Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ashtu, mu tu lumte, burg, klon me tel me gjemba, bunkere, ashtu siç e desh enveri - bile te ndertojme njeriun e ri saliberishist - prototip i njeriut te ardhshem te xhungles dhe guves.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    po po ama per at tash shumica e kerkojn denimin me vdekje, se u prishem , ne xhungell edhe atje ka ndonje rend, te neve ska as rend.

  3. #23
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    po po ama per at tash shumica e kerkojn denimin me vdekje, se u prishem , ne xhungell edhe atje ka ndonje rend, te neve ska as rend.

    Mor ti zoteri, a nuk po kupton se Sala po ndjek te njejten rruge si Enver Hoxha ??????
    Atehere, me ç'fytyre dilni e bertisni kundra Enverit sa çirrni dhe by** me thonj, e thoni se do ta fshijme nga historia ??? Apo, doni te krijoni nje tjeter sistem, ate Fashist, dhe ta quani Salist ?????????,,...

    Mjere Shqiperia per shqiptaret qe rrit.
    Mendoj se bosh, do te ishte me e begate, do ishinn rritur aty shkurre e drure, apo dhe derra te eger, por, shqiptar si ne qe e djegim dhe e presim, nuk do te kishte.
    Dhe, me mire djepja thatë, se sa nje djall ne të.

  4. #24
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Njerezit nuk duhet te presin qe shteti te shkoje deri ne gremine si ne 97 e pastaj te ngrihen e te protestojne.

    Kjo eshte situata ne Shqiperi. Shqiperia ka akoma jashtezakonisht pune me sigurimin e standarteve minimal te jeteses.

    Qytetaret shqiptare kane kuptuar me ne fund se kontrata ka dy pale dhe kur ajo nuk zbatohet, mund dhe DUHET te dalesh ne shesh dhe ta kerkosh ate, atehere edhe pjesemarrja e shoqerise civile ne zgjidhjen e ketyre problemeve nuk do te ndalet ne berjen sehir, por do shnderrohet ne pjesemarrje aktive, sic ishte.

    Problemi eshte qe ne vazhdojme te mbetemi tejet te politizuar, nuk gjykojme dot objektivisht.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Njerezit nuk duhet te presin qe shteti te shkoje deri ne gremine si ne 97 e pastaj te ngrihen e te protestojne.

    Kjo eshte situata ne Shqiperi. Shqiperia ka akoma jashtezakonisht pune me sigurimin e standarteve minimal te jeteses.

    Qytetaret shqiptare kane kuptuar me ne fund se kontrata ka dy pale dhe kur ajo nuk zbatohet, mund dhe DUHET te dalesh ne shesh dhe ta kerkosh ate, atehere edhe pjesemarrja e shoqerise civile ne zgjidhjen e ketyre problemeve nuk do te ndalet ne berjen sehir, por do shnderrohet ne pjesemarrje aktive, sic ishte.

    Problemi eshte qe ne vazhdojme te mbetemi tejet te politizuar, nuk gjykojme dot objektivisht.

    ingenuous

    Sipas asaj qe ke shkruar del se shteti shkoka drejt gremines (si ne 1997) sa here qe PD qenka ne pushtet dhe se vetem PS po e shpetoka Shqiperine!?
    Cila ishte dhe cila eshte situata ne Shqiperi?
    Nese nje OJQ-ist atehere me detyron te te them disa fjale me teper.
    Cili eshte roli i OJQ-ve ne nje shtet demokratik?
    A duhet te behen ata leva te nje X apo Y partie politike?
    A duhet qe ata te jene "aktive" vetem sa per te mbushur raporte vellimore sa per te "bindur" dhuruesit per financime?
    A duhet qe OJQ te mbijne si kepurdhat pas shiut?
    Sa dhe si e njihni ju realitetin shqiptar (jashte vijave kufizuese te kryeqytetit)?

    Cdo qytetar i nje shteti demokratik duhet se pari te mesohet qe te njohe dhe te respektoje dhe me pas ai do te ndjehet nje qytetar aktiv.
    Sa i njohin shqiptaret ligjet dhe sa i respektojne ata ato? Ndoshta 10%.
    Ne kete aspekt hyn dhe vetedija e tij si qytetar i lire dhe aktiv per voten qe hedh.
    Sa i lire dhe sa i vetedijshem eshte ai? Shume pak!
    Ai ndjehet i lire ne menyre kolektive, sepse nuk jeton me nje shtet terroristo-komunist, por nga ana tjeter nuk eshte i lire per sa kohe ai nuk gezon te drejtat minimale te jeteses, nuk gezon garancite ligjore te nje shteti te vertete juridik (qe ja mbron dhe garanton te drejtat), nuk gezon garancite e nje administrate qe i sherben (sepse eshte i qelbur ne korrupsion), nuk gezon mbrojtjen dhe sigurine maksimale te shendetit, nuk gezon mbrojtjen e barazise gjiore (krimi dhe dhuna ndaj femres dhe abuzimi me femijet) dhe ne kete rast lirisht mund te thuhet se qytetari shqiptar nuk i ka te garantuara lirite baze.

    Ne vend qe pozita dhe opozita te gjejne rrugen e bashkepunimit per te gjitha keto dhe sebashku te krijojne nje mur morali te pakapercyeshem per:krimin, korrupsionin, dhunen ne shoqeri, varferine ekstreme, politizimin e administrates, kontrabanden, prostitucionin, drogen etj ata gjejne rrugen me te keqe te mundshme - kundervenjen ndaj cdo nisme qe synon forcimin e shtetit ligjor.

    Opozita duhet te jete aktive!

    Aktive nuk do te thote vetem dalje ne rruge, por me se pari do te thote aktive ne institucione (jo per dekor)!

    Per sa kohe ajo nuk mbetet aktive ne institucione, per aq kohe ajo do te mbetet e mbyllur ne vetvete, pa force dhe pa ide.

    Rrjedhimisht pushteti do te kete te garantuar jetegjatesine dhe problemet e shqiptareve nuk do te mbarojne kurre!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Postime
    3

    pun plehash

    Citim Postuar më parë nga Barlet23 Lexo Postimin
    Me cfare fytyre del ai Rama dhe flet kur nuk ben me minimalen per Tiranen, mbledhjen e plehrave ne cdo cep te Tiranes. Pastaj kerkon te behet Kryeminister ky shoku !!!
    po provoje t'i hedhesh plerat ne kazanin e tyre dhe pastaj shife do ta pastroje bashkia apo jo...pastaj merru me politik

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Postime
    3
    [QUOTE=Brari;1781712]rd

    --

    Zëdhënësi i PD shprehet se edhe vetë Stalini do të kishte mbetur i zhgënjyer nga pjesëmarrja aq e vakët në ditëlindjen e tij


    Rama, politikë e vjetëruar e tipit stalinist

    kta te PD e paskan studiuar mir celebrimet e stalinit. se mos e bejneedhe kta si hitleri me literaturat e niçes!

  8. #28
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqyp

    SHQIPNI TAVOLINASH 47

    ARTAN LAME

    Mbushi bulevardin populli i Tiranës, ca se i ka ardhur në majë të hundës e ca se ia kërkoi opozita. Nuk ndodhi asgjë jashtë radhe, as u thyen xhama e as u dogjën ministrira, siç di të bëjë një që s‘po ia them emrin. Në fund, dy njerëz bënë deklarata publike. Gazmend Oketa, që deklaroi se kjo protestë destabilizon vendin dhe rrezikon çështjen e Kosovës dhe Gerti Bogdani, që deklaroi se opozita kishte dëmtuar paqen fetare në vend, duke prekur ndjenjat e besimtarëve myslimanë. Kësaj i thonë të kesh dy b..., një ta mbash e një ta çash.

    Nuk besoj se ka burrë nëne në botë që të besojë se Gazit dhe Gertit u bie në mend për mbarëvajtjen e statusit në Kosovë dhe për terezinë e besnikëve të Muhametit në Tiranë. Demek, Gazi po luante me letra në zyrë (s‘besoj se i ka lënë punë tjetër shefi) dhe papritur dëgjon në lajme për protestën e opozitës. Mos, i thotë bashkëluajtësit, do na marri në qafë ky Rama me këtë protestën, se do na rrezikojë statusin e vëllezërve kosovarë, për të cilët s‘po na zë gjumi. Dhe një të çuar nga karreglla, e t‘ia mësyrë mikrofonit të konferencave të qeverisë. Në të njëjtën orë, Gerti që luante me letra në zyrën e Partisë, tek dëgjon lajmet i thotë bashkëluajtësit të vet: Mos, ky Rama që u bën thirrje njerëzve për protestë, do na rrezikojë bashkëjetesën fetare që mezi e kemi ngritur dhe mund të lëndojë ndjenjat e myslimanëve tanë, që të falin në çdo gjë, veç në fe jo. Dhe një të çuar bën edhe ky dhe ja mësyn mikrofonit të partisë. E trashë apo jo.

    Këta dy djemkat me kravata dhe mastera, nuk ia dolën të jenë koherentë as sa Fahri 55-a. Ky të paktën, si komunist i vjetër, nuk doli jashtë bolshevizmës dhe thjesht e lidhi protestën me ditëlindjen e Stalinit, që zor se e dinte ndonjëri prej atyre që protestonin në shesh. Ndërsa djemkat e partisë, Gazi dhe Gerti, moshën e kanë për të qenë mendjehapur, edhe masterat i kanë ngrënë në Evropë, po kur u duhet të flasin, kthehen te historirat e matufëve të qëmotit dhe më nxjerrin mallin e fanatikëve injorantë të Tiranës që, më ‘24-ën, kur Noli po ndërtonte godinën e Parlamentit, për të përçarë miletin, hapën llafe "Çoniu burra, se kaurri po na prek në din e në fe, se po don me na bo kishë për midis Tironës". As sot nuk e kam kuptuar dot nëse e thoshin këtë nga ligësia, nga injoranca, apo nga të dyja bashkë.

    Ps. Kur kisha mbaruar këto radhë, më bie në dorë shkrimi i Stefanit, "Mitingu i opozitës dhe reaksioni fashist i pushtetit". Dale mo Andrea, dale një çikë. Ta kuptoj hallin dhe ta di merakun, po nuk më duket aq kollaj t‘i themi "fashizëm" pushtetit të sotëm, se fashizmi të paktën ishte një ideologji e qartë, e përcaktuar, që e dinte nga nisej dhe ku do mbërrinte. Zor të më thuash se është kështu edhe kjo klika që na qeveris neve.

    Jo çdo bandë hajdutësh injorantë dhe mendjengushtë, që shtie në dorë një pushtet dhe di të lozë dajakun, është doemos fashizmë. Se edhe fashizma, që të imponohet ka nevojë për një lloj sqime dhe zotnillëku, që unë s‘e shoh gjëkundi mes këtyre honxho-bonxhove që kemi për ministorë. Se ja, më thuaj ti, nëse gjen ndonjë të ngjarë mes çizmeve llustrafinë të Herman Geringut dhe këpucëve të Shabanit e të Jeminit, apo uniformave të ngrira të Wermahtit dhe kostumeve prej atllasi që kanë mbushur sërish ministritë tona. Apo fashizmi, që ish fashizmë në kohë të Duçes, bëri Akademi jo vetëm në Itali, po erdhi ta bënte edhe këtu në Shqipëri, ndërsa këta bashibozukët tanë injorantë, që ti Andrea u jep statusin e fashistit, po mbyllin edhe Akademinë e vendit të tyre, le më pastaj.

    Dajaku dhe hajdutllëku nuk janë karakteristika bazë e fashizmës, po e bandave pa ngjyrë në pushtet, që kështu i bën këta tanët t‘u ngjajnë më shumë klikave të Liberisë e të Kongos, sesa fashizmit të Teutonisë a të Kilit në daç.

  9. #29
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sipas asaj qe ke shkruar del se shteti shkoka drejt gremines (si ne 1997) sa here qe PD qenka ne pushtet dhe se vetem PS po e shpetoka Shqiperine!?
    Cila ishte dhe cila eshte situata ne Shqiperi?
    Nese nje OJQ-ist atehere me detyron te te them disa fjale me teper.
    Cili eshte roli i OJQ-ve ne nje shtet demokratik?
    A duhet te behen ata leva te nje X apo Y partie politike?
    A duhet qe ata te jene "aktive" vetem sa per te mbushur raporte vellimore sa per te "bindur" dhuruesit per financime?
    A duhet qe OJQ te mbijne si kepurdhat pas shiut?
    Sa dhe si e njihni ju realitetin shqiptar (jashte vijave kufizuese te kryeqytetit)?

    Cdo qytetar i nje shteti demokratik duhet se pari te mesohet qe te njohe dhe te respektoje dhe me pas ai do te ndjehet nje qytetar aktiv.
    Sa i njohin shqiptaret ligjet dhe sa i respektojne ata ato? Ndoshta 10%.
    Ne kete aspekt hyn dhe vetedija e tij si qytetar i lire dhe aktiv per voten qe hedh.
    Sa i lire dhe sa i vetedijshem eshte ai? Shume pak!
    Ai ndjehet i lire ne menyre kolektive, sepse nuk jeton me nje shtet terroristo-komunist, por nga ana tjeter nuk eshte i lire per sa kohe ai nuk gezon te drejtat minimale te jeteses, nuk gezon garancite ligjore te nje shteti te vertete juridik (qe ja mbron dhe garanton te drejtat), nuk gezon garancite e nje administrate qe i sherben (sepse eshte i qelbur ne korrupsion), nuk gezon mbrojtjen dhe sigurine maksimale te shendetit, nuk gezon mbrojtjen e barazise gjiore (krimi dhe dhuna ndaj femres dhe abuzimi me femijet) dhe ne kete rast lirisht mund te thuhet se qytetari shqiptar nuk i ka te garantuara lirite baze.

    Ne vend qe pozita dhe opozita te gjejne rrugen e bashkepunimit per te gjitha keto dhe sebashku te krijojne nje mur morali te pakapercyeshem per:krimin, korrupsionin, dhunen ne shoqeri, varferine ekstreme, politizimin e administrates, kontrabanden, prostitucionin, drogen etj ata gjejne rrugen me te keqe te mundshme - kundervenjen ndaj cdo nisme qe synon forcimin e shtetit ligjor.

    Opozita duhet te jete aktive!

    Aktive nuk do te thote vetem dalje ne rruge, por me se pari do te thote aktive ne institucione (jo per dekor)!

    Per sa kohe ajo nuk mbetet aktive ne institucione, per aq kohe ajo do te mbetet e mbyllur ne vetvete, pa force dhe pa ide.

    Rrjedhimisht pushteti do te kete te garantuar jetegjatesine dhe problemet e shqiptareve nuk do te mbarojne kurre!
    tamam , po hajde thuaju ktyre te majteve, se nuk shohin ose nuk duan ta shohin te verteten, dakort qe qeveria ka problemet e veta , por edhe opozita nuk eshte aspak bashkpunuese, ne fakt do te thosha se eshte shume minuse(qe minon punen). te pakten keta po punojne pak ne drejtim te vendosjes se rregullit qe duhet te zoteroje ne nje shtet demokratik. Nuk eshte se kujdesen shume per popullin , holle holle, asnjera pale, por kto opozitaret jane kundra cdo gjeje, cdo nisme qe merr qeveria, dhe kjo jo se duan popullin , por duan pushtetin per vete qe ta bejne shqiperine me keq se cishte.
    .....................................

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kjo si per inat te serbofileve dhe te grekofileve qe hypen ne pushtet me dhunen e vellavrasejs terrorit dhe anarkise komuniste te '97 te finansuar drejte nga banka qendrore e jugasllavise (serbise), -eshte qeveria me produktive dhe me propopullore qe ka pasur ndonjehere shqiperia ne historine e vet. Ralisht kesaj radhe hapesi i temes eshte zedhenes i subverzionit per heqjen e shtetisise se Shqiperise si "demshperblim" qe po formohet edhe nje shtet i ri shqiptar. Tjeter dhimbje nuk ka 'opozita' serbo-greke ne shqiperi. Me '97 per pak sa nuk e humbet shtesine, kasaj radhe sigurisht do t'ia dilni me sukses se keni fituar pervoje vellavrasese.

    Ju korbat e paudhe qe po krokasni vdekjen dhe cfarosjen tuaj se bashku me hapesin e kesaj teme idiote keni gjasa te medha qe se shpejti ta fitoni shtetesine serbe dhe greke mu ne fshatin tuaj te mjere ku jeni lindur pa vajtur askund, kuptohet nese e mbijetoni kobin tuaj..., por edhe ketu do te gjeni pak ngushellim sepse ne varret tuaja do te shkruhen emra grek dhe serb.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •