Tirana, pa makina nė ditėn e pavarėsisė
Nėnkryetari i bashkisė, Shalsi: Le tė festojmė dhe tė shėtisim mė kėmbė tė dielėn, nga ora 10:00 deri mė 18:00
Tirana do tė jetė e lirė, pa makina, nė ditėn kur pritet shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, 17 shkurt 2008. Kjo ėshtė data qė presin gjithė shqiptarėt anembanė botės, por nuk ėshtė konfirmuar. Gjithsesi, nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Eduard Shalsi, ka dalė publikisht me deklaratėn se "ditėn e diel, nga ora 10:00-18:00, asnjė makinė nuk do tė qarkullojė nė kryeqytet". Sipas tij, Tirana do tė jetė nė dispozicion tė atyre qė duan tė shėtisin nė ditėn e pavarėsisė sė Kosovės. Por a ėshtė dita e diel ajo kur Kosova gėzon pavarėsinė? Kjo ende nuk dihet saktėsisht. Kryeministri Hashim Thaēi doli dje nė njė konferencė pėr shtyp, por nuk tha datėn kur do tė shpallet pavarėsia. Ai u shpreh vetėm se Kosova e ka njė axhendė. Por edhe Tirana e ka njė axhendė. Njė festė tė lirshme. Kėshtu tė paktėn e mendon Bashkia e Tiranės. Me rastin e ditės sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, qė sipas Eduard Shalsit ėshtė kjo e diel e shkurtit, Bashkia e Tiranės do tė organizojė festime masive nė tė gjitha sheshet dhe rrugėt kryesore tė kryeqytetit.
Sipas urdhrit tė vendorėve, nga ora "10:00 deri nė orėn 18:00 asnjė automjet nuk do tė lėvizė nėpėr rrugėt e Tiranės. Qyteti do jetė nė dispozicion tė tė moshuarve e fėmijėve, grave e burrave, vajzave e djemve qė duan tė marrin pjesė nė shėtitjen e lirisė dhe duan tė presin e tė pėrshėndesin sė bashku shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės". Kėshtu u shpreh dje nėnkryetari Shalsi nė njė deklaratė pėr mediat.
Qeveritarė e qytetarė tė thjeshtė, vizitorė e njerėz qė do tė gjenden kėtė ditė nė Tiranė, do tė mund tė lėvizin nė kėmbė, me familjen, miqtė, nė njė ditė qė nė jetėn e njė njeriu ėshtė e papėrsėritshme.
Gjatė tetė orėve tė shėtitjes sė lirisė, siē e quan Shalsi, ftohen tė gjitha grupet e kėngėtarėve, instrumentistėt klasikė e popullorė tė gjejnė kėndin e tė luajnė nė liri tė plotė muzikėn e tyre. Po kėshtu, Bashkia e Tiranės fton tė gjithė shitėsit e produkteve ushqimore e tė pijeve freskuese tė gjejnė kėndin e tyre dhe pa asnjė leje apo tarifė tė ofrojnė produktet e tyre.
Siē shihet nga kjo deklaratė, gjithēka do tė jetė e lirshme. Pa urdhra, zyrtarė, pa pagesė ekstra. Thjesht njė ditė shėtitėse nė kryeqytet.
Sjellim nė vėmendje se janė tė pakta ditėt e vitit kur qytetarėt mund tė lėvizin lirshėm, pa makina nėpėr rrugė. Njė ndėr to ėshtė Dita e verės, apo Njė ditė pa makinėn time. Nė kėshtu lloj eventesh qytetarėt e Tiranės mbushin rrugėt dhe u drejtohen kryesisht kodrave tė liqenit dhe periferive tė tjera si Dajti, Sauku etj. Ndėrsa 17 shkurt 2008, nėse do tė jetė kjo finalja e pavarėsisė, shtija////// pritet tė marrė ngjyrim tjetėr. Mė nacional, me ngjyra dhe simbole tė tjera qė pėrfaqėsojnė shtetin tonė dhe atė tė Kosovės qė po lind.
Liria e Kosovės ėshtė e shumėpritur dhe dje nė konferencėn pėr shtyp tė kreut tė qeverisė sė Kosovės kanė marrė pjesė mbi 500 gazetarė qė pėrcjellin ēdo detaj nga vendi ku ėshtė pėrqendruar vėmendja botėrore. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė konferencėn pėr shtyp nuk e bėri publike datėn e shpalljes sė pavarėsisė, qė pritet tė jetė 17 shkurti. Pyetjes se "kur do ta shpallni pavarėsinė", Thaēi nuk iu pėrgjigj. Kėshtu bėjnė tė ditur agjencitė e lajmeve. Kosova ėshtė duke funksionuar, institucionet janė duke punuar me axhendėn e tyre tė zakonshme", deklaroi Kryeministri Thaēi.
Surroi: Jo zbrazėti kohore pėr njohjen
Kryetari i Partisė Reformiste ORA, Veton Surroi, theksoi se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e sa mė shumė shteteve evropiane ėshtė ēėshtje e kredibilitetit evropian, pasi procesi i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė masė tė madhe edhe produkt i politikės evropiane. Surroi u shpreh dje nė takimin e partive socialiste-socialdemokrate tė Ballkanit Perėndimor, qė u mbajt nė Lubjanė, nė panelin pėr tė ardhmen e Kosovės dhe Ballkanit perėndimor, nė tė cilin fjalėn hyrėse e mbajti ministri i Jashtėm i Sllovenisė, Dimitrij Rupel, bėn tė ditur Partia ORA. "Pas momentit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė me rėndėsi tė mos krijohet zbrazėti kohore nė njohje. Njohja nga sa mė shumė shtete evropiane e pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė vetėm nevojė e shtetit tė ri, por edhe ēėshtje e kredibilitetit evropian", tha Surroi.
Shqip
Krijoni Kontakt