Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Mendimi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Mendimi

    Eshte kaq lakuriq ky mendimi sa nuk mund te mos me mbushet trupi me te dridhura sa here qe e coj ne mend. Eci symbyllur mbi te, pa patur frike se mund te rrezohem. Deget e pemeve, qe sjane peme, por nje prezence shurdhe leshojne nje hije te vaket, te lagesht, ndersa erresira aty-ketu griset nga sy te verber.
    Eshte kaq lakuriq ky mendim, sa mund te varrosesh ne te cte duash, bile mund ta kthesh te terin ne nje varreze, a ne nje vend pushimi per nje bisede qe sdi se ku, kur, dhe me kė e ke bere.
    U lodha duke folur per gjera te pakuptimta, duke i pare, prekur, ndier, ndertuar ato.


    Jashte rruga eshte plote me drita, njerez dhe kujtime te lodhura
    Keshtu eshte gjithmone ne prag krishtlindjesh.
    Por une nuk jam ne rruge, une jam i strukur ne sqetullen e mendimit tim.
    Me falni- i drejtohem me ze lutes disa kureshtareve qe po shikojne kruspullimin tim ne bark te mendimit- a mund te luaj dikush dicka per mua?
    Do te mjaftonte nje melodi, valle, apo se paku nje vershellime qe te me lidhe e te me terheq jashte ketij mendimi te mallkuar.
    Askush smundet.
    Pamundesia eshte forme e ndermjetme, e shartuar me rastesi dhe indiference.
    Sa dua te gjej nje vend te trishte, nje burg prej te cilit sdo te mundesha te arratisesha dot kurre, nje epsh te peshtire, nje semundje, dicka te vogel te parendesishme, ku te perlasem plot deshire e te harroj kete mendim.
    Deshiroj me veshtrime e gjeste dicka te ēmendur.
    Vajza bri meje zgjat doren dhe me prek.
    Me prek vec nje hop.
    Sperkatur me sterkala peshtyme jane fjalet e ndyra me te cilat kerkoj seksin indiferent te saj.
    I kerkoj te pallohemi dhe dhembet kam shrenguar me shume nga dhembja se nga epshi.
    Vajza me ben shenje ti shkoj pas dhe te dy hyjme ne nje bote klorofili.
    Ajo ngre fundin hap kembet dhe pret.....
    Tani me duhet te trokas brenda saj.
    Nga trupi i ngrohte derdhet aroma e avullt e gjinjeve.
    Ajo tendoset, me merr ne krahe dhe me perkund.
    Rreth meje ka zbrazeti, mbeshtetem mbi supin e imet ndersa ndiej uturimen e nje kori qe kendon nje kenge krishlindjesh.
    Me merren mend, por nje tjeter perqafim i qelqte, dhe nje puthje qe me derdhet drejt gurrmazit me sjellin ne vete.
    Trokas.
    Troket dhe ora e qytetit, plot 12 here, ndersa lumi i kalimtareve ngjeshet ne hapesiren e shterur te trotuareve.
    Si dy hije, te zena per dore, rreshkasim ne rruge. Nga xhamat plot drite te lokaleve duket harbimi i oreve te mbremjes. Gurrmazi i shqyer i qytetit po perpin te perditshmen.
    Ajo nuk eshte e perditshme.
    Ajo eshte e brishte, si dita e pare e pranveres, nuk flet gjuhen time dhe mbase me do.
    Me tremb ky mendim.
    Nje mendim tjeter per te pasur frike, nje mendim tjeter qe rritet si gjender kanceri e ushqehet pangopshmerisht me oret e vetmise. Veshtrimi i saj derdhet mbi trupin tim. Puthemi, dhe perseri me merren mend.
    Ajo ngjeshtet pas meje sikur te kete frike. Eshte aq e imet, sa mund ti shikoj brenda kraharorit zemren qe dridhet, mund te shikoj edhe diafradmen e saj qiellore, madje edhe mitren qe ka formen e nje katedraleje. Ne sy i shikoj mijera flutirme aq sa besoj se ajo perjetesisht ka pare qiellin..... qiellin dhe mua.
    Tani e dua edhe me shume.
    I bie ne gjunje.
    I kerkoj te luaj dicka per mua. nje melodi, nje valle, apo se paku te me lidhe me nje vershellime, e te me terheq jashte ketyre mendimeve te mallkuara.
    Ajo hesht.
    Mendimi im imiton uturimen e korit qe duket se ja ka nisur nje tjeter kenge krishtlindjesh.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mė pėlqeu! S'ka tė sharė...

Tema tė Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Pėrse na duhet Mendimi?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-11-2007, 14:09
  3. Mendimi juaj pėr veten dhe mendimi i tė tjerėve pėr ju
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Mendimi Ekstrem
    Nga green nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •