30 fakte qė nuk i njihni pėr Vladimir Putin
Shkruar nga Blendina Cara
E quajnė president modern, por edhe njė car tė kohėve diktatoriale. Megjithatė, Vladimir Putin po jeton majat e suksesit nė karrierėn politike. Gazetat amerikane, me rastin e fitores sė zgjedhjeve nga partia e Putin nė Rusi, kanė dhėnė fakte tė panjohura tė jetės sė presidentit misterioz. Ēdokush qė e sheh nė televizor e njeh portretin e tij. President i Rusisė, njė prej njerėzve mė tė fuqishėm nė botė, por pak dinė se gjyshi i tij ishte kuzhinier
i Leninit dhe mė vonė i Stalinit apo se kėrkoi tė rekrutohej nė KGB nė moshėn 17-vjeēare. Por kush ėshtė nė tė vėrtetė Vladimir Putin? “Tirana Observer” ka grumbulluar 30 fakte tė jetės sė presidentit aktual, i cili synon qė sė shpejti tė ribėhet kryeministėr i vendit.
Vladimir Putin
Vladimir Putin ėshtė presidenti i dytė i Federatės Ruse. Ai u bė pasardhėsi i Boris Yeltsin, mė 31 dhjetor tė vitit 1999. Mė 14 mars tė vitit 2004, Putin u rizgjodh si president pėr njė mandat tė dytė, duke marrė 71 pėr qind tė votave. Edhe pse pati fushata masive dhe tė njėanshme nga tė gjitha televizionet ruse, pjesa mė e madhe e tė cilave janė tė kontrolluara nga shteti. Gjyshi i tij, njė shef nga profesioni, i ka shėrbyer Rasputinit dhe ka pėrgatitur ushqim pėr Stalinin. Edhe pse shumė nga reformat e ligjit tė Putinit janė kritikuar nga media perėndimore, “as publiku rus dhe as ai amerikan nuk janė tė bindur se Rusia ka marrė njė drejtim antidemokratik”.
Fakte tė panjohura
Kur u zgjodh nė krye tė Rusisė, njerėzit dinin shumė pak gjėra pėr Vladimir Putin. Pamja e tij identifikohej me atė tė agjentit tė KGB-sė, me vėshtrimin e akullt e misterioz e me plastikėn e pandryshueshme. Kohėt e fundit ai shfaqet mė shpesh i buzėqeshur nė publik, por pavarėsisht kėsaj, shumė pak gjėra tė reja janė zbuluar pėr jetėn e Putin. Siē ėshtė fakti qė kur ishte i vogėl, atė e thėrrisnin Putka. Apo se filloi tė mėsonte boksin pasi e rrihnin fėmijėt e lagjes. Mė pas kaloi nga boksi tek xhudo, sport qė e ushtroi nė mėnyrė profesionale dhe ku mban rripin e zi. Sipas dėshmive tė biografėve tė tij, Putin zakonisht zgjohet vonė nė mėngjes dhe si fillim bėn not intensivisht nė pishinė. Ndėr pijet e tij tė preferuara edhe pse ai nuk e konsumon shumė alkoolin, ėshtė vera e kuqe spanjolle. Duhan, as qė bėhet fjalė. Mė parė ai kishte marrė nofkėn “kardinali gri”, pėr shkak tė natyrės sė tij tė heshtur dhe aktive “pas perdeve”.
Zgjedhjet
Partia “Rusia e Bashkuar” e Vladimir Putin fitoi me shumicė votash nė zgjedhjet e sė dielės, ndėrkohė qė vėzhguesit ndėrkombėtarė dhe partitė opozitare shprehen se zgjedhjet parlamentare nė Rusi ishin tė padrejta. Evropa dhe SHBA kanė kėrkuar njė hetim tė raporteve mbi parregullsitė nė zgjedhje dhe liderėt e opozitės i kanė quajtur si “zgjedhjet mė tė pandershme nė historinė ruse”. Por pak rusė duket se e kanė vrarė mendjen pėr kėtė fakt. “Publiku ėshtė cinik dhe e kupton se po luhen rrengje tė dyshimta, por thjesht nuk do t’ia dijė pėr kėtė gjė. Nė kėto momente jeta ėshtė mė mirė pa e vrarė mendjen”, u shpreh Masha Lipman, redaktor i revistės “Pro et Contra”. Ish-kampioni i shahut dhe lideri i opozitės, Garry Kasparov, i denoncoi zgjedhjet e sė dielės, ndėrsa votuesit ishin akoma nė qendrat e votimit. Ai u kėrkoi mbėshtetėsve qė tė vendosnin lule para Komisionit Qendror Zgjedhor tė hėnėn, pėr tė shėnuar “funeralin e demokracisė ruse”. Por fitorja e sė dielės nuk ishte aspak surprizė, me fitoren e dy tė tretave nga ana e partisė sė Putin. Duke pasur parasysh burimet shtetėrore pėr tė endur fushėn e lojės politike nė favor tė partisė udhėheqėse, rezultatet ishin gjithēka pėrveēse tė papritura.
30 faktet
1. Ėshtė njė njohės shumė i mirė i gjuhės gjermane dhe gjithė dialekteve tė saj.
2. Gjyshi i Putin ka qenė kuzhinier i Leninit dhe Stalinit.
3. Edhe pse ishte e ndaluar me ligj, nėna e tij e ka pagėzuar fshehurazi nė kishėn ortodokse.
4. Kur ishte i ri e thėrrisnin Putka.
6. Qeni i Putin quhet Koni dhe ėshtė njė labrador i zi.
7. Ka dy vajza binjake qė shfaqen shumė rrallė nė publik.
8. Putin ka filluar tė merret me boksin pasi e rrihnin fėmijėt e lagjes.
9. Ka filluar tė merret me xhudo qė nė moshėn 11-vjeēare dhe mban rripin e zi nė kėtė sport.
10. Nuk pi duhan dhe rrallė konsumon alkool.
11. Ai ka aplikuar pėr t’u rekrutuar nė KGB nė moshėn 17-vjeēare.
12. Deri nė zgjedhjet e para presidenciale, Vladimir Putin nuk kishte eksperiencė nė njė detyrė tė tillė. Nofka e tij ishte “kardinali gri”, njeri i heshtur qė grumbullon fuqinė nė heshtje pas skenave.
13. Bashkėshortja e tij Lyudmila Shkrebneva ka punuar si stjuardesė pėrpara se tė diplomohej nė pėr gjuhė tė huaja.
14. Putin u martua nė vitin 1983, nė moshėn 30 vjeēare, moshė e madhe pėr martesė sipas standardeve ruse tė asaj kohe.
15. Putin ėshtė bashkautor i njė libri mbi sportin e tij tė preferuar me titull “Xhudo: Histori, teori, praktikė”.
16. Putin e fillon gjithnjė ditėn me ushtrime dhe not nė pishinėn e brendshme tė vendit ku jeton.
17. Nė dhomėn e ndenjes private nė pallatin presidencial, nė katin e dytė, ai mban njė koleksion shishes vere tė kuqe spanjolle, e preferuara e tij.
18. Dy vėllezėrit e tij mė tė mėdhenj i kanė vdekur qė fėmijė.
19. Kolegėt e tij tė KGB-sė i kanė cilėsuar sytė e Putin nė njė dosier si “sytė qė nuk tė lejojnė tė gėnjesh”.
20. Ėndrra pėr t’u punėsuar nė KGB i ka lindur qė nė moshė fare tė vogėl.
21. Rroga e tij si president ėshtė rreth 150 mijė rubla ose 5 mijė dollarė nė muaj.
22. Vladimir Putin punon 16-17 orė nė ditė.
17. Ai ėshtė i gjatė 1 metėr e 74 centimetra.
18. Dy vajzat e tij binjake Masha dhe Katya kanė lindur nė Dresden, Gjermani.
19. Koha qė kaloi si shef i KGB-sė nė Gjermani i dha atij mundėsinė tė ishte nė kontakt me jetėn jashtė Rusisė.
20. Putin ndodhej bashkė me familjen nė Gjermani kur ra muri i Berlinit.
21. Putin ka lindur nė Leningrad, gjashtė muaj para vdekjes sė Stalinit.
22. Ka kaluar njė fėmijėri shumė tė varfėr.
23. Putin ėshtė akuzuar nga pėr pėrdorimin e helmimit si mjet politik.
24. Ai ėshtė akuzuar pėr plagjiaturė nė disertacionin e doktoraturės nė ekonomi “Rregulla dhe planet strategjike”.
25. Putin mori postin qė mbante Boris Yeltsin nė ditėn e fundit tė vitit 1999; zgjedhjet u zhvilluan tre muaj mė vonė.
26. Putin ka punuar pėr 16 vite rresht nė KGB.
27. Putin u bė lideri parė rus qė mori pjesė nė njė emision radiofonik, ku u pėrgjigjej pyetjeve tė dėgjuesve nė SHBA.
28. Nėna e Putin ishte punonjėse fabrike.
29. Babai i Putin punonte nė flotėn sovjetike, ku shėrbeu nė flotėn e nėndetėseve.
30. Pas zgjedhjes president Putin ndoqi kurse tė gjuhės angleze dhe foli nė anglisht nė publik pėr herė tė parė nė pallatin e Bakingamit nė vitin 2003, kur iu drejtua mbretėreshės sė Anglisė.
TO
Krijoni Kontakt