Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Ndërroi jetë Kongresisti amerikan Tom Lantos

    • Anëtari i njohur i Kongresit amerikan, Tom Lantos, i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur në kongresin amerikan, vdiq në moshën 80-vjeçare.

    Zëdhënësi i tij e bëri njoftimin të hënën në mëngjes. Lantos njihej edhe si një nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës shumë kohë përpara se kjo çështje të merrte rëndësinë që ka sot në skenën ndërkombëtare.
    Demokrati Lantos nga Kalifornia u zgjodh anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të kongresit amerikan në vitin 1980 dhe po shërbente mandatin e 14-të. Ai ishte kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
    Para një muaji ai njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandat tjetër pasi ishte diagnostikuar me kancer në ezofag. Në njoftimin për tërheqje nga jeta politike dhe shkaqet e tij, Lantos tha se vetëm në Shtetet e Bashkuara një i mbijetuar fare i varfër i Holokaustit dhe një luftëtar i lëvizjes sekrete anti-nazizmit mund të arsimohej, të rriste familjen dhe të shërbente në kongresin amerikan.
    Tom Lantos njihej edhe si një nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës shumë kohë përpara se kjo çështje të merrte rëndësinë që ka sot në skenën ndërkombëtare.
    Si bashkëthemelues i grupit të Kongresit për të drejtat e njeriut që nga viti 1983, Tom Lantos mbështeti ndihmën për ish vendet komuniste të Evropës Lindore dhe të ish Bashkimit Sovjetik. Ai ishte një kritik i hapur i shkeljeve të të drejtave të njeriut në botë edhe kur përfaqësonte zërin e një pakice të vogël në Kongres.(B.Sina)

    http://www.ina-online.net/index.php?id=4296


    P.S. Jo shume kohe me pare ka vdekur edhe kongresmeni Henry Hyde. Nje tjeter avokat i madhe i pavaresise se Kosoves. Bashke me te ndjerin Lantos sponsorizuan nje rezolute ne vitin 2003 per perkrahjen e pavaresise se Kosoves ne dhomen e ulet te Kongresit Amerikan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 11-02-2008 më 21:30
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tom Lantos - NJERIU I SHPRESËS DHE DINJITETIT - Shkruan: Vehbi Bajrami




    NJERIU I SHPRESËS DHE DINJITETIT

    Shkruan: Vehbi Bajrami

    Lajmi i daljes në pension i kongresistit Tom Lantos, një nga figurat më të shquara të Kongresit amerikan, është një lajm jo i mirë për kauzën e të drejtave të njeriut në botë e për shqiptarët në veçanti. Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve do të dalë në pension pas 30 vjetësh shërbimi në Kongresin amerikan.
    Kongresistin Lantos e njoha më 1990, kur ai erdhi për vizitë në Kosovë bashkë me ish-kongresistin Joseph Dio-Guardi, zonjën e tij dhe një grup aktivistësh të komunitetit shqiptar të Amerikës. Vizita me plot të drejtë u quajt historike, për kohën kur u realizua, por dhe mesazhin që dha në atë kohë kongresisti Lantos për shqiptarët dhe për serbët. Në hotelin “Grand” dhe në zyrën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku në atë kohë vepronte Lidhja Demokratike me kryetarin e saj, dr. Ibrahim Rugovën, kongresisti Lantos dha mesazhe shprese për shqiptarët e Kosovës, duke kundërshtuar politikën e Millosheviçit kundër tyre. Para hotelit “Grand”, nën vëzhgimin e forcave policore serbe, qenë mbledhur shumë shqiptarë për t’i bërë pritje këtij miku të shtrenjtë që vinte nga Amerika e largët me mesazhin e qartë: Amerika nuk do të tolerojë shkeljen e të drejtave të shqiptarëve.

    Këtë porosi ai i dha edhe një shqiptari që e sollën para tij, i cili kish pësuar lëndime serioze nga policia serbe. Kongresisti Lantos ishte gjithashtu një nga udhëheqësit e parë perëndimorë që vizitoi Shqipërinë, kur kjo po dilte nga izolimi komunist. I shoqëruar përsëri nga ish-kongresisti DioGuardi, vizita e tij shënoi ringjalljen e miqësisë shqiptaro- amerikane dhe inkurajoi demokratizimin e vendit.

    Gjatë kësaj vizite në Tiranë, më 1990 zuri fill zbulimi i aktit të madh bujar të shqiptarëve të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Kongresisti Lantos i kërkoi presidentit të fundit komunist shqiptar, Ramiz Alisë, të dhëna për komunitetin hebre në Shqipëri e aty filloi zbulimi i një nga “sekreteve” më të bukura të historisë së kombit shqiptar, bujarisë së treguar ndaj të përndjekurve të Holokaustit.

    Kongresisti Lantos është vetë një i mbijetuar i Holokaustit, tragjedisë së madhe njerëzore, ku humbën jetën shumica e familjes së tij. Ai mundi të emigronte në SHBA dhe pati një karrierë të shkëlqyer si politikan, por asnjëherë nuk harroi tragjedinë që la pas dhe u bë një nga luftëtarët më të shquar të të drejtave të njeriut në botë.

    Kauza e të drejtave të njeriut e bëri që të vizitojë Kosovën, atëherë kur pakkush tregonte interes për të, apo të nxiste Shqipërinë që të linte pas të kaluarën e t’i bashkohej Perëndimit.
    Kongresisti Lantos gjithmonë ka mbajtur qëndrim të drejtë ndaj çështjes së Kosovës. Ai u angazhua për pavarësinë e saj shumë kohë para legjislatorëve të tjerë, duke paraqitur dhe një projekt-rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Amerika, bashkë me ligjvënësin Henry Hyde, në janar 2003. Për këtë një rol të rëndësishëm ka luajtur Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me të cilën kongresisti Lantos ka një bashkëpunim shumë të mirë.
    Tom Lantos ka ngritur zërin kundër shkeljes së të drejtave të njeriut edhe në Mal të Zi. Ai ka akuzuar qeverinë e Malit të Zi për një trajtim jo të mirë dhe sjellje brutale të policisë ndaj shqiptarëve që vazhdojnë të mbahen në burgun e Podgoricës, tre prej të cilëve kanë shtetësi amerikane.

    Në kohën kur punoja si drejtor i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, në nëntorin e vitit 2005, pata rastin t’i bëja një intervistë kongresistit Lantos për emisionin “Ditari”. Ndonëse tepër i zënë me punë, ai pranoi intervistën në zyrën e tij. Intervista, të cilën e botojmë në këtë numër të gazetës, u botua e transmetua në shumicën e mjeteve të informimit në Kosovë e Shqipëri. Qëlloi për koinçidencë që një numër studentësh amerikanë të gazetarisë të ndodheshin gjithashtu në zyrë për të parë sesi bëhej një intervistë konkrete me një nga udhëheqësit e Kongresit amerikan.

    Në këtë intervistë, Lantos në mënyrë profetike tha se Kosova jo vetëm që do të bëhej e pavarur, por nuk do të ishte e largët dita, kur ajo do të anëtarësohej në NATO e BE. Në një takim me kongresistë rusë, Lantos që njihet për aftësitë e tij që të bëjë paqe e të dialogojë edhe me regjimet më të vështira të globit, nuk duroi dot, kur një kolege ruse tha se në Kosovë nuk kishin ndodhur krime. “Unë e di çfarë ka ndodhur, se jam vetë historiane”, - tha ajo.
    “Ju mund të jeni historiane, por nuk mund të manipuloni historinë”, - iu përgjigj ai. “Kosova do të bëhet e pavarur dhe ne do ta njohim atë, sado që të kundërshtoni ju”.

    Ishte vendosmëria e udhëheqësit me ndërgjegje historike që ngjitjen personale në pushtet e pa vetëm si një mundësi më shumë për të ndihmuar të pambrojturit e të diskriminuarit. Tom Lantos po del në pension duke lënë pas një veprimtari të suksesshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të botës. Shqiptarët për këtë i janë shumë mirënjohës dhe nuk do ta harrojnë kurrë rolin që luajti ai në pavarësimin e Kosovës. Por jo vetëm ata. Siç do të thoshte Jeniffer Windsor, komuniteti i të drejtave të njeriut i ka një borxh shumë të madh kongresistit Lantos, për përkushtimin e tij në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

    Ndërsa shumëkush i shpreh mirënjohjen tani që ai ndodhet në fund të udhës së tij, ai vetë mirënjohjen më të thellë e ruan për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendit që ashtu si për shumë nga ne, iu bë një atdhe i dytë.

    “Vetëm në SHBA është e mundur që një i mbijetuar i Holokaustit, pa një cent në xhep… të fitojë privilegjin që të shërbejë për tri dekada të jetës së tij si anëtar i Kongresit”, - tha ai në deklaratën e tij të lamtumirës. “Kurrë nuk do të jem në gjendje të shpreh aq sa duhet mirënjohjen time për këtë vend të madh”.

    As ne nuk do të mundemi të shprehim mirënjohjen për këtë njeri të jashtëzakonshëm e mik të madh të shqiptarëve.

    Vehbi Bajrami, ish-drejtor i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, është botues i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” në Nju-Jork
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ish-presidenti, sot kryeministri kuqal sali berisha ka ne repertorin e tij, permes te tjerave, edhe nje qendrim te ndyre dhe atakues ndaj Tom Lantos.

    Ne vitin 1996, Tom Lantos, gjate nje udhetimi neper Shqiperi, iu ndalua qellimisht makina, duke gjetur si pretekst "kontroll dokumentash", nderkohe qe ne kete vend hynin e dilnin gjithfarlloj njerezish te dyshimte, deri edhe terroriste.

    Gjithashtu, ki krieministri i sotshem, ahere president, refuzoi ta takonte Tom Lantos-in, ndonese njihej boterisht veprimtaria pro-shqiptare e Lantos-it, veçanerisht per Kosoven.

    Nder e lavdi per Tom Lantos, turp e faqe e zeze per Sali Berishen!

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    U largua nga kjo bote nje Gjigant i Vegjelise,nje Njeri qe i jep kuptim emrit njeri;
    Nje Mik i madh i Yni- Shqiptareve, nje njeri me femijeri te vuejtun .Ne moshen me te re 14-16 vjec perjeton humbjet me te medha te te afermive nga fashistet.Shpeton,mbijeton qe te behet nje trumbete nderkombetare per drejtesine dhe lirite njerezore. I pari ka vizituar Kosoven ne vitet 90-ta. Na ka perkrahur pa rezerva deri ne frymen e fundit.Shpesh na ka thene se c'eshte Amerika dhe fuqia e Amerikes, me keshilla si te perkrahim popullin tone dhe njerezimin.
    Ne kemi humbur nje nder miqt me te medhenje ne Amerike dhe Globi ka humbur nje humanist te vertete.....Lavdi jetes dhe vepres se mikut tone Tom Lantos...Lavdi.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 12-02-2008 më 10:17
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prishtinë, 12 shkurt 2008


    Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, drejtuar familjes Lantos, Kongresit Amerikan dhe popullit amerikan me rastin e ndarjes nga jeta të kongresistit Tom Lantos, thuhet:

    “Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen së Kongresistit Tom Lantos, kampion i lirisë dhe i të drejtave të njeriut për popujt e shtypur.

    Kongresisti Lantos dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë dy dekadave të luftës së saj kundër shtypjes. Mbështetja e tij këmbëngulëse për Kosovën në Kongresin amerikan përmes sponsorizimit të shumë rezolutave dhe dëgjimeve publike, ka trasuar rrugën e lirisë së Kosovës më 1999, kur bota demokratike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i doli në ndihmë popullit të Kosovës për ta fituar lirinë.

    Bashkë me pikëllimin e thellë për vdekjen e Kongresistit Lantos kujtojmë vizionin e tij që liria të ngadhënjejë mbi shtypjen, që demokracia të ngadhënjejë mbi tiraninë dhe që të drejtat e njeriut të ngadhënjejnë mbi padrejtësinë. Pavarësia e Kosovës në ditët e ardhshme është dëshmi e gjallë e përpjekjeve të pareshtura të kongresistit Lantos. Kujtimi për të si mik i madh i demokracisë dhe pavarësisë do të mbetet përherë i pashlyer në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës.

    Qeveria e Kosovës, me këtë rast, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lantos, Kongresit Amerikan dhe popullit amerikan, për humbjen e madhe të birit, burrështetasit dhe mbrojtësit të devotshëm të idealeve të lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë në tërë botën”.

    Sinqerisht,

    Hashim Thaçi
    Kryeministër i Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Njeriu i shpresës dhe dinjitetit

    Njeriu i shpresës dhe dinjitetit

    Nga Vehbi Bajrami

    Lajmi i daljes në pension i kongresistit Tom Lantos, një nga figurat më të shquara të Kongresit amerikan, është një lajm jo i mirë për kauzën e të drejtave të njeriut në botë e për shqiptarët në veçanti. Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve do të dalë në pension pas 30 vjetësh shërbimi në Kongresin amerikan.

    Kongresistin Lantos e njoha më 1990, kur ai erdhi për vizitë në Kosovë bashkë me ish-kongresistin Joseph Dio-Guardi, zonjën e tij dhe një grup aktivistësh të komunitetit shqiptar të Amerikës. Vizita me plot të drejtë u quajt historike, për kohën kur u realizua, por dhe mesazhin që dha në atë kohë kongresisti Lantos për shqiptarët dhe për serbët. Në hotelin “Grand” dhe në zyrën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku në atë kohë vepronte Lidhja Demokratike me kryetarin e saj, dr. Ibrahim Rugovën, kongresisti Lantos dha mesazhe shprese për shqiptarët e Kosovës, duke kundërshtuar politikën e Millosheviçit kundër tyre. Para hotelit “Grand”, nën vëzhgimin e forcave policore serbe, qenë mbledhur shumë shqiptarë për t’i bërë pritje këtij miku të shtrenjtë që vinte nga Amerika e largët me mesazhin e qartë: Amerika nuk do të tolerojë shkeljen e të drejtave të shqiptarëve.

    Këtë porosi ai i dha edhe një shqiptari që e sollën para tij, i cili kish pësuar lëndime serioze nga policia serbe. Kongresisti Lantos ishte gjithashtu një nga udhëheqësit e parë perëndimorë që vizitoi Shqipërinë, kur kjo po dilte nga izolimi komunist. I shoqëruar përsëri nga ish-kongresisti DioGuardi, vizita e tij shënoi ringjalljen e miqësisë shqiptaro- amerikane dhe inkurajoi demokratizimin e vendit.

    Gjatë kësaj vizite në Tiranë, më 1990 zuri fill zbulimi i aktit të madh bujar të shqiptarëve të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Kongresisti Lantos i kërkoi presidentit të fundit komunist shqiptar, Ramiz Alisë, të dhëna për komunitetin hebre në Shqipëri e aty filloi zbulimi i një nga “sekreteve” më të bukura të historisë së kombit shqiptar, bujarisë së treguar ndaj të përndjekurve të Holokaustit.

    Kongresisti Lantos është vetë një i mbijetuar i Holokaustit, tragjedisë së madhe njerëzore, ku humbën jetën shumica e familjes së tij. Ai mundi të emigronte në SHBA dhe pati një karrierë të shkëlqyer si politikan, por asnjëherë nuk harroi tragjedinë që la pas dhe u bë një nga luftëtarët më të shquar të të drejtave të njeriut në botë.

    Kauza e të drejtave të njeriut e bëri që të vizitojë Kosovën, atëherë kur pakkush tregonte interes për të, apo të nxiste Shqipërinë që të linte pas të kaluarën e t’i bashkohej Perëndimit.

    Kongresisti Lantos gjithmonë ka mbajtur qëndrim të drejtë ndaj çështjes së Kosovës. Ai u angazhua për pavarësinë e saj shumë kohë para legjislatorëve të tjerë, duke paraqitur dhe një projekt-rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Amerika, bashkë me ligjvënësin Henry Hyde, në janar 2003. Për këtë një rol të rëndësishëm ka luajtur Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me të cilën kongresisti Lantos ka një bashkëpunim shumë të mirë.

    Tom Lantos ka ngritur zërin kundër shkeljes së të drejtave të njeriut edhe në Mal të Zi. Ai ka akuzuar qeverinë e Malit të Zi për një trajtim jo të mirë dhe sjellje brutale të policisë ndaj shqiptarëve që vazhdojnë të mbahen në burgun e Podgoricës, tre prej të cilëve kanë shtetësi amerikane.

    Në kohën kur punoja si drejtor i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, në nëntorin e vitit 2005, pata rastin t’i bëja një intervistë kongresistit Lantos për emisionin “Ditari”. Ndonëse tepër i zënë me punë, ai pranoi intervistën në zyrën e tij. Intervista, të cilën e botojmë në këtë numër të gazetës, u botua e transmetua në shumicën e mjeteve të informimit në Kosovë e Shqipëri. Qëlloi për koinçidencë që një numër studentësh amerikanë të gazetarisë të ndodheshin gjithashtu në zyrë për të parë sesi bëhej një intervistë konkrete me një nga udhëheqësit e Kongresit amerikan.

    Në këtë intervistë, Lantos në mënyrë profetike tha se Kosova jo vetëm që do të bëhej e pavarur, por nuk do të ishte e largët dita, kur ajo do të anëtarësohej në NATO e BE. Në një takim me kongresistë rusë, Lantos që njihet për aftësitë e tij që të bëjë paqe e të dialogojë edhe me regjimet më të vështira të globit, nuk duroi dot, kur një kolege ruse tha se në Kosovë nuk kishin ndodhur krime. “Unë e di çfarë ka ndodhur, se jam vetë historiane”, - tha ajo.

    “Ju mund të jeni historiane, por nuk mund të manipuloni historinë”, - iu përgjigj ai. “Kosova do të bëhet e pavarur dhe ne do ta njohim atë, sado që të kundërshtoni ju”.

    Ishte vendosmëria e udhëheqësit me ndërgjegje historike që ngjitjen personale në pushtet e pa vetëm si një mundësi më shumë për të ndihmuar të pambrojturit e të diskriminuarit. Tom Lantos po del në pension duke lënë pas një veprimtari të suksesshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të botës. Shqiptarët për këtë i janë shumë mirënjohës dhe nuk do ta harrojnë kurrë rolin që luajti ai në pavarësimin e Kosovës. Por jo vetëm ata. Siç do të thoshte Jeniffer Windsor, komuniteti i të drejtave të njeriut i ka një borxh shumë të madh kongresistit Lantos, për përkushtimin e tij në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

    Ndërsa shumëkush i shpreh mirënjohjen tani që ai ndodhet në fund të udhës së tij, ai vetë mirënjohjen më të thellë e ruan për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendit që ashtu si për shumë nga ne, iu bë një atdhe i dytë.

    “Vetëm në SHBA është e mundur që një i mbijetuar i Holokaustit, pa një cent në xhep… të fitojë privilegjin që të shërbejë për tri dekada të jetës së tij si anëtar i Kongresit”, - tha ai në deklaratën e tij të lamtumirës. “Kurrë nuk do të jem në gjendje të shpreh aq sa duhet mirënjohjen time për këtë vend të madh”.

    As ne nuk do të mundemi të shprehim mirënjohjen për këtë njeri të jashtëzakonshëm e mik të madh të shqiptarëve.




    Vehbi Bajrami, ish-drejtor i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, është botues i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” në Nju-Jork


    Tema

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Nje faleminderit te madhe prej meje zotit Lantos.Historia e ketij personi,verteton se ne kete bote ka dhe njerez te mire dhe mirenjohes,qe luftojne per te drejtat njerezore.Dhe nje here faleminderit zoti Lantos per kontributin tuaj ne pavarsine e Kosoves.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Interviste e ambasadorit amerikan ne Tirane
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 10:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •