Agim Popoci
Pa pėrfunduar ende debati dhe reagimet mbi propozimin italian pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, ku nė shkėmbim tė pavarėsisė propozohet integrimi i pėrshpejtuar evropian i Serbisė, duke harruar mosarrestimin e kriminelėve serbė tė luftės, ministri italian i Punėve tė Brendshme, Xhuliano Amato, jep edhe njė zgjidhje, sa interesante, aq edhe tė ēuditshme pėr pjesėn veriore tė Kosovės, bazuar nė shembullin e Triestes.
Analogjia qė bėn Amato me kėto dy zona nuk qėndron dhe e vetmja ngjashmėri ėshtė se, ndėrsa nga Trieste u dėbuan bashkėsitė e tjera nga Italia fashiste, shqiptarėt u dėbuan nga Veriu i Kosovės nga fashistėt serbė.
"Realiteti Amato"
Vetėm serbėt vazhdojnė tė mos e kuptojnė, se kur italianėt e pranojnė realitetin mbi pavarėsinė e Kosovės, ata duhet ti bėjnė "amin!". Tė gjitha qeveritė italiane, me pėrjashtim tė asaj fashiste, nuk e kanė njohur palėn shqiptare si tė barabartė nė bisedime. Kur u poqėn tė gjitha kushtet pėr njė pranim tė domosdoshėm tė pavarėsisė sė Kosovės, ishin edhe italianėt ata qė realitetin nuk e ndryshonin dot, madje filluan qė edhe nė Bruksel kėtė ēėshtje ta marrin seriozisht.
Sė fundi ata propozuan qė Serbisė, qė aq shumė e kanė pėr zemėr, ti ofrojnė integrim tė pėrshpejtuar nė kėmbim tė pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa kriminelėt e luftės tė mos konsiderohen si kusht pėr anėtarėsim nė BE e NATO. Ndėrsa diplomatėt evropianė, kėtė e konsideruan si njė variant i mirė i zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, politikanėt serbė e trajtuan si njė karrem tė keq perėndimor, edhe pse vinte nga Italia mike. Por Prishtinės zyrtare kjo nuk i bėri pėrshtypje dhe u ngazėllye nga angazhimi italian, ndėrsa pėr Kosovėn Veriore nuk u tha asgjė serioze, edhe pse ishte thelbi i problemit.
Sėrish janė italianėt qė propozojnė njė zgjidhje tė ēuditshme pėr tregun e krizės kosovare. Ministri italian i Punėve tė Brendshme, Xhuliano Amato, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen serbe "Veēernje Novosti", duke sqaruar se Kosova tashmė ėshtė jashtė realitetit tė Serbisė, thekson se ēėshtja e Veriut tė Kosovės mund tė ndihmojė zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė tė gjithė Kosovės. "Ēėshtja e Veriut tė Kosovės ekziston dhe do tė ishte kontraproduktive ta fusėsh kokėn nė rėrė dhe tė bėsh sikur nuk e shohim", thotė Amato, ndėrsa jep edhe zgjidhjen: "Nuk do tė ishte e jashtėzakonshme qė Mitrovicėn dhe pjesėn tjetėr tė Veriut tė Kosovės ta trajtojmė si Triesten pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kėtė mėnyrė, do ta shtyjmė vendimin pėrfundimtar tė Veriut tė Kosovės pėr njė kohė", thekson ish-kryeministri italian dhe udhėheqėsi i komisionit ndėrkombėtar pėr Ballkanin, Xhuliano Amato. Pra, dėshirohet zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės dhe gjithēka qė mund tė shtyhet, le tė shtyhet.
Triesten e japim, por jo Kosovėn Veriore
Ēfarė kanė tė pėrbashkėt Trieste dhe Veriu i Kosovės?
Fillimisht Trieste dhe historia e saj. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, shpėrtheu kriza rreth pronarit tė saj. Marrėdhėniet mes Italisė e Jugosllavisė ishin tensionuar sa edhe pritej ndonjė luftė e mundshme.
Ndėrsa serbėt paranojakė e kishin idenė se nuk ishte nė interesin e aleatėve qė Jugosllavisė ti takojė njė qytet aq i fortė ekonomik si Trieste dhe propozuan qė kufijtė tė kthehen nė gjendjen e paraluftės. Ata kishin edhe mungesėn e mbėshtetjes ruse, manipuluan tė gjitha kombet dhe kombėsitė e Jugosllavisė, dhe me parullėn "Jetėn e japim, Triesten nuk e japim" krijuan njė atmosferė tė kotė antiitaline, qė nuk duhet harruar, e kafshuan edhe komunistėt shqiptarė nė Kosovė.
Pra, ishte kudo, dhe brohoritej kudo, edhe pse 90% e popullsisė kosovare nuk e dinte as ku ėshtė Trieste. Si zgjidhje mes luftės dhe paqes, u arrit zgjidhja e pėrkohshme qė u quajt Territori i lirė i Triestes.
Komunistėt ēlirimtarė harruan pse shkuan atje dhe ēfarė qyteti ishte ai. Nėse larguan fashistėt, ose tė paktėn ishte ky qėllimi, pse duhej ndėrruar edhe pėrkatėsia e shtetit. Beogradi zyrtar e kishte tė qartė se nė Trieste, deri nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore jetonin italianė, sllovenė, kroatė dhe shumė bashkėsi tė tjera etnike. Me ardhjen e regjimit fashist, nga Trieste u zhvendosėn numri mė i madh i popullsisė joitaliane ose u bė njė asimilim i dhunshėm. Komunistėve serbė, qė u ra pėr hise tė largojnė fashistėt italianė nga ky vend, menduan se edhe mund ta pėrvetėsojnė kėtė tokė italiane, e cila ishte keqpėrdorur nga regjimet e ndryshme. Dhe si zgjidhje e ndėrmjetme, edhe pse nė dėm tė italianėve, qyteti u nda pėrgjysmė, ndėrsa banorėve iu mundėsua tė lėvizin nga tė dyja anėt e qytetit, pėrkatėsisht dy shteteve, Italisė e Jugosllavisė. Kėtė pėrvojė absurde, Amato e propozon edhe pėr Veriun e Kosovės, pas gjysmė shekulli.
Por cila ėshtė ngjashmėria?
UĒK dhe NATO, kur ēliruan Kosovėn, nuk i kaluan kufijtė e saj administrativė, edhe pse ushtria serbe ishte instaluar dhe nė Sanxhak. Ndėrhyrja e NATO-s kishte pėr qėllim ēlirimin e Kosovės, ndėrsa Ushtria Ēlirimtare e Kosovė ishte krijuar pėr mbrojtjen e pragut tė shtėpisė, dhe jo "okupimin" e territoreve tė tjera. Madje, pėr kauzėn e krijimit tė shtetit tė Kosovės, ajo u vetėpėrmbajt edhe pėr ndryshimin e kufijve. Pėr kėtė tė fundit kishte nevojė Lugina e Preshevės, qė Perėndimi e njihte si territor serb.
Pėr shkak tė organizmit tė dobėt tė shqiptarėve dhe pėrqendrimit tė forcave tė ndryshme paramilitare serbe nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe gjithė Kosovės, gjė qė u mbėshtet nga KFOR-i francez, ky territor pėr njė kohė shumė tė shkurtėr u mbipopullua me serbė. Pėr dallim nga Trieste, kėtu fashistėt serbė zhvendosėn gjithė popullsinė shqiptare, dhe serbėt e zhvendosur nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova i detyruan tė qėndrojnė aty. Parulla tashmė ndryshoi dhe sėrish nga fashistėt serbė, tė cilėt tashmė ishin bashkuar edhe me komunistėt serbė kundėr armikut tė pėrbashkėt, shqiptarėve: "Jetėn e japim, Kosovėn se japim". Pėr fatin e keq tė serbėve, kjo tokė ka pronar, dhe ata janė shqiptarėt, dhe sot janė syēelė, nuk pėrzihen mė nė punėt e tė tjerėve, nuk flasin pėr Sanxhakun ose Rashkėn (atė serbėt mund ta ndajnė me kė tua dojė qejfi), por e kanė tė qartė, se "Triesten edhe mund ta japin, por pjesėn veriore tė Kosovės nuk mund ta japin"
http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=33273
Krijoni Kontakt