Sipas burimeve të gazetës Nottingham Post një student francez udhëton për në tokat e shenjta me biçikletë.
Salim Moumou Eljeddahoui, 25 vjeçar, do të udhëtoj 3000 milje për të arritur në tokat e shenjtë.
Edhe gjyshi Eljeddahoui-it kishte udhëtuar për në Mekke duke ecur. " Gjatë udhëtimit gjashtë mujor gjyshi im ka pasur shumë vështërsi të mëdha, edhe unë dëshiroj të shijoj këto vështërsi dhe pastaj të bëj Haxhx" shprehet studenti francez i cili planifikon të arrijë për në Arabinë Saudite më 18 dhjetor.
Fillimisht shoqëria e Eljeddahoui ishte habitur me vendimin e tij ndërsa më pastaj e mbashtetën atë. Eljeddahoui planifikonte këtë udhëtim qe një vjet. Iniciativën e këtij studenti u mbështet nga shumë xhamitë e qytetit Nottingham.
Eljeddahoui ndalet në rrugë për të pushuar ndërsa gjumin e bën në një çadër që e ka me vete.
Sipas Dr. Musheref Husejin, anatr i Institutit "Karima", është shumë për të ardhur mirë ngase kemi të rinj të tillë trim dhe iniciator
Edhe në vitin e kaluar një çeçen 63 vjeçar, për të kryer obligimin e Haxhit kishte udhëtuar më biçikletë.
Krijoni Kontakt