E kush nuk e njeh Aliun, tė birin e Ebu Talibit nga familja Beni Hashim tė fisit Kurejsh! Ai ishte djali i xhaxhait tė Pejgamberit alejhi selam dhe dhėndri i tij, bashkėshorti i Fatimes, fėmija mė i dashur i Pejgamberit. Ai ishte prijėsi i katėrt i muslimanėve dhe njė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet.
Aliu lindi tridhjetė e dy vjet mbas Pejgamberit alejhi selam dhe ishte djali mė i vogėl i Ebu Talibit. Nėna e tij quhej Fatime bint Esed dhe ishte gjithashtu nga familja e Beni Hashimit. Aliu qė nė moshė tė vogėl qėndron pranė Pejgamberit alejhi selam, i cili do tė bėhej si babai i dytė pėr tė, dhe kjo lidhshmėri do tė vinte dhe forcohej gjithmonė e mė tepėr me shpalljen hyjnore qė i zbriti Muhammedit alejhi selam. Aliu do tė ishte fėmija i parė qė do tė pranonte Islamin rreth moshės nėntėvjeēare dhe njė nga tė parėt qė pėrqafuan kėtė fe.


Tiparet e jashtme tė tij
Ngjyrėn e lėkurės e kishte ezmere tė theksuar, sytė tė rėndė dhe tė mėdhenj, pak i shkurtėr dhe me flokė tė rėnė, kishte mjekėr tė madhe dhe tė zbardhur nga thinjat. Ishte njeri trim dhe tepėr guximtar, i vendosur nė luftė, por e donte paqen dhe marrėveshjet kur bėhej fjala pėr tė ruajtur gjakun e muslimanėve.
Ibėn Xhevzi nė librin e tij “Sifetu Safva” pėrmend se Aliu pati katėrmbėdhjetė djem dhe nėntėmbėdhjetė vajza. Me Fatimen, vajzėn e Pejgamberit alejhi selam, ai pati katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza, ndėrsa fėmijėt e tjerė me gra tė tjera.
Pejgamberi alejhi selam e donte shumė Aliun, jo vetėm pse ai ishte kushėriri dhe dhėndri i tij, por sepse edhe Allahu e donte Aliun. Nė ditėn e Hajberit, kur muslimanėt luftonin kundėr ēifutėve, Pejgamberi alejhi selam tha:
“Kėtė flamur do t'ia japė nesėr njė njeriu, tė cilit Allahu do t'i japė fitoren, ai e do Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe Allahu dhe i Dėrguari i Tij e duan kėtė njeri”.
Shokėt e Pejgamberit alejhi selam atė natė e kaluan duke biseduar se kush do tė ishte ky njeri. Tė nesėrmen tė gjithė shkuan te Pejgamberi alejhi selam dhe secili prej tyre dėshironte qė tė ishte ai personi qė do t'i jepej flamuri. Por, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ku ėshtė Ali bin Ebu Talibi?” Atėherė shokėt i thanė se ai ishte i sėmurė nga sytė. Pejgamberi alejhi selam urdhėroi qė ta sillnin para tij. Pasi e sollėn, Pejgamberi alejhi selam pėshtyu nė sytė e tij dhe mbasi u lut pėr tė, ai u shėrua sikur tė mos kish qenė sėmurė mė parė. Mė pas Pejgamberi alejhi selam i dha atij flamurin dhe i tha: “Shko drejt tyre ngadalė, derisa tė arrish nė mejdanin e tyre, dhe mė pas ftoji ata nė Islam dhe tregoji detyrimet qė ata kanė ndaj Allahut, sepse pasha Allahun, sikur Allahu tė udhėzojė nėpėrmjet teje njė njeri tė vetėm, kjo do tė jetė mė mirė pėr ty sesa edhe njė deve e kuqe.”[1]
Aliu mori pjesė nė tė gjitha luftėrat nė tė cilat mori pjesė Pejgamberi i Allahut alejhi selam dhe nuk iu nda atij, por nė luftėn e Tebukut, Pejgamberi alejhi selam vendosi qė Aliu tė mos vinte me tė, por tė qėndronte si mėkėmbėsi i tij nė Medinė. Aliu radijallahu anhu i pakėnaqur i thotė: “O i Dėrguari i Allahut! A po mė lė mua qė tė udhėheq gratė dhe fėmijėt?” Dhe Pejgamberi alejhi selam i tha: “A nuk dėshiron qė ti pėr mua tė jesh si Haruni me Musain? Porse mbas meje nuk ka Pejgamber.”[2]
Shiko seē dashuri kishte Pejgamberi alejhi selam pėr Aliun, kur e vė atė nė pozitėn e Harunit, i cili ishte vėllai i Musait, qė i priu popullit kur Musai po largohej pėr tė marrė Tevratin nga Allahu, ndaj edhe Pejgamberi alejhi selam nuk po e linte atė pas me gratė dhe fėmijėt, veēse sikur e la Musai tė vėllanė e tij qė tė pėrkujdesej pėr popullin. Pra, i besoi nė ato ēaste atė qė nuk mund t'ia besonte vetėm se tė vėllait, por vetėm me njė dallim se Haruni ishte Pejgamber, kurse Aliu jo.
Dashuria pėr Aliun, pėr kėtė sahab tė nderuar, ėshtė pjesė e besimit tonė; ata qė e urrejnė atė janė hipokritė dhe padyshim qė besimtarėt e duan atė.[3]
Njė herė, Pejgamberi alejhi selem shkon te shtėpia e Aliut dhe nuk e gjen atė aty. Pejgamberi alejhi selam pyet tė bijėn, Fatimen, se ku ndodhet ai, dhe ajo i thotė se mes saj dhe atij kishte pasur njė zėnkė dhe kėshtu qė ai qe larguar nga shtėpia. Pejgamberi alejhi selam mė pas e gjen Aliun tė shtrirė nė xhami dhe rroba i kishte rėnė nga trupi dhe ai ishte bėrė me dhe. Pejgamberi ulet pranė tij dhe fillon t'ia fshijė dheun me dorė dhe i thotė: “Ēohu, o Ebu Turab (babai i dheut)! Ēohu, o Ebu Turab (babai i dheut)!”[4] Dhe qė nga ajo kohė Ebu Turab ishte emri mė i dashur pėr tė.
I tillė ishte Aliu, i dashur pėr Pejgamberin alejhi selam, dhe i tillė do tė ngelte edhe pas vdekjes sė tij pėr Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin, Allahu qoftė i kėnaqur me ta. Ai do tė ishte njė nga miqtė mė tė dashur tė tyre dhe njė nga kėshilltarėt mė tė sinqertė pėr ta.
Tė flasėsh pėr kėtė sahab, pėr jetėn dhe veprat e tij, pėr frikėn ndaj Allahut, pėr dijen dhe menēurinė e tij, pėr edukatėn dhe moralin e tij, pėr adhurimin dhe pėrkushtimin ndaj Allahut nuk mjaftojnė rreshtat e njė reviste dhe as faqet e saj, por ne pėr ta mbyllur do tė japim pėrshkrimin qė i bėhet Aliut nga njėri prej miqve tė tij.
Muavije bin Ebu Sufjani i thotė Dirar bin Damres t’ia pėrshkruante Aliun. Ky kėrkon t'i shmanget, por Muavija kėmbėngul dhe atėherė Dirari tregon:
“Ai, pasha Allahu, ishte njė njeri largpamės, i fuqishėm, fliste fjalė tė prera dhe gjykonte me drejtėsi, ishte i mbushur gjithė dije, fjalėt i kishte tė urta, nuk i pėlqente kjo botė dhe kėnaqėsitė e saj dhe gjente qetėsi gjatė natės nė adhurim. Pasha Allahun, ai lotonte shumė, mendohej gjatė dhe meditonte, i pėlqenin rrobat e ashpra dhe ushqimi i tė varfėrve. Pasha Allahun, ishte sikur tė ishte njėri prej nesh, na pėrgjigjej kur e pyesnim, na pėrshėndeste i pari kur e takonim, dhe vinte kur e ftonim. Dhe me gjithė qė i qėndronim afėr dhe na rrinte afėr, nuk para i flisnim pėr shkak tė pozitės sė tij. Kur buzėqeshte, dhėmbėt i shkėlqenin si tė ishin perla tė vėna nė radhė. Ai i nderonte njerėzit e devotshėm, i donte tė varfrit dhe nuk i hapte rrugė tė fortit kur nuk ishte nė tė drejtė, njerėzit e dobėt e mbanin shpresėn te drejtėsia e tij. Dėshmoj para Allahut se e kam parė disa herė nė net tė errėta tek falej nė vendfaljen e tij dhe qante pa pushim dhe ngashėrehej. Mė duket sikur e kam para syve duke e dėgjuar tė thotė: “O dynja! O dynja! A mua mė ke dalė pėrpara dhe mua po mė kėrkon? Ku vete, ku vete? Mashtro dikė tjetėr dhe jo mua! Tė kam divorcuar tri herė ndaj nuk kthehem mė te ty, mosha jote ėshtė e shkurtėr, jeta jote ėshtė e ulėt dhe rreziku yt i madh. Oh sa pak zahire qė kam dhe udhėtimi ėshtė i gjatė dhe i vetėm!”

Kur Muavija e dėgjoi gjithė kėtė, filluan t'i rridhnin lot, saqė edhe mjekra filloi t'i pikojė dhe ai e fshinte atė me mėngėn e rrobės. Edhe tė pranishmit i kishte kapur e qara. Dhe Muavija tha: “Allahu e mėshiroftė Ebu Hasanin (Aliun)! Pasha Allahun, i tillė ka qenė! Po ti si e ndien veten pa tė, o Dirar?”
Dirari i thotė: “E ndiej veten tė trishtuar sikur ajo nėnė qė i kanė vrarė fėmijėn nė prehrin e saj dhe ajo s'pushon sė qari nga trishtimi.”[5]
Ja, kėshtu e donin sahabėt njėri-tjetrin, ndonėse mund tė kishin mospajtime mes tyre.
Aliu vdiq nė moshėn gjashtėdhjetetre vjeēare, nė Kufe tė Irakut, duke rėnė shehid nga dora e njė njeriu tė humbur, i cili i pėrkiste sektit tė havarixhėve.
Allahu e mėshiroftė dhe qoftė i kėnaqur prej Aliut dhe na bashkoftė ne bashkė me tė dhe sahabėt e tjerė nė xhenet. Amin!


Marrė nga:
Revista “Argumenti”, numėr 54, shtator 2006


Forum-Islamik