Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Britania, Shprehet se mbeshtet pavaresine e Kosoves

    Britania e madhe eshte gati te mbeshtese edhe ushtarakisht pavaresine e Kosoves duke shtuar trupat me 600 ushtare ne rast se do te jete e nevojshme

    Britania e madhe eshte gati te mbeshtese dhe ushtarakisht pavaresine e Kosoves duke shtuar trupat me 600 ushtare ne rast se do te jete e nevojshme. Londra e cila prej kohesh ka shprehur mbeshtetjen per nje pavaresi te mbikqyrur te Kosoves ka bere te ditur sot nepermjet Foring office se qendrimi nuk ka ndryshuar dhe se plani ahtisari mbetet rruga me e mire per te ndjekur. Jemi duke punuar se bashku me partneret tane nderkombetare ne BE dhe ne OKB per te perfunduar sa me pare procesin e pavaresise se Kosoves deklaroi nje zedhenes i diplomacise britanike. Nje gje eshte e qarte se statuskuoja aktuale nuk mund te qendroje ka thene zedhensi britanik dhe se duhet zgjidhur sa me pare ceshtja e statusit. Aktualisht Britania e Madhe ka 200 ushtare ne kuader te trupave te KFOR-it ne Kosove por rreth 600 ushtare te tjere jane gati te shkojne ne Kosove ne rast nevoje.

    (news24)
    Sui generis

  2. #32
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Festime te shumta per pritjen e pavaresise se Kosoves

    Gjithcka eshte ndezur ne sheshin kryesor te kryqytetit te Kosoves, Prishtine, emocionet, fishkellimat, valevitjet e flamujve jane keto ato cka e kryesojne kete shesh

    Festime te shumta per pritjen e pavaresise se Kosoves

    Ora: 17:00 Gjithcka eshte ndezur ne sheshin kryesor te kryqytetit te Kosoves, Prishtine, emocionet, fishkellimat, valevitjet e flamujve jane keto ato cka e kryesojne kete shesh. Ku gjithcka te jep emocionin e nje Kosove te pavarur ku i gjithe populli eshte duke festuar. Rruget jane te mbushura me qytetare te cilet vashdojne festimet per shpalljen e pavaresise e cila do te behet neser ne ore 17:00 nga kuvendi i Kosoves. Deri me tani cdo gje paraqitet ne qetesi, nuk ka incidente.

    Atmosfera festive ka pushtuar te gjithe qytetet e Kosoves, kane filluar festimet per shpalljen e pavaresise, kjo gje ndjehet se tepermi ne qytetet si: Prishtine, Suhareka, Prizreni dhe ate te Rahovecit, ku situata paraqitet mjafte festive, ne te gjithe sheshet kryesore dhe ne aparatamentet e qytetareve shikohen flamuj te shumte kombetare. Qytetaret shprehen shum entuuziaste, persa i perket sigurise, Forcat Policiore jane ne gadishmeri te plote dhe nuk ka asnje problem edhe pse kushtet meterologjike nuk jane shum te favorshme per festime nuk kane penguar ndjenjat dhe emocionet e forta e qytetareve te Kosoves per ta festuar kete dite te shenuar dhe te shumepritur per ta “Shpalljen e Pavaresis”.


    (news24)
    Sui generis

  3. #33
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tirana, e perfshire nga atmosfera e festes

    Kryeqyteti shqiptar eshte mbuluar i gjithi me flamuj shqiptar dhe atmosfera e festes se madhe ka perfshire te gjitha rruget e qytetit

    Kryeqyteti shqiptar, Tirana, eshte mbuluar i gjithi me flamuj dhe atmosfera e festes se madhe ka perfshire te gjitha rruget. Ne bulevardet kryesore te Tiranes jane varur flamuj shqiptare me shqiponjen me dy krere. Simbolet kombetare shqiptare si flamujt, por dhe veshjet karakteristike shqiptare jane prezent edhe ne njesite te ndryshme tregetare. Mjaft qytetare ndihen optimist per castin e madh historik per kombin shqiptar ku pas dekadash Kosova dhe shqiptaret matane kufirit arrijne enderren e tyre shekullore. Ne te gjithe Tiranen neser nga ora 10.00 deri ne oren 18.00 do te kete aktivitete festive per qytetaret pjesemarres, te cilet permes shetitjes tete oreshe te lirise, do te presin se bashku shpalljen e pavaresise se Kosoves.Jashte kamerave shume qytetare thone se do presin neser ne shesh momentin e madh dhe do te festojne njesoj sikur te ishin ne Prishtine.


    (news24)
    Sui generis

  4. #34
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBPK: Rast pėr festė, falėnderim e pjekuri

    Shoqata e tė burgosurve politikė e Kosovės ka ftuar tė shtunėn qytetarėt qė me rastin e festės sė madhe tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės tė tregohen tė pėrmbajtur dhe dinjitozė

    Shoqata e tė burgosurve politikė e Kosovės ka ftuar tė shtunėn qytetarėt qė me rastin e festės sė madhe tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės tė tregohen tė pėrmbajtur dhe dinjitozė. “Shpallja e pavarėsisė nuk ėshtė vetėm festė, por edhe rast pėr falėnderim e mirėnjohje ndaj tė gjithė atyre qė janė sakrifikuar pėr Kosovėn dhe ndaj gjithė liridashėsve e paqedashėsve tė huaj qė e kanė ndihmuar lirinė e saj. Dita e nesėrme ėshtė sprovė dhe provim historik qė determinon imazhin dhe tė ardhmen e Kosovės dhe gjithė kombit shqiptar”, thuhet nė deklaratė. Shoqata u bėn thirrje qytetarėve serbė nė Kosovės qė tė mos bien nė ndikimin e propagandės dashakeqe tė qarqeve shoviniste antishqiptare. “Nė Kosovėn e re tė gjithė qytetarėt e saj do tė kenė arsye pėr tė festuar bashkė, nė paqe e harmoni”, pėrfundon deklarata.


    (kosovapress)
    Sui generis

  5. #35
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hadleyemi nė pritje tė ngjarjeve

    Administrata amerikane deklaroi se do tė pres zhvillimin e ngjarjeve lidhur me shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės gjatė ditės sė nesėrme

    Stephen Hadley, kėshilltari pėr sigurinė kombėtare i presidentit amerikan,Xhorxh Bush deklaroi se administrata amerikane ėshtė nė ndjekje tė zhvillimeve nė Kosovė. “Presim tė shofim se si do tė procedojnė gjėrat”, ka theksuar Hadley gjatė njė brifingu me gazetarėt nė avionin “Air Force One” qė po udhėtonte me presidentin amerikan nė turneun nė shtetet afrikane. Presidenti amerikan Xhorxh Bush ishte i pari qė u deklarua vitin e kaluar nė Tiranė pėr pavarėsinė e Kosovės. Sipas paralajmėrimeve, SHBA pritet tė jenė njė nga vendet e para qė do tė njohin pavarėsinė e Kosovės.


    Balkan
    Sui generis

  6. #36
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    EULEX nė Kosovė, do tė vendoset sot nė orėn 23:00 tė mbrėmjes

    Sipas agjencisė sė lajmeve Reuters njė ditė para shpalljes sė pavarėsisė, misioni EULEX do tė vendoset tė shtunėn nė orėn 23:00 tė mbrėmjes.

    Misioni Europian prej 2 mijė forcave policore, gjykatėsish e prokurorėsh prej sot starton nė Kosovė. Sipas agjencisė sė lajmeve Reuters njė ditė para shpalljes sė pavarėsisė, misioni EULEX do tė vendoset tė shtunėn nė orėn 11:00 tė mbrėmjes. I miratuar nga 27 vendet europiane detyra e Misionit do tė jetė parandalimi i shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut dhe sigurimi qė institucionet e brishta tė Kosovės tė jenė tė ēliruara nga ndėrhyrjet politike. Mandati i kėsaj force do tė mbulojė edhe sektorė delikatė si lufta kundėr korrupsionit dhe krimi i organizuar. Pasi drejtuesit shqiptarė tė shpallin pavarėsinė misionit tė BE-sė do ti duhet 120 ditė pėr tu stabilizuar nė Kosovė.


    (INA)
    Sui generis

  7. #37
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shpallja e Pavaresise sjell ne atdhe kosovare nga vende te ndryshme

    Shpallja e pavaresise se Kosoves ka mbledhur ne kete vend me mijera shqiptare nga te katra anet e globit, aeroporti i Prishtines eshte nje tregues i ketij fluski.

    Ēarteret vershojne drejt Prishtines kete te shtune per te qene te pranishem te djelen kur te shpallet deklarata e pavaresise. Shum kosovare qe banojne emigracion jashte vendit kryesishte ne perendim, vershonin thirrje gazmore PRO pavaresise, menjeher sa zbrisnin nga avionet. Askush prej qytetareve nuk beson se momenti i shpalljes se pavaresis do te shoqerohet me incidente, te gjithe jan optimiste se Kosova po arrin diten e shumpritur. Shpallja e pavaresise se Kosoves ka mbledhur ne kete vend me mijera shqiptare nga te katra anet e globit, aeroporti i Prishtines eshte nje tregues i ketij fluski.


    (news24)
    Sui generis

  8. #38
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaci, Vizite ne fshatin e udheheqesit legjendar te UCK

    Nje dite para shpalljes se pavaresise Thaci beri homazhe tek varri i heroit legjendar te UCK-se Adem Jasharit, i vrare bashke me 50 pjesetare te familjes nga forcat speciale serbe ne 5 mars 1998

    Kryeministri kosovar Hashim Thaci vizitoi fshatin e udheheqesit legjendar te UCK, Adem Jasharit. Nje dite para shpalljes se pavaresise Thaci beri homazhe tek varri i heroit legjendar te UCK-se i cili u vra bashke me 50 pjesetare te familjes nga forcat speciale serbe ne 5 mars 1998. “Kjo eshte nje vizite ne vendin e lirise, pavaresise dhe shtetit te Kosoves, vendi i lindjes se komandantit legjendar Adem Jasharit, nje festim dinjitoz - u tha Thaci gazetareve te mbledhur ne fshat. Gjate vizites Thaci u takua me vellane e Adem Jasharit, Hames Jasharin. Hamez Jashari i shpetoi sulmit te policise serbe ate kohe pasi ai ndodhej ne Gjermani ate kohe. Muajin tjeter mbushen dhjete vjete nga sulmi i serbeve kunder Adem Jasharit dhe familjes se tij.


    (news24)
    Sui generis

  9. #39
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaci: E diela ka rėndėsi historike nė shtetformimin tonė

    “E diela ka rėndėsi historike nė kuadėr tė angazhimeve tona shtetformuese. Ky ėshtė mesazhi nga Prekazi i shtetit tė pavarur tė Kosovės”, ka thėnė Thaēi

    E diela ka rėndėsi historike nė kuadėr tė angazhimeve tona shtetformuese

    Ka mbetur edhe pak kohė. Janė vetėm disa momente tė kryerjes sė aspekteve procedurale, mirėpo kjo ėshtė vizita ime e fundit qė e bėj jashtė Prishtinės para shpalljes sė pavarėsisė, tha tė shtunėn kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi gjatė njė vizite nė Prekaz. Ai tha se kishte shkuar nė Prekaz qė nė emėr tė institucioneve tė pėrcillte mesazhin para familjes Jashari dhe para botės se Kosova po pavarėsohet. “E diela ka rėndėsi historike nė kuadėr tė angazhimeve tona shtetformuese. Ky ėshtė mesazhi nga Prekazi i shtetit tė pavarur tė Kosovės”, ka thėnė Thaēi, duke shtuar se Prekazi dhe Adem Jashari janė themeluesit e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Kryeministri Thaēi nė Prekaz ka vizituar familjen e komandantit legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari, si dhe ka bėrė homazh para Varrezave tė dėshmorėve.


    Balkan
    Sui generis

  10. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHPK e gatshme te monitoroje situaten e sigurise ne gjithe Kosoven

    Zyrtaret e Sherbimit Policor te Kosoves, kane konfirmuar sot se kane bere te gjitha pergatitjet per ruajtjen e sigurise ne gjithe territorin e Kosoves

    Zyrtaret e Sherbimit Policor te Kosoves (SHPK), kane konfirmuar sot se kane bere te gjitha pergatitjet per ruajtjen e sigurise ne gjithe territorin e Kosoves, nderkaq per kete ka nisur zbatimi i operacionit “Statusi”, qe parashikon ruajtjen e stabilitetit dhe qetesise gjate fazes se shpalljes se pavaresise. Zyrtaret e ketij institucioni porosisin qytetaret qe te mos brengosen per situaten e sigurise gjate ketyre diteve, sepse, siē thone, fale masave te ndermarra me kohe do te kete siguri per te gjithe qytetaret ne tere territorin e Kosoves. Zedhenesi i SHPK-se, kapiten Veton Elshani tha se plani i operacionit “Statusi” ka filluar te zbatohet qe nga ora 8 e dites se djeshme dhe sot pritet qe te finalizohet. “Operacioni “Statusi” ka filluar te zbatohet qe dje nga ora 8 e mengjesit. Eshte ngritur niveli i vigjilences dhe gatishmerise, strukturat komanduese me dhomat e operacionit”, ka thene Elshani. Ai ka sqaruar se prioritet dhe objektiv kryesor i operacionit “Statusi”, jane ruajtja e jetes se qytetareve, pasurise se tyre, garantimi i levizjes se lire ne tere territorin e Kosoves dhe shprehja e lire.


    (Kosovapress/balkanweb)
    Sui generis

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •