Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Protesta kundër keqqeverisjes, Opozita: Bashkë të rrëzojme Berishën!

    Protesta kunder keqqeverisjes, Opozita: Bashke te rrezojme Berishen

    • “Sot unë jam këtu për t'i ftuar të gjithë njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi që ta refuzojmë përmes një Bashkimi të Ri Politikën e Vjetër, e cila në të vërtetë s'është as e majtë e as e djathtë po e pashpirt, e paditur dhe e korruptuar”, tha kreu I Socialisteve Edi Rama

    Ora 17:58 Pas thirrjes se perbashket te opozites, mijera protestuesit ne sheshin Skenderbej jane zhvendosur ne drejtim te Kryeministrise ku do te protestojne ne menyre paqesore.

    Ora 17:47
    Meta: Viti 2008 duhet ta ndaje Shqiperine nga Sali Berisha
    Kreu i LSI-se Ilir Meta duke folur ne protesten e sotme ka thene se ky miting jashtezakonshem pikerisht tani ne fund te ketij viti nuk eshte gje tjeter, vecse shprehje e padurimit te shumices derrmuese te Shqiperise jo vetem per te nderruar sa me shpejt vitet, por per te nderruar qeverine e Sali Berishes. “Shumica e Shqiperise eshte sot ketu jo vetem me trup, por edhe me mendje dhe zemer, sepse varferia ka goditur ne menyre kriminale shumicen e shqiptareve ne te gjitha skajet e vendit, sepse erresira ne kete dimer te acarte eshte nje kercenim i frikshem per femijet e shumices se shqiptareve te cileve jo me larg, por nje vit me pare iu premtua nga ky kryeminister i paparegjegjshem dhe i pacipe se ne vitin 2007, jo vetem do kishin 24 ore drita, por Shqiperia do te eksportonte e do te ndriconte edhe boten. Dhe sot ne jemi deshmitare te asaj se Sali Berisha, krizen energjitike e ktheu nga nje e nga dy stine, ne nje krize qe nuk njeh stine, ne nje shkaterrim te vertete per biznesin, ne pasiguri per investimet e huaja, ne nje makth per te gjithe shqiptaret“, tha kreu i LSI-se Ilir Meta duke u uruar shqiptareve nje vit te mbare dhe duke uruar qe viti 2008 do jete vit vendimtar per ta ndare Shqiperine nga tranzicioni, erresira dhe nga Sali Berisha

    Ora 17:42 Gjinushi: Sot kerkojme nje Shqiperi pa shokun Sali
    Ju jeni sot ketu per shprehur revolten, protesten dhe indinjaten qatetare ndaj qeverisjes aktuale. Jeni ketu te shprehni zhgenjimin nga qeveria me e paafte dhe me te korruptuar ne keto 17 vjet. Me keto fjale u eshte drejtuar qytetareve ne shesh, kreu I socialdemokrateve Skender Gjinushi duke shtuar se pas 3 vjet qeveri nuk jane zhgenjyer vetem te majtet, por edhe te djathtet. “Kerkojme nje Shiqeri pa shokun Sali. Ju te gjithe jeni te zhgenjyer nga mashtrimet e kryeministrit qe cdo vit e nis me buxhete historike dhe e mbyll me kriza energjtike”, tha Gjinushi. “Qeveria aktuale eshte e paafte per ta nxjerre vendin nga kriza energjitike, pasi kjo qeveri ra ne krize edhe ne 2006 edhe ne 2007, prandaj kerkohet te rritet energjia, qe ju te paguani paaftesine dhe vjedhjet e qeverise”. Gjinushi shtoi se tashme te gjithe e kane kuptuar se me nje shumice tjeter me nje qeveri tjeter do siguronte nje tjeter zhvillim dhe kete, sipas Gjinushit mund ta beje vetem e majta.

    Ora 17:35 Ceka: Qe sot ditet e qeverise do numerohen se prapthi
    Pas Milos, fjalen e ka marre Kreu I PAD-se Neritan Ceka I cili ka thene se ky miting do te mbahet mend gjate pasi u mbajt ne fund te vitit, nga nje opozite e bashkuar qe nxori ne shehs kaq shume qytetare. Ceka tha se qe sot, ditet e kesaj qeverie do numerohen se prapthi. “Dua t’ju uroj gezuar festat e fund vitit, gezuar nje qeveri tuajen, gezuar nje Shqiperi evropiane”.

    Ora 17:30 Milo: Protesta e sotme kartoline per Maxhorancen me rastin e festave
    Ne fjalen e tij para mijera protestuesve Paskal Milo e ka konsideruar mitingun e sotem si kartolinen me te bukur qe opozita e bashkuar po i dhuron kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij per vitin e ri. “Eshte kartolina e nenshkruar nga qindra e mijera pensioniste te papune, nga dhjetra mijera arsmitare, nga mijera oficere ne lirim nga dhjetra mijera invalide, nga te gjithe ata njerez qe aspironin qe sot te kishin nje Shqiperi demokratike, nje Shqiperi me prosperitet qe shkon e sigurt ne integrimin ne NATO dhe BE”, tha Milo duke e konsideruar mitingun e sotem vertet paqesor e demokratik, ndryshe nga mitingjet e maxhorances. “Duhet te jemi te bashkuar deri ne fitoren tone perfundimtare ne vitin 2009 ne zgjedhje. Vetem te bashkuar mund te fitojme, te ndare jemi te gjithe te humbur”, tha Milo

    Ora 17:00 Ka nisur ne sheshin Skenderbej, protesta e opozites se bashkuar, ku jane te pranishem 5 kreret e partive opozitave Edi Rama (PS), Ilir Meta (LSI), Neritan Ceka (PAD), Paskal Milo (PDS) dhe Skender Gjinushi (PSD). Para mijera qytetareve qe kane mbushur plot sheshin, me parulla ne duar, kane folur perfaqesues te studenteve, ushtarakeve, mesuesve, minatoreve te cilet kane kerkuar nga qeveria me shume drita, uje, pune, me pak varferi, rroga e pensione me te larta.

    Ora 16:50 Pritet te filloje pas pak protesta e opozites se bashkuar ndaj keqqeverisjen. Eshte protesta e 3-te e organizuar nga opozita pas zgjedhjeve te 3 korrikut. Sipas gazetares se News24 e cila ndodhet ne Sheshin Skenderbej, raportohet se numri i pjesemarresve deri tani eshte shume i madhe dhe se sheshi eshte mbushur plot, pas thirrjeve te vazhdueshme te opozites. Thirrjen e fundit sot e ka bere Levizja Socialiste per Integrim qe u ka kerkuar qytetareve te reagojne per keqqeverisjen pasi sot eshte dita e tyre. Nderkaq LSI dekalron se protestat do te intensifikohen. Nderkohe vete kreu I partise me te madhe ne opozite, asaj Socialiste, Edi Rama u ka bere thirrje qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise qe te bashkohen ne protesten e sotme. “Eshte koha e refuzimit te politikes se erresires, korrupsionit, etjes”, - deklaroi Rama. “Une besoj se çdo qytetare dhe qytetar i ketij vendi qe deshiron te ndertoje te ardhmen e vet dhe te familjes se vet, rrugen e femijeve te vet, ne kete vend, ka arsye per te qene sot refuzues dhe protestues ndaj nje politike te vjeter, pa asnje vizion dhe pa asnje perspektive”, - deklaroi dje Rama. “Eshte koha per te deshmuar edhe nepermjet kesaj shfaqjeje te refuzimit dhe protestes, se kerkojme nje ndryshim te madh pertej te majtes dhe te djathtes, pertej kufijve te vjeter, te vendosura dhe te mbajtura nga nje klase politike e vjeter dhe e deshtuar”, - nenvizoi kreu i PS-se. Sipas tij, “kultura demokratike dhe politika e re, si nje instrument per te krijuar nje kulture solide e demokratike, e sheh dhe nenkupton protesten qytetare si nje shfaqje te qytetarise, qe eshte refuzim ndaj pengesave te ngritura artificialisht ne rrugen e zhvillimit dhe mireqenies”

    balkanweb

    te them te drejten, me shume u shokova me ato komentet qe kishin lene lexuesit se sa me artikullin........
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ishte dhe Skender Gjinushi???? Dhe Neritan Ceka me duket se ishte!!!!! I mbani mend keta emra dhe trupa njerezore, sidomos Skenderushin e patundshem nga instikami karrekllor?
    Paskan stervitur mire figuracionin foles, por vetem kaq ama. Se kur eshte fjala per vepra, ju ngel fjala ne gryke.
    Ja e hoqet, apo rrezuat(c'thenie "burrash" ne trimeri) Berishen, ja po ju degjojme dhe besojme me gjithe mend dhe po ju japim voten. Pastaj??? Pak me pastaj???? Do na c'varferoni dhe c'fukarallosni? Do na ndriconi cdo skaj te shtepise dhe Atdheut??? Me se? Me te njejtat sorollatje justifikimesh dhe premtimesh si Berisha? Me jepni dicka me shume ne zbutjen e minuseve te Berishes dhe pas do me keni. Por zor te na nxirrni dhe ju nga minusgrada 17 vjecare. Ju, shoku Gjinushke dhe Cetke, nuk doni Berishen, jo se na doni ne. Ketu qendron difekti tuaj, por edhe i Berishes bashke me ju. Sepse dhe Berisha "harroi" lojrat tuaja, pasi rra vete ne te tjera lojra.
    Kenaquni pra te dy palet me mitingjet. Njerezit s'kane c'te bejne me shume, vetem se te dalin ne rruge dhe t'ju degjojne, sic kane degjuar nje jete te tere mitingberesit. C'fatkeqesi per nje popull qe tjeter pozite dhe opozite meriton. Por........
    --------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  3. #3
    Shyqyr me ne fund qe pame opoziten te dale nga skutat plot merimanga te selive te partive te tyre.
    Problemet te cilat i kane ngritur ato, jane probleme te njohura dhe qe nuk kane nisur ne vitin 2005.
    Ajo qe te bie ne sy ne kete rast eshte mungesa e moralit e drejtuesve opozitare.
    Cili nga ta ka moralin e duhur qe t'ju dale perballe problemeve te mbartura?
    8 vite ishin ne pushtet Meta, Milo, Gjinushi, Rama & Co dhe Shqiperia ishte e zhytur ne erresire te paaftesise pushtetare, ne erresire te krimit politik dhe atij ekonomik, ne erresire te bandave kriminale qe terrorizonin shqiptaret.
    Pse nuk e ngopen me uje dhe me drita keta Shqiperine?
    Kush i ndaloi te rrisin pensionet e pensionisteve, qe te ulnin numrin e te papuneve, qe te ushtronin tolerance zero ndaj krimit dhe korrupsionit?
    Cila eshte politika e re qe ata ju ofrojne shqiptareve?
    Cilat jane alternativat me te mira qe ofrojne ata per te zgjidhur problemet e mbartura?
    Kush e ndalon Ramen qe ta beje Tiranen nje pasqyre te asaj se si mund ta beje ai Shqiperine nese vjen ne pushtet?
    Para dy viteve pata hapur nje teme me titull: "Ku ishe deri dje Edi Rama", me te cilen u mundova qe te pasqyroj injorancen e tij dhe te te gjithe atyre qe hyjne ne politike pa njohur gjendjen ne fshatrat dhe qytetet shqiptare?
    Vetem kohet e fundit ai po ndermerr ture neper zona te ndryshme, ture qe ngjajne me shume me perpjekje per te sunduar PS se sa per te njohur gjendjen dhe per te dhene alternativa.
    Rama nuk po kryen as funksionin e Kryetarit te Bashkise e as ate te kreut te PS!
    Ai ngjan me teper me ndonje drejtues OJQ qe organizon ndonje aktivitet sa per sy e faqe per te perftuar fonde nga donatoret!
    Gabimi me i madh qe ka bere qeverisja e pas 3 korrikut eshte mosmbajtja e fjales per venjen para ligjit te krimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-12-2007 më 17:29

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gabimi me i madh qe ka bere qeverisja e pas 3 korrikut eshte mosmbajtja e fjales per venjen para ligjit te krimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik!
    Nuk ka si ta beje kete pozita sepse duhet te fuse edhe veten brenda, me ne krye saliun te parin!

    Kenaquni pra te dy palet me mitingjet. Njerezit s'kane c'te bejne me shume, vetem se te dalin ne rruge dhe t'ju degjojne, sic kane degjuar nje jete te tere mitingberesit. Por........
    Dardha e ka bishtin prapa.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini ..mashtruesi i sofistikuar.. ka gjetur jo kot bashke me vampiret e tjere gjinush milo neritan meto zabit e sorrollop.. qe ne pervjetorin e lindjes se kanibalit stalin.. idolit te tyre te dashur.. te hedhe ne fush beteje per marrjen e pushtetit.. tëre llumin e shqiperise..
    ka kohe qe ed-ver stervin- hoxha me limë ne dore dolli cep me cep te shqiperise per te nuhatur ku i ka cakenjtë.. xhambazet vampiret injorantet e kriminelet e tu a mprehe dhembet mire e pastaj me ta te dale ne kasaphanen e re qe po pergatit..
    te gjithe vampiret ishin dje ne shesh.. mungonte vetem nexhmija e ramizi altin arapi e jaho salihi..
    megjithse shenjat i ka dhene banda hakmarrja qe eshte aty ne shqiperi gati per aksione te reja..
    kush do ta pesoje nje 97 tjater .. sikurse e pesuan ata qe jane ne varrezat e vlores e tepelenes.. e mbare shqiperine .. le te dale aty ku e therret edvin ceko gjinush milo-meta..
    kush do progresin e qetesine.. ti ktheje shpinen vampireve.. te cilet i njohim mire ne 50 vite stalinizem te felliqur e ne 8 vitet banditeske ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Me cfare fytyre del ai Rama dhe flet kur nuk ben me minimalen per Tiranen, mbledhjen e plehrave ne cdo cep te Tiranes. Pastaj kerkon te behet Kryeminister ky shoku !!!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga Barlet23 Lexo Postimin
    Me cfare fytyre del ai Rama dhe flet kur nuk ben me minimalen per Tiranen, mbledhjen e plehrave ne cdo cep te Tiranes. Pastaj kerkon te behet Kryeminister ky shoku !!!

    Une Ramen ndoshta nuk do arrija ta kuptoja se me ç'fare fytyre ai del dhe flete, por,nje lloj ideje do ta kisha. Do te thosha se e ben per stol, karrige.

    Ajo qe nuk kuptoj ne te vertete, eshte se me ç'fare fytyre, apo kulture, shqiptaret i hedhin plehrat vend e pa vend ne rruge, ashtu si lopa balgen, dhe pastaj bejne si dhija e zgjebosur, e çirren e bertasin, por harrojne se e kane bishtin perpjete dhe ju duket gjithshka.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Ky miting sido qe te jete te paktem mbas dy vjeteve beri qe me ne fund te shohim fytyrat e krereve te opozites ne ajer te paster (megjithese nuk eshte ndonje kenaqesi e vecante).
    Fatekeqesisht dhe kete here mbetet e varfer ne ide opozita jone dhe kjo eshte nje minus i madh per te gjithe politiken e sotme.
    Do te vecoja si pozitive vetem ate gjysem denimi qe u mundua ti beje diktatures per here te pare nje lider i te majtes shqipetare.
    Uroj qe opozita te heqi dore nga kundeshtimi i gjithckaje ne menyre apsolute per te aritur nje bashkepunim frtydhenes pozite opoziote per te miren e atij vendi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Edhe nje here u pa se cfare don opozita.Ajo nuk eshte e interesuar per nje perparim,nuk eshte se ka ndonje ide si ta coj vendin perpara.Ajo cfare i intereson opozites eshte rrezimi i qeverise Berisha.Ata as qe mundohen te fshehin qellimet e tyre.Ata ende kan ide komuniste.Cdo gje qe nuk u pelqen e shkaterrojne.Ndjenja e "revolucionit"eshte e ngulitur thelle ne kokat e tyre.
    Hajde shqiptare hajde.Dy vite nderto,dhe menjehere shkaterro ne menyre qe per pese vite te tjera mos te vije aty ku ka qene.
    Edhe motoja e komunisteve e tille ka qene:dy hapa para tre mbrapa.

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mir-se-na-gjete fatos djali, se asnjerin nuk e kish mare malli!

    Je kah i shkon historise "nga mbrapa", tamam tip reaktiv.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •