Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Finalizohet Kushtetuta e Kosovės

    Kushtetuta e Kosovės ėshtė finalizuar. Ajo e parasheh Kosovėn si shtet sovran dhe tė pavarur. Nė kėtė Kushtetutė nuk ka asnjė nen tė pazgjidhur ngase gjithēka ėshtė e sqaruar ka thėnė bashkėhartuesi i Kushtetutės, Arsim Bajrami.

    Kjo kushtetutė pėr nga karakteri ėshtė konstituive, ndėrsa forma e qeverisjes sė shtetit do tė jetė – republikė parlamentare duke avancuar rolin e Presidentit. Me Kushtetutėn e Kosovės do tė themelohen institucionet e reja tė cilat deri tash i kanė munguar Kosovės, siē janė: Gjykata Kushtetuese, Shėrbimi i Inteligjencės dhe njė varg Institucionesh tjera. Ushtria e ardhshme e Kosovės do tė quhet Forca e Sigurisė sė Kosovės, por mė vonė do t’i nėnshtrohet njė transizioni, e cila do tė shndėrrohet nė ushtri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Xhonson: Kushtetuta e Kosoves, nje nder me te avancuarat ne Europe

    Pėrfaqėsuesi i posaēėm i BE nė Kosovė, Jonas Xhonson deklaroi se Kushtetuta e Kosovės do tė ishte njė nga mė tė avancuarat nė Europė pėr sa i pėrket mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, Version multimedial i ketij lajmi

    Pėrfaqėsuesi i posaēėm i BE-nė nė Kosovė, Jonas Xhonson deklaroi se pėrfaqėsuesit e Bashkimit Europian po marrin pjesė nė pėrgatitjen e kushtetutės sė Kosovės, duke shtuar se arsyeja kryesore pėr njė angazhim mė tė shpejtė tė njė misioni tė ardhshėm europian ėshtė statusi i pazgjidhur i Kosovės dhe vendosja e rendit dhe ligjit. Duke folur pėrpara njė paneli nė Ēagllavicė lidhur me pėrgatitjet pėr praninė civile tė komunitetit ndėrkombėtar nė tė ardhmen nė Kosovė, Xhonson deklaroi se Kushtetuta e Kosovės do tė ishte me mbase njė nga mė tė avancuarat nė Europė pėr sa i pėrket mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, komuniteteve dhe trashėgimisė kulturore fetare. Ky ėshtė prioriteti ynė kryesor, deklaroi Xhonson, i cili kryeson gjithashtu grupin pėrgatitor tė Zyrės Ndėrkombėtare Civile nė Kosovė. Xhonson deklaroi se BE-ja nuk po shkel ligjin ndėrkombėtar duke u angazhuar nė pėrgatitjen e Kushtetutės sė Kosovės, megjithėse statusi i saj vazhdon tė jetė i pazgjidhur. Nderkaq nė tavolinėn e Grupit tė pėrzgjedhjes sė simboleve shtetėrore tė Kosovės, ndodhen 1.736 propozime pėr flamurin dhe stemėn. Kėtė e bėri tė ditur zv.kryeministri Hajredin Kuēi, qė kryesoi edhe grupin pėr simbolet dhe ėshtė kryetar i Komisionit tė Kushtetutės sė re. "Unė mendoj se tani jemi nė fazėn pėrfundimtare. Zgjedhja e jurisė tanimė ėshtė bėrė, besoj do ta bėjė punėn e vet, pra do zgjedhė e shumta tri propozime, qė do shkojnė pėr miratim nė Kuvendin e Kosovės. Mė pas, Kuvendi me dy tė tretat, do zgjedhė ato qė do jenė simbolet shtetėrore tė Kosovės", tha zv.kryeministri Kuēi, pas takimit qė u mbajt me dyer tė mbyllura dhe ku mori pjesė edhe kryeministri Hashim Thaēi. Lidhur me diskutimin publik pėr Kushtetutėn e re tė Kosovės, Kuēi sqaroi se ky diskutim ėshtė i ndarė nė dy faza. "Faza e parė ėshtė mė shumė pėr t’u njohur me procesin e miratimit tė Kushtetutės sė Kosovės. Faza e dytė ėshtė pėr pėrmbajtjen. Gjėrat kanė filluar mirė. Njerėzit po informohen, ėshtė njė proces nė pėrfundim e sipėr. Shumė shpejt qytetarėt do kenė projektin e kushtetutės dhe mundėsinė pėr tė dhėnė vėrejtjet dhe sugjerimet e tyre", tha ai.

    (VOA)
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pavarėsia, 1 milion euro pėr festėn

    Qeveria e Kosovės ka ndarė 1 milion euro pėr festėn e pavarėsisė. Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala. Kėto para do tė shpenzohen sipas projektit tė grupit koordinues qė vepron pranė Kryeministrisė. "Do tė jemi tepėr tė kursyeshėm, por natyrisht do tė jemi tė pėrgatitur qė tė bėjmė atė siē na ka hije. Kėto 1 milion euro nuk do tė thotė se do tė shpenzohen tė gjitha", ka thėnė

    ministri Shala. Por nga ana tjetėr, qeveria ėshtė e vendosur qė tė mos ketė ndonjė festė tė madhe. Organizimi i ceremonisė sipas burimeve pranė qeverisė do tė bėhet disa ditė pas shpalljes, pasi tė menaxhohet kriza e mundshme dhe rebelimi i pritshėm i serbėve. Nga ana tjetėr, KFOR ka filluar njė fushatė nė tė gjitha komunat e Kosovės qė tė pėrgatisė qytetarėt tė jenė tė kujdesshėm gjatė festės sė pavarėsisė, nė mėnyrė qė tė mos shkaktojnė incidente. Policia ka bėrė thirrje tė mos pėrdoren armė pėr tė festuar, por edhe grumbullimet e mėdha tė njerėzve nuk janė tė pėlqyeshme pėr organet e sigurisė.

    Shqip
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Intervista/ Flet Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi: BE ka pasur rol pėrcaktues edhe nė zhvillimet e deritanishme

    "Pavarėsia zgjidh edhe krizėn serbe"

    Gati tė kryejmė pėrgjegjėsitė ndaj qytetarėve e ndėrkombėtarėve


    Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, thotė se shpallja e pavarėsisė do tė zgjidhte edhe krizėn nė Serbi. "Moszgjidhja dhe shtyrja e statusit politik tė Kosovės edhe gjatė kėtyre viteve, jam i bindur qė e ka penguar edhe zhvillimin e demokracisė nė Serbi", ėshtė shprehur Krasniqi gjatė njė interviste pėr radion "Evropa e Lirė".

    Ēėshtja e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės keni deklaruar se do tė ndodhė brenda kėtij muaji. Mund tė jepni mė shumė detaje?

    Mendojmė se kjo ēėshtje vetėm sa ka hyrė nė rrugėn ku nuk mund tė ketė kthim prapa, pėr faktin se nė dhjetor tė vitit tė kaluar, nė Kėshillin e Sigurimit ėshtė thėnė se nuk do tė ketė mė bisedime pėr Kosovėn. Bashkimi Evropian, mund tė them se ėshtė duke biseduar seriozisht pėr pėrgatitjen e misionit qė do tė jetė mbikėqyrės nė Kosovė pėr njė periudhė. Ne e dimė se ky mision do tė ketė pėrgjegjėsi pėr sigurinė e Kosovės, pėr zhvillimin e sigurisė nė Kosovė, do tė ketė pėrgjegjėsi pėr ristrukturimin e sistemit tė drejtėsisė, qė mendoj se janė segmente mjaft tė rėndėsishme. Por, natyrisht, Bashkimi Evropian do tė ketė njė rol edhe si donator nė mbėshtetjen e institucioneve tė Kosovės nė vitet e ardhshme. Pastaj, edhe njė ēėshtje tjetėr qė duhet ta shohim ėshtė se shtyrja e problemit ose e mosnjohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė, nuk ėshtė mė zgjidhje. Vendimi duhet tė merret dhe vendimi do tė ishte sukses jo vetėm pėr institucionet e Kosovės, por do tė ishte njė sukses i madh pėr administratėn ndėrkombėtare, pėr BE-nė, pėr SHBA-nė, qė gjatė kėtyre viteve kanė investuar shumė nė Kosovė. Janė tė gjitha kėto rrethana qė na ēojnė nė atė qė ky muaj ėshtė muaj qė duhet t‘i pėrcaktojė zhvillimet e reja nė Kosovė.

    A mund tė kenė zhvillimet aktuale nė Serbi, kriza qeveritare atje, ndonjė ndikim nė pėrcaktimin e dinamikės sė shpalljes sė pavarėsisė?

    Mendojmė se vetėm pėrshpejtimi i shpalljes sė pavarėsisė dhe i njohjes ndėrkombėtare tė saj ėshtė ajo qė do tė stabilizojė edhe krizėn nė Serbi. Moszgjidhja dhe shtyrja e statusit politik tė Kosovės edhe gjatė kėtyre viteve, jam i bindur qė e ka penguar edhe zhvillimin e demokracisė nė Serbi. Jam i bindur se pa definimin dhe pa qartėsimin e statusit tė Kosovės, do tė thotė njohjen ndėrkombėtare tė shtetit tė pavarur e sovran tė Kosovės, jo vetėm qė nuk do tė ketė zhvillim tė duhur nė Kosovė, jo vetėm qė nuk do tė ketė zhvillim tė demokracisė nė Kosovė, por mendoj se para sė gjithash edhe demokracia nė Serbi do tė jetė tepėr e brishtė dhe Serbia do tė merret mė tepėr me ēėshtje qė nuk i takojnė asaj dhe faktikisht do tė mbetet larg zhvillimeve jo vetėm tė demokracisė, por edhe tė zhvillimeve tjera. Me njė fjalė, definimi i statusit politik tė Kosovės do ta ndihmonte edhe Serbinė, por do tė ndihmonte edhe shumė procese tė tjera integruese drejt BE-sė.

    Deri ku ka arritur Kuvendi i Kosovės me pėrgatitjet e nevojshme, pėr sa i pėrket shpalljes sė pavarėsisė?

    Mund tė them se Kuvendi i Kosovės ėshtė i pėrgatitur. I ka rrumbullakuar tė gjitha trupat e vet tė punės, duke pėrfshirė edhe komisionet parlamentare. Ka mbajtur seanca tė rregullta dhe mendoj se kanė qenė mjaft tė suksesshme. Kuvendi i Kosovės ėshtė duke u pėrgatitur qė pėr disa ligje dhe pėr disa ēėshtje tė rėndėsishme, siē ėshtė Kushtetuta dhe simbolet, tė pėrdorė njė procedurė tė pėrshpejtuar pėr t‘i kryer obligimet e veta karshi qytetarėve, por edhe obligimet qė ka marrė nga dokumenti i Presidentit Ahtisari. Me njė fjalė, Kuvendi i Kosovės ėshtė i gatshėm t‘i kryejė pėrgjegjėsitė qė ka nė raport me qytetarėt, por edhe nė raport me komunitetin ndėrkombėtar.

    Si mendoni t‘i akomodoni kėrkesat e serbėve tė Kosovės nė kėtė periudhė, veēanėrisht tė atyre qė janė tė pėrfshirė nė Parlament? Kėta tė fundit kanė deklaruar se do tė tėrhiqen nga institucionet nėse shpallet pavarėsia...

    Akomodimi mė i mirė i serbėve jo vetėm atyre qė janė nė institucione, por i serbėve nė pėrgjithėsi, ėshtė dokumenti i Ahtisarit, i cili ka krijuar privilegje dhe standarde tė reja pėr pakica. Deputetėt qė kanė ardhur nė Parlament, ne i kemi pritur, ua kemi dhėnė hapėsirėn e mjaftueshme. Ata, nė njė formė, kanė qenė tė bindur se ky vit do tė jetė vit i pavarėsisė dhe i definimit tė statusit politik tė Kosovės. Mendoj se kjo nuk ka qenė e paditur pėr ta. Nėse ka ndonjė pakėnaqėsi nga ndonjė deputet qė ėshtė vėrejtur gjatė kėtyre ditėve, mė tepėr ėshtė pėr shkak tė jostabilitetit tė tyre nė raport me proceset apo ndonjė pakėnaqėsi tjetėr qė nuk janė nė ekzekutiv. Por, mendoj se shumica e deputetėve serbė qė janė nė Kuvendin e Kosovės janė tė mirakomoduar, janė mirėpritur dhe kanė treguar gatishmėri pėr tė qenė pėrkrah gjithė proceseve qė janė duke u zhvilluar dhe pėrkrah shumicės nė Kosovė.

    Njėkohėsisht, ka shqetėsime edhe pėr format e tjera tė reagimit tė serbėve nė Kosovė kundėr shpalljes sė pavarėsisė. A shihni ndonjė rrezik nė kėtė drejtim?

    Mendojmė se zgjidhja e statusit politik tė Kosovės, shpallja e pavarėsisė dhe njohja ndėrkombėtare e kėsaj pavarėsie, ėshtė e mirė jo vetėm e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės, por edhe e qytetarėve serbė tė Kosovės, tė cilėve vėrtet u garanton shumė tė drejta dhe shumė liri. Mendoj se institucionet e Kosovės edhe tani, por edhe nė tė ardhmen, do tė ofrojnė siguri tė mjaftueshme pėr jetė tė lirė, qarkullim tė lirė, mandej edhe pėr njė integrim nė institucione, nė jetėn publike dhe shoqėrore nė Kosovė. Ne mendojmė se qytetarėt serbė tė Kosovės duhet tė mendojnė kthjelltė. Faktikisht, shteti i pavarur dhe sovran i Kosovės hap perspektiva tė reja pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Do tė thotė, zgjidhja e problemit ėshtė duke e lėnė prapa historinė e dhimbshme, nė rend tė parė, tė shumicės shqiptare, pastaj edhe tė pakicave dhe ėshtė nė interesin e tė gjithėve qė tė krijojnė njė vizion tė ri pėr jetėn e tyre dhe pėr tė ardhmen e tyre, nė bashkėjetesė, nė paqe, duke u integruar nė jetėn politike dhe institucionale nė Kosovė. Do tė thotė, ėshtė nė interesin e serbėve dhe mendoj se duhet ta shfrytėzojnė kėtė ofertė serioze qė u ėshtė bėrė edhe nga faktori shqiptar, por edhe nga faktori ndėrkombėtar.

    Si e shihni Bashkimin Evropian pėrballė procesit qė po zhvillohet aktualisht nė Kosovė?

    Mendoj se BE-ja ka pasur njė rol pėrcaktues edhe nė zhvillimet e deritashme. Tani, pasi qė BE-ja do tė marrė pėrgjegjėsi tė reja dhe pėrgjegjėsitė kryesore pėr tė mbikėqyrur funksionimin e institucioneve demokratike nė Kosovė, pėr tė bėrė njė mbikėqyrje mbi shtetin e Kosovės, sigurisht qė merr obligime pėr t‘i ndihmuar proceset politike, por edhe zhvillimore nė Kosovė, ne jemi tė bindur se BE-ja do tė jetė njė nga donatorėt mė tė fuqishėm pėr tė ndihmuar Kosovėn dhe institucionet e saj, pėr t‘i mundur pakėnaqėsitė sociale qė mund tė dalin. Mendojmė sė BE-ja do tė kontribuojė shumė nė integrimin e tė gjithėve nė Kosovė.
    Sui generis

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaēi: E kemi pėrcaktuar datėn e pavarėsisė

    Kryeministri i Kosovės: ėshtė njė uikend i rėndėsishėm para shpalljes


    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, deklaroi dje se datėn e shpalljes sė pavarėsisė tashmė e dinė tė gjithė dhe se ky uikend qė po kalojmė "ėshtė njė uikend i rėndėsishėm para shpalljes sė pavarėsisė". "E kemi tė pėrcaktuar datėn. Unė e kam theksuar gjithmonė, e ritheksoj edhe sot, tashmė kėtė datė e dinė tė gjithė. Me rėndėsi ka qenė qė tė sigurojmė njohjen dhe kjo ėshtė arritur, pasi institucionet e Kosovės kanė konfirmimin pėr njohje nga rreth 100 shtete. Prandaj, tani mund tė ecim mė shpejt dhe mund tė them lirisht se ky uikend qė po kalojmė ėshtė njė uikend i rėndėsishėm para shpalljes sė pavarėsisė", u shpreh ai.

    Shtypi i Prishtinės shkruante dje se janė shtuar burimet qė konfirmojnė shpalljen e pavarėsisė fundjavėn qė vjen dhe sipas kėsaj, pavarėsia shpallet mė 17 shkurt dhe hyn nė fuqi nė mars. "17 dhe 18 shkurti, dy datat mė tė preferuara pėr shpalljen e pavarėsisė", "Publikimi i datės dy-tri ditė para shpalljes, deklarimi i pavarėsisė para Samitit tė BE-sė - Tė dielėn e tretė tė shkurtit", "Pavarėsia po, por problem veriu", janė disa nga kryetitujt e shtypit tė djeshėm. Sipas Televizionit Publik tė Kosovės, i cili nė raportin nga Brukseli u referohej "burimeve brenda BE-sė dhe disa burimeve nga shtete anėtare", data e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė 17 shkurti, por deklarata e pavarėsisė do tė hyjė nė fuqi nė mars.

    Sipas deklaratės sė djeshme tė Thaēit, institucionet nė Kosovė mund ta bėjnė publike zyrtarisht datėn e pavarėsisė, mbase javėn e ardhshme. "Kosova ėshtė nė prag tė rideklarimit tė pavarėsisė", tha dje Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ndėrsa kryeparlamentari Krasniqi vėrejti se "ėshtė me rėndėsi qė pavarėsia do tė ndodhė nė muajin shkurt".

    Dje, Thaēi pati njė takim me pėrfaqėsuesit e shoqatave tė dala nga lufta e UĒK-sė, tė cilėt i njoftoi pėr "hollėsitė rreth ditės sė shpalljes sė pavarėsisė, organizimin nė nivelin e institucioneve qendrore e lokale dhe pėr festimin dinjitoz nga qytetarėt e Kosovės". "Kemi besim tė plotė se gjėrat po shkojnė ashtu siē ėshtė planifikuar nga institucionet e vendit dhe miqtė ndėrkombėtarė. Tani Kosova po i afrohet ditės sė shpalljes sė pavarėsisė, po krijojmė tė gjitha hapėsirat e duhura dhe po marrim pėrgjegjėsitė qė tė kemi ditė tė qeta, festim dinjitoz, tolerancė ndėretnike, rend demokratik dhe kjo festė tė japė mesazhin nga populli i Kosovės pėr gjithė botėn demokratike, se meritojmė fillimin e njohjes masive nga bota demokratike", theksoi Thaēi.



    Shqip
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prag- pavaresia, Thaci: Po kalojme nje fundjave te rendesishme

    Kryeministri i Kosovės perseriti se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr njohjen e pavarėsisė nga 100 shtete dhe se festimi do tė bėhet nė mėnyrė dinjitoze, demokratike dhe tolerante pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės

    Fundjava qė po kalojmė ėshtė shumė e rėndėsishme sepse ėshtė njė fundjavė e rėndėsishme para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ka qene kjo deklarata e kryeministrit te Kosovės Hashim Thaēi pas takimit qė pati me shoqatat e dala nga lufta. Ai perseriti se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr njohjen e pavarėsisė nga 100 shtete dhe se festimi do tė bėhet nė mėnyrė dinjitoze, demokratike dhe tolerante pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

    Kryeministri Hashim Hashim Thaēi priti pėrfaqėsuesit e Shoqatave tė dala nga lufta e UĒK-sė. Temė e bisedimeve ishin pėrgatitjet qė janė bėrė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Kryeministri Thaēi tha se tė gjitha institucionet vendore dhe ndėrkombėtare janė tashmė tė njoftuar pėr datėn e shpalljes sė pavarėsisė, mirėpo ai kėtė datė nuk e bėri publike.

    Mrekullisht ka dalė nė sipėrfaqe njė garė nga ana e shteteve demokratike pėr njohjen e pavarėsinė e Kosovės dhe pėr hyrjen nė historinė botėrore me veprimet e tyre njohėse tė shtetit mė tė ri nė botė.

    (news24/balkanweb)
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosove- Kane filluar te degjohen tingujt e festes se pavaresise

    Kėshillat organizativė pėr festėn e pavarėsisė janė ngritur nėpėr qytete tė ndryshme tė Kosovės qe ngjarja e madhe te festohet ne menyre dinjitoze

    Tingujt e koncertit festiv tė ditės sė pavarėsisė sė Kosovės kanė filluar tė dėgjohen nė Prishtinė, nė ambientet e Filarmonisė sė Kosovės, qė ka filluar pėrgatitjet. "Ne po punojmė qė Dita e Pavarėsisė tė mos na gjejė tė papėrgatitur", ka thėnė drejtori i Filarmonisė, Baki Jashari, pėr mediat nė Prishtinė. "Skėnderbeu", poemė dramatike e Fahri Beqirit, si njė himn i festės sė pavarėsisė dhe "Oda e gėzimit“ e Bethovenit, pėr Kosovėn drejt Evropės, do tė jenė pjesė e programeve artistike nė kryeqytet, Prishtinė, dhe nė zona tė tjera tė Kosovės. Tashmė kėshillat organizativė pėr festėn e pavarėsisė, siē bėhet e ditur, janė ngritur nėpėr qytete tė ndryshme tė Kosovės, pėrfshirė Mitrovicėn, qytetin mė tė madh verior. "Ne kemi arsye tė festojmė, por kėtė duhet ta bėjmė nė mėnyrė dinjitoze", ka thėnė kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi.

    (ATA/balkanweb)
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KD: Pavarėsia shpallet mė 17 shkurt – hyn nė fuqi nė mars

    Disa burime diplomatike tė sė pėrditshmes "Koha Ditore", nga vendet e BE-sė dhe NATO-s kanė konfirmuar tė premten se tashmė ėshtė pothuajse e sigurt se Kuvendi i Kosovės do tė shpallė pavarėsinė mė 17 shkurt. Megjithatė kėto burime kanė shtuar se pavarėsia do tė hyjė nė fuqi nė mars.Kjo periudhė nė mes, sipas kėtyre burimeve, do tė shfrytėzohet pėr fuqizimin e ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit, miratimin e Kushtetutės nga ana e kosovarėve, si dhe kryerja e procedurave tė nevojshme pėr shtetet qė do ta njohin pavarėsinė. Sipas po tė njėjtit skenar, njė ditė pas shpalljes sė pavarėsisė, nė takimin e ministrave tė jashtėm tė BE-sė, nėse ndėrkohė nuk do tė ketė ndryshime, do tė formalizohet njė qėndrim pėr njė platformė tė pėrbashkėt tė BE-sė pėr Kosovėn. Nė kėtė takim pritet qė BE-ja t’u lė shteteve anėtare tė saj, qė nė mėnyrė individuale, qė ėshtė edhe praktikė e BE-sė, tė veprojnė lidhur me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, shkruan ndėr tė tjera nė numrin e sotėm tė kėsaj gazete.

    (telegraf)
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Volker: Kosova se shpejti do shpalle pavaresine

    "Nuk pres qe te vije te ndonje kataklizme. Mendoj se shumica e njerezve ne Kosove deshirojne qetesi", ka thene ai per agjencine Reuters.

    Kosova se shpejti do te shpalle pavaresine, te cilen do ta njohin "nje numer i konsiderueshem vendesh".Keshtu eshte shprehur zyrtari i Departamentit te Shtetit Kurt Volker sipas te cilit me percaktimin e statusit te Kosoves ai nuk trazira apo destabilizim te rajonit. "Do te jete nje vend mjaft stabil. Nuk pres qe te vije te ndonje kataklizme. Mendoj se shumica e njerezve ne Kosove deshirojne qetesi", ka thene ai per agjencine Reuters.
    Volkers gjithashtu ka vleresuar se Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia do te marrin ftese per anetaresim ne NATO ne samitin e Bukureshtit.
    Zv/sekretari i shtetit per ēeshtjet Europiane dhe Euro-aziatike, Kurt Volker, eshte emeruar ambasador i ri ne NATO, por vendimi ende nuk eshte konfirmuar ne Senat.

    Balkan
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    McCain: Kosova e pavarur te integrohet ne BE e NATO

    Nje nder pikat e platformes se toij ka qene dhe Kosova ku kandidati per Shtepine e Bardhe ben thirrje qe Kosoves ti jepet pavaresia dhe me pas te integrohet ne strukturat europiane.

    McCain ka bere thirrje pėr integrimin e Kosovės sė Pavarur nė Bashkimin Europian dhe NATO. Sipas gazetės gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila ka botuar pjesė tė fjalimit qė McCain do tė mbajė nė konferencėn e NATO-s, ku kandidati republikan ka shpalosur disa nga pikat e platformės sė tij nėse do tė zgjidhet president i SHBA-sė. Nje nder pikat e platformes se toij ka qene dhe Kosova ku kandidati per Shtepine e Bardhe ben thirrje qe Kosoves ti jepet pavaresia dhe me pas te integrohet ne strukturat europiane.
    Nder te tjera kandidati republikan pėr Shtepine e Bardhe, John McCain i ka bėrė thirrje NATO-s, pėr tė ftuar Kroacinė, Shqipėrinė dhe Maqedoninė tė bėhen pjesė e Aleancės Euroatlantike nė samitin e Bukureshtit.

    Balkan
    Sui generis

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •