Dhjetori i fundit i Xhanfise Kekos
Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjeēare njė nga regjisoret e para tė kinematografisė shqiptare
Orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm kanė qenė tė fundit pėr gruan qė besonte aq shumė nė forcėn e artit. Ai moment kur dorėzohesh para forcės sė madhe tė natyrės dhe Zotit, do tė mbetet pėrgjithmonė njė ēast intim, qė secili e merr me vete nė botėn ku shkon, pa mundur tia shpjegojė dot se ēfarė ndodh atyre qė lė pas... Por Xhanfise iku nė njė mėngjes kur dielli ngrohte dhe pse temperaturat tregonin njė ditė tė zakonshme dimri, si pėr tu besuar thėnieve se "dielli kėrkon tė ngrohė ndonjėherė dhe dhembjen". Iku "nė ditėn mė tė shkurtėr dimėrore, nė prag tė Krishtlindjeve...", thotė shkrimtarja Meri Lalaj, mike e Kekos.
Iku, duke lėnė pas njė punė qė do ta bėjė gjithnjė tė pranishėm emrin e saj nė kinemanė shqiptare, apo duke iu referuar fjalės sė Lalaj, "duke kryer detyrėn e saj si nėnė, pėr ti shkuar pranė tė birit, Dorit".
Pėr ata qė kanė mundur ta njohin Xhanfisen (pas vdekjes sė Dorit, shkrimtarit Teodor Keko, bir i saj) ėshtė e admirueshme fuqia qė ajo pati brenda vetes pėr tė pėrballuar kėtė humbje. Ndaj dje kur ajo mbylli sytė pėrgjithmonė, pavarėsisht fjalėve qė nuk munguan pėr kontributin e saj nė kinemanė shqiptare, nuk kishte si tė mos kujtohej dhe ky detaj, qė njė "nėnė po shkon mė nė fund tek i biri".
Ndaj, le tė besojmė se ikja e zonjės sė filmit te fėmija tė ketė qenė e lehtė, si e tė gjithė njerėzve qė lėnė pas shumė dashuri.
"Artistja e Popullit", Xhanfise Keko, konsiderohet si themeluesja dhe regjisorja e parė e filmit shqiptar pėr fėmijė. Ajo ėshtė dhe kineastja e parė femėr nė vend, duke thyer kėshtu konceptin qė nė botė ishte thyer kohė mė parė, se arti i shtatė mund tė posedohej aq mirė edhe nga femrat.
Ajo u lind nė Gjirokastėr, mė 4 janar 1929, nė njė familje me tradita. Pas mėsimeve tė para, nė vitin 1950, sė bashku nė njė grup prej tetė vetash, ku veēohen Endri Keko, Petraq Lubonja, Sokrat Musha, Jani Nano, Koēo Tollko etj., kryen njė specializim nė Bashkimin Sovjetik, pėr kinematografi. Pas studimeve nė vitin 1952, fillon punė nė kinostudion "Shqipėria e Re", si asistente regjisore. Mė vonė punoi si regjisore montazhi e paralelisht si regjisore filmash dokumentarė e kronikale, ku realizoi disa filma me temė nga jeta e pėrditshme, ku pėrmendim "Tregim pėr njeriun e punės" (1963), "Ata ēajnė pėrpara" (1964), "Tingujt dhe fėmijėt"(1970) etj.
Pas njė pėrvoje tė gjatė, si asistente regjisore, montazhiere, formuluese muzike e zhurmash, ku edhe xhiroi nė mėnyrė tė pavarur dokumentarė nga jeta e fėmijėve, duke parė se bota e fėmijėve e ngacmonte mė shumė, nė vitet e mė vonshme, ajo iu kushtua tėrėsisht kėsaj bote, nėpėrmjet filmit artistik pėr fėmijė, duke pasur suksese tė mėdha dhe duke qenė e mbetur e vetmja regjisore e filmave pėr fėmijė.
Me filmin artistik, Xhanfise Keko e pati kontaktin e saj tė parė si regjisore montazhi nė filmat "Oshtimė nė bregdet" dhe "Plagė tė vjetra". Kjo pėrvojė, si dhe dokumentarėt e xhiruar, i dhanė asaj mundėsi qė ti pėrvishej filmit artistik pėr fėmijė.
E nisi krijimtarinė e saj me filmin artistiko-dokumentar, "A, B, C... ZH" nė vitin 1972. Njė histori fėmijėsh nė njė kopsht tė kryeqytetit. E zgjeruar kjo temė dhe me njė vėshtrim artistik vjen nė dy vitet e mėpasme nė filmat "Kryengritje nė pallat", "Qyteti mė i ri nė botė" dhe "Mimoza llastica".
Pas kėtyre filmave vjen edhe suksesi i saj i plotė nė filmin "Beni ecėn vetė". Shumė ēmime dhe njė emėr tashmė i afirmuar nė kinematografinė shqiptare, qė zuri me meritė vendin qė i takonte krahas regjisorėve tė tjerė me emėr tė filmit artistik.
Bota e pasur e fėmijėve, shqetėsimet e ditės, pėrpjekja pėr tė edukuar njė brez tė ri, e ndėrthurur kjo me temėn dhe shqetėsimet e mė tė rriturve, solli njė epokė tė re nė filmin artistik shqiptar. Nė punėn e saj tė vėshtirė me fėmijėt, ajo mundi tė dalė me sukses, falė pėrkushtimit, aftėsisė dhe ngrohtėsisė qė krijoi ajo nė marrėdhėnie me fėmijėt. Janė me dhjetėra fėmijė, qė sot sjanė mė tė tillė, por qė kujtojmė me respekt e dashuri punėn dhe pėrkushtimin e saj nė sa e sa filma. E pra, ata erdhėn krejt natyrshėm me botėn e tyre, tė sinqertė, tė besueshėm, tė gjallė e plot emocione.
Histori tė ditės, por edhe tė sė kaluarės sė luftės, ku pėrsėri ajo paraqitet me sukses nė tre-katėr filma radhazi. Janė kėta filma, ku edhe personazhet e tyre dalin paksa mbi moshėn e filmave tė tjerė dhe nė ta veprojnė edhe personazhe tė rritur, tė cilėt interpretohen bukur dhe shkrihen nė njėsh me fėmijėt si Pandi Raidhi, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Ndrekė Luca etj.
Filmi i fundit i saj, "Taulanti kėrkon njė motėr", qė ishte edhe filmi i saj i 11-tė artistik, e ēoi atė drejt titullit tė lartė "Artiste e popullit" nė vitin 1985.
MTKRS ka ngritur njė grup pune pėr organizimin e gjithė ceremonisė sė varrimit tė regjisores sė njohur. Homazhet pranė trupit tė saj do tė bėhen sot nė Muzeun Historik Kombėtar prej orės 12:00 e deri mė 13:00.
Nė familjen Keko kanė mbėrritur qė dje ngushėllimet. Ministria e Kulturės i ka shprehur ngushėllimet familjes qė humbi njeriun e shtrenjtė, por edhe miqve, kolegėve dhe artit shqiptar, qė humbi njė artiste tė madhe, vepra e sė cilės do tė kujtohet nga brezat qė vijnė. Ngushėllimet familjes ia kanė shprehur dhe Kryeministri Sali Berisha, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Kulturės Ylli Pango, zv/ministrja e Kulturės, Suzana Turku, Eqerem Spahia, Bardhyl Londo, Agron Xoxa, Xhevdet Ferri, Artan Minarolli, Beqir Meta, Viktor Gjika, Hysen Hakani, Kristaq Dhamo, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Dhimitėr Anagnosti, Saimir Kumbaro, Natasha Lako, Faruk Basha, Ilia Terpini, Saim Kokona, Limos Dizdari etj.
Flasin dy miket e ngushta tė Xhanfise Kekos
Orėt e fundit me Coelho-n
Diku pranė kokės sė krevatit, nė shtratin ku ndante orėt nė spital, rrinte njė libėr i Paolo Coelhos. Gruaja qė adhuronte artin, kishte zgjedhur kėtė mėnyrė pėr tė sfiduar sėmundjen dhe pėr ta orvatur mendjen nė pėrfytyrimet qė tė jep letėrsia. Kjo e fundit ėshtė gjithnjė ilaēi mė i mirė qė tė bėn tė harrosh dhembjet e lehta apo tė rėnda qė fshihen tė trupin tėnd. Mynever Shuteriqi, bashkėshortja e shkrimtarit tė ndjerė, Dhimitėr Shuteriqi, dhe shkrimtarja Meri Lalaj, dy mike tė vjetra tė Xhanfise Kekos, e tregojnė kėtė detaj teksa mundohen tė shkėpusin nė kėtė ditė tė trishtuar pėr to (pas marrjes sė lajmit se Xhano nuk jeton mė), momentet e fundit tė takimit me tė. Sigurisht qė historitė qė miket kanė ndarė me njėra-tjetrėn kėto vite mbartin mijėra kujtime, qė ato do tė kenė mundėsi ti tregojnė nė ditėt nė vijim. Por, nėn tisin e dhembjes qė nuk do tė mund tė shkėmbejnė mė mendimet e tyre me shoqen qė ato pėlqejnė ta quajnė thjesh Xhano, na tregojnė mė poshtė diēka mė tepėr nga takimi i fundit me tėā¦
Mynever Shuteriqi
Kam qenė ditėt e fundit te Xhanoja dhe kemi bėrė njė bisedė tė ngrohtė, siē bėnim gjithnjė. Atė ditė qė shkova tek ajo, kisha parė nė TVSh tė jepej filmi "Beni ecėn vetė". Ia tregova kėtė Xhanos, duke i thėnė se "ke bėrė njė film qė vazhdon tė jetojė edhe sot, dhe do tė jetojė pėrgjithmonė. Tė lumtė! Je njė grua shumė e talentuar dhe je dhe aq modeste, sa kurrė nuk i kė bėrė reklamė vetes dhe filmave tė tu tė mrekullueshėm, kurrė nuk e ke ekspozuar veten si njė grua nga mė tė rrallat nė artin shqiptar⦠Ia thashė kėto fjalė dhe u pėrlota, pasi e dija qė Xhanoja vuante nga njė sėmundje e rėndė dhe rrezikonte jetėn. Por Xhanoja me atė qetėsinė dhe modestinė e pėrhershme mė tha: "Mynever, unė kam bėrė atė qė kam mundur dhe mė vjen mirė qė filmat e mi tė kenė jetė dhe kanė jetėgjatėsi. Kjo, pasi nuk jam vetėm unė qė kam bėrė filma tė tillė, por ėshtė meritė e gjithė kinematografisė shqiptare, shokėve tė mi artistė. Kur hyra nė kinematografi shumė vite mė parė, isha tepėr e re, dhe skisha asgjė lloj pėrvoje. Pėrvojėn e mora falė ndihmės sė kolegėve tė mi tė vjetėr, qė i gjeta atje, artistė dhe regjisorė tė njohur. "Mė kujtohet se te koka e krevatit ku qėndronte Xhano pashė kapakun e njė libri tė Paolo Cohelo-s, tė cilėn ajo po e lexonte. Nė fakt dhe unė i kisha ēuar njė libėr qė e kam shkruar dhe botuar kėto ditė, Njė jetė me dashuri, ku flas pėr jetėn me tim shoq, shkrimtarin Dhimitėr Shuteriqi. Ajo e mori nė duar librin dhe mė tha: Edhe ti Mynever paske bėrė njė punė tė madhe dhe tė bukur. I kisha shkruar si dedikim nė hyrje tė librit kėto fjalė: Xhanos, regjisores sė njohur e shumė tė talentuar dhe njėherėsh shoqes sime shumė tė dashur. Mė pėrqafoi, u pėrlotėm tė dyja dhe kėshtu jam ndarė me Xhanon.
Meri Lalaj
Para njė jave isha nė spital te Xhanoja dhe biseduam pėr rreth njė orė e gjysmė. Ishte duke lexuar njė libėr tė Paolo Coelho-s. Dhe dielli shkėlqente atė ditė. Dhe ajo rrinte tėrė kohėn nė kėmbė, ndihej mirė. Pastaj, kėto ditėt e fundit nuk munda tė flas, pasi nuk kishte celular me vete. Mė vjen mirė qė nuk vuajti shumė, pasi qe gjithnjė e rrethuar nga shumė dashuri njerėzore. Mendoj se pengu i saj i madh nė punėn krijuese qe qė nė tėrė kėto vite ajo nuk mundi tė realizonte njė film, dhe qė nė tėrė kėto vite qė u bėnė aq shumė ndryshime nė Shqipėri nuk u realizua njė film pėr fėmijė. Humbja e saj ėshtė njė nga gjėrat mė tė dhembshme qė mė kanė ndodhur. Sepse Xhano ishte njė grua shumė e menēur dhe fisnike, njė grua artiste, qė e ka bėrė ashtu siē duhet detyrėn ndaj vendit tė saj, Shqipėrisė, si njė shqiptare e vėrtetė. Dhe detyrėn si nėnė ajo po e kryen sot, qė po i shkon tė birit, Dorit, pranė. Ėshtė tepėr e dhembshme kur fėmijėt ikin para nėnės. Dhe kjo ėshtė plaga e madhe qė Xhanfizja mbante nė zemėr. Miqėsia jonė ėshtė e gjatė. Unė njihem me tė qė kur isha studente nė moshėn 18-vjeēare, miqėsia jonė ėshtė prej 20 vitesh, ndėrsa njohja para 40 vitesh.
Keko ka shkruar jetėn e saj nė njė libėr
"Tani mund tė vdes e qetė". Kėto janė fjalėt qė regjisorja Xhanfise Keko ia ka thėnė mikes sė saj, Meri Lalaj, disa muaj mė parė, sė cilės i ka besuar dhe njė kopje, qė ajo e ruan nė kompjuter, tė librit me kujtime, qė e ka shkruar kohėt e fundit. Lalaj tregon se artisja ka lėnė pas nė dorėshkrim njė libėr me kujtime nga puna e saj si regjisore filmash. "Xhanoja ka shkruar dhe ka gati njė libėr me kujtime nga puna e saj si regjisore filmash, nga pėrvoja e saj me artistėt e vegjėl. Librin e ka shkruar me shumė dashuri, dhe shumė pėrkushtim, dhe ka mundur ti shprehė mirėnjohje pėr tė gjithė njerėzit qė kanė punuar me tė. Libri ėshtė ende nė dorėshkrim dhe unė e kam nė kompjuter njė kopje, si dhe i biri, Iliri. "Tani mund tė vdes e qetė, se njė kopje tė librit e ke ti dhe njė Iliri", mė tha disa muaj mė parė.
Dokumentarė:
"Tregim pėr njeriun e punės" (1963),
"Ata ēajnė pėrpara" (1964),
"Tingujt dhe fėmijėt"(1970),
Artistike:
1971: "A, B, C... Zh"
1972: "Qyteti mė i ri nė botė"
1973: "Mimoza llastica"
1975: "Beni ecėn vetė"
1976: "Tingujt e luftės"
1977: "Tomka dhe shokėt e tij"
1978: "Pas gjurmėve"
1980: "Partizani i vogėl Velo"
1981: "Kur po xhirohej njė film"
1982: "Njė vonesė e vogėl"
1984: "Taulanti kėrkon njė motėr"
Gazeta Shqip!
Krijoni Kontakt