Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    KEK-u DHE KOMPLOTI KUNDËR KOSOVËS

    Ana tjetër e medaljes

    Tregimi për KEK-un është tregimi për një Kosovë të manipuluar në emër të lirisë, të shfrytëzuar në emër të statusit dhe të poshtëruar në emër të parneritetit. Tregimi për KEK-un nuk ka të bëjë me ekonominë, po ka të bëjë me politikën dhe me moralin, përkatësisht me kolonializmin dhe degjenerimin, që kanë plandosur për tokë këtë vend.

    Kollapsi energjetik i Kosovës është bërë, si përnga tejzgjatja si përnga egërsia, i pakonkurencë edhe për të zënë kryet e vendit në Librin e Ginisit. Tetë vjet pas çlirimit të vendit, kriza energjetike ka mbetur akute si në ditët e para të çlirimit, kur po niste rindërtimi i jetës sociale dhe ekonomike, pas përfundimit të agresionit ushtarak serb kundër Kosovës, i cili resurset energjetike megjithatë nuk i kishte dëmtuar esencialisht. Atëherë, pse ndodhi dhe pse po vazhon kaq gjatë kjo katandisje?

    E para, për shkak se UNMIK-u instaloi një pushtet tipik kolonial mbi Kosovën. Pushteti kolonial ëshë i njohur për të zi për faktin se e rregullon punën si më mirë për vete, ndërsa për banorët e kolonisë nuk i han palla. Me të hyrë në Kosovë, UNMIK-u dhe levat e tij, instaluan burimet e energjisë për vete, ndërsa KEK-un e lanë anash si të ishte një plaçkë lufte, që mund të ndahej ndërmjet fiseve. Edhe pse administrimi i KEK-ut bie nën autoritetin e Shtyllës së Dytë (që do të thotë të Bashkimit Europian,), asgjë europiane nuk u zbatua për rimëkëmbejn e këtij ish gjigandi energjetik të Kosovës. Përkundrazi, u zbatuan masa sistematike për degradimin dhe për shkatërrimin e KEK-ut. Lejimi i mospagëses së energjisë së shpenzuar nga qytetarët dhe ndërmarrjet, ishte dhe mbeti në funksion të blerjes së paqes sociale për rehatinë e UNMIK-ut. Qytetarët që e vjedhin energjinë elektrike dhe ata që nuk i paguajnë faturat e energjisë së shpenzuar, kujtojnë se po u lehtësohet mbijetesa sociale, të cilën UNMIK-u me asgjë nuk ka bërë përpjekje që ta përmirësojë. Fakti që tetë vjet pas çlirimit, Kosova importon 1.3 miliarë euro, ndërsa eksporton vetëm 79 milionë euro, tregon se çfarë politikash ekonomike koloniale janë zbatuar në këtë vend. Fakti që privatizimi ka ulur numrin e të punësuarve, tregon poashtu se për çfarë komploti është fjala. Ndërsa,shumë qytetarë të këtij vendi, fërkojnë duart të gëzuar që shmangin pagesën e energjisë së shenzuar. Kujtojnë se po ia hedhin UNMIK-ut. Bile, shumë sish kanë mendim të mirë për UNMIK-un dhe për qeverinë. Në të vërtetë, ata janë bërë bashkëpjesëmarrës të shkatërrimit të KEK-ut dhe të degradimit të pasurisë më të madhe të vendit të vet, e kjo vetëm sa do ta rritë mjerimin social, edhe të vetë atyre. Por, kur ata ta kuptojnë hilen, UNMIK-u nuk do të jetë këtu, ndërsa Kosova do të kuptojë se i ka humbur tetë vite të mëdha, të cilat nuk mund t’i kompensojë as pavarësia e saj. Kjo paqe e rreme sociale të cilën e ka blerë UNMIK-u, ka rrezik të eksplodojë në Kosovën e pavarur, e të bëhet komplot i ri kundër mbijetesës së saj ekonomike.

    E dyta, Qeveria e Kosovës, si zgjatim i pushtetit kolonial të UNMIK-ut, vetëm sa ka shërbyer për të legjitimuar hajninë masive. Duke qenë një qeveri e korruptuar, ajo nuk ka pasur as vullnet e as fuqi që të veprojë për stabilizimin e gjendjes. Minimumi që ka mundur të bëjë Qeveria e Kosovës ka qenë ndihma për mbledhjen e parave për energjinë e shpenzuar. Por, edhe qeveritarëve u ka konvenuar që t’ua japin falas energjinë elektoratit të vet, në këmbinm të ruajtjes së votave të tyre. Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri i territ të Kosovës, flet për të ardhmen, për termocentralin Kosova C, në kohën kur Kosova është e zhytur dhe e shkallmuar nga terri. Por,, nga përvoja tetëvjeçare e manipulimit, edhe ai ka të drejtë të shpresojë se manipulimi do të vazhdojë edhe më tutje të jep rezultate.

    E treta, punonjësit e KEK-ut kanë mbetur të paralizuar në këto tetë vjet. Krahas punës së rëndë më mihje e në termocentrale, ata e kanë mbajtur gojën të mbyllur, pa guxim për të marrë vetë iniciativa. Kanë pranuar pozitën e fajtorit kujdestarë. Kurrkush më shumë se heshtja e tyre nuk ka dëshmuar se ky vend është koloni dhe se qytetarët e këtij vendi nuk e kanë kuptuar se po u vidhet e tashmja e jetës së tyre dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre.

    Me një fjalë, tregimi për KEK-un është tregimi për një Kosovë të manipuluar në emër të lirisë, të shfrytëzuar në emër të statusit dhe të poshtëruar në emër të parneritetit. Tregimi për KEK-un nuk ka të bëjë me ekonominë, po ka të bëjë me politikën dhe me moralin, përkatësisht me kolonializmin dhe degjenerimin, që kanë plandosur për tokë këtë vend.

    Prof. Dr. Milazim Krasniqi
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 19-12-2007 më 06:31
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Shyqyr që dielli nuk na bën hile
    E na ndritë me rrezet e veta
    Po të kishte reduktime si KEK-u
    Kaherë do të shuhej jeta.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    KEK-u turpi i Kosoves,

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •