Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Rapsoul, bej shehadet tre here qe te mos kemi dhe ne nje si puna e Putinit.

    Te kesh nje Putin ne Shqiperi do te thote te te kthehet Sigurimi i Shtetit, te mbyllen opozitaret ne burg, t'u behet lufte gollobordasve ose minoritareve greke, te mbyllen gazetat, TV, qe nuk jane dakort me te.

    Putini eshte Millosheviē, as me pak as me shume.

    Kur ushtria serbe bente kerdine ne Kosove, kengetaret dhe estradat serbe punonin qete-qete, pa e prishur terezine, sikur kjo pune ishte diēka krejt e vockel.

    Kur ushtria ruse ben kerdine ne Ceceni dhe ngacmon te gjithe fqinjet e vet, populli rus ha patate e pi vodka rehat-rehat ne shtepi, pa e prishur gjakun.

    Kjo eshte arsyeja pse them qe ka popuj te semure. Mund te sherohen, sigurisht, por ama tani per tani jane te semure. Populli serb eshte i semure, ende, qysh prej 20 vitesh eshte me temperature. Edhe ruset, qysh prej 10 vjetesh i ka kap temperatura.

    E njeh Sonia Biserkon ? Interesohu pak per te. Dhe shiko ku jetonte ca kohe me pare, dhe pse ? Dhe shiko a i ecen fjala sot ne Serbi apo jo ?

    Po Kasparovin, e njeh ? C'ben ai ? E ka bere birucen, hyr e dil. Shiko ēfare popullariteti kane demokratet ne Rusi. Pothuaj zero. Ku eshte Tolstoi rus i diteve tona ? Ma gjeni nje shkrimtar te madh rus qe denon politikat autoritare te Putinit ?

    Shikoje ku ka degjeneruar Solzhenicin : nga disident i internuar nga komunizmi eshte kthyer ne nje nacionalist te terbuar qe popujt e vegjel jane nje kafshate per te. Shikoji dhe shkrimtaret serbe, ēfare bejne e ēfare shkruajne.


    Shkurt, nje popull mund te kete periudha te ndritura por edhe te erreta. Ruset, serbet, iranianet, sot jane te semure.

  2. #42
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Catun....dari (po perdor "C" e jo "K") me siper gjemon:

    ++++++++++++++
    Ruset, serbet, iranianet, sot jane te semure.
    ++++++++++++++++++++++

    Te shendoshet me siguri jane Cifutet, Amerikanet e Anglezet!
    Dhe s'do mend e kalem arrrnautet!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  3. #43
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kush jane arrrnautet, a ben ta di une katundari ?

    Dhe e dyta, ti si shqipfoles, duhet t'i meshosh mire karrikes e ta ruash mire menderen se ēifti yt ska asnje te drejte legjitime te flase per shqiptaret. Punet e shqiptareve i zgjidhin shqiptaret dhe s'ta marrim doren ty. Shqiptar nuk te ben buka qe ha por ninullat e djepit.

    Dhe sa per ēmielniskat qe sot jane shtuar si shume, as s'me kercet fare. Dhe mos me felliq me gjuhen duke shkruar ne shqip. Llomotit ne rusisht e ne ukrainisht, po te duash dhe bullgarisht, mos e ke me te lehte, dhe kalo matane. Shqipja nuk eshte hale ku te fusesh hundet dhe ti.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ruset jane nje komb i semure. Bashke me ta, jane te semure dhe simpatizantet e tyre, Mi Corazon, Gjak Nikellson, dhe Albofon.
    Shpreh mendimin tend per lajmin dhe leri replikat dhe personalizimet e shumta se nuk je duke diskutuar me bashkekatundaret e tu ketu. Une nuk kam ndonje simpati per Putin pasi ai nuk eshte presidenti im e nuk me lidh asgje me te, dhe ti japesh kredi nje burri shteti per ndryshimet qe ka arritur te sjelle ne jeten e popullit te tij nuk e ka emrin "simpati" e ka emrin objektivizem.

    Sa per popullin rus, te rekomandoj te lexosh se cfare kish president Bush per te thene per te ne viziten e tij zyrtare ne Rusi para disa vitesh ne lidhje me "trurin rus" qe po shkelqen jo vetem ne Rusi por edhe ne vete ekonomine dhe teknologjine amerikane.

    Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit dhe jepi katundarit ate qe i takon katundarit!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-01-2008 mė 02:05

  5. #45
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Bashkekatundaret e mi jane ku e ku me mire se bashkeqytetaret e tu. Por nejse. Kalojme me tej.

    Ti thua qe Putini ka bere shume per popullin rus. OK, kendveshtrimi yt. Kurse une them qe ai ia ka acaruar ketij populli virusin e semundjes nga e cila vuan tani.

    Me shkoqur : Ruset kane qene te semure prej kohesh. Nuk jane sheruar pothuaj asnjehere. Ethja ruse njihet gjithandej. Pse e them kete ? Sepse ruset kane nje raport tjeter nga ē'kemi ne me hapesiren. E njejta fjale "hapesire" nuk ka te njejten domethenie ne mendjen e nje rusi, amerikani dhe shqiptari. Secili ka horizontin e vet.

    Hapesira, ne mendjen e nje shqiptari, eshte e ndertuar sipas perfytyrimit te maleve te Alpeve (yhyyyyyyyy sa shume male ! Duhen shtate dite e shtate nete per t'i kapercyer ! - keto jane fjale te nje jugori) ose te fushes se Myzeqese (yhyyyyyyyyyy ēfare fushe e madhe ! Nuk u mbaroka kurre ! - keto jane fjale te nje malesori).

    Po rusi, ku eshte ne kete mesele ? T'i permendesh rusit Alpet e Shqiperise apo fushen e Myzeqese, ai nuk e kupton ku e ke fjalen, te shikon si idiot. Per te hapesira eshte bota vete. Te ecesh, te ecesh neper Rusi dhe te te dale shpirti vete nga ecja.
    Mendesia ruse eshte nje mendesi imperialiste. Ka qene dhe do te jete e tille. Imperialiste do te thote : te zgjerohesh dhe te shtrihesh pambarimisht. Ruset zoterojne nje territor qe as vete ata nuk ia dine fundin. Te shtrihemi ! Te shtrihemi sa me tej ! Kjo eshte parulla ne koken e nje rusi.

    Pse fitoi Putini ? Sepse Putini ledhatoi qimet e popullit rus ne kahun e mbare, andej nga e lemojne te tere. E kujt nuk i pelqen ta ledhatosh nga e mbara... Putini nuk deshiron, ose as qe e mendon t'i thote popullit rus te verteten ne sy. E verteta eshte kjo : popujt e vegjel nuk shtypen. Ata lihen te jetojne te lire ne trojet e veta. Po na ngacmuan, dime si te pergjigjemi. Keshtu qe le te ngrejme leckat nga Cecenia, le te mos i fusim hundet andej-kendej neper republikat e vogla (Gjeorgji, Armeni, etj) dhe le te shikojme si ndertohet nje demokraci.

    Mirepo ai s'mund t'i thote keto. KGB nuk shquhet per ndonje etike dhe as moral.

    Dhe ka shume per te thene...

    Sa per Bushin qe thote keshtu Putini e ashtu truri rus, keto jane pallavra. Nqs ecen me deklarata te thata takimesh zyrtare, eshte e kote te bisedoj me ty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 25-01-2008 mė 16:38 Arsyeja: Fyerje/acarime

  6. #46
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Pasi jeni shqiptar dhe jo rus, leni Time ti thurre lavdi.Nga kendveshtrimi neutral i vleresimit eshte diktator modern( gje nuk ka per admirim per te adoptuar ne nga ky , ne si njerez dhe jo politikane,.. pse nuk paska nje shqiptar si ky ?.cte duhet aman.ne 17 vjetet ne shqiperi asnje nuk ka eliminuar fizikisht thuajse te gjithe kunderkandidatet dhe ata qe i rrezikojne pushtetin, nuk eshte vetem Putin qe shpeton Rusine -eshte potenciali i pergjithshem, kapitali njerezor dhe risorset materiale, madheshtia apriore--Pra Shqiperia nuk eshte Rusi dhe s'ka pse te shani ata qe ju votoni,nuk mund te hiqet ndonje paralele e gjate, e shkurter po...).
    Per antaresasi je shqiptar dhe nuk mund ta mbashe fotografine e atij qe shpetoi Rusine dhe e ketheu ne arenen nderkombetare me fytyren dhe karakterin e vertete barbare sllav; me deshiren per superioritet pushtues dhe nenshtrues mbi me te dobetit, mbaje Jelcinin keshtu e bejme ne shqiptaret nese nuk ke ta coj une nje kur ka dale me B.Clinton...(per informate Putinka eshte kah fundi dhe nuk ish edhe aq e keqe por e forte shume..)
    Tash shpresoj se tek pelqimi ne (shqiptaret) pelqejme ate qe zbut egersiren barbare, ia shuan epshet shtetomedha-kombomedha, epshin fanatik rusofil.
    Per suksesin si rus dhe per Rusine e dijne vete ruset bile edhe kur s'e dijne, s'eshte puna jone ne as qe do te votojme kete far burrshteti.
    Perfundimisht si shqiptar per popullin rus gjithe te mirat e botes qe meriton dhe i takojne ne kufij te kufinjve te tyre kombetare dhe sigurisht liri absolute per te gjitha te mirat e pergjitheshme boterore,pa cenuar keto liri dhe te mira per as nje individ jorus se le me kombe te tera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 25-01-2008 mė 10:48
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Ore ju njerez jeni per estrade dhe asgje tjeter, po pse nuk i vini gishtin kokes po gllaberoni c'do gje qe ju ushqejn mediat amerikane. Po ci duhet Putinit te likuidoje kundershtaret e tije politik kur gezon konfidencen e 80 perqind te popullit rus? C'i duhet atij te merret me ca palo gazetar te paguar nga felliqesira si Berezovski me shok qe perpak ja shiten Rusine kompanive amerikane? Matrapaz si keto domosdo qe do e kundershtojne nje njeri te madh si Putini, se perpara atij keto ndyresira grabiten gjithe pasurine e atij vendi, dhe ai ne fund ja gjeti vendin se ku e kane, ne biruc si c'do matrapaz ordiner.

    Ju dhemb shpirti per popullin cecen juve te nderuar, vini re se kush e katandisi te masakroheshe ne ate menyre, qelbesirat e cia's me kryemafiozine ne krye zt. Dudayev qe moren nje popull te tere ne qafe.

    Po ju vazhdoni me proklamacionet tuaja kunder imperialismit Rus, ne fakt sapo mora vesh qe po vejn ca predha berthamore ne Meksike ta ruajen Ameriken kunder sulmeve terroriste marksisto-fashiste nga Kuba, Venezuela dhe Bolivia.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar mė parė nga zzzz... Lexo Postimin
    E verteta eshte kjo : popujt e vegjel nuk shtypen. Ata lihen te jetojne te lire ne trojet e veta. Po na ngacmuan, dime si te pergjigjemi. Keshtu qe le te ngrejme leckat nga Cecenia, le te mos i fusim hundet andej-kendej neper republikat e vogla (Gjeorgji, Armeni, etj) dhe le te shikojme si ndertohet nje demokraci.
    Perrallat me mbret rruj per ciliminjte se ne s'kemi lindur dje. Ke popull te vogel po mban shtypur Rusia, disa dhjetra etni qe gezojne autonomine e tyre dhe pare nga Moska? Per moral shko bej Amerikes qe ka fut 2/3 e meshkujve zezak ne kampe perqendrimi dhe Israelit qe mban 4 miljon Arab peng pa i dhene asnje te drejte.

    Si mos i fundi hundet ne Gjeorgji, Putini kur Amerike kerkon te hapi baza ushtarake mu ne prage te deres se tij?

  9. #49
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    zzzz,


    nqs vazhdon te shprehesh me fyerje ndaj anetarve, mod dhe admin, do te te fshihen postimet ne teresi dhe do te perjashtohesh!
    Konsideroje paralajmerimin e pare dhe te fundit.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se do kishim titull.. djalli i vitit..sigurisht do ta meritonte kete Putini .. ky car i rrezikshem i kohes tone..

    --


    ja nje shkrim interesant qe tregon filozofine e armiqve tone.. shef i te cilve sot eshte putini..

    --


    Precedenti i lirisė
    Nga Dr. Islam Lauka*
    Me bilancin e vet tė vitit 2007, diplomacia ruse e vlerėsoi si sukses bllokimin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe mosmiratimin nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB tė vendimit qė do t’i hapte rrugė pavarėsisė sė saj. “Suksesi” rus ėshtė njė fakt tashmė i njohur dhe i pranuar gjerėsisht. Studiuesi Fjodor Llukianov, me tė drejtė konstaton se nė bazė tė planit ‘Ahtisaari’, Kosova me kohė do tė ishte bėrė njė vend i pavarur, po tė mos ishte qėndrimi intransigjent i Moskės.

    Fillimi i vitit 2008 dėshmon pėr qėndrimin e paepur tė Rusisė pėr tė ecur nė vazhdėn e “sukseseve” tė mėparshme, vetėm se kėtė vit ėshtė bėrė mė agresive, aq mė tepėr kur, pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB, mbajtur mė datė 19.12.2007, e ndjeu veten realisht tė pėrjashtuar nga vendimmarrja pėr ēėshtjen e Kosovės.

    Agresiviteti i saj ka bėrė qė shumė teza tė vjetra, mė parė tė paraqitura shkurt, nė formėn e postulateve politiko-diplomatike, tani tė shtjellohen nė formė tė stėrgjatur dhe jo rrallė me njė gjuhė tė ashpėr.

    Duke iu rikthyer refrenit tė “precedentit” Kosovė, nė konferencėn e tij tė shtypit mbi rezultatet e politikės sė jashtme ruse, gjatė vitit tė kaluar, mbajtur mė 23.01.2007, ministri i Punėve tė Jashtme tė Rusisė, Sergei Lavrov, u shpreh se “duam apo s’duam ne, precedenti do tė krijohet dhe jo vetėm pėr Abkhazinė dhe Osetinė e Jugut, por pėr rreth 200 rajone nė shtete tė ndryshme tė botės”.

    Ndėrsa formula e vjetėr e Moskės pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės nėpėrmjet kompromisit Prishtinė-Beograd, nė konferencėn e shtypit nė fjalė gjen njė shtjellim tė zgjeruar, duke i dhėnė pėrgjigje “origjinale” edhe pyetjes sė vėshtirė se pėrse nuk u arrit kompromisi aq i dėshiruar nga tė gjithė. Pėrgjigja pa ekuivok e ministrit Lavrov ėshtė se shqiptarėt e Kosovės nuk kishin asnjė stimul pėr tė bėrė kompromis nė kushtet, kur, sipas tij, kolegėt amerikanė, nė mėnyrė publike, deklarojnė se nuk ka zgjidhje tjetėr veē pavarėsisė sė njėanshme. Se liria dhe pavarėsia kanė qenė dhe janė njė aspiratė e njė populli tė tėrė, si shqiptarėt, qė nė momentin qė atij iu morėn me dhunė nga Serbia, para 100 vjetėsh, kur amerikanėt nuk ishin shfaqur ende, jo vetėm nė Ballkan, por as nė Evropė, ky fakt pėr shefin e diplomacisė ruse nuk ka fare rėndėsi. Ashtu siē nuk i hyn fare nė sy njė fakt tjetėr, ai qė shqiptarėt kanė bėrė njė kompromis tepėr tė dhimbshėm, duke pranuar pavarėsinė e mbikėqyrur nė bazė tė planit ‘Ahtisaari’, nė kuadrin e sė cilės komunitetit serb i garantohet njė diskriminim pozitiv, i panjohur deri tani nė praktikėn ndėrkombėtare.

    Pėr ta bėrė mė tė qartė idenė e zgjidhjes me kompromis, zėvendėsi i parė i Lavrovit, Andrei Denisov, shprehet se, nėse Kosova dhe Serbia ndahen urtė e butė, si Ēekia me Sllovakinė, ose Serbia me Malin e Zi, ia pafshin hajrin ndarjes, Rusia nuk ėshtė kundėr. “Gjetja” e Denisovit mund edhe tė zbatohej, sikur ai tė pėrcaktonte kush ėshtė nė rolin e ēekėve dhe kush tė sllovakėve, nė rastin e shqiptarėve dhe tė serbėve. Dhe sikur ai tė mos harronte njė “detaj tė vogėl”, siē ėshtė dhuna e egėr dhe sistematike e shtetit serb ndaj shqiptarėve tė Kosovės, gjatė historisė, e cila arriti apogjeun e vet nė vitin 1999, kur pėr t’i shpėtuar masakrimit, atyre s’iu mbeti rrugė tjetėr, veē eksodit biblik. Kuptohet sesa realiste ėshtė “ndarja e kadifenjtė” ēekosllovake nė rastin e shqiptarėve dhe shtetit serb, historia e tė cilėve ėshtė larė me gjak.

    Ndėrsa ambasadori rus nė OKB, Vitali Ēurkin, sikur tė mos jetonte nė realitetin e kėsaj bote, flet pėr “hartė rrugėsh” dhe vazhdim bisedimesh, edhe tani kur tė gjithė e shohin qė treni i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nisur, duke lėnė pas, me hartėn e rrugės nė dorė ēurkinėt e Moskės dhe tė Beogradit.

    E ndėrgjegjshme se ėshtė e pafuqishme tė ndalė njė proces tė pakthyeshėm si pavarėsia, aktualisht Moska po punon pėr periudhėn poststatus, pėr ta penguar me ēdo kusht njohjen e shtetit tė ri tė Kosovės. Ajo po pėrpiqet intensivisht tė bindė sa mė shumė aktorė ndėrkombėtarė qė ta injorojnė shpalljen e pavarėsisė sė saj, ose ta dėnojnė atė.

    Nė mbledhjen e zgjeruar tė Komitetit tė Dumės pėr Ēėshtjet Ndėrkombėtare, i ngarkuari rus pėr Ēėshtjet e Ballkanit, Botsan Harēenko, deklaroi se Moska po punon seriozisht me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB, me Bashkimin Evropian dhe kryesinė sllovene, si edhe me vendet, siē i quajti ai “disidente” tė BE, nė mėnyrė qė tė pengohet arritja e njė qėndrimi unik nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. “Ndėrsa me NATO-n, - sqaroi mė tej pėrfaqėsuesi rus, - vazhdojnė bisedimet pėr t’i shpjeguar pasojat e pavarėsisė sė njėanshme tė Kosovės dhe si do tė reflektoheshin ato nė veprimtarinė e saj paqeruajtėse”. “Mund tė ndodhė ndarja de facto e krahinės”, - paralajmėroi Harēenko dhe po aty informoi deputetėt rusė pėr hapat konkretė dhe mekanizmin e realizimit tė kėtij skenari tė zi. Sipas tij, nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, pjesa e banuar nga serbėt do tė refuzojė pranimin e forcave tė NATO-s dhe tė BE, pasi pushtetin real atje e kanė strukturat paralele. Beogradi ndihmon financiarisht. Integrimi i kėsaj pjese me Serbinė, nė kėto kushte, nuk pėrbėn ndonjė problem. Dhe po aty shtoi se, pas kėsaj nuk pėrjashtohet shpėrthimi i tensionit nė jug tė Serbisė dhe nė pjesėn maqedonase tė banuar nga shqiptarėt. Ėshtė po ai Harēenko qė nė fillim tė bisedimeve shtesė prej 120 ditėsh pati deklaruar se nė kėto bisedime “asgjė nuk ėshtė e pamundur”, pėrfshirė ndarjen e Kosovės. Konseguenca e tij nė kėtė ēėshtje dhe mėnyra sesi e trajtoi atė nė mbledhjen e fundit tė Komiteit tė Dumės pėr Ēėshtjet Ndėrkombėtare, kanė shtuar edhe mė shumė dyshimet e mėparshme se nė Moskė ėshtė marrė vendimi: shpallja e pavarėsisė sė Kosovės tė pasohet me ndarjen e pjesės sė saj veriore. Qė me kėtė veprim i vihet flaka Ballkanit, kjo, me sa duket, pėr Moskėn nuk ka shumė rėndėsi, pasi janė tė tjerėt qė i paguajnė harxhet.

    Si nė ēdo bilanc vjetor, edhe nė atė tė diplomacisė ruse pėrcaktohen prioritetet dhe objektivat pėr vitin nė vazhdim. Pėr Kosovėn, Moska ka pėrcaktuar dy: sė pari, tė mos pajtohet nė asnjė mėnyrė me pavarėsinė e saj, siē do ta shprehte ministri Lavrov nė konferencėn e tij tė shtypit, “mė tė pashmangshmen” dhe, sė dyti, edhe nėse pavarėsia njihet nga faktorė tė tjerė, Kosovės tė mos i jepet kurrsesi vend nė OKB.

    Me qėndrimin e egėr kundėrshtues ndaj pavarėsisė sė Kosovės, Rusia e ka veēuar veten nga shumica e aktorėve tė tjerė ndėrkombėtarė, tė cilėt janė shprehur pro pavarėsisė, duke bėrė qė qėndrimi rus tė klasifikohet si sui generis. Thelbi i kėtij qėndrimi lidhet me trajtimin e Kosovės nga ana e Kremlinit, si njė “Ēeēeni” serbe. Nė dhjetėvjetėshin e fundit tė shekullit tė kaluar, me Ēeēeninė e vet Rusia bėri dy luftėra. Besohet se popujt e Ballkanit, nė radhė tė parė serbėt, janė ngopur me pėrvoja tė tilla.




    Shpėrblimi serb sui generis




    Mė 25 janar 2007, nė Moskė, midis Rusisė dhe Serbisė u nėnshkrua marrėveshja strategjike ndėrqeveritare nė fushėn e gazit dhe tė naftės, me afat 30 vjet dhe mundėsi zgjatjeje tė afatit, ēdo 5 vjet. Marrėveshja pėrfshin blerjen nga ana e “Gazpromneft” tė paketės kontrolluese prej 15% tė industrisė serbe tė naftės, me njė vlerė gjithsej 400 milionė Euro, investimin nga pala ruse tė 500 milionė Eurove pėr modernizimin e kėsaj industrie, ndėrtimin e segmentit tė gazsjellėsit, (400 km) qė kalon nėpėr territorin serb, nė kuadrin e projektit “Rrjedha e Jugut”, si dhe ndėrtimin e njė depoje gazi nė Banat, me kapacitet 300 milionė metėr kub. Marrėveshja u nėnshkrua gjatė vizitės nė Moskė tė presidentit aktual serb, njėkohėsisht kandidat pėr t’u rizgjedhur nė kėtė post, Boris Tadiē dhe kryeministrit Vojisllav Koshtunica.

    Tėrheq vėmendjen fakti qė tė drejtėn e blerjes sė paketės kontrolluese tė industrisė serbe tė naftės, Moska e fitoi pa tender. Kemi tė bėjmė kėshtu me njė rast sui generis tė blerjes sė paketės kontrolluese nė njė fushė me rėndėsi strategjike pėr ēdo vend, siē ėshtė industria e naftės. Gazeta “The Financial Times” shtron pyetjen se ēfarė ka bėrė Rusia pėr tė merituar kėto shpėrblime. Pėrgjigjen e jep menjėherė po vetė – ka bllokuar rezolutėn pėr pavarėsinė e Kosovės, nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB. Ėshtė e qartė se Serbia po shpėrblen sui generis Moskėn pėr qėndrimin sui generis tė kėsaj tė fundit, lidhur me Kosovėn. “Do tė ishte e ēuditshme, nėse Rusia, e cila po e mbron Serbinė politikisht, tė mos pėrpiqej ta konvertojė kėtė mbėshtetje politike nė avantazh ekonomik”, - shkruan studiuesi rus Fjodor Llukianov. Qė kjo marrėveshje pėrbėn njė avantazh ekonomik pėr Rusinė, pėr kėtė askush nuk ka dyshim. Frika ėshtė qė ky avantazh ekonomik i krijuar nė Ballkan mund tė pėrdoret pėr arritjen e avantazheve politike, siē ka dėshmuar jo rrallė Rusia, “nė luftėn e tubacioneve”. Fqinjėt e saj e kanė provuar nė kurrizin e tyre. Formula mbėshtetje politike pėr tė siguruar avantazh ekonomik, i cili, nga ana e vet, ēon nė njė avantazh tjetėr politik, nuk ėshtė as hera e parė, as e fundit qė zbatohet nga Kremlini. Ēėshtja ėshtė edhe sa kohė populli serb do tė vazhdojė tė vetėmashtrohet, duke besuar qė njė fuqi e madhe si Rusia, po sakrifikon veten pėr interesat e Serbisė. Marrėveshja e nėnshkruar nė Moskė midis Rusisė dhe Serbisė ėshtė dėshmia e radhės qė e drejta e vetos dhe manipulimi me tė po sjellin frytet e veta.




    Realpolitika dhe realfitimi




    Argumenti pėr praninė e njėkohshme tė dy figurave mė tė larta shtetėrore serbe nė Moskė, siē u la tė kuptohet zyrtarisht, pėr tė marrė pjesė nė nėnshkrimin e marrėveshjes strategjike ndėrqeveritare nė fushėn e naftės dhe tė gazit, nuk ngjiti shumė. Dyshimet kanė tė bėjnė sidomos me momentin e realizimit tė vizitės midis turit tė parė dhe tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Serbi. Pėr tė gjithė ėshtė e qartė se faktori rus, pėr arsye qė dihen, nė ēdo kohė ka patur dhe vazhdon tė ketė ndikim jo tė vogėl nė politikėn e Beogradit. Nė kohė zgjedhjesh ky ndikim bėhet mė i ndjeshėm. Pėr kandidatėt presidencialė do tė thotė shumė se nga anon mbėshtetja e Moskės.

    Pėr shumicėn e analistėve, vizita e njėkohshme e dy krerėve mė tė lartė shtetėrorė serbė nė Moskė dėshmon se kjo e fundit, midis dy kandidaturave, zgjedhjen e saj e ka bėrė nė favor tė Tadiēit, duke braktisur kandidatin Nikoliē. Sipas studiuesit rus Peter Iskenderov, simbolika e vizitės sė tyre tė pėrbashkėt pėrēon idenė se me nxitjen e Moskės, edhe Koshtunica do tė mbėshtesė pikėrisht Tadiēin. Analistė si Julia Petrovskaya, (Nezavissimaya Gazeta, datė 29.01.2008), Daniel Verner, (Le Monde, datė 29.01.2008), Stefan Vagstyl, James Blitz, (The Financial Times, datė 29.01.2008), Maksim Jusin, (Izvestia, datė 25.01.2008), midis arsyeve pėr njė pozicionim tė tillė tė Moskės paraqesin edhe kėto:

    Sė pari, si fuqi nė ngjitje Rusia ka nevojė pėr qetėsi dhe stabilitet. “Lufta e tubacioneve” nuk mund tė jetė e suksesshme nė kushtet e destabilitetit dhe kaosit qė ai mund tė sjellė me vete. Fitorja e Nikoliēit nuk e pėrjashton njė destabilizim tė situatės sė brendshme nė Serbi. Tani qė Rusia ka nė dorė njė marrėveshje tė leverdisshme me Serbinė, tė paktėn pėr disa kohė kėrkon qetėsi.

    Sė dyti, ndėrkohė qė Tadiē njihet si njė lider i moderuar dhe luajal, pėr Nikoliēin ende nuk dihet asgjė veē deklaratave tė tij populiste. Ekziston frika qė me tė ardhur nė pushtet, Nikoliē mund t’ia dredhė Moskės, siē ka ndodhur jo rrallė me “miqtė” prorusė nė Ballkan. Logjika e Moskės nė kėtė rast ėshtė: mė mirė me njė tė njohur qė nuk ėshtė krejt yni, por dihet se deri ku shkojmė me tė, sesa me njė tė panjohur qė nuk i dihet se ē’surpriza mund tė ofrojė.

    Sė treti, sipas kalkulimit tė Moskės, njė Serbi proruse me njė radikal nė krye, e trajtuar nga Perėndimi si njė Bjellorusi e Ballkanit, shkon kundėr interesave tė saj. Pėrkundrazi, avantazhet mė tė mėdha, sipas realpolitikės ruse, do tė siguroheshin nėpėrmjet perspektivės evropiane tė Serbisė, qė nė njė tė ardhme jo tė largėt, tė mund tė pėrdoret si “Kalė Troje”, siē po vepron aktualisht Kremlini me 1-2 shtete anėtare tė BE. Tadiē nuk ka munguar qė t’i japė me kohė garancitė e nevojshme Moskės. Ai ka deklaruar se anėtarėsimi i Serbisė nė BE do tė jetė mirė pėr Serbinė dhe qytetarėt e saj, por edhe pėr Rusinė, pasi do tė ketė njė mik tė mirė nė Evropėn e Bashkuar.

    Sė fundi, por jo pėr nga rėndėsia, kalkuluesit e politikės sė jashtme ruse gjykojnė se fitorja e Nikoliēit do t’i krijonte vėshtirėsi serioze Moskės nė mbrojtjen e qėndrimeve tė saj tė njohura pėr Kosovėn. Sipas tyre, ardhja nė pushtet e radikalit Nikoliē do tė zhdukte hezitimet ekzistuese tė ndonjė shteti evropian dhe do tė unifikonte qėndrimin e BE nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės.

    Nė bazė tė kėtyre argumenteve konkludohet qė nė zgjedhjet presidenciale tė Serbisė mė 3 shkurt, Rusia e Putinit do tė mbajė anėn e presidentit aktual, Tadiē. Sesa i saktė ėshtė ky konkluzion, do ta tregojnė kutitė e votimit, por ajo qė mund tė thuhet qė tani pa hezitim ėshtė qė realpolitika ruse po luan fort, nė mbrojtje jo tė interesave serbe, as tė popujve tė tjerė ballkanikė, por tė interesave tė saj gjeopolitike dhe gjeoekonomike, qė aktualisht si pėrbėrės themelorė kanė realfitimin.




    E pashmangshmja e sendėrtuar




    Zgjedhja e Moskės ose ajo qė realisht do tė dalė nga kutitė e votimit nė Serbi nuk do tė kenė asnjė ndikim nė vendimin e Kosovės pėr tė vazhduar nė rrugėn drejt shtetit tė saj tė pavarur. Jo mėkatarėt Nikoliē dhe Tadiē, tė cilėt, nė qėndrimin ndaj statusit tė Kosovės nuk kanė dallime, por edhe sikur ndonjė nga shenjtorėt tė vihet nė krye tė presidencės serbe, shqiptarėt nuk do tė ktheheshin mbrapsht nga rruga e nisur. As kundėrshtimi i vendosur i politikės dhe diplomacisė ruse nuk mund ta shmangė tė pashmangshmen. Sepse ajo tashmė ėshtė sendėrtuar. E pashmangshmja, pavarėsia ėshtė bėrė realitet nė Kosovė. Pritet vetėm njohja e kėtij realiteti nga subjektet e tjera ndėrkombėtare. Shumica e tyre janė gati ta pranojnė nė gjirin e tyre si tė barabartė shtetin mė tė ri tė botės, Kosovėn.

    Ėshtė argumentuar gjerėsisht tashmė se lindja e kėtij shteti nuk ka krijuar, as nuk krijon precedent a model pėr t’u ndjekur nga tė tjerėt. Siē shprehet me tė drejtė studiuesi britanik, Noel Malcolm, nė rastin e Kosovės, u ndoq precedenti i vjetėr, i pėrcaktuar me shpėrbėrjen e Jugosllavisė, sipas tė cilit Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnjė-Hercegovina, duke qenė njėsi tė Federatės, u bėnė shtete tė pavarura, status qė siē dihet e gėzonte edhe Kosova.

    Duke konfirmuar se rasti i Kosovės ėshtė sui generis dhe si i tillė nuk pėrbėn asnjė lloj precedenti juridik pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera nė botė, megjithatė duhet pranuar se ai pėrbėn njė mėsim tė madh pėr t’u patur parasysh, nė radhė tė parė nga regjimet totalitare dhe nga diktatorėt, kudo qė ekzistojnė.

    Sė pari, Kosova e bėri tė qartė se diskriminimi pėr shkak tė origjinės etnike, aq mė tepėr kur arrin forma tė tilla si spastrimi etnik i shqiptarėve nga forcat serbe nė vitin 1999, nuk mbetet pa u ndėshkuar nga komuniteti ndėrkombėtar. Nė kėtė kontekst, qeveritė qė nė mėnyrė sistematike dhunojnė tė drejtat themelore tė njeriut, apo ato kolektive tė komuniteteve, tė popullit a popujve qė pėrfaqėsojnė, duke vėnė nė rrezik sigurinė e stabilitetin e vendeve dhe tė rajonit, duhet tė jenė tė ndėrgjegjshme se duhet tė ballafaqohen jo vetėm me rezistencėn e atyre qė shtypen dhe nėpėrkėmben, por edhe me reagimin e vendosur tė komunitetit ndėrkombėtar qė mund tė shfaqet nė formėn e ndėrhyrjes sė armatosur, siē ndodhi nė Kosovė. Sovraniteti ėshtė jo vetėm pushtet, por edhe pėrgjegjėsi para qytetarėve qė pėrfaqėson, pa dallim race, feje dhe origjine etnike.

    Sė dyti, nuk mund tė mbahet me dhunė njė popull brenda njė strukture shtetėrore, nė tė cilėn ndjehet si i huaj. Serbia e aneksoi dhe e mbajti me dhunė Kosovėn pėr rreth 100 vjet, brenda kufijve tė vet, por pėrfundimisht u detyrua tė largohet prej saj po me dhunė, pas rezistencės sė armatosur tė shqiptarėve dhe ndėrhyrjes sė komunitetit ndėrkombėtar. Nė kėtė kuptim, Kosova pėrbėn njė precedent tė lirisė sė fituar me sakrificat e panumėrta tė popullit qė e ka aspiruar historikisht, nė bashkėpunim me aleatėt e vet, SHBA, BE dhe NATO. Liria e saj ėshtė e merituar, ndaj edhe gėzon konsensus tė gjerė ndėrkombėtar, ashtu siē e gėzon edhe pavarėsia e saj, e cila nuk do tė jetė e njėanshme nė kuptimin klasik, por e koordinuar me miqtė dhe aleatėt perėndimorė.

    Ekziston bindja se Kosova e pavarur nuk do ta zhgėnjejė popullin e saj, as miqtė qė iu gjendėn nė kohė tė vėshtirė. Ajo do tė dijė tė mbrojė interesat e saj jetike shtetėrore: tėrėsinė territoriale, mirėqenien e gjithė qytetarėve, si dhe tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, pėrfshirė tė drejtat e komuniteteve pakicė. E keqja ėshtė lėnė pas. Serbia ėshtė jashtė Kosovės. Rusia gjithashtu. Brenda janė aleatėt perėndimorė. E megjithatė koha kėrkon shumė syēeltėsi.

    Pas dy ditėsh, serbėt do t’iu drejtohen kutive tė votimit pėr tė zgjedhur presidentin e tyre. Pa mohuar rėndėsinė e kėtyre zgjedhjeve pėr tė ardhmen e Serbisė, prova e vėrtetė pėr shoqėrinė e saj, pėr tė dėshmuar ndarjen me tė kaluarėn e hidhur nacionaliste apo pėrqafimin e sė ardhmes evropiane, do tė jetė qėndrimi ndaj pavarėsisė sė Kosovės. Pranimi i realitetit tė ri nė Kosovė dhe nėnshkrimi nga Beogradi i Traktatit tė Miqėsisė dhe Bashkėpunimit tė ofruar nga Prishtina do tė qetėsonte Kosovėn, vetė Serbinė dhe rajonin, duke e bėrė mė tė lehtė dhe mė tė shpejtė mbėrritjen tonė nė Bruksel.

    Ėshtė e drejtė e popullit serb tė pėrcaktojė prioritetet dhe strategjitė e zhvillimit tė vendit tė tij, si dhe tė pėrzgjedhur aleatėt, siē e gjykon ai tė arsyeshme, pėr tė bashkėpunuar nė realizimin e kėtyre strategjive. Popujt e tjerė tė Ballkanit e kanė bėrė zgjedhjen e tyre – integrimin euroatlantik. Studiuesi rus Sergei Romanenko ėshtė i bindur qė shoqėria serbe nuk dėshiron tė kthehet nė njė linjė tė re fronti midis Rusisė dhe Perėndimit, megjithėse njė pjesė e klasės politike nuk ėshtė kundėr qė tė luajė me mosmarrėveshjet e acaruara midis Moskės, Brukselit dhe Uashingtonit. Mbase shoqėria serbe ėshtė pjekur dhe ndėrgjegjėsuar tashmė se lojėrat me mosmarrėveshjet nuk tė ēojnė gjėkundi veē vijės sė frontit dhe se kėtė fakt tė thjeshtė duhet t’ia bėjė tė qartė mė sė fundi edhe klasės sė saj politike.




    *Pikėpamjet e shprehura nė kėtė shkrim janė tė autorit dhe nuk implikojnė asnjė institucion tjetėr

    gazeta Tema..

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  3. Emrat Ilire
    Nga Leila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33
  4. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •