Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, ka paralajmëruar kampionin e Italisë, Interin, që të mos e nënvlerësojë kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve, Liverpoolin, duke thënë se të kuqtë "e transformojnë tërësisht veten" në këtë garë.
Derisa Inter ka shkëlqyer në Serie A, kundërshtari i nesërm i kampionit italian ka dështuar të tregojë ndonjë sukses në Premierligë, ndërsa së fundi u eliminua edhe nga Kupa FA, nga ekipi i divizionit të dytë, Barnsley.
“Liverpool, kur luan në Ligën e Kampionëve, e transformon veten. Në shtëpi ata kanë shumë përkrahje dhe mu për këtë duhet të merret shumë seriozisht”, ka paralajmëruar italiani.
Ndeshja e parë eliminuese e Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Inter luhet nesër në Anfield, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh.
Krijoni Kontakt