Rapsoul, bej shehadet tre here qe te mos kemi dhe ne nje si puna e Putinit.
Te kesh nje Putin ne Shqiperi do te thote te te kthehet Sigurimi i Shtetit, te mbyllen opozitaret ne burg, t'u behet lufte gollobordasve ose minoritareve greke, te mbyllen gazetat, TV, qe nuk jane dakort me te.
Putini eshte Millosheviē, as me pak as me shume.
Kur ushtria serbe bente kerdine ne Kosove, kengetaret dhe estradat serbe punonin qete-qete, pa e prishur terezine, sikur kjo pune ishte diēka krejt e vockel.
Kur ushtria ruse ben kerdine ne Ceceni dhe ngacmon te gjithe fqinjet e vet, populli rus ha patate e pi vodka rehat-rehat ne shtepi, pa e prishur gjakun.
Kjo eshte arsyeja pse them qe ka popuj te semure. Mund te sherohen, sigurisht, por ama tani per tani jane te semure. Populli serb eshte i semure, ende, qysh prej 20 vitesh eshte me temperature. Edhe ruset, qysh prej 10 vjetesh i ka kap temperatura.
E njeh Sonia Biserkon ? Interesohu pak per te. Dhe shiko ku jetonte ca kohe me pare, dhe pse ? Dhe shiko a i ecen fjala sot ne Serbi apo jo ?
Po Kasparovin, e njeh ? C'ben ai ? E ka bere birucen, hyr e dil. Shiko ēfare popullariteti kane demokratet ne Rusi. Pothuaj zero. Ku eshte Tolstoi rus i diteve tona ? Ma gjeni nje shkrimtar te madh rus qe denon politikat autoritare te Putinit ?
Shikoje ku ka degjeneruar Solzhenicin : nga disident i internuar nga komunizmi eshte kthyer ne nje nacionalist te terbuar qe popujt e vegjel jane nje kafshate per te. Shikoji dhe shkrimtaret serbe, ēfare bejne e ēfare shkruajne.
Shkurt, nje popull mund te kete periudha te ndritura por edhe te erreta. Ruset, serbet, iranianet, sot jane te semure.
Krijoni Kontakt