Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mediat amerikane: Pavarėsia e Kosoves do te shpallet ne daten 18 shkurt

    New York- Mediat amerikane i kane kushtuar ditet e fundit nje rendesi te vecante ceshtjes se Kosoves pėr tė theksuar se ajo gjendet nė prag tė shkėputjes, para shpalljes tashmė tė vonuar tė pavarėsisė sė saj. E pėrditshmja amerikna “The New York Times” duke cituar burime serbe thotė se udhėheqja shqiptare e Kosovės do tė shpallė pavarėsinė mė 17 shkurt, pra tė dielėn e ardhshme. Ndėrkaq, njė burim tjetėr perėndimor i thotė gazetės se shpallja do tė ndodhė mė daten 18, nė ora 4 tė mėngjesit sipas ores nė New York, duke e bėrė tė pamundur nė atė kohė thirrjen nga ana e Rusisė tė seancės sė jashtėzakonshme tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr ta bllokuar njė vendim tė tillė.
    “The New York Times” citon pastaj dhe deklaratėn e kryeministrit Hashim Thaci se "100 vende janė tė gatshme tė njohin pavarėsinė sapo tė shpallet', deklaratė kjo qė pėrputhet me njė tė ngjashme qė vjen nga Departmenti Amerikan i Shtetit se pas shpalljes nga ana e kosovarėve “pavarėsinė do ta njohin njė numėr i konsiderueshėm vendesh”. Zėvendės ndihmėsekretari i Shtetit pėr ēėshtjet Europiane dhe Euroaziatike, Kurt Volker citohet tė ketė thėnė se Kosova shtet i pavarur “do tė jetė njė vend mjaft stabil' dhe se 'shumica e njerėzve nė Kosovė dėshirojnė qetėsi”.

    (rtk/balkanweb)
    Sui generis

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pavaresia e Kosoves, Gates: Reagimi rus do te jete i kujdesshem

    Deklarata e sekretarit amerikan te mbrojtjes erdhi gjate konferences se 44-et mbi sigurine qe po zhvillohet ne Mynih te Gjermanise.

    Sekretari amerikan I mbrojtjes, Robert Gates, beson se Rusia nuk do te beje zhurme te madhe per pavaresine e Kosoves. Deklarata erdhi gjate konferences se 44-et mbi sigurine qe po zhvillohet ne Mynih te Gjermanise. Gejts tha menjehere pas takimit me zevendes kryeministrin Rus Sergei Ivanov se priste qe Moska te reagonte ne menyre te kujdesshme nese Kosova shpall pavaresine nga Serbia. “Mendimi im personal eshte se ndonese Ruset jane kunder pavaresise se Kosoves, ata do te reagojne ne menyre te kujdesshme” tha Gejts I cili pranoi se gjate takimit me Ivanov nuk e kishte hapur fare ēeshtjen e Kosoves. Nderkaq, kryetari I komitetit per punet e jashtme ne dumen ruse Konstantin Kosaēev I cili merr pjese ne konferencen e Mynihut riperseriti qendrimin e vendit te tij kunder pavaresise se Kosoves.

    Balkan
    Sui generis

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kenge e re per Pavaresin e Kosoves.

    http://youtube.com/watch?v=Wi-nR-0BahM
    Sui generis

  4. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Gazeta austriake Der Standard ka sot nje artikull me titullin "Pergatitje per pavaresi". Gjeja me interesante ne artikull ishte fotografia me te cilen e shoqeronin.

    Ajo mbante dicituren:

    "Warten auf den 17. Februar: "Glückliche Unabhängigkeit" steht auf dem riesigen Transparent in der südkosovarischen Stadt Kaēanik."

    Fotoja flet vete dhe s'ka nevoje per perkthim te dicitures. Kjo per te sqaruar njehere e mire dhe dyshuesit mbi c'kane ne zemer vertet shqiptaret e Kosoves.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Tė shtunėn e kaluar i kam parė disa njerėz ( tė rinj) , tė cilėt e vizatonin shqiponjėn nė murin mbrojtės, ku vitin e kaluar rrėshqiste dheu.
    Vėrtet u ndjeva mirė.

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sarkozy: Me Kosoven ndryshon harta e Evropes

    "Duhet ta ndryshoni harten e Evropes, ku duhet te jete dhe Kosova", tha presidenti francez. Sarkozy dhe here te tjera eshte shprehur se Franca do te mbeshtese Kosoven

    Presidenti francez, Nicholas Sarkozy ka bere te qarte mbeshtetjen per pavaresine e Kosoves. “Duhet te mesoheni se si duket harta e re e Evropes”, tha Sarkozy duke folur per Kosoven ne nje shkolle.
    "Duhet ta ndryshoni harten e Evropes, ku duhet te jete dhe Kosova", tha presidenti francez. Sarkozy dhe here te tjera eshte shprehur se Franca do te mbeshtese Kosoven dhe do te kerkojen vazhdimisht unitet ne BE persa I perket zgjidhjes se ceshtjes se saj.

    Balkanweb
    Sui generis

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosova mban frymėn deri nesėr

    Shpallja, Thaēi anulon papritur deklarimin e datės dhe orės


    Njė telefonatė "diplomatike" ka ndryshuar papritur planin e Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, pėr tė bėrė publike datėn dhe orėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Njė bombė e shpėrthyer pranė zyrės sė Bashkimit Evropian nė Mitrovicėn veriore ka qenė njė nga shkaqet kryesore qė ka rritur frikėn te komuniteti ndėrkombėtar, i cili nuk ka "lejuar" kosovarėt tė nisin festimet qė ditėn e djeshme. Gjithēka ishte pėrgatitur nė mėngjes, nėpėrmjet njoftimeve nga zėdhėnėsi i Kryeministrit Thaēi. Agjencitė e lajmeve pėrhapėn lajmin se data do tė shpallet nė orėn 13.30 nga kreu i qeverisė sė Kosovės, nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Shtypit. Njė prej zyrtarėve tė qeverisė bėri tė ditur pėr "Shqip" se konferenca e Thaēit do tė pėrbėnte lajmin e ditės. Stacioni prestigjioz botėror BBC ndėrpreu transmetimet pėr tė dhėnė direkt evenimentin qė ishte paralajmėruar nga Prishtina... Por, Kryeministri Thaēi ka "zhgėnjyer" mediat, duke mos e pėrmendur sėrish datėn dhe orėn e shpalljes sė krijimit tė shtetit mė tė ri nė Evropė. Zyrtarisht, Thaēi publikoi se do tė njoftonte ngritjen e zyrės pėr mbrojtjen e minoriteteve, qė nė fakt ishte marrė disa ditė mė parė. Pyetjes sė gazetės "Shqip" se a ka ndryshim nga axhenda e pėrcaktuar nė lidhje me pavarėsinė, Kryeministri Thaēi iu pėrgjigj se "nuk ka asnjė ndryshim tė axhendės, sepse ne po punojmė sipas planit ditor tė pėrcaktuar qė mė pėrpara". Njė zyrtar i afėrt me Kryeministrin, bėri tė ditur se ka qenė ndėrhyrja e qarqeve diplomatike tė Perėndimit, tė cilat kanė sugjeruar Thaēin tė mos e shpallte festėn, duke e argumentuar kėtė si njė masė sigurie paraprake nga incidentet, por edhe pėr tė pritur takimin mes Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, George W. Bush me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon, i cili u mbajt dje pasdite (me orėn lokale tė Shqipėrisė) nė Shtėpinė e Bardhė.

    Incidentet

    Pak pas orės 22.30, njė sasi tritoli ka shpėrthyer nė lagjen "Ēeta e Minatorėve" nė Mitrovicėn e veriut, matanė Ibrit, e cila banohet nga serbėt. Shpėrthimi ka qenė i fuqishėm dhe ka alarmuar menjėherė KFOR-in, UNMIK-un, si dhe institucionet e tjera ndėrkombėtare qė ndodhen nė Kosovė. Me gjithė qetėsimet e Shėrbimit Policor tė Kosovės, zėdhėnėsi i tė cilit, Veton Elshani, tha pėr "Shqip" se ėshtė njė ngjarje e izoluar pranė banesės sė njė qytetari, incidenti nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi ndodhi fare pranė zyrės sė observatorėve tė Bashkimit Evropian nė Mitrovicėn e Veriut. Sot nė mėngjes mbėrrin nė Prishtinė kontingjenti i parė i misionit civil tė BE-sė prej 1800 punonjėsish civilė e policė, tė cilėt duhet tė instalohen nė tė gjitha anėt e Kosovės, e veēanėrisht nė enklavat e banuara nga serbėt. Pikėrisht hyrja e misionit tė Bashkimit Evropian ka qenė njė nga shkaqet e tjera tė tėrheqjes sė Thaēit pėr ta deklaruar datėn dhe orėn e shpalljes sė pavarėsinė. Ndėrkaq, pėr tė qetėsuar situatėn, zėdhėnėsi i Partisė Demokratike tė Kosovės citon pikėrisht Kryeministrin Thaēi nė pėrgjigjen e dhėnė pėr "Shqip", qė "axhenda e pavarėsisė nuk ka ndryshuar". Pra, tė dielėn pasdite, Kuvendi i Kosovės do tė mblidhet pėr tė votuar deklaratėn e sovranitetit dhe lindjen e shtetit mė tė ri nė botė.

    Alarmi

    "Edhe pse nuk do tė bėjė dėm tė madh, Beogradi nuk do tė qėndrojė duarkryq", thotė Edita Tahiri, njė nga deputetet kryesore tė Partisė Demokratike tė Kosovės, nė pushtet. Njė fakt qė na e konfirmojnė edhe zyrtarėt e qeverisė, tė cilėt bėjnė tė ditur se bllokada e paralajmėruar nga Kryeministri Koshtunica, do tė vihet nė fuqi qė tė hėnėn nė mėngjes, por qė nuk do tė ketė efekt. Por Prishtina nuk ka qėndruar duarkryq pėr tė marrė masat antibllokadė. Qeveria e Kosovės e ka shpallur vendin nė "krizė emergjence" pėr sa i pėrket furnizimit me energji elektrike, duke autorizuar Korporatėn Elektroenergjetike tė Kosovės, qė tė sigurojė sasinė e duhur tė energjisė qė mund tė ndėrpritet nga Serbia. Ndėrkaq, Ministria e Shėndetėsisė po bėn analiza tė pėrditshme pėr ujin qė furnizon njė pjesė tė veriut tė Kosovės, i cili vjen nga pjesa ku jetojnė serbėt. Tė dhėna nga shėrbimet inteligjente nuk e kanė pėrjashtuar mundėsinė e kontaminimit, por kėto zėra nuk janė verifikuar nga burime zyrtare. Ndėrkaq, Ministria e Brendshme, qė prej ditės sė sotme, do ta mbyllė kufirin me Serbinė nė pikat kufitare tė Mitrovicės dhe tė Merdarės pėr tė parandaluar hyrjen e kontingjenteve tė rrezikshme. Zėdhėnėsi i SHPK-sė, Veton Elshani, duke folur pėr "Shqip", tha se nuk ka vendim zyrtar pėr mbylljen e kufijve, duke mohuar kėshtu disa lajme tė pėrhapura, qė kanė preokupuar edhe kufirin me Shqipėrinė. Elshani tha se kufiri me Shqipėrinė jo vetėm qė nuk do tė mbyllet, por do tė shtohet personeli pėr tė pritur njė numėr sa mė tė madh qytetarėsh qė duan tė vijnė nė Kosovė, me rastin e shpalljes sė pavarėsisė. Tė gjithė rrinė me frymėn tė mbajtur deri nesėr pasdite. Me sytė nga Uashingtoni dhe Brukseli...


    Shqip
    Sui generis

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Solana i telefonon Thaēit: Prit tė dielėn

    Zyrtari i lartė i BE-sė kėshillon Kryeministrin e Kosovės


    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka zhvilluar njė bisedė telefonike me shefin e politikės sė jashtme dhe tė sigurisė sė BE-sė, Havier Solana, ku pikėrisht situata aktuale nė Kosovė dhe kujdesi pėr tė parandaluar incidentet e mundshme ka qenė thelbi i bisedės. Solana ka folur pėr gjendjen aktuale nė Kosovė, pėrgatitjet pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, bashkėpunimin e mėtejmė ndėrmjet Brukselit e Prishtinės, si dhe pėr stabilitetin nė rajon. Nga burime pranė Kryeministrit tė Kosovės, bėhet e ditur se ka qenė pikėrisht biseda me Solanėn qė ka shtyrė publikimin e datės sė pavarėsisė.

    Bashkimi Evropian e pret deklaratėn pėr shpalljen e pavarėsisė me qėndrime tė ndara. Shtetet e BE-sė nuk pritet qė ta njohin bashkėrisht pavarėsinė e Kosovės, qė, sipas tė gjitha gjasave, do tė shpallet mė 17 shkurt. Qipro thotė jo, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanė rezerva. Kreu i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barrozo, shfaqi shpresėn se tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė do tė jenė sa mė shumė unike nė pėrgjigjen e tyre ndaj shpalljes sė pritshme tė pavarėsisė sė Kosovės. "Nė rast se autoritetet kosovare shpallin pavarėsinė e Kosovės, ne shpresojmė se Bashkimi Evropian tė veprojė nė mėnyrė sa mė koherente", deklaroi Barrozo. Njė gjė ėshtė e sigurt nga pikėpamja jonė: Kosova dhe Serbia janė nė Evropė dhe e ardhmja e tyre ėshtė nė Evropė", tha Barrozo nė konferencėn pėr shtyp me Kryeministrin e Suedisė, Fredrik Rajsend.



    Shqip
    Sui generis

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ligjet nga "Ahtisari", miratim pa debat

    Kuvendi i Kosovės do t‘i kalojė me procedurė tė pėrshpejtuar


    Kuvendi i Kosovės do tė kalojė me procedurė tė pėrshpejtuar ligjet qė rrjedhin nga paketa e Ahtisarit. Me dy tė tretat e votave deputetėt miratuan njė mocion tė ngritur nga gjashtė grupe parlamentare, me tė cilin anashkalohet rregollorja e Kuvendit pėr mėnyrėn e miratimit tė ligjeve. Nė fakt, ka ditė qė flitet se Kushtetuta e Kosovės, e cila nuk ėshtė bėrė publike deri tani, mund tė miratohet pa debat, pikėrisht se brenda saj bėjnė pjesė ligjet qė rrjedhin nga paketa e Ahtisarit. Partitė parlamentare janė marrė vesh paraprakisht tė miratojnė gjithēka qė ka tė bėjė me kėtė paketė, pasi kjo ėshtė pjesė e kompromisit pėr pavarėsinė e Kosovės.

    Mėsohet se presioni nga zyrat e huaja, veēanėrisht nga ajo amerikane, ka qenė mjaft i madh nėpėr komisionet e ekspertėvė qė i ka shqyrtuar kėto ligje, megjithė gabimet e shumta. Ato kanė insistuar qė tė kalohet me shpejtėsi. Njė pjesė e deputetėve tė opozitės e justifikuan kėtė veprim me faktin se janė zotuar tė mbėshtesin pakon e Ahtisarit dhe se Kosova nuk ėshtė nė situtatė normale politike.

    Ahmet Isufi, nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, tha se rregullorja e Parlamentit e lejon shmangien nga procedura. "Jemi nė njė situatė jonormale, sepse jemi para shpalljes sė pavarėsisė dhe ngutja pėr tė pėrmbyllur kėtė proces ėshtė edhe e arsyeshme", tha ai. Ndėrsa Nexhat Daci, kryetari LDD-sė, tha se nuk po u jepet informacioni i duhur deputetėve. Sipas tij, pėrbėrja e kaluar e Parlamentit i ka bėrė lėshimet e dhimbshme e tė pakuptimta dhe e kanė miratuar propozimin e Ahtisarit. "Duhet tė thuhet se ky ėshtė njė obligim qė lidhet me deklaratėn e pavarėsisė", deklaroi ai.

    Ibrahim Makolli i AKR-sė tha se, draftimi i kėtyre ligjeve ka filluar menjeherė pas miratimit tė paketės sė Ahtisarit nė Kuvend dhe se nuk po kalojnė pa diskutim. Janė pesė ligje problematikė qė kanė nė bazė tė tyre paketėn e Ahtisarit: Ligji qė ka tė bėjė me kufijtė e rinj komunalė, ku do tė krijohen disa komuna me shumicė serbe; ligji pėr zonat e mbrojtura, qė ka tė bėjė me manastiret serbe dhe objekte te tjera kulturore; ligji mbi pėrdorimin e simboleve shtetėrore. Kėto ligje pritet tė miratohen pa debat dhe menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė. E vetmja qė kundėrshton kėtė veprim tė Kuvendit ėshtė Lėvizja "Vetėvendosje", e cila nėpėrmjet njė deklarate shtypi ka kėrkuar tė mbrohet e drejta e popullit.


    Shqip
    Sui generis

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Dekikat" e fundit para festės sė madhe

    REPORTAZH/ Kosova, nė pritje tė pavarėsisė. Udhėtimi drejt Prishtinės, rrėfimi pėr tortėn gjigante dhe premtimi i kryebashkiakut


    Makina jonė e ka kaluar me mund atė distancėn fare tė shkurtėr, qė ndan Kukėsin nga pika kufitare e Morinit. Punimet pėr superstradėn e re e kanė vėshtirėsuar edhe mė udhėtimin. "Po kėtu tani qėnkan vetėm shqiptarė. Ndėrkombėtarėt paskan ikur!". Njėri prej nesh, qė ėshtė njohės i mirė i Kosovės, i KFOR-it, UNMIK-ut, bėn habi teksa nė kufi na pėrshėndetnin me buzagaz policėt e rinj tė Kosovės, tė gjithė shqiptarė. Tė jetė shenja e parė e pavarėsisė sė vėrtetė? A thua do tė jemi vėrtet dėshmitarė tė njėrės prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė shqiptarėve apo do tė vazhdojmė tė presim radhėn e gjatė tė deklaratave, tė cilat prej ditėsh bėjnė fjalė pėr pragje?

    Nė Prizren mbėrrijmė me ditė. Njė kioskė nė anė tė lumit thuajse ka humbur nėn morinė e flamujve kuqezi, tė cilėt valėviten pareshtur. Nė fillim qyteti duket ka njė tjetėr ditė pėr tė shėnuar, Shėn Valentinin. Tė rinjtė e Prizrenit nuk duken edhe aq tė interesuar pėr muhabete tė rėnda politike, por janė bashkuar grupe-grupe nė lokalet e shumtė. E kuqja sot na duket mė shumė si ditė e tė dashuruarve se sa si ngjyrė qė tė ngjall kujtime patriotike. Ca nga ca bie muzgu. Tani edhe flamujt, edhe grupet e tė rinjve nisin tė marrin ca nga ca tė njėjtėn ngjyrė qė mbėshtjell zakonisht figurat qė lėvizin nė muzg.

    Njėri prej nesh pėrfiton nga rasti tė takojė njė mik tė vjetėr, Mehmet Kodrėn, njė mjek prizrenas, tė cilin e pat strehuar nė kohėn e luftės sė 1999-ės. "Kur po e shpallni Pavarėsinė?", ėshtė pyetja e parė pas pėrshėndetjeve tė rastit. Mehmeti thjesht ngre supet. "Paj, as vetė nuk po e dimė. U shty shumė kjo punė - na pėrgjigjet mjeku - Ishalla kėtė fundjavė. Po andej nga Tirana si po i pėrcillni kėto ditė pritjeje? Nga qė kemi qenė tė paqartė as nuk po e dimė mirė se me ba ndonjė plan pėr ndonjė festė. Ani, s‘ka gja. Vetėm kjo pritje tė marrė fund". Mbase ca nga qė tashmė nata ėshtė bėrė e plotė e ca nga qė qarkullimi nė rrugė ka rėnė disi, Prishtina na duket mė e heshtur se ditėt e tjera. Ndoshta kemi marrė me vete pak nga qetėsia e Prizrenit. Natėn vonė ikin dritat. Njė ndryshim i krerėve tė korporatės sė kėtushme energjetike e ka ēuar vendin nė krizė dritash. "Nuk u nda errėsira edhe kėtu", bėn shaka njėri prej nesh. Tė nesėrmen do tė njohim njė Prishtinė krejt ndryshe, por nė ditėn e parė tė udhėtimit tonė kosovar garėn mes dy festave e ka "fituar" Shėn Valentini. Akomodohemi nė njė nga hotelet e reja tė kryeqytetit tė Kosovės. Nė kėtė pjesė tė qytetit ka ndodhur njė bum i vėrtetė ndėrtimesh. Nė fillim ngrehina tė thjeshta dhe mė pas hotele tė vogla janė shtuar nė kėtė pjesė tė qytetit porsa u rrit interesimi i vizitorėve pėr ngjarjet e kėtushme. Miqtė tanė na thonė se me rastin e festės sė Pavarėsisė priten qė tė vijnė nė Prishtinė mė shumė se 800 mijė vetė, ndėrsa vetė qyteti ka tashmė 500 mijė banorė. Vonė mbyllim sytė tė lodhur nga udha e gjatė. Poshtė nesh, nga njė shtėpi e stolisur me flamurin kuqezi, vjen jehona e kėngės "Pėr ty Atdhe…".

    Herėt nė tė gdhirė sodisim nga ballkoni ynė Prishtinėn qė e ka mbuluar njė mjegull e butė. Zėri i muezinit na vjen i fortė nga njė xhami qė e kemi fare ngjitur. Gjėja e parė qė na kėshillojnė kolegėt e kėtushėm ėshtė akreditimi nė UNMIK. Njė numėr i madha gazetarėsh, shumica tė huaj, janė vėnė nė radhė nė pritje pėr tė marrė dokumentin qė ua njeh punėn edhe zyrtarisht. Dokumentet i marrim shpejt dhe kėshtu mė nė fund kemi kohė qė tė njihemi mė mirė me atmosferėn e qytetit. Disa prej nesh ndjekin punimet e Kuvendit dhe mundohen tė marrin vesh ndonjė gjė mė tepėr pėr datėn e Pavarėsisė. Ca kohė mė pas pritet edhe qė Kryeministri Thaēi tė dalė nė konferencė shtypi. Ndėrsa vazhdojnė hamendėsimet pa fund dalim njė copė herė andej nga lagja qė vendasit e quajnė "Kodra e Diellit". Ėshtė njė grumbull shtėpish tė ulėta, shumica e tė cilave janė ndėrtuar kėto kohėt e fundit. Kėtu miqėsohemi me njė vendas. Ėshtė Shemsi Krasniqi. Ekonomist, Shemsiu ėshtė larguar pėr nė Finlandė sapo filloi lufta e 1999-ės. "Pavarėsia ėshtė njė gjė fort e mirė, megjithėse njė akt formal - thotė Shemsiu - megjithėse mua mė duket fitorja mė e madhe marrėdhėniet qė kanė krijuar kohėt e fundit, pas zgjedhjeve liderėt e politikės. Kur kam ardhur kėtė herė Ksova m‘ėshtė dukur edhe mė e qetė. Kjo asht shumė e rėndėsishme edhe pėr ditėt pas Pavarėsisė. Qetėsia dhe marrėdhėniet e mira janė ato qė na kanė munguar. Pavarėsia ėshtė njė fitore e madhe, por nuk duhet parė si ngjarje me humbės. Vetėm kėshtu do tė jetė njė arritje e qėndrueshme". Shemsiu na duket fort optimist ndėrsa na shpalos nė fillim njė tablo tė gjatė mbi marrėdhėniet qė kanė vendasit finlandezė me tė huajt. Pėrvoja e tij si aktivist i kėtyre punėve duket se e ka "zbutur" edhe mė ekonomistin qė ka qenė i pasionuar pas aktiviteteve kulturore. "Kam pasur shokė serbė. Me ta kam shkuar shumė mirė, jemi rritur bashkė me shumė prej tyre ruaj korrespondencė, por tani jemi larg…".

    Nė njė sokak njė burrė i vjetėr bėn mund tė zbresė nė njė rrėpirė tė mbushur me gurė. Ėshtė Shaqir Gashi qė ka ardhur nė Prishtinė vitet e fundit. Ka lindur nė njė fshat afėr Graēanicės, vendit qė ende quhet si "tabu", pėr shkak tė pėrqendrimit tė popullsisė serbe. "Unė kam qenė xehtar (minator). Kam punuar pėr 42 vjet me radhė. Kurr nuk kemi pasur probleme me serbėt e thjeshtė. Me qeveritė e tyne po se asnji tė drejtė se kem pasė. Pastaj ma von janė mashtru nga Milosheviēi dhe atherė janė armiqėsue njerėzit. Politika e prishi ma keq kėt punė". "A je bėrė gati pėr me pritė Pavarėsinė - e pyesim plakun e urtė - posi more. E kam nji kojshi qi ka shumė flamurė, por nuk kam shkua hala se ka qenė i smuet". Baca Shaqir pat shpėtuar nga tmerret e luftės kur u strehua pėr disa kohė nė Turqi. Djali dhe dy vajzat pėrfunduan nė Norvegji. E ka lėnė pėrfundimisht fshatin e tij nė afėrsi tė Graēanicės. "Tash shehri (qyteti) asht ba edhe ma i madh", bėn me kokė poshtė, nė drejtim tė qendrės sė qytetit. Vetėm pak metra mė larg, ekonomisti Krasniqi na kishte treguar avantazhet e Pavarėsisė. "Nuk asht vetėm njė dėshirė e vjetėr - na pat thėnė - keni me e pa. E kush nuk ka me ardhė me investu kėtu. Krahu i punės ėshtė i lirė, pastaj fuqia punėtore ėshtė afėr 70 pėr qind nė moshėn 17 vjeē". Plaku nuk ėshtė aq ekonomist. "Bahet mirė se kurr nji herė nuk kena pasė tė drejta - pėrsėrit - po ishalla nuk del ndonji i marrė e na ban ndonji t‘zezė. Boll kena pa keq. Nuk asht mirė pėr na shqiptarėt". Plaku ka mbėrritur nė fund tė monopatit tė gurtė. Shpejton tė mbėrrijė nė xhami nė orarin e duhur. Ndėr kėmbė i ngatėrrohen disa fėmijė tė vegjėl qė porsa kanė lėnė shkollėn. Thuajse tė gjithė kanė lindur pas 1999-ės. Kush e di se ē‘do tė thotė pėr ta fjala "Pavarėsi".

    Flamurėt, tė cilėt nė fillim i pamė vetėm ndėr pika shitjeje, tani i shohim tė shtohen. Prishtinasit, qė kanė hipur mbi ēatitė e shtėpive bėjnė muhabet me njėri-tjetrin. Ndėr lokalet e vogla pėrzihen bisedat pėr hallet e pėrditshme me kronikėn e Kuvendit qė vjen nga ekrani i vogėl nė cep tė murit. Shumė vetė zhgėnjehen sėrish. Thaēi ende nuk e ka shpallur datėn. Kolegėt qė merren me politikėn na thonė se mbase pritet takimi Bush-Ban Ki Mun dhe ardhja e misionit tė BE-sė nė Kosovė. Flamujt megjithatė, valėviten, mbi kryet e turmės sė madhe mbi shėtitoren e Prishtinės.

    I largohemi ca bulevardit. Mbėrrijmė andej nga "ngrohtorja" (kaldaja qendrore). Kėtu na kanė thėnė se realizohet njė nga kuriozitetet mė tė mėdha tė festės: njė tortė gjigante. Ramė Uka ėshtė pronari i pastiēerisė "Fellini". Ai na tregon se si do ta realizojė tortėn gjigante tė festės sė madhe. "Ka me qenė me pėrmasa 5 metra me 5 dhe do tė peshojė njė ton e gjysėm. Kemi llogaritur qė nėse i bėjmė porcionet 25 gramshme, atėherė atė mund ta shijojnė deri nė 60 mijė vetė". Uka ka nisur tė presė edhe radhėn e gazetarėve kuriozė tė huaj. "Hidhini nji sy vendit ku po punojmė", bėn me kokė nga njė grup prej afėr 20 vajzash. "Pėr dy ditė e kemi gati krejt tortėn", thotė Rama, duke shpejtuar tė ndahet me ne. "Mos po presin tortėn qė nuk po e shpallin datėn?", bėjmė shaka me Ukėn. "Mor, po le tė mos e presin vetėm ta shpallin", pėrgjigjet pastiēeri.

    Ka ardhur koha e edicionit qendror tė lajmeve nė stacionet kosovare. Spikerėt pėrsėrisin tė njėjtat qė na kanė thėnė mė parė kolegėt tanė. Kėto shėnime i mbyllim ndėrsa na shoqėron zėri i kryebashkiakut tė Gjakovės, i cili u premton qytetarėve tė tij dhjetėmijė flamurė kombėtarė falas pėr "ditėn e madhe". "Bashkė me Pavarėsinė do tė vijė edhe rryma…", e dėgjojmė tė thotė.


    Shqip
    Sui generis

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •