Omer ibn Hattabi ka bėrė tevessul me Abbasin r. a. kur ishte thatėsi e madhe dhe shumė gjera tjera qė i dimė e nuk kemi nevojė ti cekim mė tej. Mėnyra e tevessulit qė ėshtė shpjeguar nga ana e Pejgamberit a. s. nė rastin e tė verbėtit tė cilit iu kthye tė pamurit, ėshtė shfrytėzuar edhe mė vonė nga ana e ashabėve dhe pas kalimit tė Pejgamberit nė ahiret. Kush do ta hulumtojė kėtė ēėshtje do tė gjejė shumė raste nga periudha e ashabėve dhe tabibinėve. Pėr shembull, tė folurit e ashabit Bilal ibn Harithit te varri i Pejgamberit: Ja Resulall-llah, isteski li ummetik (O i Dėrguari i All-llahut, kėrko shi pėr ummetin tėnd). Ka edhe raste tjera kur Pejgamberi a. s. ka drejtuar thirrjen e vet me rastin e vizitės varrezave.
Prej shejhėve mė tė njohur qė i janė pėrgjigjur Muhammed ibn Abdul-vehhabit ėshtė dijetari shejh Muhammed ibn Sulejman el-Kurdi, autori i veprės Havashi koment i Ibn Haxherit. Ndėr tė tjera ka thėnė: O Ibn Abdul-vehhab, tė kėshilloj nė emėr tė All-llahut tė lartėsuar qė gjuhėn tėnde ta tėrheqish dhe ti kursesh muslimanėt nga ofendimet tua. Nėse e dėgjon personin qė beson se ekziston ndikimi nga dikush pos All-llahut dhe se ai i drejtohet atij pos All-llahut, pėrpiqu ta mėsosh nė besim tė drejtė dhe ofroi dėshmi se nuk ka ndikim pa All-llahun e nėse personi i tillė refuzon atėherė shpalle pėr kafir (jobesimtar). Ti nuk ke tė drejtė ta shpall kafir shumicėn dėrmuese tė ummetit islam nga i cili ti je ndarė. Afėrsia e kufrit e atij qė ėshtė ndarė nga shumica dėrmuese e ummetit islam ėshtė mė e afėrt nga ata qė janė nė shumicėn dėrmuese islame, sepse ai ndjek rrugėn qė nuk ėshtė rrugė e bashkėsisė sė besimtarėve.
All-llahu i madhėruar thotė:
Kush i kundėrvihet Pejgamberit pasi qė i ėshtė shpjeguar rruga e vėrtetė dhe e ndjek rrugėn qė nuk ėshtė rrugė e bashkėsisė do ta lėmė tė veprojė ētė dėshirojė e atėherė do ta hedhim nė xhehennem, e sa vend i shėmtuar ėshtė ai. (En-Nisa, 115).
Sa i pėrket vizitės sė varrit tė Pejgamberit, kėtė e kanė bėrė ashabėt r. a. dhe tė gjithė qė erdhėn mė vonė. Mbi vlerėn e vizitės sė varrit tė Muhammedit a. s. janė thėnė shumė hadithe qė gjenden nė veprat e shkruara pėr kėtė temė. Kurse ajo qė ceket pėr ftesėn e tjetrit krahas All-llahut xh. sh., jo tė pranishėm dhe tė vdekur, pėr kėtė ceket nė hadithin e Pejgamberit a. s. Pėr shembull: Nėse zhduket kafsha e dikujt nga ju nė vendin e panjohur le tė thėrret: O robėrit e All-llashut, ruane ate, sepse All-llahu ka robėrit e tij qė do ti pėrgjigjen ftesės.
Nė hadithin tjetėr: Nėse dikush nga ju humb diēka ose i nevojitet diēka nė vendin ku nuk ka shok, le tė thotė: O robėt e All-llahut, mė ndihmoni, sepse All-llahu ka krijesa qė ju nuk i shihni.
Pejgamberi i All-llahut a. s., kur udhėtonte dhe afrohej nata, e patė bėrė traditė tė thotė: Oj Tokė, Krijuesi im dhe Krijuesi yt ėshtė All-llahu.
Kur i vizitonte varrezat, Muhammedi a. s. thoshte: Es-selamu alejkum ja ehlel-kuburi (Mbi ju qoftė paqa o banorėt e varrit.
Kurse nė ndejtjen e teshehhudit nė leximin e et-tehijjatit, ēdo musliman ēdo ditė e thekson thirrjen Es-selamu alejke ejjuhennebijju.
Nga e cekura mund tė pėrfundohet se thirrja ose tevessuli nuk ka dėm nėse personi qė fton ose e bėnė duanė e tevessulit nuk beson nė fuqinė e ndikimit (tethirit) nga ana e personit qė e fton ose me tė cilin bėn tevessul. Deri sa beson se njė ndikim vjen nga All-llahu xh. sh. dhe se tė tjerėt nuk e kanė kėtė fuqi, atėherė nuk ka dėm. Po ashtu ėshtė ēėshtja me mbėshtetjen e njė akti ose vepre dikujt tjetėr pos All-llahut. Kjo nuk bėn dėm deri sa beson se ndikimi dhe veprimi janė vetėm tė All-llahut xh. sh. Kurse fjalia merret nė mėnyrė figurative siē thotė: ė bėri mirė ky e ky ilaq, apo Mė mjekoi ky e ky ilaq apo: Mė ndihmoi ky e ky.
Tė gjithė besojmė se ndihma dhe dobia e vėrtetė ėshtė vetėm prej All-llahut. Atyre qė shprehen kėshtu askush nuk ka tė drejtė tu pėrshkruaj kufėr pėr kėtė arsye. Ky tė folur merret nė mėnyrėn figurative. Mendoj se pėr kėtė ēėshtje mjafton. Kush dėshiron mė gjerėsisht le ta lexojė trajtesėn time qė ia kam kushtuar kėsaj teme.
Kur Ibn Abdul-vehhabi dhe ata qė e ndihmuan atė u nisėn nė kėtė mision jo tė ndershėm, pėr shkak tė tė cilės i kanė shpallur pėr kafirė (mosbesimtarė) shumicėn e muslimanėve, pushtuan mjaft fise. Pushteti i tyre zgjerohej. E pushtuan Jemenin dhe dy Haremet e shenjta (Mekken dhe Medinen). Pushteti i tyre shpejt arriti deri te kufiri i Shamit. Ata nė fillim tė veprimit tė tyre patėn dėrguar njė grup tė dijetarėve tė vet me detyrė qė tė pėrpiqen ta rrėnojnė doktrinėn mbi besimin (akiden) tek ulemaja dhe popullata e dy Haremeve (Mekkes dhe Medines). Kur erdhėn te dijetarėt e dy Haremeve dhe iu theksuan se ēkanė nga doktrina mbi akiden, dijetarėt e dy Haremeve iu pėrgjigjen dhe kanė konstatuar se nė tė vėrtetė akideja e tyre ėshtė grumbull dispozitash pėr nxjerrjen nga islami (tekfir). Atėherė ua shtruan tė gjitha dėshmitė mbi gabueshmėrinė e qėndrimeve tė tyre nė ēka ata nuk arritėn tė mbrohen. Dijetarėve tė dy haremeve u qe e qartė se ka tė bėjė me njė grup tė xhahilėve tė mashtruar tė cilėt dukeshin qesharak dhe konfuz. Dijetarėt e dy haremeve e shkruan njė ferman te gjyqtari i sheriatit nė Mekke me shpjegim se ajo nė ēka thėrret ky grup ėshtė kufr i pastėr dhe e kanė shpėrndarė qė kjo tė dihet ndėr njerėz. Kjo ka qenė gjatė sundimit tė Sherif Mesud ibn Seid ibn Sad ibn Zejd, i cili vdiq nė vitin 1265 hixhrij. Ai ka urdhėruar qė ky grup rebelėsh tė burgoset. Mirėpo, disa arritėn tė ikin nga burgu dhe shkuan nė fisin Derijje dhe i njoftuan vehabijt e vet pėr atė ēka ndodhi. Kjo vetėm ua shtoi inatin dhe mendjemadhėsinė. Atėherė emirėt e Mekkes ndaluan qė ithtarėt e tyre tė hyjnė nė harem tė Mekkes nė haxh. Atėherė vehabijt filluan ti sulmojnė disa fise qė ishin nė lojalitet dhe nė marrėdhėnie tė mira me emirėt e Mekkes dhe filluan konfliktet e para. Fillimi i konflikteve tė armatosura ndėrmjet vehabijve dhe emirit tė Mekkes Sherif Galib ibn Musaid ibn Seid ibn Sad ibn Zejdit ishte nė vitin 1205 hixhrij. Ndėrmjet kėtyre dy palėve nė konflikt kishte disa luftime nė tė cilat humbėn jetėn shumė njerėz. Vehabijt nga dita nė ditė forcoheshin dhe nė vazhdimėsi fiset e reja iu bashkangjiteshin. Gjithnjė e mė pak fise patėn mbetė me emirin e Mekkes. Nė vitin 1217 hixhrij vehabijt tubuan ushtri tė madhe dhe e sulmuan Taifin. E pushtuan dhe shumicėn e popullėsisė e mbytėn, kurse gratė dhe pasurinė e robėruan. Vetėm njė numėr i vogėl arriti tė shpėtojė. Paralajmėruan pas kėsaj edhe ekspeditė pėr Mekke, por kishin informata se nė Mekke atė muaj ka shumė haxhinj nga Siria dhe Egjipti, ndaj pėr kėtė shkak pritėn deri sa nuk pėrfunduan ritualet e haxhit dhe tė kthehen haxhinjt nga Siria dhe Egjipti. Dhe vėrtet, pas pėrfundimit tė riatualeve tė haxhit u pėrgatitėn pėr ekspeditė nė Mekke. Emiri i Mekkes Sherif Galibi nuk ishte mjaft i pėrgatitur qė ti kundėrvihej ushtrisė vehabite ndaj u zhvendos nė Xhidde. Banorėt e Mekkes u frikėsuan pėr jetat e vetadhe dėrguan vėzhgues para ushtrisė vehabite qė tė kėrkojnė prej tyre siguri nėse dorėzohen nėn qeverisjen e tyre. Ata iu dhanė siguri dhe hynė nė Mekke mė 8 muharrem 1218 hixhrij. Nė Mekke qėndruan 14 ditė duke kėrkuar prej njerėzve qė tė pendohen duke ua ripėrtrirė islamin dhe duke ua ndaluar tė veprojnė ato vepra pėr tė cilat vehabijt konsiderojnė se janė shirk, sikur tevessuli apo vizita varrezave. Pastaj vazhduan me ushtri drejt Xhiddes nė mėnyrė qė tė luftojnė kundėr Sherif Galibit. Kur e rrethuan Xhidden, banorėt e Xhiddes i goditėn nga topat dhe katapultat ashtu qė janė mbytur numėr i madh vehabijsh. Nuk arritėn pa pushtojnė Xhidden dhe pas tetė ditė rrethimi tė Xhiddes vendosėn ta ndėrprejnė rrethimin. Vehabijt u kthyen nė vendet e veta, kurse nė Mekke e lanė emir Sherif Abdulmuminin, i cili ishte i vėllai i Galibit. Lanė edhe pak ushtri e cila do ta ruante Mekken. Vėllai i Galibit e pranoi kėtė qė ti ruaj banorėt e Mekkes dhe ta mėnjanojė prej tyre tė keqen qė ka mundur ti godasė ata nga vehabijt. Atė vit nė muajin rebiul-ewwel, Sherif Galibi u nis drejt Mekkes me valiun nga Xhidda e sipas urdhėresės sė sulltanit me ushtri nė drejtim tė Mekkes. Kur arritėn atje i larguan vehabijt nga Mekka dhe pėrsėri e kthyen administrimin mbi Mekken. Mirėpo, vehabijt nuk heshtėn. Ata u nisėn ti ēlirojnė vendet tjera dhe arritėn ta kthejnė Taifin dhe e emėruan emirin Osman El-Mudajfiun. Ata vazhduan aktivitetet e tyre nė luftim kundėr fiseve tė afėrme. Pėr njė kohė tė shkurtėr sėrish janė tubuar dhe e pushtuan Taifin dhe pėrgatiteshin pėr pushtimin e Mekkes. Me ushtri tė madhe e rrethuan Mekken dhe i mbyllėn tė gjitha rrugėt qė ēojnė nė Mekke. Mekkasit u ndien shumė rėndė. Atė kohė nė Mekke ishte kohė e skamjes dhe e urisė. Popullata madje ka ngrėnė edhe qenė pėr tė mbijetuar. Sherif Galibi qe i detyruar nė proces paqėsor dhe bisedime. Qe bėrė marrėveshje kurse nga kushtet e kėsaj marrėveshjeje ishte se vehabijt ndaj mekasve do tė sillen mirė dhe pa brutalitet dhe qė atyre tu jepet admistrimi i qytetit tė Mekkes. Nė Mekke hynė kah fundi i muajit dhulkade tė vitit 1220 hixhrij. Pastaj e pushtuan edhe Medinen, mbi Pejgamberin a. s. qoftė salavati dhe selami. E plaēkitėn huxhren nė tė cilėn gjendet Pejgamberi dhe morrėn me vete tė gjitha gjėsendet me vlerė. E rrėnuan kuben mbi kaburin e Pejgamberit a. s. dhe nėpėr Medine shkaktuan krime qė smbahen mend. I rrėnuan tė gjitha shenjat mbi kuburet e ashabėve. Pėr mėkėmbės nė Medine e emėruan Mubarek ibn Nudijanin. Pushteti i tyre mbi Medinen dhe Mekken zgjati shtatė vite. Pėr ato shtatė vite ndaluan ardhjen nė haxh pėr sirianėt dhe egjiptianėt. Filluan ta mbulojnė Qaben me mbulesė tė zezė. I detyruan njerėzit tė hyjnė nė fenė e tyre me dhunė. Shteti osman atė kohė ishte tejet e dobėt dhe e angazhuar me luftėra kundėr kristianėve sikur edhe me turbullirat e brendshme rreth pushtetit pėr karrikėn e sulltanit. Atėherė u dha urdhėresa nga ana e sulltanit Mahmud Hanit II Ibn Abdulhamid Hanit sulltan Ahmedit I, i cili ishte nė funksion tė halifit tė Pejgamberit tė All-llahut, Muhammedit a. s., mėkėmbėsit egjiptian Muhammed Ali Pashės qė tė pėrgatisė ushtri pėr luftė kundėr vehabijve.
Krijoni Kontakt