Ja edhe fatkeqesite dhe realiteti i hidhur,duam apo sduam ne!
Studimi, Onkologjikut i mungojnė barnat e shtrenjta
Kostoja reale e nevojave pėr barna tė tilla shkon deri nė 8.5 milionė euro. Rreth 2800 persona vdesin ēdo vit nga tumoret
Emanuela Sako
Shėrbimi Onkologjik nė QSUT vuan mungesėn e barnave tė shtrenjta, tė cilat pacientėt e kanė tė vėshtirė t’i blejnė. Kjo ėshtė bėrė e ditur nga vetė autoritetet pėrkatėse, nė bazė tė njė studimi tė bėrė kohėt e fundit mbi koston e pacientit, tė trajtuar gjatė vitit 2007 nė lidhje me trajtimin me citostatikė dhe barna tė tjera pėr kurimin e tumoreve. Shefi i Shėrbimit Onkologjik, Agim Sallaku, u shpreh dje pėr mediat se kostoja reale e nevojave pėr barna tė tilla shkon deri nė 8.5 milionė euro, qė ėshtė njė shumė e konsiderueshme. Ndėrsa ka pranuar se nga viti nė vit buxheti pėr citostatikėt ka ardhur nė rritje, sidomos vitet e fundit, buxheti ėshtė i pamjaftueshėm. Vitin e kaluar buxheti ka qenė rreth 3.8 milionė, ndėrkohė qė kėrkon qė kėtė vit tė shkojė rreth 4 apo 4.5 milionė lekė. ”Kjo ėshtė njė rritje e rėndėsishme, e cila ėshtė evidentuar nė numrin mė tė madh tė tė trajtuarve si dhe pėrdorimin e linjave tė reja me citostatikė, tė cilat pėrdoren edhe nė vendet e tjera. Megjithatė, mund tė themi qė buxheti ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė plotėsuar tė gjitha kėrkesat dhe mbulimin pėr ēdo problematikė qė tė sėmurėt onkologjikė paraqesin”, - u shpreh Sallaku.
Blerja
Shefi i Shėrbimit Onkologjik sqaron se citostatikėt blihen gjithmonė me tendera tė organizuara nga Ministria e Shėndetėsisė dhe QSUT-ja. Ndėrsa pėr raste tė veēanta bėhen edhe blerje tė vogla, por qė duke pasur parasysh koston e madhe tė preparateve me blerje tė vogla, nuk arrihet asnjėherė tė bėhet njė blerje e plot dhe e saktė. Ndėrkohė qė shifrat e tė sėmurėve me tumore qė shkojnė ēdo ditė nė kėtė qendėr janė tepėr alarmante. Rreth 2800 persona nė vit vdesin nga kjo sėmundje, ndėrkohė qė raste tė tė prekurve janė 3500 deri nė 4000 femra dhe meshkuj. Shefi i Shėrbimit tė Onkologjisė, Agim Sallaku, sqaron pėr gazetėn “Albania” se ndonjėherė shkaktarė tė sėmundjes bėhen vetė personat, pasi konsumimi i alkoolit dhe duhanit ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė shtimin e rasteve. Kanceri i mushkėrive ėshtė mė i pėrhapuri te meshkujt, ndėrsa te femrat ėshtė kanceri i gjirit.
Shkaktarėt
shkaktarė kryesorė tė formimit tė tumoreve janė disa, si konsumimi i duhanit, qė njihet si njė nga faktorėt kryesorė pėr shfaqjen e tumoreve nė mushkėri. Po kėshtu, konsumimi i tepėrt i alkoolit ka njė ndikim tepėr negativ nė organizėm dhe prek stomakun. Ndryshimi stilit tė jetesės nė ushqyerje bėhet shkak pėr shtimin e sėmundjes. Sipas specialistėve, qytetarėt e kanė shtuar ushqyerjen me mish dhe pėrdorimin mė tė paktė tė zarzavateve. Pėrdorimi i kimikateve nė bujqėsi, industri dhe ndėrtim, bėn qė punonjėsit e pambrojtur tė jenė mė tė prirė ndaj prekjes nga tumoret. Rrezikshmėri shfaqin edhe elementėt toksikė te ushqimet pėr shfaqjen e kancerit tė zorrės sė trashė. Ka njė sėrė faktorėsh natyrorė qė shfaqin rrezikshmėri tė lartė, siē ėshtė rritja e intensitetit tė rrezatimit ultraviolet pėr shkak tė hollimit tė shtresės sė kozmosit, i cili shkakton kancerin e lėkurės. Ndotja e ambientit nga tymi i makinave shfaq efekte negative te tė gjithė personat.
Qeveria, ndihmė financiare pėr pacienten Ermira Spahiu
Kėshilli i Ministrave vendosi nė mbledhjen e radhės pėr mbulimin e pjesshėm tė shpenzimeve pėr kurim jashtė vendit tė Ermira Spahiut. Ministria e Shėndetėsisė, pasi kishte marrė vendim pėr dėrgimin e pacientes pėr kurim nė Itali, ia paraqiti kėrkesėn Kėshillit tė Ministrave. Kėshtu, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008, nё zёrin “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 3 900 000 (tre milionё e nėntėqind mijė) lekė, pёr pėrballimin e pjesshёm tё shpenzimeve pёr kurimin e znj. Ermira Spahiu, nė Institutin Ortopedik Rizzoli, nė Bolonja, Itali. Ky fond tė pėrballohet nga fondi rezervė i Kėshillit tė Ministrave. Pagesa do tė bėhet kundrejt paraqitjes sё faturave origjinale tė institucionit shėndetėsor. Pasi paraqitja e dokumenteve origjinale dhe pėrcaktimi i sėmundjes ėshtė kusht kryesor pėr dhėnien e mundėsisė nga Ministria e Shėndetėsisė pėr kurimin e pacientėve jashtė vendit. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ēdo vit, Ministria e Shėndetėsisė, nis njė numėr tė konsiderueshėm pacientėsh pėr kurim nė njė nga vendet me tė cilat ka marrėveshje.
Mungesa e jodit, miratohet projektligji pėr kripėn e jodizuar
Pas dhėnies sė alarmit tė mungesės sė jodit nė vend nga Ministria e Shėndetėsisė, Kėshilli i Ministrave miratoi dje projektligjin “Pėr parandalimin e ērregullimeve tė shkaktuara nga pamjaftueshmėria e jodit nė organizmin e njeriut”. Ky vendim synon pasurimin me jod tė tė gjithė personave, pasi pamjaftueshmėrisė jodike nė vend shėnon shifra tė larta. Projektligji qė qeveria miratoi krijon kuadrin ligjor tė nevojshėm pėr jodizimin universal tė kripės pėr pėrdorim human, shtazor dhe industrinė ushqimore. Ai realizon tė gjithė gamėn e veprimtarive qė nga importi, prodhimi dhe deri te konsumatori, duke realizuar qė njeriu, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por edhe tė tėrthortė, tė konsumojė vetėm kripė tė jodizuar. Pamjaftueshmėria jodike ėshtė shkaku kryesor i prapambetjes mendore dhe fizike, por qė mund tė parandalohet lehtė nga sigurimi nė organizmin e njeriut tė sasisė sė mjaftueshme tė jodit. Marrja e jodit nėpėrmjet kripės se jodizuar ėshtė identifikuar si njė nga rrugėt mė efikase qė kontribuon nė eliminimin e pamjaftueshmėrisė jodike. Pamjaftueshmėria jodike ka efekte negative nė tė gjithė popullatėn me implikime serioze pėr zhvillimin dhe mirėqenien e gjithė shoqėrisė.
Thereska: ”Tė shtohen dy barna me rimbursim pėr pacientėt qė kanė kryer transplantime”
Mjekėt e Nefrologjisė kanė kėrkuar qė listės sė barnave me rimbursim t’u shtohen edhe dy lloje barnash pėr pacientėt qė kanė kryer transplantimin e veshkave. Mentor Thereska, shefi i Shėrbimit tė Nefrologjisė, ka kėrkuar qė ilaēet “valsait” dhe “prograt” t’i shtohen listės, pasi janė tepėr tė shtrenjta dhe tė domosdoshme pėr trajtimin e pacientėve qė kanė kryer transplantim. “Bėhet fjalė pėr ilaēet valsait dhe prograt, tė cilat, edhe pse tė shtrenjta, janė tė domosdoshme pėr trajtimin e pacientėve qė kanė kryer transplantim, sepse kėta tė sėmurė nė muajt e parė pas operacionit janė tė ndjeshėm nga infeksionet virale dhe pėrdorimi i medikamenteve i mbron ata”, - u shpreh shefi i Shėrbimit tė Nefrologjisė. Kjo kėrkesė vjen nė njė kohė kur lista e barnave me rimbursim nuk ėshtė pėrcaktuar nga Ministria e Shėndetėsisė, pasi fondet pėr shtimin e listės mungojnė. Nė kėtė mėnyrė nuk dihet nėse kėrkesa e specialistėve tė Nefrologjisė do tė gjejė zbatim. Njėkohėsisht nė QSUT pritet tė realizohet transplantimi i veshkave nė kuadėr tė projektit INTERREG III.
Aparaturė tė re pėr shkrirjen e gurėve nė veshka
Aparatura e lipotritit (pėr shkrirjen e gurėve nė veshka), e cila ka mėse dy vjet qė nuk funksionon, do tė zėvendėsohet me njė tė re, deklaroi dje drejtori i Qendrės Spitalore Universitare Nėnė Tereza nė Tiranė, Mati Pepa, sipas tė cilit, pėr blerjen e aparaturės unike do tė shpenzohen 500 mijė euro. Ai tha se sigurimi i aparaturės, e cila ėshtė unike nė QSUT, do tė lehtėsojė punėn e mjekėve tė Urologjisė dhe do tė pėrmirėsojė shėrbimin nė QSUT. Aparatura e lipotritit gjendet edhe ne disa nga institucionet shėndetėsore private. Ēmimi i kėtij ekzaminimi nė kėto tė fundit kushton gati 55 mijė lekė. Ndėrkohė qė me blerjen e aparaturės sė re pėr QSUT-nė kurimi i gurėve nė veshka do tė kushtonte vetėm 18 mijė lekė pėr personat e pasiguruar, ndėrsa tė siguruarit do tė paguanin vetėm 20 pėr qind tė ēmimit total, rreth 3600 lekė.
6 Mars 2008 Gazeta Albania
Krijoni Kontakt