vetem per Anjezen? sepse nuk arriti te bente dot shkollen?pa me thuaj pak, sa mijera vajza kane deshire te vazhdojne te larten dhe per shume aryse nuk munden? pse e ben me faj familjen e vajzes ti se nuk dinte gje per ate lidhje? e pse na qenka terrorist djali edhe na paska terrorizuar popullin? se i pelqente shpejtesia??????
    o Mucoooooooooo, vetem kjo ngjarje ska nevoje per koment, ata kane mbyllur syte, ti gjykon rrethanat, pse e qysh e tek, thirri ore mendjes se le nam...

    Hej Zot na ruaj .... Ata te shkrete mbyllen jeten, Brari thote shtet i qelbur qe nuk i nxorri shkollen e vajzes, dhe qe nuk futi djalin ne burg

  6. #6
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Atij cunit ja heq kapelen, femren ne njerin krah, makinene ne tjetren, ca m*tin do me nga jeta. Jeto shpejt-vdis i ri i thone llafit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Nxitonin te ktheheshin nga udhetimi qe kishin bere jashte Durresit per te qene ne kohe dhe per te mos pasur probleme, por nuk munden.
    Brari,
    Ketu nuk thote qe nxitonin sepse ishte pasion i atij cunit, as nuk permendet qe ai eshte psikopat apo se ka kryer krime terrorriste. Perkundrazi, ata nxitonin per te mos pat probleme me shoqerine, e cila, ne Shqiperi, te ve epitete po shkove ne durres me te dashur (te mos harrojme qe e kishin edhe seriozisht), edhe ja ve peshen e fajit prindrit, pasi ai ka deshtuar ' ti bej syt kater qe kur i lind vajza ne maternitet.'

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ketu nuk ka faj vetem nje person por seclili duhet te mbaje fajin e vet. Ajo qe ndodhi ishte nje fatkeqsi per te dy ata dhe per gjithe familjen. Ata te dy kane mbyllur syte, si te shajme qeverine si te shajme prinderit, ata vete apo edhe shoqerine njesoj eshte.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Symullages !


    Shpejtesia oj cuc sarandjote nuk eshte loje.
    Ne rastin ne fjale ashtu si ne mijra raste te tjera ne Shqiperi..aksidenti ka ndodhur ne rruge te Banueshme.
    Ka rruge ku anash ka vetem peme dhe kanale dhe ara me shalqina e lulelaker e panxhar dhe rruge ku anash ka shtepi..dyqane, zyra, ndermarje, shkolla kopeshte etj ose qe une e quajta rruge e banushme.
    Ne keto rruge ne Shqiperi njeriu psh gjyshi jot, ti Sy nerenxa, del nga shtepia dhe shkon te marre pensionin tek arka kursimit matane rruges kurse teta elpiniqi, halla jote, shkon te coje nipin ne kopesht, kurse mami jot i duhet te kaloje rrugen per te vajtur tek magazinat e vllait te cac angjelit per te blere oriz ose miell.
    Ne keto rrethana ti partizanja e shpejtesise nuk do deshe qe te kalojne aty me shpejtesi 140 km ne ore askush bile as vet shoku Nano qe e ke shum xhan.
    Sikur nji bigotine plastike me te cilat ti ben floket me onde te ta shtypte dikush me kembe ti sarandjote kishe uleritur e i kishe..u te marrte dreqi Tija e shkofsh ne varr..

    Po te te kish kaluar ndonji xhigert me Benz e brenda te ish jot moter e benxi me shpejtesi llahtar te ta perplaste gjyshin para arkes kursimit e mamane ta kish fluturuar si lecke e tet moter ta kish zgerlaqur...athere do shikonin se cfare Teorie do kishe nxjerre ti per qefllinjte e shpejtesive..


    Keshtu mendoi gjerat edhe ti atje ne kanada a ku je diku ku jeton e jeshilon syckat..me rimel te jashtem..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    london
    Postime
    8
    ...KJO ESHTE NJE TRAGJEDI E DHIMSHME .. po amo kjo tragjedi em pereku ne shpirte me beri te caj me lote ? po amo desha te theksoja qe me makine nuk shitet pordhe se sa heci po you lutem njerez kush e merr kete mesazh po amo edhe babaj ime ba bere nje aksident ne kohen ne partise punes ne ate ngjarje kana vdeke 2 vete se babai im po ecte me shpejtese te modhe dhe ne kyqzim te rruges po kalonte nje zetor dhe babai im me shpejtesine qe kishte nuk i ra nesh po shoferi i zetorit breu timonin e zerotit deh rane ne nje kanal te moth qe aty geten vdekjen 2 te rinje .. po ako keni kujdese me mekine mer njerez se makin nuk eshte per pordhe po eshte per noj problem familjar ?? me vjen shum keq per anjezen dhe xhigertit qe pesuan vdekje dy pellumba te rene ne dashuti >. zoti i dhoshte kivet te dyajava familjeve shqipetare dhe durrsake
    me respekt xhimi_20 per dy pellumbat shqipetar zoti qofte me te ....... pike loti ka ne gjith shqiperine e shkrete ..
    ne njeren dore femren dhe ne doren tijeter nje femer tjeter

Tema tė Ngjashme

  1. Anjeza Shahini
    Nga erindi_al nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 05-05-2024, 07:51
  2. Anjeza Branka
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-12-2006, 01:45
  3. Anjeza Shahini, zėri shqiptar nė Eurovizion
    Nga Brari nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 15:57
  4. Ndjehuni tė detyruar: VOTONI - Eurovision
    Nga RTP nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 20:50
  5. A e meritonte Anjeza tė fitonte?
    Nga stalion nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 08:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •