Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Marina Vataj, Një shqiptare e famshme në “New York Post”

    Vetëm 25 vjeç dhe në mënyrë të rrufeshme po kthehet në një ikonë të gazetarisë amerikane. Marina Vataj, e lindur në Bronks të Nju Jorkut, është shqiptare e Kosovës. Gazetare e të përditshmes së njohur “New York Post”, Marina tashmë është bërë një ndalesë për shumë yje amerikanë, të cilët preferojnë t’ia rrëfejnë ekskluzivitetet vetëm asaj. Nga Anxheline Zholi e deri te Tiger Woods janë kthyer në të intervistuar të shqiptares nga Kosova, ndërkohë që gazetat e tjera amerikane janë gjithmonë të interesuara të mësojnë më shumë për jetën e këtij
    personazhi. E duke qenë se nuk arrijnë të zbulojnë asgjë, shpesh edhe krijojnë histori të tipit "Marina dhe shoqet e saj mbajnë gjithmonë nga një unazë fejese false, për të shmangur ofertat". Për herë të parë, biondja e bukur dhe shumë inteligjente nga Kosova, jep një intervistë dhe këtë e bën për "Gazeta Shqiptare".

    Marina, ku keni lindur?

    Kam lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Bronks të Nju Jorkut, por prindërit e mi janë nga Kosova. Menjëherë sapo mbusha pesë vjeç, familja ime u transferua në një qytet të mrekullueshëm, të quajtur Armonk. Atje kalova edhe vitet e fëmijërisë dhe të adoleshencës. Kam një vëlla, quhet Uillson që është 12 vjet më i madh se unë, kam edhe dy motra që janë më të mëdha në moshë se unë, Gloria dhe Vilma. Si më e vogla e familjes, nuk më kanë munguar për asnjë çast përkëdheljet nga prindërit e mi, Pren dhe Jana, të cilët u përpoqën shumë që të mos më mungonte asgjë.

    Çfarë shkollimi keni ndjekur?

    Pasi mbarova shkollën e mesme, u regjistrova në Universitetin Fordham, ku studiova për katër vjet, duke u diplomuar për Anglisht dhe Gazetari. Pas kësaj, bëra punë hulumtuese për dy vjet në Universitetin "Sara Lawrence", ku dhe mbarova një master për gazetari.

    Kur mbërritën prindërit e tu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

    Prindërit e mi u martuan në Kosovë kur ishin vetëm 20 vjeç. Pasi jetuan disa vjet në shtëpinë që im atë ndërtoi me duart e tij, ata vendosën që të kërkonin një jetë më të mirë në Amerikë. Pas përpjekjesh të lodhshme, më në fund mbërritën në Nju Jork në vitin 1971.

    Marina, keni qenë ndonjëherë në Kosovë?

    Po, kam pasur fatin të vizitoj dy herë vendin ku kanë lindur prindërit e mi. Herën e parë isha shumë e vogël dhe nuk arrita të vlerësoj bukurinë e vërtetë të atij vendi. Herën e dytë, në adoleshencë shkova në Kosovë, me dëshirën për të kuptuar sa më shumë gjëra. Vizitova kushërinjtë e mi dhe tezen time të dashur, e cila vjen për të na vizituar shumë shpesh në SHBA. Madje shkova edhe në shtëpinë për të cilën ju fola pak më parë, që im atë ndërtoi me shumë mund për familjen. Shpresoj që gjatë pushimeve të verës të shkoj sërish me familjen time në Kosovë. Por, jo gjithçka që pashë më pëlqeu. U bëra dëshmitare e një varfërie të skajshme, që ende më ka mbetur në mendje. Do më pëlqente të kthehesha dhe merrja pjesë në projekte, për të përmirësuar jetën në atë vend. Në fakt, ky është qëllimi im.

    Kur e keni nisur punën si gazetare?

    Kur isha në universitet, fillova të punoj për një revistë mjaft të njohur, por në të cilën nuk paguhesha shumë. Ishte një përpjekje që e bëja për të fituar sa më shumë përvojë në këtë fushë të jashtëzakonshme. Për disa muaj punova për revistën "Fitnes", ku isha në kontakt të vazhdueshëm me gazetarët e tjerë, me fotografë dhe kryeredaktorë. Gjatë atyre muajve punoja shumë në terren, për të mbledhur sa më shumë informacion. Menjëherë pas kësaj eksperience të vyer, fillova të punoj për shfaqjen e njohur "Good morning America" - "Mirëmëngjes Amerikë", ku dhe pata fatin të punoj me legjendaren e gazetarisë amerikane, Diane Sawyer, personin që kisha pasur burim frymëzimi që në vogëli. Pasi mbarova universitetin, CV-ja ime ishte më e plotësuar. Pata kurajën të aplikoj për një pozicion në gazetën "New York Post", gazetë shumë e rëndësishme në tregun amerikan. E fitova punën menjëherë.

    E kishe menduar ndonjëherë se do të punoje për New York Post?

    Në fakt nuk e kisha menduar kurrë se do të mund të punoja për një media kaq të rëndësishme. Është vërtet një nder që të punoj dhe të kem kaq shumë lexues që i dashurojnë artikujt e mi. Gjithçka po më shkon mbarë, por dhe po mësoj çdo ditë shumë gjëra të reja.

    Si gazetare mjaft e njohur në SHBA, e ndiqni me kujdes shtypin se çfarë shkruhet dhe thuhet për Kosovën dhe Shqipërinë?

    Po, si gazetare lexoj shumë artikuj për Kosovën dhe Shqipërinë. Edhe unë kam bërë shumë hulumtime, që në një të ardhme të afërt, kur të jem e bindur se kam bërë një punë të mirë, mund t'i botoj. Në qendër të tyre është kultura dhe gratë shqiptare.

    Te qënit shqiptare në Nju Jork, i ka lehtësuar apo vështirësuar gjërat për ju?

    Fakti që jam shqiptare, i ka bërë të dyja, edhe m'i ka lehtësuar, por edhe m'i ka vështirësuar punët ndonjëherë. Kultura që kam marrë nga prindërit e mi, më ka formuar si person. Fakti që flas shqip dhe anglisht, që di të çmoj familjen dhe vlerat e saj, ka bërë që t'i shoh gjërat nga një tjetër këndvështrim. I jam mirënjohëse prindërve të mi për këtë. Nga ana tjetër, çdo kulturë mund të jetë kufizuese nëse e lejon të jetë e tillë. Që të ecësh përpara, duhet të gjesh një rrugë të mesme. Duhet t'i zgjerosh kufijtë për çështje të rëndësishme, siç është shkollimi dhe puna, megjithatë të vazhdosh të respektosh prindërit dhe kulturën e vendit tënd. Në rastin tim, kulturën shqiptare.

    Cila intervistë që i keni bërë personave të famshëm, ju ka ngelur në mendje?

    Kam bërë shumë intervista, kam shkruar shumë artikuj, por nuk do ta harroj kurrë intervistën që i bëra njëkohësisht të gjithë aktorëve dhe ekipit të serialit "The Sopranos", në premierën e tij. Jam një adhuruese e këtij seriali fitues të shumë çmimeve, ndaj dhe provova shumë emocione që nuk i kisha provuar më parë.
    Një nga artikujt e mi më të njohur që dhe më ka dhënë shumë emër në botën e gazetarisë amerikane, është një zbulim që bëra për diamantet e gjakut. Shumë njerëz nuk e dinë se diamantet që vijnë nga Afrika kushtojnë shumë jetë njerëzish. Në artikullin tim ofrova edhe shumë alternativa për të pasur diamante, për të cilat nuk derdhet gjak. Jam shumë krenare për këtë artikull.

    Shkrimet e tua janë shumë të njohura në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si ju trajtojnë njerëzit, duke qenë se jeni kthyer në një person të njohur.

    Sa herë që fotografitë e mia botohen në gazeta, marr shumë e-maile nga miqtë, por edhe nga të panjohurit. Megjithatë, dua të theksoj se është kënaqësi e vërtetë, kur më dhurojnë shumë bileta falas për shfaqje dhe koncerte. Çuditërisht marr edhe shumë dhurata si libra dhe parfume.

    A ju është dhënë ndonjëherë mundësia të takoni shqiptarë të tjerë që jetojnë në Nju Jork?

    Sigurisht. Unë jam e rrethuar nga të afërm dhe miq shqiptarë. Prindërit e mi janë shumë të përfshirë në komunitetin shqiptar në Amerikë. Madje, frekuentojmë edhe meshë në gjuhën shqipe.

    Çfarë mendoni për kuzhinën shqiptare?

    Ushqimi im i preferuar janë pitet. Janë të mrekullueshme! Mamaja ime gatuan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ushqimi i freskët shqiptar nuk mungon kurrë në shtëpi. Kolegët e mi në redaksinë e gazetës "New York Post", çmenden për ushqimin shqiptar.


    Balkan
    Sui generis

  2. #2
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Na bohet zemra mal kur degjojme keto lajme.

    O rapsoul ke ndonje fotografi te goces???
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Ne krenohemi me shkrimtarin e madh Ismail Kadare e te tjere si ky nepermjet te cileve jemi bere te njohur "pozitivisht" ne shume vende te botes, sikunder ndjehemi te turperuar per ata qe kryejne krime, prostituojne ose prostituohen, kontrabande e droge.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga SKUTHI Lexo Postimin
    Na bohet zemra mal kur degjojme keto lajme.

    O rapsoul ke ndonje fotografi te goces???
    Skuthi me duket eshte kjo por sjam i sigurt.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Sui generis

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Urime vajzes. Jo te gjithe i arrijne sukseset e saj.Ajo eshte me origjine shqipetare dhe fatmiresisht nuk e ka harruar kete dhe ruan ne zemer rrenjet e saj,Emrin shqiperi dhe gjuhen tone.Fati i saj qe ka lindur ne nje vend te tille,merita e saj qe ka arritur deri ku eshte.
    Na behet vertet zemra mal kur degjojme qe emri i Shqiperise tone nuk permendet vetem ne listen e "lajmeve te zeza ".
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Skuthi me duket eshte kjo por sjam i sigurt.
    Faliminnderit per artikullin a masiperm qe keni sjell,asht vertet krenari per te gjith neve qe brezi i ri megjithse i rritun jasht trojeve tona po na nderon me pune dhe sjelljet dhe arritjet e tyre,Ashtu si krenohemi per Marinen ,krenohemi edhe me qindra te rij tjer qe kan poste te nalta te ndryshme ne shoqata tregtatre,informuse, shterore dhe humanitare.Edhe nji here flm,per artikullin qe keni sjell.

    ps: foto qe keni sjell nuk perftyron personin ne fjale.

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Une e gjeta ketu:

    http://www.nypost.com/seven/04262007...taj.htm?page=0

    Pra ne webin kryesor te new york post.
    Sui generis

  8. #8
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    O Rapsoul po kjo ne foto nuk eshte Marina por Joy Bauer
    Kjo duket si 40 vjece e jo 25
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Si gazetare mjaft e njohur në SHBA, e ndiqni me kujdes shtypin se çfarë shkruhet dhe thuhet për Kosovën dhe Shqipërinë?


    Shkrimet e tua janë shumë të njohura në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si ju trajtojnë njerëzit, duke qenë se jeni kthyer në një person të njohur.

    Atentati i pare : si gazetare mjaft e njohur ne SHBA...


    Atentati i dyte : Shkrimet e tua jane shume te njohura ne mbare SHBA...


    Po mire, pse kaq te pashpirt keta gazetaret e "gazetes shqiptare" qe e intervistojne keshtu gazetaren e NY Postit ?

    Po mire, pse kaq e trashe ajo gazetarja e NY Postit qe nuk ua ka lene pergjysme kete interviste atyre gazetareve te Gazetes Shqiptare ?


    Keto dy pyetje po me mundojne qe prej 12 minutash e 37 sekondash qekur mbarova artikullin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 22-12-2007 më 12:08

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Bravo goces, por nuk besoj qe ishte ajo ne ate foton qe keni vene siper, kjo thuhet qe eshte 25 dhe ne ate foto duket si nje 45 vjecare e kapur nga policia per tejkalim shpejtesi ne Fordin e saj fokus gjysem te prishur, andaj edhe po qesh ajo.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •