Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    Te verteta te gjitha keto qe keni shkruar. Per mendimin tim ama nuk e ka fajin europa se sa do ta subvencionoj europa bujkun perseri nuk e ve dot ne konkurrence me bujkun shqiptar. Problemi qendron tek domatja e bukur europiane dhe tek ajo e shemtuta shqiptare.

    Shqiperia eshte i vetmi vend ne europe ( mbase ne bote) ku cigaret e kontrabandes jane me shtrenjte se ato te taksuarat.



    Nje kafe kushton sa 1 ore deri ne 1 dite pune.



    Konkurrenca nuk ka shprehjen "ta bej me lie qe te shes me shume se x" si parim por "pse e shes me pak se x une, budalla jam?"

    Te gjithe perpiqen te mashtrojne shtetin

    Te gjithe mashtrojne njeri tjetrin


    Nuk na e ka fajin europa, ja kemi fajin vetes. Te shkosh ne mal te zi ai te sheh shtrember kur i thua se je prind me femi e punon pa kontrate. Shqiptaret jane si refugjat ne vendin e tyre. Pa kontrate qeraje, pa adrese, pa kontrate pune, pa kontrate energjie, pa kontrate uji, pa kontrate kudo qe te hedhesh syte.

    Pa kontrate do te thote pa ligj. Pa ligj do te thote koha e gurit. Ne kohen e gurit nuk kishte zhvillim ekonomik.
    Eshte e thjeshte tja vesh fajin vetem taneve... Tanet jane te shitur tek greku e italiani,ky eshte faji i tyre...po greku e italiani s'paskan faj fare?
    I bie qe faj ka vetem i korruptuari e korruptuesi asnje cik...

    Eshte korruptuesi fajtori kryesor sipas meje...E ne situaten tone Korruptuesi eshte Europa....
    Te jap nje shembull te thjeshte...
    Para ca vitesh u vu takse bujqesore 67 000 leke te vjetra per hektar....Normal qe fshataret u hodhen perpjete...Ti tani ne baze te ligjit u bie fshatareve(mbi gjysma e popullsise)....Po a kane faj ata qe mundi i tyre shkon per lesh nga konkurrenca e huaj....Pra nga deshira e puljes janines dhe selanikut te shesin superprodhimin e tyre ne kurriz te prodhimit vendas?

    Po u mbrojt fshati do ankohen te papunet e qyteteve se u rriten cmimet (ne ate afatshkurter,se ne planin afatmesem nxitet prodhimi dhe cmimet bien serisht)...

    Atehere qeveria preferon te marre taksat doganore e te mbushe buxhetin e vet ne kete menyre...Kjo u vjen per mbare edhe italianeve dhe grekeve po demton prodhimin vendas...

    Te ishte faji vetem i taneve do ishte shume e thjeshte,po ja qe situata eshte shume me e koklavitur...
    Ky sistem demokratik duhet rrenuar...Duhet nje dore e forte te mos pyesi as per Europe e as per pordhet e atyre qe rrine kafeneve,te mbroje prodhimin vendas e te taksoje cdo gje,perfshire dhe aktivitetet e ngritura nga ata qe pastrojne parate....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #12
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    “For the countries at the back of the queue, making enormous efforts to meet EU product and process standards may be inappropriate in the context of the pressing needs of transition and their lack of spare administrative and financial capacity” (Grabbe 2002: 266). In this context, a contradiction between development and accession can be observed, which becomes especially obvious in the case of the less-developed countries in Southeast Europe.
    Per ata qe kane deshire te lexojne e kuptojne mbi realitetin qe na rrethon.
    --> http://ajp.alpsa.org/archives/issue11/hoffmann.pdf
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #13
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    po normale qe jemi me e varfera se te ishim me e pasura do ishim ne BE sdo ishim jasht saj
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  4. #14
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Shqiperia eshte vend me i pasur se Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, kjo e bazuar ne shtyp prestigjoz te huaj, por ama Ekonomia informale ne Shqiperi eshte me e larte se kjo formalja, pra te ardhurat per fryme po te taksoheshin te gjitha mallrat do ishin dy her sac jane tashi.

  5. #15
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Ne radhe te pare Homza shqiperia ka qen me e pasur, sepse tani.... .Fakti kryesor qe ka ndikuar ne uljen e fuqise blerese eshte nenshkrimi i MSA me BE. Ne ket vit esht trefishuar importi dhe eksporti ka ngelur ne vend, ne radhe te par per faj te vet BE. Praktitisht produktet kryesore qe hyjne nga vendet e be nuk paguajne dogane kurse produktet tona kan nje limit, si psh eksporti i sardeles esht i limituar ne 1000 ton ne vit, gje qe tregtaret tan te peshkut e kan kundershtuar, ose po ta lexosh mir mareveshjen e tregtis se lir thuhet heqja e taksave doganore per eksportin e sheqerit nga Shq drejt Be. Kemi ca shekuj qe nuk prodhojme sheqer.... Njetjer problem esht mungesa e certifikimit te cilesise per produktet shqiptare, kjo eshte nje nga shkaqet kryesore te mungeses se eksportit dhe pergj bie mbi qeverin e cila duhet te krijoje kushte dhe te ftoje kompanit qe japin certifikatat si ISO900 etj. Biznesmenet shqiptar detyrohen te bredhin gjith EU per te marr nje ceitifik te till
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #16
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Funksioni rregullator i MSA-së

    Një ndër objektivat e MSA-së është krijimi i kuadrit rregullator në tregti. Për sa i përket produkteve bujqësore, të dy palët si BE ashtu edhe Shqipëria mbrojnë produkte që konsiderohen sensitive për zhvillimin e biznesit. Ndërkohë që për mallrat industrialë BE-ja e ka liberalizuar plotësisht tregun e saj përkundër Shqipërisë, ndërsa pala shqiptare ka rënë dakord për një liberalizim gradual. Tanimë që Marrëveshja e Ndërmjetme ka hyrë në fuqi palët i kanë thënë lamtumirë përgjithmonë vendosjes së detyrimeve doganore të reja për importet ose eksportet, ose tarifave të reja me efekt të njëjtë me to dhe as nuk rriten ato që zbatohen aktualisht. I njëjti rregull vlen për vendosjen e kufizimeve sasiore të reja për importet ose eksportet apo masave të reja me efekt të njëjtë me to. Gjithashtu masat nuk bëhen dot më kufizuese se ato që ekzistojnë tashmë në tregtinë ndërmjet palëve. Po kështu, Marrëveshja ndalon diskriminimin fiskal të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndërmjet produkteve të njërës palë dhe produkteve të ngjashme që e kanë origjinën në territorin e Palës tjetër. Përveç mbrojtjes tarifore dhe me kuota për të cilat palët kanë rënë dakord për mallra të caktuara, Marrëveshja në të njëjtën linjë dhe filozofi me OBT dhe konkretisht GATT, parashikon edhe një sërë klauzolash mbrojtëse për produktet me origjinë nga të dy palët, të cilat do të jenë objekt i vlerësimit dhe monitorimit të kujdesshëm nga ana e Këshillit të Stabilizim- Asociimit. Këto masa mund të përmblidhen si marrja e masave që konsistojnë në mos reduktimin e mëtejshëm të tarifave apo në rritjen e tarifave në rastet kur importi i produktit nga njëra palë e Marrëveshjes dëmton rëndë industrinë vendase që prodhon një produkt të ngjashëm, ose shkakton çrregullime serioze në sektorët e ekonomisë së vendit tjetër. Po kështu marrja e masave në rast se ndodhet në një situatë të pamjaftueshmërisë së artikujve ushqimorë ose kur produktet ri eksportohen në një vend të tretë. Ndërkohë që flitet për kufizimet sasiore si për eksportet ashtu dhe importet për arsye të mbrojtjes së shëndetit, jetës së njerëzve, kafshëve, moralit publik, sigurisë publike, mbrojtjes së thesareve me vlerë artistike, arkeologjike, mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

    7 negociata për açugen, shqiptarët të papërgatitur

    Shtatë raunde negociatash për nënshkrimin e MSA-së së vendit tonë me Bashkimin Europian i janë kushtuar açuges. Në fakt, açuge është vetëm një lloj peshku, i cili rritet edhe në ujërat e Shqipërisë. Grupi i negociatorëve të MSA-së dhe ekspertët e Ministrisë së Integrimit u gjendën të papërgatitur përballë materialeve të sjella nga negociatorët ndërkombëtarë, ku ishte e parashikuar që Shqipëria do të eksportonte 1 mijë ton açuge në vit drejt vendeve të Bashkimit Europian, pa tarifë doganore. Përpos faktit që asnjëri prej ekspertëve të vendit tonë nuk e dinte se çfarë ishte açugia, ata pranuan që të ishte një shifër e tillë. Por menjëherë pas këtij miratimi erdhi reagimi i biznesit shqiptar dhe pikërisht të biznesit që merrej me eksportin e peshkut me emrin açuge. Ata kërkuat nga qeveria e asaj kohe që të kërkohej që të rritej kjo sasi, dhe të bëhej 2 mijë tonë me pretendimin se ata mund të eksportonin sasi më të mëdha. Kjo kërkesë, pasi edhe 7 raunde të tjera bisedimesh për rritjen e sasisë së açuges, dhe për të marrë një vendim lidhur me këtë kërkesë, negociatorët e Bashimit Europian kërkuan që më parë të bënin verifikime, nëse ky lloj peshku peshkohej në sasi kaq të mëdha nga sa pretendonte pala shqiptare. Meraku i BE-së ishte se mos Shqipëria e importonte açugen nga vende të tilla si Spanja dhe më pas e përpunonte dhe e hidhte në treg si mall shqiptar, çka bie në kundërshtim me parashikimet e marrëveshjes, pasi malli duhej të ishte totalisht shqiptar që të mund të kalonte pa tarifë doganore gjatë eksportimit. Por meqë një gjë e tillë nuk mund të provohej shpejt pala e BE vendosi që çështjen e açuges ta linin të hapur në marrëveshje, dhe sasia të përcaktohej pasi të shihej se sa ton açuge të përpunuar do të mund të eksportonte Shqipëria në një vit. Pasi u bënë verifikimet e duhura, BE vendosi që Shqipëria vitin e parë të eksportonte vetëm 1 mijë ton pa tarifë doganore drejt vendeve të BE-së dhe nëse ajo do ta realizonte këtë kuotë njëvjeçare, çdo vit pasues do të kishte një rritje sasie prej 200 ton.
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #17
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Fuqia blerëse: Çmimet super të larta dhe pagat e ulëta, rendisin Shqipërinë të fundit në rajon


    Raporti: Shqiptarët paguajnë çmimet më të larta në rajon, duke rritur shkallën e varfërisë

    Julian Llupo

    Shqipëria mbetet vendi me të ardhura më të pakta dhe çmime më të larta në Europë. Raporti i dalë gjatë ditës së djeshme nga Instituti Europian i Statistikave (EUROSTAT) merr në studim 37 vende të Europës, nga të cilat 27 vendet e Bashkimit Europian dhe 10 vende që janë jashtë zonës së BE-së. Krahasimi i bërë midis fuqisë blerëse që ka një shqiptar dhe asaj që ka një qytetar i Bashkimit Europian, na nxjerr në vend të fundit jo vetëm për sa i përket vendeve të BE-së, por edhe atyre të rajonit tonë.

    ***

    Treguesi i nxjerrë nga EUROSTAT bazohet në Produktin e Brendshëm Bruto të një vendi, i matur me fuqinë e tij blerëse. Pra, me anë të këtij treguesi maten të ardhurat për frymë të çdo qytetari të këtyre 37 vendeve, duke i krahasuar ato me të ardhurat mesatare të vendeve të Bashkimit Europian. Për çdo vend nxirret se sa peshë zënë të ardhurat e tij për banor matur me fuqinë blerëse në raport me të ardhurat mesatare të një qytetari të BE-së. Në 37 vendet e marra në studim, 27 prej tyre janë anëtaret e BE-së, 3 janë kandidatët për t'u bërë pjesë e BE-së, ku bën pjesë Kroacia, Maqedonia dhe Turqia, 3 vende të EFTA-s, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, 4 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

    ***

    Shqipëria rendit pikërisht në vend të fundit, duke pasur të ardhura për frymë matur me fuqinë blerëse sa 21% e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Pra, nëse një europian i ka të ardhurat për frymë të matura me fuqinë blerëse 10 mijë Euro, atëherë një shqiptar zotëron një fuqi blerëse prej 2 100 euro. Shqipëria jo vetëm që rezulton me një nivel tepër të ulët të të ardhurave për frymë matur me fuqinë blerëse, por edhe krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, niveli mbetet tepër i ulët.

    ***

    Krahasuar me Malin e Zi, të ardhurat e një shqiptari matur në atë që ai mund të blejë janë 12% më të ulëta. E njëjta shifër vlen edhe për Serbinë, që rezulton një vend me të ardhura rreth 50% më të larta se Shqipëria. Një rezultat i tillë vjen për shkak të çmimeve, që duket se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë disa herë më të ulëta se në Shqipëri. Edhe Bosnje-Hercegovina është një vend në të cilin mund të jetosh më mirë se në Shqipëri. Kështu, një qytetar në këtë vend mund të blejë me të ardhurat e tij më shumë mallra dhe shërbime se në Shqipëri. Raporti i të ardhurave të një qytetari në Bosnje-Hercegovinë janë sa 26% e të ardhurave mesatare të një qytetari të Bashkimit Europian, duke qenë 5% më të larta se të një qytetari shqiptar. Edhe Maqedonia fqinje ka një tregues të ardhurash matur me fuqinë blerëse 7% më të larta se Shqipëria, duke qenë në nivelin e 28% të të ardhurave të mesatares europiane. Turqia është në një nivel më të lartë, duke kapur 31% të të ardhurave të një europiani, ndërsa një qytetar kroat ka të ardhura të matura me fuqinë blerëse sa 52% e një vendi europian.

    Çfarë mat ky tregues?

    Treguesi i nxjerrë nga EUROSTAT mat Produktin e Brendshëm Bruto të një vendi i konvertuar me fuqinë e tij blerëse. Pra e thënë më thjeshtë, EUEOSTAT ka matur sa mallra dhe shërbime mund të blejë një qytetar në këto 37 vende me të ardhurat për banor, duke bërë edhe krahasimet me mesataren e vendeve të BE-së. Pra, me anë të këtij treguesi maten të ardhurat për frymë të çdo qytetari të këtyre 37 vendeve, duke i krahasuar ato me të ardhurat mesatare të vendeve të Bashkimit Europian. Për çdo vend nxirret se sa peshë zënë të ardhurat e tij për banor matur me fuqinë blerëse, në raport me të ardhurat mesatare të një qytetari të BE-së matur me fuqinë e tyre blerëse.

    Mali i Zi dhe Serbia, të ardhurat 50% më të larta

    Krahasuar me Malin e Zi, të ardhurat e një shqiptari matur në atë që ai mund të blejë janë 12 pikë më të ulëta, ose të ardhurat e një malazezi janë 50% më të larta se të një shqiptari. E njëjta shifër vlen edhe për Serbinë, që rezulton një vend me të ardhura rreth 50% më të larta se Shqipëria. Një rezultat i tillë vjen për shkak të çmimeve që duket se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë disa herë më të ulëta se në Shqipëri. Edhe Bosnje-Hercegovina është një vend në të cilin mund që të jetosh më mirë se në Shqipëri. Kështu, një qytetar në këtë vend mund të blejë me të ardhurat e tij më shumë mallra dhe shërbime se në Shqipëri. Raporti i të ardhurave të një qytetari në Bosnje-Hercegovinë janë sa 26% e të ardhurave mesatare të një qytetari të Bashkimit Europian, duke qenë 5 pikë më të larta se të një qytetari shqiptar, ose rreth 20% më të larta. Edhe Maqedonia fqinje ka një tregues të ardhurash matur me fuqinë blerëse 7 pikë më të lartë se Shqipëria, duke qenë në nivelin e 28% të të ardhurave të mesatares Europiane. Turqia është në një nivel më të lartë duke kapur 31% të të ardhurave të një evropiani, ndërsa një qytetar kroat ka të ardhura të matura me fuqinë blerëse sa 52% e një vendi europian.

    Treguesi i Produktit të Brendshëm për Frymë, matur me fuqinë blerëse për 37 vende. Krahasimi është i bërë me mesataren e të ardhurave të një qytetari të BE-së

    Tabelen e gjeni te
    http://www.shekulli.com.al/news/47/A...007-12-18.html
    Ne rradh te pare nuk mund te bazohemi ne kete statistike. deri sa financa shqiptare nuk ka akoma ne dore privatin dhe tregun e lire, kush eshte ai pronar qe tregon te ardhurat e verteta qe ka ne vit.kush eshte ai pronar qe deklaron blerje ose shitje malli.keto jane dy pika nga me kryesoret.dhe pa keto nuk mund te nxjerrim statistika te verteta.pa statistika eshte sikur une ty te them qe ne greqi jetojne dhe punojne vetem 450 000 shqiptare. se vetem keta jan te regjistruar. e verteta nuk esht kjo. ne greqi jane rreth 1 000 000 shqiptare. kush ma pranon mua kete shifren time ne evrope pa dokumentacione.per mendimin tim shqiperia nuk eshte e gatshme te japi statistikat qe ekzistojne ne te vertete.mos harro se Shqiperia ZE NJE NGA VENDET E PARA PER BLERJEN E MAKINAVE TE MARKES MERCEDES.KJO ESHTE NJE STATISTIKE E VERTETE.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80 Lexo Postimin
    Ne radhe te pare Homza shqiperia ka qen me e pasur, sepse tani.... .Fakti kryesor qe ka ndikuar ne uljen e fuqise blerese eshte nenshkrimi i MSA me BE. Ne ket vit esht trefishuar importi dhe eksporti ka ngelur ne vend, ne radhe te par per faj te vet BE. Praktitisht produktet kryesore qe hyjne nga vendet e be nuk paguajne dogane kurse produktet tona kan nje limit, si psh eksporti i sardeles esht i limituar ne 1000 ton ne vit, gje qe tregtaret tan te peshkut e kan kundershtuar, ose po ta lexosh mir mareveshjen e tregtis se lir thuhet heqja e taksave doganore per eksportin e sheqerit nga Shq drejt Be. Kemi ca shekuj qe nuk prodhojme sheqer.... Njetjer problem esht mungesa e certifikimit te cilesise per produktet shqiptare, kjo eshte nje nga shkaqet kryesore te mungeses se eksportit dhe pergj bie mbi qeverin e cila duhet te krijoje kushte dhe te ftoje kompanit qe japin certifikatat si ISO900 etj. Biznesmenet shqiptar detyrohen te bredhin gjith EU per te marr nje ceitifik te till
    me perjashtim te rrjeshtit te pare jam i te njejtit mendim me ty,BE le te heqe dhe doganene e bananeve kivit apo mangos dhe eshte ne rregull pastaj.Pse Kuba eshte Shqiperia??? hajde gallate hajde.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #19
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Shqiperia eshte vend me i pasur se Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, kjo e bazuar ne shtyp prestigjoz te huaj, por ama Ekonomia informale ne Shqiperi eshte me e larte se kjo formalja, pra te ardhurat per fryme po te taksoheshin te gjitha mallrat do ishin dy her sac jane tashi.
    Homza, aq me keq. Ketu e ke plotesisht gabim, pasi ekonomia informale nuk tregon mirqenie, perkundrazi tregon se ai vend qe ka nje ekonomi informale te ne nivele te larta, siç kemi dhe ne eshte nje shtet i varfer. Ekonomia informale nuk favorizon masen e gjere te popullsise Homza, por favorizon nej grusht te vogel njerezish qe perbehet nga Biznesmenet e medhenj, te mesem dhe te vegjel. Ne krahasim me masen e gjere te popullsise Homza, keto njerez jane shume pak. Pra, te ardhurat e ekonomise informale perqendrohen ne nje grusht te vogel njerezish dhe ky eshte nje faktor qe ndikon drejt per se drejti ne varferine e Shqiptareve.

    Pra dhe nje here Homza, niveli i larte i informalitetit te nje vendi, tregon shume qarte prapambetjen ekonomike te atij vendi.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #20
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga oliver55 Lexo Postimin
    Ne rradh te pare nuk mund te bazohemi ne kete statistike. deri sa financa shqiptare nuk ka akoma ne dore privatin dhe tregun e lire, kush eshte ai pronar qe tregon te ardhurat e verteta qe ka ne vit.kush eshte ai pronar qe deklaron blerje ose shitje malli.keto jane dy pika nga me kryesoret.dhe pa keto nuk mund te nxjerrim statistika te verteta.pa statistika eshte sikur une ty te them qe ne greqi jetojne dhe punojne vetem 450 000 shqiptare. se vetem keta jan te regjistruar. e verteta nuk esht kjo. ne greqi jane rreth 1 000 000 shqiptare. kush ma pranon mua kete shifren time ne evrope pa dokumentacione.per mendimin tim shqiperia nuk eshte e gatshme te japi statistikat qe ekzistojne ne te vertete.mos harro se Shqiperia ZE NJE NGA VENDET E PARA PER BLERJEN E MAKINAVE TE MARKES MERCEDES.KJO ESHTE NJE STATISTIKE E VERTETE.
    As me ty nuk jam dakort oliver. Ato te ardhura qe thua ti qe nuk deklarohen jane ekonomia informale e vendit tone. Dhe ato te ardhura jane perqendruar ne nje grusht te vogel njerezish qe jane te pasur ndersa masa e gjere e popullsise eshte e varfer. Ato statistika jane mese te verteta dhe per kete qeveria duhet te ndermarre masa te menjehershme per te zbutur kete fenomen. Sa per Mercedezat, dihet boterisht, se shumica e tyre jane te vjedhur ne vende te ndryshme te Europes. Pra, Shqiperia, me ose pa deshiren tone eshte realisht nje vend i varfer dhe kete nuk e tregon vetem ky raport, por e tregon dhe shifra e larte e papunesise, rrogat e Shqiptareve rriten ne perpjestim te drejte me inflacionin, qe do te thote se nuk ndryshojne fare ose rriten fare pak, dhe kete tashme e dine te gjithe.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •