Protesta kunder keqqeverisjes, Opozita: Bashke te rrezojme Berishen
• “Sot unë jam këtu për t'i ftuar të gjithë njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi që ta refuzojmë përmes një Bashkimi të Ri Politikën e Vjetër, e cila në të vërtetë s'është as e majtë e as e djathtë po e pashpirt, e paditur dhe e korruptuar”, tha kreu I Socialisteve Edi Rama
Ora 17:58 Pas thirrjes se perbashket te opozites, mijera protestuesit ne sheshin Skenderbej jane zhvendosur ne drejtim te Kryeministrise ku do te protestojne ne menyre paqesore.
Ora 17:47 Meta: Viti 2008 duhet ta ndaje Shqiperine nga Sali Berisha
Kreu i LSI-se Ilir Meta duke folur ne protesten e sotme ka thene se ky miting jashtezakonshem pikerisht tani ne fund te ketij viti nuk eshte gje tjeter, vecse shprehje e padurimit te shumices derrmuese te Shqiperise jo vetem per te nderruar sa me shpejt vitet, por per te nderruar qeverine e Sali Berishes. “Shumica e Shqiperise eshte sot ketu jo vetem me trup, por edhe me mendje dhe zemer, sepse varferia ka goditur ne menyre kriminale shumicen e shqiptareve ne te gjitha skajet e vendit, sepse erresira ne kete dimer te acarte eshte nje kercenim i frikshem per femijet e shumices se shqiptareve te cileve jo me larg, por nje vit me pare iu premtua nga ky kryeminister i paparegjegjshem dhe i pacipe se ne vitin 2007, jo vetem do kishin 24 ore drita, por Shqiperia do te eksportonte e do te ndriconte edhe boten. Dhe sot ne jemi deshmitare te asaj se Sali Berisha, krizen energjitike e ktheu nga nje e nga dy stine, ne nje krize qe nuk njeh stine, ne nje shkaterrim te vertete per biznesin, ne pasiguri per investimet e huaja, ne nje makth per te gjithe shqiptaret“, tha kreu i LSI-se Ilir Meta duke u uruar shqiptareve nje vit te mbare dhe duke uruar qe viti 2008 do jete vit vendimtar per ta ndare Shqiperine nga tranzicioni, erresira dhe nga Sali Berisha
Ora 17:42 Gjinushi: Sot kerkojme nje Shqiperi pa shokun Sali
Ju jeni sot ketu per shprehur revolten, protesten dhe indinjaten qatetare ndaj qeverisjes aktuale. Jeni ketu te shprehni zhgenjimin nga qeveria me e paafte dhe me te korruptuar ne keto 17 vjet. Me keto fjale u eshte drejtuar qytetareve ne shesh, kreu I socialdemokrateve Skender Gjinushi duke shtuar se pas 3 vjet qeveri nuk jane zhgenjyer vetem te majtet, por edhe te djathtet. “Kerkojme nje Shiqeri pa shokun Sali. Ju te gjithe jeni te zhgenjyer nga mashtrimet e kryeministrit qe cdo vit e nis me buxhete historike dhe e mbyll me kriza energjtike”, tha Gjinushi. “Qeveria aktuale eshte e paafte per ta nxjerre vendin nga kriza energjitike, pasi kjo qeveri ra ne krize edhe ne 2006 edhe ne 2007, prandaj kerkohet te rritet energjia, qe ju te paguani paaftesine dhe vjedhjet e qeverise”. Gjinushi shtoi se tashme te gjithe e kane kuptuar se me nje shumice tjeter me nje qeveri tjeter do siguronte nje tjeter zhvillim dhe kete, sipas Gjinushit mund ta beje vetem e majta.
Ora 17:35 Ceka: Qe sot ditet e qeverise do numerohen se prapthi
Pas Milos, fjalen e ka marre Kreu I PAD-se Neritan Ceka I cili ka thene se ky miting do te mbahet mend gjate pasi u mbajt ne fund te vitit, nga nje opozite e bashkuar qe nxori ne shehs kaq shume qytetare. Ceka tha se qe sot, ditet e kesaj qeverie do numerohen se prapthi. “Dua t’ju uroj gezuar festat e fund vitit, gezuar nje qeveri tuajen, gezuar nje Shqiperi evropiane”.
Ora 17:30 Milo: Protesta e sotme kartoline per Maxhorancen me rastin e festave
Ne fjalen e tij para mijera protestuesve Paskal Milo e ka konsideruar mitingun e sotem si kartolinen me te bukur qe opozita e bashkuar po i dhuron kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij per vitin e ri. “Eshte kartolina e nenshkruar nga qindra e mijera pensioniste te papune, nga dhjetra mijera arsmitare, nga mijera oficere ne lirim nga dhjetra mijera invalide, nga te gjithe ata njerez qe aspironin qe sot te kishin nje Shqiperi demokratike, nje Shqiperi me prosperitet qe shkon e sigurt ne integrimin ne NATO dhe BE”, tha Milo duke e konsideruar mitingun e sotem vertet paqesor e demokratik, ndryshe nga mitingjet e maxhorances. “Duhet te jemi te bashkuar deri ne fitoren tone perfundimtare ne vitin 2009 ne zgjedhje. Vetem te bashkuar mund te fitojme, te ndare jemi te gjithe te humbur”, tha Milo
Ora 17:00 Ka nisur ne sheshin Skenderbej, protesta e opozites se bashkuar, ku jane te pranishem 5 kreret e partive opozitave Edi Rama (PS), Ilir Meta (LSI), Neritan Ceka (PAD), Paskal Milo (PDS) dhe Skender Gjinushi (PSD). Para mijera qytetareve qe kane mbushur plot sheshin, me parulla ne duar, kane folur perfaqesues te studenteve, ushtarakeve, mesuesve, minatoreve te cilet kane kerkuar nga qeveria me shume drita, uje, pune, me pak varferi, rroga e pensione me te larta.
Ora 16:50 Pritet te filloje pas pak protesta e opozites se bashkuar ndaj keqqeverisjen. Eshte protesta e 3-te e organizuar nga opozita pas zgjedhjeve te 3 korrikut. Sipas gazetares se News24 e cila ndodhet ne Sheshin Skenderbej, raportohet se numri i pjesemarresve deri tani eshte shume i madhe dhe se sheshi eshte mbushur plot, pas thirrjeve te vazhdueshme te opozites. Thirrjen e fundit sot e ka bere Levizja Socialiste per Integrim qe u ka kerkuar qytetareve te reagojne per keqqeverisjen pasi sot eshte dita e tyre. Nderkaq LSI dekalron se protestat do te intensifikohen. Nderkohe vete kreu I partise me te madhe ne opozite, asaj Socialiste, Edi Rama u ka bere thirrje qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise qe te bashkohen ne protesten e sotme. “Eshte koha e refuzimit te politikes se erresires, korrupsionit, etjes”, - deklaroi Rama. “Une besoj se çdo qytetare dhe qytetar i ketij vendi qe deshiron te ndertoje te ardhmen e vet dhe te familjes se vet, rrugen e femijeve te vet, ne kete vend, ka arsye per te qene sot refuzues dhe protestues ndaj nje politike te vjeter, pa asnje vizion dhe pa asnje perspektive”, - deklaroi dje Rama. “Eshte koha per te deshmuar edhe nepermjet kesaj shfaqjeje te refuzimit dhe protestes, se kerkojme nje ndryshim te madh pertej te majtes dhe te djathtes, pertej kufijve te vjeter, te vendosura dhe te mbajtura nga nje klase politike e vjeter dhe e deshtuar”, - nenvizoi kreu i PS-se. Sipas tij, “kultura demokratike dhe politika e re, si nje instrument per te krijuar nje kulture solide e demokratike, e sheh dhe nenkupton protesten qytetare si nje shfaqje te qytetarise, qe eshte refuzim ndaj pengesave te ngritura artificialisht ne rrugen e zhvillimit dhe mireqenies”
balkanweb
te them te drejten, me shume u shokova me ato komentet qe kishin lene lexuesit se sa me artikullin........
Krijoni Kontakt