Marre nga peshku pa uje
TIME: Vladimir Putin, Njeriu i vitit
…Nese Rusia deshton, shekullit te 21-te nuk dihet si do i veje filli. Por nese Rusia triumfon si nje komb-shtet ne familjen e kombeve, meriten duhet t’ia njohim suksesit te nje njeriu, Vladimir Vladimirovich Putin…
Revista e njohur TIME ka shpallur sot Vladimir Putin si njeriun e vitit 2007 (Person of the Year), nje titull qe i jepet cdo vit personit qe TIME konsideron me te suksesshem gjate vitit qe kaloi. Duke lene pas nobelistin Al Gore, J. K. Rowling e te tjere, Vladimir Putin shpallet Njeriu i Vitit, nje nder qe me siguri do te shkaktoje edhe replika, dhe ja nje fragment i shkurter qe spjegon arsyet pse sipas TIME Putin eshte Njeriu i vitit 2007:
“…Rusia jeton me historinė - dhe historia jeton me Rusinė. Njė pjese te mire te shekullit XX Bashkimi Sovjetik leshonte nje hije te rende mbi boten. Ishte binjaku i erret i ShBA. Por pas renies se Murit te Berlinit, Rusia rreshqiti nga vemendja amerikane ndersa ne ngecėm ne politikat tona te polarizuara. Dhe e humbi vendin qe i takonte ne lojen e madhe gjeopolitike, rendesia e saj dukej prej xhuxhmaxhuxhi jo vetem ne krahasim me ShBA por edhe nga gjigandet e rinj, Kinen dhe Indine. Kjo pikepamje ka qene gjithnje naive. Rusia ulet ne qender tė botės sonė - dhe botes se re qe po lind. Eshte vendi me i madh ne bote; ndan 4200km kufi me Kinen; ka popullesi islame te madhe dhe te paqetė; ka sasite me te medha te armeve te shkaterrimit masiv ne bote dhe nje arsenal berthamor vrastar; eshte prodhuesi i dyte i naftes pas Arabise Saudite dhe lojtar protagonist ne cfado te ndodhe ne Lindjen e Mesme. Per te gjitha keto arsye, nese Rusia deshton, shekullit te 21-te nuk dihet si do i veje filli. Por nese Rusia triumfon si nje komb-shtet ne familjen e kombeve, meriten duhet t’ia njohim suksesit te nje njeriu, Vladimir Vladimiroviē Putin…”
TIME Magazine
![]()
Krijoni Kontakt