Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Mbajtja syte tek saliu, pra si pike referimi eshte teper stonues dhe anakronik.

    saliu ka stil rruge, monopati, dhome, apo salle, ashtu si i intereson atij per te sunduar e mbijetuar, dhe jo per te drejtuar e qeverisur.

    nje njeri me integritet mbrapsht, ne genjeshtra, mashtrime, te kaluar te kuqe e te dyshimte, qe shtrydh sa i nevojitet bashkepunetoret dhe nuk lejon te pakten nje figure te dyte ne kryesim partie apo qeverie, njeri qe shtremberoi udhen per demokratizim e progres te Shqiperise duke e degdisur ne radhet e para te korrupsionit e te varferise, pa drita e pa uje, klloun i kaosit, karikature e politikanit modern europian, qe nuk e begenis askush ta ftoje per takim (perveç kur e urdherojne te paraqitet shpejt si rasti ne Athine), e te tjera palaçolleqe.

    eshte fyerje intelektuale te merret nje njeri i atille si pike referimi, vlerat e te cilit jane vetem ne sensin negativ - kro tregon krizen e thelle, ne radhe te pare morale, qe ka kaperthyer e molepsur shoqerine shqiptare, kete radhe te qelbur nga koka te kembet.
    Na jep nje koordinate tjeter, drejt seciles te orientohemi?

    Vete fakti qe ju e permendni (krizen morale te shoqerise), mjafton qe shqiptaret per momentin te kene nje pike te besueshme referimi.

    Berisha eshte me i besueshmi (per momentin) nder gjithe me te pabesueshmit e skenes politike shqiptare.

    Berisha ka karizmen qe e ben ate te duket si populist, por ka dhe aftesine e dialogut qe e ben ate dhe politikane te afte te tryezave.

    Berisha ka shume pika te forta, ashtu sic ka dhe te dobeta!

    Pika me e forte e tij eshte besimi qe ai ka te vetvetja dhe menyra se si ai e transporton ai kete tek shqiptaret.
    Kjo eshte politika! Aftesia per te patur besim dhe per t'u bere i besueshem!

  2. #42
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    I mjere eshte ai popull qe i eshte imponuar qe te zgjedhin keto dy dhe "skan" variant tjeter.
    Shqiperia eshte vendi i absurdeve dhe ketu eshte nje, qe PD te jete e djathte. Nuk ka ne bote te quhesh demokrat e te jesh i djathte. Kjo ndodhe veçse ne Shqiperi. Parti Sali !Ja keshtu do te brohorisim tashti.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #43

    Meta: Opozita të bashkëpunojë për reformat

    Meta: Opozita të bashkëpunojë për reformat

    Zbutet opozita, Leskaj: Duam prova, korrupsioni luftohet me reformë në drejtësi

    Ilir Meta kërkoi dje nga opozita të jetë bashkëpunuese për reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë. Në kuadër të tryezës "Të gjithë së bashku për anëtarësimin në NATO", organizuar nga Forumi i Lirë Shqiptar, ai ka lëshuar mesazhe pozitive përballë mazhorancës. Meta vlerësoi përpjekjet e ndërkombëtarëve, por edhe dëshirën e të gjithë shqiptarëve për të realizuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Por nënvizoi se për të realizuar këtë anëtarësim, nga ana e qeverisë shqiptare, por edhe e gjithë politikës duhet të ketë angazhim serioz dhe konkret për të plotësuar edhe dy kushtet e vendosura, siç janë reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore. "Do të jetë mirë, që këto reforma të realizohen në kohë dhe të mos lihen në minutën e fundit", konstatoi Meta. Ai pohoi se me atë çka parandien "duket se do jetë e pamundur që deri në pranverë të realizohet diçka për reformën zgjedhore". Sa i takon reformës në drejtësi, Meta vlerësoi se kemi të bëjmë me një situatë kritike. "Pati disa lëvizje të njëanshme, që prishën konsensusin dhe dialogun mes pozitës dhe opozitës. Nuk duhet qëndruar në pozita stoike, duke mos u bërë pjesë e një procesi të rëndësishëm", u shpreh Meta. Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, u shpreh se duhet vlerësuar angazhimi i faktorit politik shqiptar për anëtarësimin në NATO. Leskaj tregoi gatishmërinë e Partisë Socialiste për të bashkëpunuar për realizimin e reformave, ndërsa shtoi se ky bashkëpunim duhet të jetë serioz dhe konkret nga ana e qeverisë shqiptare, e cila ka përgjegjësinë kryesore për realizimin e tyre. "Vullneti më i fundit, i shprehur nga ne në Parlament në rastin e paraqitjes së një pakete që ka të bëjë me gjyqësorin, synonte uljen e dy palëve për konsensus", insistoi Leskaj. Sipas së cilës, nuk mund ta luftojmë korrupsionin pa realizuar reformën në drejtësi. Këto deklarata vijnë pak kohë pasi opozita ishte shprehur qartazi se shumica kishte dhunuar tryezën e dialogut me pakicën parlamentare për reformën në drejtësi. Prononcimet e Metës dhe Leskajt u dhanë gjatë takimit të organizuar nga Forumi i Lirë Shqiptar në vazhdën e takimeve të rëndësishme, që ky forum organizon për çështje të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit shqiptar. FLSH është një forum i përbërë nga të liderë të rinj, përfaqësues të partive kryesore në Shqipëri, si Arjan Galdini, PD, Klodian Gradeci, PS, Dorjan Duçka, LSI etj.

    Gazeta Shqip



    Nje hap i duhur dhe ne drejtimin e duhur!

    Meta eshte pjekur si politikan dhe dita dites po tregon se nuk eshte me ai peshengritesi i grevave komuniste te Policanit apo nje karrikekercyes i Parlamentit.

  4. #44

    Dhuna në familje, PS propozon amendim të Kodit Penal

    Dhuna në familje, PS propozon amendim të Kodit Penal

    Manjani: Kërkohet heqja e çdo justifikimi të gjykatësve dhe prokurorëve, për mungesë legjislacioni

    Socialistët premtojnë se do paraqesin në janar amendamente për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Kryetari i komisionit për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, vuri në dukje dje se ndër të tjera, viti 2007 shënoi edhe një numër të madh viktimash të dhunës në familje. Sipas tij, kronikat e lajmeve kanë qenë të tejmbushura me kronika agresorësh dhe viktimash brenda familjeve shqiptare më shumë sesa asnjëherë tjetër. "Sigurisht që keqqeverisja ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në shtimin e rasteve të dhunës në familje në të gjitha format e saj, duke filluar nga kanosjet e deri te vrasjet", tha ai. Për Manjanin, shenja më e dukshme e keqqeverisjes është fakti se për asnjë ditë të vetme dhe për asnjë rast të vetëm qeveria nuk zbatoi ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në familje". Ai sqaroi se sot pas një viti nga miratimi i këtij ligji, shteti nuk është në gjendje as të ndëshkojë e as të parandalojë dhunën brenda familjeve shqiptare. Ndërsa jeta, dinjiteti dhe shëndeti i askujt sot nuk garantohen, as brenda marrëdhënieve familjare. "Kultura e mosndëshkimit të dhunuesve të familjarëve për fat të keq ka fituar terren. Parandalimi i rasteve të dhunës në familje është inekzistent", konstatoi ai. Partia Socialiste nëpërmjet grupit të saj kuvendor do të depozitojë në seancën e parë kuvendore të vitit të ardhshëm, nismën e saj ligjvënëse për disa shtesa e ndryshime në Kodin Penal të Republikës. Së pari do kërkohet heqja e çdo justifikimi apo alibie të gjykatësve dhe prokurorëve të Republikës, për mungesë legjislacioni që ndëshkon dhunën në familje. Ashtu sikurse sigurimi i ndëshkimit më të rëndë të mundshëm për të gjithë ata burra, gra apo familjarë që ushtrojnë dhunë mbi anëtarët e tjerë të familjeve të tyre. "Ne jemi për ndëshkim maksimal të të gjithë dhunuesve që fyejnë, kërcënojnë, rrahin apo më keq akoma vrasin familjarët e tyre", theksoi Manjani. Opozita propozon krijimin e një klime të re besimi te shteti i të gjitha viktimave të dhunës në familje. Grupi kuvendor i PS-së do të propozojë gjithashtu edhe disa ndryshime në ligjin "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare", duke synuar forcimin e përgjegjësive të qeverisjes së vendit për ndalimin e dhunës në familje. Rritjet e aftësive parandaluese të shtetit në ndalimin e kësaj lufte, edukimin e qytetarëve, veçanërisht e të rejave dhe të rinjve me kulturën e respektit dhe dashurisë në familje dhe jo dhunës primitive. Ashtu sikurse marrjen e masave adekuate për rritjen e fëmijëve larg skenave të dhunës në familje. Me këto ndryshime PS synon të përmirësojë bazën ligjore në vend të paktën për të ndalë këtë dhunë makabre. Kjo nismë e partive të majta është vetëm hapi i parë në drejtim të parandalimit dhe të ndëshkimit të dhunës në familje. "Ne shpresojmë dhe besojmë se edhe partitë e tjera parlamentare do t‘i bashkëngjiten kësaj nisme të opozitës", vlerësoi Manjani.

    Gazeta Shqip


    Reflektim i vertete politik i opozites qe duhet ta luaje me te gjithe fuqine rolin e saj!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    berisha ka premtuar ashtu ka premtuar keshtu.. ulerijne tash 3 vjet.. cakenjte mafioze 50 plus 8 vjecare..
    mirpo berisha eshte kryeminister fale votes se atyre qe.. nuk frymojne nga premtimet e berishes..qe nuk votojne berishen.. qe nje minut e me pare duan ta han te gjalle berishen.. e jo se ai u ka premtuar por sepse ai eshte ai qe u a rrezoj kalane e tyre te qelbur 50 plus 8 vjecare..
    pra berisha u ka premtuar atyre qe e duan ate e qe e kan votuar ate e qe fal atyre eshte qeveritari nr 1.. e keta nuk po ankohen megjithse kan pse te ankohen..
    po ankohen e po protestojne po ata qe 50 vjet e shtrydhen miletin e 8 vjet e xhvaten barbarisht.. po ankohen ata qe.. nuk e dine ku eshte tregu zarzavateve sepse drekimet e darkimet e uik endet i bejne ne luks restauranto bordellot ku kercet tepsia me karkaleca e vera franceze nga me te shtrenjtat..
    pra po ankohen hajdutet..
    prandaj ketyre vampireve asnje i urte nuk duhet ti shkoj mbrapa sepse urtesi do te thote.. te dish kush jane ata pisa..
    dhe ata dihen kush jane..
    a mundet te ket shqiptar qe nuk e njeh qelbanikun kriminelin e antarin e bandes hakmarrja..erion pleh bracen..
    po edvinin ala nuk e njohin..
    po gjinush stalinin.. po neritan caushin.. po meto zabitin..

    eshte fat nga njera ane qe protestat nxiten nga keta kanibale..sepse te miret kan rast te mos gabohen..

    nese nuk duan te ri hyjne ne nje diktature te re enveriste .. me te felliqur se e enverit.. shqipot duhet ti thone klanit edvino milo zabito meto ceko mejdano gjinush.. nuk ju vijme mbrapa o vampire..
    nuk na e hidhni dot me..

    kjo eshte zgidhja..

    kush do te shohe kallashin lidhur me gjalme rrugve te vlores .. e gjithe shqiperise .. e kufomat kapice.. le tu shkoje mbrapa erion arapo shytave te enver edvinit..

  6. #46
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po thot shoku fatos,

    a mundet te ket shqiptar qe nuk e njeh qelbanikun kriminelin e antarin e bandes hakmarrja..erion pleh bracen..
    po edvinin ala nuk e njohin..
    po gjinush stalinin.. po neritan caushin.. po meto zabitin..
    po, shoku fatos, ashtu eshte! me ato plehra saliu dhe ti "rrezuat" diktaturen qe i kishin rene breket, dhe i shpetuat politbyroistet pa u lagur, duke ua zene vendin dhe duke patur ata dhe enver-ramizin si pika referimi,
    ndaj nuk ka pike dyshimi,
    se nuk mund te behet dallimi,
    midis tyre, teje dhe sadrazem heqimi!

    por shqiptaret, kesaj ane dhe asaj ane kufiri e kane mare vesh me mire se kurre se kush je ti dhe shoku sali!

  7. #47
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    hiq s'je i bindshem
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •