Lajme të këqija për ata që flenë pranë personave që gërhasin:
Mesa duket zhurma e bezdisshme, jo vetëm dëmton gjumin, por shkakton edhe një ndjeshmëri të lartë të presionit të gjakut duke lehtësuar shfaqjen e sëmundjeve të tilla si: infarkt, bllok renal dhe demence.
Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh londinezë të “University College” dhe “Imperial College”, studimi i të cilëve është publikuar në numrin e fundit të “European Heart Journal”. Sipas autorëve të studimit, gjatë natës organizmi i njeriut nuk i përballon dot gërhimat, zhurma e të cilës paskan të njëjtin decibel me të një treni që kalon poshtë shtëpisë.
Në studim janë analizuar rastet e 140 kavieve që jetonin në zonën pranë aeroportit londinez të “Heathrow”. Gjatë eksperimenteve u vu re se sa më shumë shtoheshin decibelët, aq më shumë rritej presioni i gjakut.
Burimi: Gazeta Panorama
Krijoni Kontakt