Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Të huajt: Pse nuk investojmë në Shqipëri

    "Business Week": Nisma "1 euro", përpjekje e dëshpëruar. Frikë edhe nga situatat e paqëndrueshme politike

    Një nga revistat më të mëdha ekonomike në botë, "Business Week", në një analizë të saj ndalet gjatë në treguesin e investimeve të huaja në Ballkan, duke komentuar edhe nismën "Shqipëria një euro", të ndërmarrë nga Kryeministri Berisha vitin e kaluar. Revista e cilëson nismën si një faktor që tregon se sa të dëshpëruara janë vendet e rajonit tonë, në përpjekjet e tyre për të thithur investimet e huaja. "Nëse një plan biznesi, një minierë, apo një aset i rëndësishëm në Shqipëri mund të bëhet i juaji vetëm për një euro////////////////", shkruan revista. Sipas ekspertëve të "Business Week", rajoni i Ballkanit, ndonëse ka filluar të tërheqë investime të huaja, sërish mbetet shumë larg nivelit të mesatares për vendet e Evropës. Situata është më problematike në Ballkanin Perëndimor, ku fluksi i investimeve të huaja është mjaft i ulët.

    Shkaqet

    "Ka tregje të tëra për t‘u fituar nëse investitorët do të marrin përsipër rreziqet", thotë Claudio Viezzoli, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Rreziku duket se është arsyeja kryesore që frenon investitorët e huaj të vijnë në Ballkan. Situata jo e qëndrueshme politike, klima e papjekur e biznesit, janë faktorë që shoqëritë e huaja i marrin shumë në konsideratë para se të vendosin të investojnë në një vend. Por Shqipëria, sipas revistës, krahas këtyre ndeshet me dy shumë më domethënëse. Mungesa e infrastrukturës dhe kriza e tejzgjatur energjetike e vendit tonë i heqin Shqipërisë shumë pikë në përpjekjet e saj për të thithur investimet e huaja.

    Avantazhet

    Vende si Shqipëria kanë avantazhe të forta në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë. Pikësëpari janë kostot. Avantazhi më i madh që u ofron Shqipëria sot investitorëve të huaj është padyshim krahu i lirë i punës. Sipas përllogaritjeve, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë aktualisht kosto 40 për qind më të ulëta se vende të tjera të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, si Çekia apo Polonia. Diferenca është shumë më e madhe po të krahasohet me vendet e Bashkimit Evropian. Banka Botërore po përpiqet të kanalizojë investimet e huaja në Ballkan, duke përdorur si argument kryesor të sajin pikërisht kostot e ulëta. Por "Business Week" thotë se kostoja nuk është gjithçka për investitorët. "Stabiliteti politik, infrastruktura dhe forca e kualifikuar punëtore qëndrojnë mbi gjithçka", thotë revista prestigjioze.

    Shanset

    Nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit komentohet nga revista si një mundësi e artë për vende si Shqipëria, pasi u jep këtyre të fundit legjitimitetin, formalizimin dhe sigurinë për të cilët investitorët e huaj kanë aq shumë nevojë. "Formalizimi është gjithçka që i nevojitet tani Ballkanit Perëndimor. Të paktën për investitorët e huaj ajo vlen shumë më shumë se nisma "Shqipëria 1 euro", thotë revista.

    Projektet

    Një numër shumë i madh projektesh me investitorë të huaj presin të realizohen. Genc Ruli, ministri i Ekonomisë, ka paraqitur disa javë më parë një listë të gjatë të këtyre projekteve, për shumicën e të cilave qeveria ka dhënë dhe miratimin. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin fushës energjetike. Koncesione të dhëna që shkojnë në rendin e disa miliardë eurove, projekte gjigande, që do të arrinin të furnizonin gjithë rajonin me energji elektrike. Disa prej tyre janë miratuar prej kohësh nga qeveria. Por deri më tani nuk është konkretizuar asnjë investim i rëndësishëm privat. Në fakt, shumica e projekteve kapin shifra nga 500 deri në 2 miliardë euro, shifra këto të konsiderueshme edhe për gjigandët ndërkombëtarë të energjetikës, dhe kjo duket se është arsyeja kryesore që ato vazhdojnë të mbeten në letër.

    Gazeta Shqip
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rreziqet dihen, problemi i pronave, lehtesirat qe u krijohen bizneseve, procedurat e shumta, korrupsioni, infrastruktura, dhe mungesa e nje sistemi identifikimi.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nuk investojne sepse e dine qe do te deshtojne ,kjo e sigurte.Nuk eshte njeri aq budalla sa te derdhi leket e tij (biznes i madh) ne nje vend pa asnje lloj garancie dhe ku dihet mire qe deshtimi eshte i sigurte pasi nuk ka stabilitet ne asnje sfere te jetes sone shoqerore,e po mos pati aty vaj halli ne ekonomi.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga _FlorI_ Lexo Postimin
    "Business Week": Nisma "1 euro", përpjekje e dëshpëruar. Frikë edhe nga situatat e paqëndrueshme politike

    Një nga revistat më të mëdha ekonomike në botë, "Business Week", në një analizë të saj ndalet gjatë në treguesin e investimeve të huaja në Ballkan, duke komentuar edhe nismën "Shqipëria një euro", të ndërmarrë nga Kryeministri Berisha vitin e kaluar. Revista e cilëson nismën si një faktor që tregon se sa të dëshpëruara janë vendet e rajonit tonë, në përpjekjet e tyre për të thithur investimet e huaja. "Nëse një plan biznesi, një minierë, apo një aset i rëndësishëm në Shqipëri mund të bëhet i juaji vetëm për një euro////////////////", shkruan revista. Sipas ekspertëve të "Business Week", rajoni i Ballkanit, ndonëse ka filluar të tërheqë investime të huaja, sërish mbetet shumë larg nivelit të mesatares për vendet e Evropës. Situata është më problematike në Ballkanin Perëndimor, ku fluksi i investimeve të huaja është mjaft i ulët.

    Shkaqet

    "Ka tregje të tëra për t‘u fituar nëse investitorët do të marrin përsipër rreziqet", thotë Claudio Viezzoli, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Rreziku duket se është arsyeja kryesore që frenon investitorët e huaj të vijnë në Ballkan. Situata jo e qëndrueshme politike, klima e papjekur e biznesit, janë faktorë që shoqëritë e huaja i marrin shumë në konsideratë para se të vendosin të investojnë në një vend. Por Shqipëria, sipas revistës, krahas këtyre ndeshet me dy shumë më domethënëse. Mungesa e infrastrukturës dhe kriza e tejzgjatur energjetike e vendit tonë i heqin Shqipërisë shumë pikë në përpjekjet e saj për të thithur investimet e huaja.

    Avantazhet

    Vende si Shqipëria kanë avantazhe të forta në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë. Pikësëpari janë kostot. Avantazhi më i madh që u ofron Shqipëria sot investitorëve të huaj është padyshim krahu i lirë i punës. Sipas përllogaritjeve, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë aktualisht kosto 40 për qind më të ulëta se vende të tjera të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, si Çekia apo Polonia. Diferenca është shumë më e madhe po të krahasohet me vendet e Bashkimit Evropian. Banka Botërore po përpiqet të kanalizojë investimet e huaja në Ballkan, duke përdorur si argument kryesor të sajin pikërisht kostot e ulëta. Por "Business Week" thotë se kostoja nuk është gjithçka për investitorët. "Stabiliteti politik, infrastruktura dhe forca e kualifikuar punëtore qëndrojnë mbi gjithçka", thotë revista prestigjioze.

    Shanset

    Nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit komentohet nga revista si një mundësi e artë për vende si Shqipëria, pasi u jep këtyre të fundit legjitimitetin, formalizimin dhe sigurinë për të cilët investitorët e huaj kanë aq shumë nevojë. "Formalizimi është gjithçka që i nevojitet tani Ballkanit Perëndimor. Të paktën për investitorët e huaj ajo vlen shumë më shumë se nisma "Shqipëria 1 euro", thotë revista.

    Projektet

    Një numër shumë i madh projektesh me investitorë të huaj presin të realizohen. Genc Ruli, ministri i Ekonomisë, ka paraqitur disa javë më parë një listë të gjatë të këtyre projekteve, për shumicën e të cilave qeveria ka dhënë dhe miratimin. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin fushës energjetike. Koncesione të dhëna që shkojnë në rendin e disa miliardë eurove, projekte gjigande, që do të arrinin të furnizonin gjithë rajonin me energji elektrike. Disa prej tyre janë miratuar prej kohësh nga qeveria. Por deri më tani nuk është konkretizuar asnjë investim i rëndësishëm privat. Në fakt, shumica e projekteve kapin shifra nga 500 deri në 2 miliardë euro, shifra këto të konsiderueshme edhe për gjigandët ndërkombëtarë të energjetikës, dhe kjo duket se është arsyeja kryesore që ato vazhdojnë të mbeten në letër.

    Gazeta Shqip
    Politikisht: Shqiperia eshte stabile;
    Infrastruktura eshte ne ndertim e siper dhe kjo ne fakt perben nje mundesi per biznes;
    Forca e kualifikuar nuk perben ndonje problem te madh se biznesi i vertete e pergatit specialistin kur kjo eshte e nevojshme;

    Per mendimin tim, Shqiperise i mungon nje administrate efektive, qe njeh dhe zbaton ligjin, qe nuk krijon favore te jashteligjshme per dike e pengesa te qellimshme per dike tjeter.
    Detyra numer 1 cdo qeverisje ne Shqiperi duhet te jete krijimi i nje administrate profesionale dhe jopolitike.
    Per fat te keq ende vazhdon semundja e vjeter e feudaleve shqiptare te shekullit te 21, qe qysh ne opozite pergatisin taborrin e atyre qe do te zene vendet e atyre qe do te pushohen nga puna, ne polici, ne dogane, ne tatim-taksa, etj.
    Kjo krijon te administrata ndjesine e te qenit te perkohshem, rrjedhimisht dhe te te qenit te papergjegjshem ndaj ligjit.
    Perkohshmeria nxit korrupsionin!

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Dydrinas thote:

    Per fat te keq ende vazhdon semundja e vjeter e feudaleve shqiptare te shekullit te 21, qe qysh ne opozite pergatisin taborrin e atyre qe do te zene vendet e atyre qe do te pushohen nga puna, ne polici, ne dogane, ne tatim-taksa, etj.

    Kjo krijon te administrata ndjesine e te qenit te perkohshem, rrjedhimisht dhe te te qenit te papergjegjshem ndaj ligjit.
    Ke jashtzakonisht te drejte - paralizimi i administrated publike e kthen qeverisjen ne diletante, nepotike, tribale, e gjithe hale.

    Nje nga rekomandimet e dashamiresve te Shqiperise ne ato fillimet e viteve '90 ishte marja shembull nga Italia, e cila megjithe ndrrimin e shpeshte te qeverive, nuk pesonte deme "institucionale" fale stabilitetit dhe pervojes se administrates publike.

    Po ku marin vesh sali e fatos!? Jo se nuk e kishin degjuar, jo se nuk e dinin, por nuk mund te mbijetonin vecse ne nje mjedis te mbarsur me servila e sigurmsa njeqint karatsh - ndaj mbollen favoritizmin, nepotizmin, tribalizmin e te tjera te zeza per te mbijetuar vete politikisht, duke e lene popullin ne skamje, erresire, kellire. Lanet!

  6. #6
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Politikisht: Shqiperia eshte stabile;
    Stabiliteti politik Shqiptar eshte artificial. Mbahet me serume nga BE dhe USA, sepse keta nuk dine nga tja mbajne, jo me Shqiperine, por me Ballkanin. Dhe kete "stabilitet" Ballkanik po e paguan ekonomia dhe e ardhmja e kombit shqiptar. Pyetja eshte, se edhe per sa kohe do mund te mbaje.

    Ata qe investojne miliarda, i dine keto gjera. Ndoshta dine dhe pergjigjen e pyetjes.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #7
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    UNE PER VETE PO INVESTOJ TEK AVOKATET PER CESHTJE PRONESIE. BESOJ SE DHE KY ESHTE INVESTIM I MIRE.

    hahahahahahahaha.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  8. #8
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Tani pas 15 viteve të ekonomisë së tregut botëkuptimi i kapitalit shqiptar nuk është më që vetëm të thithë kapitalin e huaj në Shqipëri, ndonëse kjo do të vazhdojë të jetë një prioritet i politikës dhe ekonomisë shqiptare. Në Shqipëri ka shumë kompani të përbashkëta shqiptaro-greke, ka me dhjetëra banka që mbështesin iniciativa të veçanta dhe të përbashkëta. Ky interes i drejtpërdrejtë nuk e largon vëmendjen edhe ndaj ndonjë iniciative të biznesit shqiptar për të punuar e investuar në Greqi.
    Është e vërtetë që përgjithësisht ngurrojnë ato grupe biznesi që nuk e njohin Shqipërinë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ca më pak e njohin nga disa media dashakeqëse. Por kompanitë greke, që janë me qindra në Shqipëri, njohin atje një realitet pune, garancie dhe suksesi. Në takimet që patëm me biznesmenë grekë, ata flisnin për Shqipërinë më mirë se sa ne shqiptarët. Ndaj edhe interesimi i tyre qe i madh, sidomos në fushën energjetike, burimeve alternative të prodhimit të saj, të industrisë minerare, turizmit, tregtimit të mallrave industrialë dhe ndërtimit, tregut të sigurimeve dhe atë financiar.
    Politika e taksave është një temë shumë e gjerë. Në Shqipëri bëhen përpjekje për të ulur nivelin e taksave dhe për vitin që vjen Qeveria shqiptare po përgatit projektin që quhet “taksa e sheshtë”. Mendojmë se ajo përveç që do të jetë më e ulët, do të ndihmojë për të ulur nivelin e burokracisë dhe korrupsionit. Sigurisht ka mjaft dobësi në administrimin e taksave dhe mjaft biznesmenë grekë na bënë vërejtje edhe në këtë drejtim. Dihet se një sipërmarrës nuk mund të investojë atje ku mungon energjia elektrike.
    Përvoja greke në turizëm është shumë e madhe. Ata treguan interes për projektet tona. Megjithatë ne ende kemi probleme, mungon energjia, mungon infrastruktura, ka ende probleme me tokën, që ndoshta për të ardhmen përbëjnë edhe prioritete të Qeverisë. Greqia është një vend anëtar i BE-së, me qëndrueshmëri politike, ekonomike, me një paketë ligjore të standardeve të BE, traditë, kulturë, konkurrencë, një shtet që siguron rregulla loje të barabarta për të gjithë. Dhe ky treg është mjaft i mirë për produktet shqiptare. Ne jemi futur në këtë treg me produktet tona, sidomos në sektorin e industrisë ushqimore. Në Greqi ne kemi një komunitet shqiptarësh, gati një milion banorë. Unë di që në Greqi sot ka mjaft produkte shqiptare, por mundësitë janë shumë më të mëdha. Ne kemi produkte cilësore dhe konsumatorë të sigurt. Do të ishte shumë mirë që komuniteti i shqiptarëve të kishte supermarkete vetëm me produktet e tyre, por unë mendoj që më mirë do të jetë që në supermarketet greke konsumatori shqiptar të gjente edhe produktet e veta.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Nuk e kuptoje se perse kerkoni nga te huajte te investojne ne shqiperi ore zotrinje ne radhe te pare duhet te kerkojme nga vetja apo qeveria shqiptare a e shikoni qe jemi ne krye te tabeles per korrupsion nuk kemi drita qe jane bizneset ekzistuse dhe po falimentojne
    Mos pra flisni budalliqe se ngelem perse te huajte keshtu dhe perse ashtu nuk e kuptoni qe po leme kokerrn e namit dhe presim te na i shtrojne te huajte dhe ne shqiperi se kur filluam emigrimin na i shtruan kude qe shkuam dhe nuk ditem te hanim
    Prandaj punoni kush ka pune dhe mbani ne kurris sa nanon salen sa join agdit o cfare dreqin e ka goca e sales se saper gjinushin do e kemi derisa te vdesi e kishim ne ate kohe e kemi ne kete prape

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Politikisht: Shqiperia eshte stabile;
    Infrastruktura eshte ne ndertim e siper dhe kjo ne fakt perben nje mundesi per biznes;
    Forca e kualifikuar nuk perben ndonje problem te madh se biznesi i vertete e pergatit specialistin kur kjo eshte e nevojshme;

    Per mendimin tim, Shqiperise i mungon nje administrate efektive, qe njeh dhe zbaton ligjin, qe nuk krijon favore te jashteligjshme per dike e pengesa te qellimshme per dike tjeter.
    Detyra numer 1 cdo qeverisje ne Shqiperi duhet te jete krijimi i nje administrate profesionale dhe jopolitike.
    Per fat te keq ende vazhdon semundja e vjeter e feudaleve shqiptare te shekullit te 21, qe qysh ne opozite pergatisin taborrin e atyre qe do te zene vendet e atyre qe do te pushohen nga puna, ne polici, ne dogane, ne tatim-taksa, etj.
    Kjo krijon te administrata ndjesine e te qenit te perkohshem, rrjedhimisht dhe te te qenit te papergjegjshem ndaj ligjit.
    Perkohshmeria nxit korrupsionin!
    shqiperia nuk eshte stabel. cdo biznes i huaj qe te vije ne vend do ti duhet te jape bakshishe te partia ne fuqi, por kur te nderroje partia atehere keto probleme fillojne nga fillimi. cdo parti qe vjen nderron te gjithe punonjesit nga i pari te i fundit dhe ky nuk esht stabilitet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •