Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2008
    Postime
    111

    Maqedonasit nxorën sheshazi albanofobinë e tyre

    Laura Papraniku

    lajm

    Vazhdon të mbetet pezull çështja e paraleles së pestë me mësim në gjuhën shqipe në shkollën “Petar Petroviç Njegosh”, në fshatin Idrizovë të Shkupit, ku prindërit maqedonas janë hedhur në veprim për të penguar formimin e kësaj paraleleje. Të premte, ashtu sikurse edhe pritej, prindërit maqedonas i ndaluan fëmijët e tyre të hyjnë në mësim, kurse një numër i vogël i tyre protestuan, jashtë shkollës. “Nëse hapet paralelja me mësim në gjuhën shqipe, do të kërkojmë edhe neve prindërit maqedonas që të zgjerohet numri i paraleleve maqedonase e, me këtë shkolla do të duhet të punon në dy ndërrime”, tha Mara Karova, kryetarja e këshillit iniciues të prindërve maqedonas për bojkotimin e mësimit. Sa për ilustrim, në klasën e shtatë dhe të gjashtën kemi nga dy paralele me nga 32 nxënës në një klasë, ankohet Karova edhe pse sipas ligjeve arsimore, maksimumi i nxënësve të lejuar është 34, kurse shkolla që punojnë në dy ndërrime gjenden gjithë andej Maqedonisë.
    “Nuk jemi kundër shkollimit të shqiptarëve në gjuhën amtare, por kundër mësimit me dy ndërrime”, thotë Karova, ndërsa nuk mundet të përgjigjet se a do të kishin mbajtur këtë qëndrim edhe nëse shqiptarët “vullnetarisht” zgjedhin të mësojnë në ndërrimin e dytë. Prindërit maqedonas, nuk dëshirojnë që fëmijët e t’ju mësojnë në ndërrimin e dytë, për shkak se, sikurse thotë Karova, rrugët nuk kanë drita, kurse prindërit nuk mund të shkojnë ti marrin në shkollë. “Të gjitha këto janë shpenzime”, shprehet ajo. Për mungesë të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe, nga klasa e psetë, prindërit shqiptarë detyrohen që fëmijët e tyre t’i dërgojnë nga 15 kilometra larg, në shkollat qytetit, në disa prej të cilave punohet jo vetëm në ndërrimin e dytë por edhe në të tretin. Për protestat e maqedonasve, në shkollën e Idrizovës, nuk donin të prononcohen as kryetarja e këshillit dhe as zëvendësdrejtoresha. Drejtoresha Dineva Velika, nuk është paraqitur në punë asnjë ditë, prek se ka filluar viti shkollor. Zëvendësja e saj, Sllobodanka, tha se nuk ka autorizim dhe se duhet të presim ardhjen në shkollë të drejtoreshës ditën e parë të nëntorit.


    Kokteji më i rëndësishëm se bojkoti

    Shteti, e ka të vështirë t’ju krijojë shqiptarëve kushte për shkollim në gjuhën amtare. Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovskit, iu deshën 45 ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor që të jep pëlqimin për hapjen e një paralele, kurse Koce Trajanovski, kryetari i Komunë së Gazi Babës, nuk dëshiron as të bisedojë për këtë temë. Deri dje, ai, i qante hallin MASH-it se do të shpenzohet për rrogat e mësimdhënësve, kurse të premten më të rëndësishme e kishte ahengun e një kokteji në “Aleksandër Palas” se sa çështjen e shkollës, ku maqedonasit kanë nxjerr në sheshit albanofobinë e tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2008
    Postime
    111
    ne cilin shekull jetojn, kto shkijet se nuk u ban rehat???

  3. #3
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Po Ajo Eshte E Kuptueshme Pasi Qe E Dim Qe Moti Koken Shofeniste Te Shkaut Apo Pro Serbve Dhe Bugarve Maqedon,,por Parashtrihet Edhe Nje Pyetje E Logjikshme Ku Eshte Zav.ministresha E Arsimit Nga Radhet E Bdi Sic Duket Ate E Ka Kapluar Gjumi I Hareses Ose Paditurise, E Cila Nuk Prononcohet Ne Asnje Moment Per Mediumet E Te Sqaroj Keto Problematika,,,pse Hesht Ajo ???
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga faruk_01 Lexo Postimin
    Po Ajo Eshte E Kuptueshme Pasi Qe E Dim Qe Moti Koken Shofeniste Te Shkaut Apo Pro Serbve Dhe Bugarve Maqedon,,por Parashtrihet Edhe Nje Pyetje E Logjikshme Ku Eshte Zav.ministresha E Arsimit Nga Radhet E Bdi Sic Duket Ate E Ka Kapluar Gjumi I Hareses Ose Paditurise, E Cila Nuk Prononcohet Ne Asnje Moment Per Mediumet E Te Sqaroj Keto Problematika,,,pse Hesht Ajo ???
    Hahahahah ka pune me te rendesishme ajo.
    Ku ka lidhje ajo,ne kete loj ajo eshte vetem nje instrument apo nje piun ne fushen e shahut.
    Sui generis

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2008
    Postime
    111
    ju lus si hapes i temes diskutimi te mare kahje ka studimi i ,, fenomenit,, maqedon pse jan aq albanofoba dhe jan divjaka, lexoni me kujdes prindrit protestojn, sa banale eshte kunder arsimit demode ne shekullin 21

  6. #6
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_23 Lexo Postimin
    ju lus si hapes i temes diskutimi te mare kahje ka studimi i ,, fenomenit,, maqedon pse jan aq albanofoba dhe jan divjaka, lexoni me kujdes prindrit protestojn, sa banale eshte kunder arsimit demode ne shekullin 21
    te gjitha keto bejne pjese ne teme, nese nuk i kupton lexoj me shume here, ,,eshte pjese e temes mos hapja e paraleleve shqipe ne idrizove edhe kjo eshte albanofobi,,,cka eshte me e keqa se kur ben copy-paste nuk i lexon aspak....edhe vet ke copy misnitrin e arsimit...apo shikoje pak..????me mire eshte ta mbyll une diskutimin me ty ok..
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •