Mediat amerikane: Pavarėsia e Kosoves do te shpallet ne daten 18 shkurt
New York- Mediat amerikane i kane kushtuar ditet e fundit nje rendesi te vecante ceshtjes se Kosoves pėr tė theksuar se ajo gjendet nė prag tė shkėputjes, para shpalljes tashmė tė vonuar tė pavarėsisė sė saj. E pėrditshmja amerikna “The New York Times” duke cituar burime serbe thotė se udhėheqja shqiptare e Kosovės do tė shpallė pavarėsinė mė 17 shkurt, pra tė dielėn e ardhshme. Ndėrkaq, njė burim tjetėr perėndimor i thotė gazetės se shpallja do tė ndodhė mė daten 18, nė ora 4 tė mėngjesit sipas ores nė New York, duke e bėrė tė pamundur nė atė kohė thirrjen nga ana e Rusisė tė seancės sė jashtėzakonshme tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr ta bllokuar njė vendim tė tillė.
“The New York Times” citon pastaj dhe deklaratėn e kryeministrit Hashim Thaci se "100 vende janė tė gatshme tė njohin pavarėsinė sapo tė shpallet', deklaratė kjo qė pėrputhet me njė tė ngjashme qė vjen nga Departmenti Amerikan i Shtetit se pas shpalljes nga ana e kosovarėve “pavarėsinė do ta njohin njė numėr i konsiderueshėm vendesh”. Zėvendės ndihmėsekretari i Shtetit pėr ēėshtjet Europiane dhe Euroaziatike, Kurt Volker citohet tė ketė thėnė se Kosova shtet i pavarur “do tė jetė njė vend mjaft stabil' dhe se 'shumica e njerėzve nė Kosovė dėshirojnė qetėsi”.
(rtk/balkanweb)
Krijoni Kontakt