Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Rama fut luftën fetare në PS e Korçës

    Më e keqja që mund ti ndodhë PS së Korçës ka ndodhur këto ditë, pikërisht përçarja fetare. Në një qytet të ndjeshëm siç është Korça mund ta çoj këtë parti në një kaos brenda radhëve të saj. Aty ku edhe Enver Hoxha ka qenë i kujdesshëm për të amortizuar përplasjet fetare, kreu i PS, Rama është treguar neglizhent dhe mendjelehtë. Është hera e parë që një qytet me një problematikë fetare si Korça gjërat të dalin nga kontrolli madje edhe në PS. Duke ardhur në adresë të kreut të PS një peticion nga të majtët e Korçës që duken se njerëzit e Ramës bëjnë politikë me preferencë fetare ortodokse. Duke se Korça është pikënisja e parë e një konflikti që po përhapet nga jugu në veri të vendit nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e Ramës.Sipas tyre në se Rama nuk reagon ndaj këtij peticioni dhe kërkesës për zgjedhje atëherë Partia Socialiste e këtij qyteti do të shpërbëhet. Ndërkohë që ky fakt ndalohet rreptë edhe nga vet statuti i partitë sipas të cilit Partia socialiste ka fe laike. Partia Socialiste e Korçës po përjeton ditët e saj më të vështira. Kontradiktat mes radhëve të socialistëve po bëhen gjithnjë e më të mëdha, madje të pamundura për të gjetur një zgjidhje për to. Kriza sa vjen e thellohet. Gjithkush po përballet me frikën e shpërbërjes totale. Askush nuk dihet nëse është i sigurt apo jo. Gjithçka është e lidhur me krijimin e fondamentalizmin fetar. Socialistët e Korçës pretendojnë se gjatë kohëve të fundit partia e tyre po shkon drejt orientimit fondamentalist ortodoks, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, sepse një nga krenaritë e këtij kombi është tolerance fetare. Ky fenomen nga shumë socialistë është konsideruar “vdekjeprurës” për partinë e tyre. Për zgjidhjen e kësaj situate, anëtarët e Partisë Socialiste të Korçës janë duke përgatitur një peticion, i cili do t’i drejtohet kryetarit të Partisë Socialiste Edi Ramës. Këtij të fundit do t’i kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i kryetarit aktual të Partisë Socialiste Korçë, Artan Loci, si një nga shkaktarët e këtij fenomeni, ndërsa do të kërkohen zgjedhje të reja në të gjitha strukturat e partisë. Por nëse nuk do të ndodhë kështu, Partia Socialiste e Korçës do të jetë e rrezikuar nga shpërbërja totale.
    Rama nuk reagon
    Nga burime brenda Partisë Socialiste të Korçës, mësojmë se pavarësisht nga koha që do të kërkojë firmosja e peticionit ai është vënë në dijeni mbi përgatitjen e këtij peticioni. Gjithsesi pritet që reagimi dhe ndërhyrja e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, të vijë në momentin e duhur. Reagimi i Ramës mbetet shpresa e fundit për Partinë Socialiste të Korçës në të kundërt gjithçka do të jetë vonë, pasi të gjitha strukturat do të kenë përfunduar në klane të interesave të ndryshme por që të gjitha së bashku do të mund të parathonë fundin e kësaj partie në këtë qytet. Për më shumë Rama është vënë në dijeni mbi fenomenin vdekje prurës që po vërehet në partinë e tyre siç është ai i fondamentalizmit fetar. Nga shumë socialiste vjen thirrja: Zoti Rama shpëtojeni partinë socialiste nga kjo sëmundje e rrezikshme që po i kanoset. Gjithnjë sipas burimeve brenda partisë socialiste, akuza e ngritur mbi fondamentalizmin fetar, nuk është e ngjizur mbi ujë, por mbi fakte të vërteta. Nëse u referohesh të punësuarve në Bashkinë e Korçës atëherë nuk është e vështirë të konstatosh se që të gjithë kanë emrin Niko, ashtu siç quhet kryetari i Bashkisë Niko Peleshi, por edhe emra të tjerë të ngjashëm me të. Ndërkohë është tepër e vështirë të gjesh punonjës me emrin Demir apo emra të tjera të ngjashëm me të. Socialistët pohojnë se nuk e kanë dashur kurrë një gjë të tillë, sepse në partinë socialiste militojnë njerëz të të gjitha feve, pa përjashtim dhe se të gjithë së bashku luftojnë për fitoren e Partisë Socialiste. Pra ka qenë kjo arsyeja që anëtarë të partisë socialiste të Korçës kanë vendosur të hartojnë një peticion mosbesimi dhe këtë peticion t’ia bëjnë të njohur kryetarit të tyre të partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Ramës. Çfarë do të ndodhë me vonë është e vështirë të thuhet. Shumë prej socialisteve presin ardhjen e në Korçë të Edi Ramës.

    Sot

    --------------------------
    titulli, ashtu si dhe permbajtja jane fare te pabazuara. (per mendimin tim)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korcar-L1 : 16-12-2007 më 09:05
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    titulli, ashtu si dhe permbajtja jane fare te pabazuara. (per mendimin tim)
    Atehere ç'qellim pate kur postove kete artikull?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Atehere ç'qellim pate kur postove kete artikull?
    eshte artikulli i gazetes Sot, ne mos gaboj. Ai thjesht solli nje artikull gazete dhe dha mendimin e tij ne fund.

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Atehere ç'qellim pate kur postove kete artikull?
    Thjesht per te pare mendimet e te tjereve... po si duket ti psh, nuk ke...
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Patjeter qe e kam nje mendim, jo per artikullin por per arsyen e postimit te tij.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Patjeter qe e kam nje mendim, jo per artikullin por per arsyen e postimit te tij.
    kete artikull une thjesht e postova. Qellimin e shkruarjes se tij , kerkoja autorit/ores.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    "Artikulli" i perket shtypit te verdhe. Pjesa eshte teper e dobet si nga ana gjuhesore ashtu edhe per sa i perket rrjedhshmerise llogjike; artikullshkruesi do te bente mire t'u rikthehej bankave te shkolles. Asnje informacion per te mbeshtetur "alarmimin" e pacavureshkruesit nuk eshte paraqitur pervec

    Nëse u referohesh të punësuarve në Bashkinë e Korçës atëherë nuk është e vështirë të konstatosh se që të gjithë kanë emrin Niko
    E vetmja e re qe i ofrohet lexuesit eshte se Korca qenka qytet me problematike fetare (???) dhe se laicizmi eshte fe.

    Ndërkohë që ky fakt ndalohet rreptë edhe nga vet statuti i partitë sipas të cilit Partia socialiste ka fe laike
    Tema mbyllet!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Tema të Ngjashme

  1. Konferenca e Tolerancës fetare, Tiranë 2006
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 10:00
  2. Deklarata e përbashkët e komuniteteve fetare shqiptare
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 09:37
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 16:53
  5. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •